Ulqin, 30 gusht 2020: Gratë në Mal të Zi fituan të drejtën që të zgjidhen për funksione përfaqësuese në vitin 1946. Ato këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar nga legjislatura e parë e Kuvendit Popullor të Republikës së Malit të Z, por me një përqindje jashtëzakonisht të vogël në raport me meshkujt. Mirëpo, deri në vitin 1990, fjala është për zgjedhjet në sistemin njëpartiak jodemokratik, të drejtën që të zgjedhen në mënyrë të lirë e shfrytëzuan në zgjedhjet.
Mali i Zi, sa i përket pjesëmarrjes së grave në parlament, në bazë të të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, para zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka qenë në vendin 103, mes 217 shteteve të botës. Ligji në fuqi për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve parashikon një kuotë prej 30 për qind për listat e kandidatëve /eve.
Në bazë të formularëve të përpunuar nga 950 vende të votimit, vetëm afro 20 për qind e këshillave zgjedhore ka pasur për kryetare një grua. Në të gjitha listat zgjedhore gratë pjesëmarrëse pakëz e kanë kaluar 30 për qindëshin. Gratë në të shumtën e listave kanë qenë të shpërndara në çdo të katërtin vend , në mënyrë që të respektohet ligji. Por, asnjërën nga 17 listat kandiduese nuk e ka kryesuar femra.
Pjesëmarrja e grave në listat zgjedhore të subjekteve nacionale shqiptare në zgjedhjet parlamentare 2016 ka qenë , siç vijon:
1.Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” kandidoi me 38 kandidatë, prej të cilëve 12 kanë qenë femra, ose 31 për qind.
2.Koalicioni Shqiptar” Me një qëllim” në listë për deputetë kishte 46 kandidatë, prej të cilëve 14 ishin femra, apo 30.4 %
3. Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve kandidoi me 31 kandidatë, prej të cilëve 11 femra, ose 35.5 për qind.
Është një hap i keq prapa se, në politikën shqiptare në periudhën e pluralizmit politik në Mal të Zi nga viti 1990- 2016, asnjë femër shqiptare nuk është ulur në ulëset e Kuvendit të Malit të Zi. Kjo tregon se barazia gjinore në vitet e shumëpartiaksisë tek shqiptarët nuk është barazi dhe se kundërshtar për femrat ka qenë dhe për fat të keq vazhdon të jetë mentaliteti i meshkujve. Frymë më e mirë politike e përfaqësimit të grave shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ka ekzistuar në kohën e regjimit komunist, në periudhën kohore 1946-1990, kur shqiptarët patën një deputete – z.Dushë Dushaj.
Është imperativ i kohës që lidershipi shqiptar në Mal të Zi të kuptojë se sa e rëndësishme është që të kemi përfaqësim të barabartë të dy gjinive në Parlamentin e Malit të Zi. Njëra ndër argumentet kryesore është se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e drejtë juridike elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike në mënyrë të barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse mos përfaqësimi i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë. Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fondamental i qeverisjes demokratike moderne.
Sipas standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi te barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike. Megjithatë, në praktikë, në shoqërinë shqiptare në Mal të Zi është shumë më sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta. Përfaqësimi jo i kënaqshëm i femrave vazhdon në të gjitha nivelet e qeverisjes. Duke iu referuar hulumtimit tonë në proceset zgjedhore parlamentare të subjekteve nacionale shqiptare rezulton se femra shqiptare, përveçse përfaqësimit formal në lista zgjedhore kandiduese, sa për sy e faqe, as për së afërmi nuk është e barabartë me burrat. Domethënë barazia gjinore ekziston vetëm fjalë, edhem pse ato janë n[ gjendje dhe kanë aftësi që që të marrn apo të ndikojnë në vendimet publike njëjtë skur burrat.
Me gjithë ekzistimin e bazës ligjore, kuotave gjinore të cilat garantojnë pjesëmarrjen e femrave në të gjitha proceset vendimmarrëse, kyçja e tyre reale në procese të rëndësishme vendimmarrëse është ende shumë e kufizuar. Femrat janë të tejkaluara nga meshkujt thuajse në të gjitha fushat me përgjegjësi. Një ndër arsyet kryesore kontribuuese në margjinalizmin e femrave në politikën shqiptare është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të avancojnë pjesëmarrjen e plotë të grave në procesin politik dhe në vendimmarrje.
Përfaqësimi i barabartë i gruas në politikë në shtetet me demokraci të zhvilluar është konsideruar të jetë shumë i rëndësishëm. Njëra ndër argumentet kryesore është se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e drejtë juridike elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike në mënyrë të barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse mos përfaqësimi i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë.
Përderisa mënyra më e zakonshme për të u inkuadruar në politikë është përmes partive politike, partitë politike shqiptare luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sa i përket inkuadrimit të gruas në proceset politike. Në mënyrë që partitë tona politike ta luajnë këtë rol të rëndësishëm duhet që pikësëpari të adaptojnë një strukturë të brendshme demokratike. Pra, subjektet nacionale shqoiptare në Mal të Zi duhet të demokratizohen. Partive politike shqiptare në Mal të Zi ju mungojnë ‘’mekanizma për përfaqësim të drejtë’’ dhe për këtë arsye ‘’pa demokratizim brenda partiak dhe fuqizim të gruas në vendimmarrje brenda partisë politike, është shumë e vështire që gruaja të jetë e përfaqësuar denjësisht në institucione të larta shtetërore, siç është Kuvendi dhe Qeveria.
Postime të Lidhura
KOMUNISTËT RUANIN ROLIN HEGJEMON (3)
KOMUNISTËT RUANIN ROLIN HEGJEMON (3) Nga Xhafer Durmishi-Skenderi, Suedi 25. 04. 2023 23. Ndoshta pikërisht nga radhët e…
MEXHID YVEJSI: DITA E FLAMURIT, DITA E PAVARËSISË – DITA E PËRGJEGJËSISË
(Gjakovë, 22. 11. 2012) – 28 Nëntori Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, ditëlindja e Adem Jasharit, simbolit…
XHEVAT BISLIMI: POLIFONIA E DËMSHME E OPOZITËS!
Prishtinë, 07. 02. 2016: Bashkimi i tri subjekteve kuvendare (parlamentare) për t’i kundërshtuar dy marrëveshjet e dëmshme dhe…
UK LUSHI: E MIRA DHE E KEQJA VIJNË NGA TI DHE UNË
New York, 27. 05 2014 – Individualiteti është qëllimi i lirisë dhe pa individë të pavarur, pastër dhe…