GJEKË GJONAJ: NË NJU-JORK ADEM DEMAÇIT DO T’I NGRITET PËRMENDORE!

Ulqin, 3 tetor 2018: Nisma e grupit nismëtar për ngritjen e një shtatoreje (përmendoreje) Adem Demaçit në Nju – Jork është lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ide e Këshillit Inicues në përbërje: Gjekë Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajqevci është e qëlluar dhe e shkëlqyeshme. Është ky një veprim i cili tregon qartë se ajo dinë të çmojë, të respektojë dhe të vlerësojë punën vetëmohuese, përpjekjen dhe sakrificën e veprimtarit të shquar Adem Demaçi në shërbim të lirisë, të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve…
Kjo ikonë e Kosovës për diasporën shqiptare në Amerikë ka qenë simbol i qëndresës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi. Atë çka ka qenë Nelson Mandela për afrikanët, thonë mërgimtarët, ka qenë Adem Demaçi për diasporën shqiptare në Amerikë. Simbol i rezistencës kombëtare, udhërrëfyes dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të atyre që nuk i përkasin kombit tonë. Në respekt të tij protestuesit në çdo demonstratë në Amerikë kanë brohoritur “Lirojeni Kosovën, lirojeni Demaçin”.

Adem Demaçi që nga viti 1990, pasi u lirua nga burgjet në ish-Jugosllavi dhe shpërbërjes së kësaj federate, ku qëndroi 28 vjet, ka bashkëpunuar ngushtë me diasporën shqiptare të Amerikës. Ka dhënë intervista në Kombet e Bashkuara, Zërit të Amerikës, gazetave më të njohura amerikane, ka mbajtur fjalime për liri, për pavarësi e barazi të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos.
Inkurajon fakti se emrin, veprën dhe punën e këtij heroi, atdhetari, luftëtari për të drejtat e njeriut, dijetari, shkrimtari, vizionari, e kalorësi të paqes, pas vdekjes së tij po e nderojnë edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi. Të gjithë shqiptarët kurrë s’duhet t’i harrojnë fjalët e tij të para publike pasi u lirua nga burgu në një organizim të Shoqatës Shqiptare “Migjeni” në Lubjanë: “Populli ynë është me të vërtetë një popull heroik, një popull i guximshëm, një popull i papërkulur, një popull i paepur. Këtë nuk e themi sepse jemi romantik, sepse duam ta mashtrojmë vetëveten, por sepse faktet flasin kështu”.
Andaj, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, duke nderuar figurat e tyre historike, siç është njeriu legjendë, Adem Demaçi, dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë.
Ju lumtë bashkëkombasit e mi për këtë nismë (ide) fsinke që nderon komunitetin shqiptar në Amerikë në veçanti, dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura