GJEKË GJONAJ: PROF.DR.SIMË DOBRECI NDEROHET ME TITULLIN ‘MIRËNJOHJA E ULQINIT’

Ulqin, 21. 05. 2016: Në prani të personaliteteve të njohura politike, kulturore, arsimore, shkencore dhe miqve të prof.dr. Simë Gjon Dobrecit Komuna e Ulqinit e nderoi atë mbrëmë në Ulqin me titullin “ Mirënjohje e qytetit” . Këtë mirënjohje dr. Dobrecit ia dorëzoi ish – kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Fuad Haxhibeti. “Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në mbledhjen e mbajtur më 17 dhjetor 2014, pasi mori në shqyrtim kërkesën e Këshillit për dhënien e propozimeve të emërtimeve të rrugëve, shesheve dhe institucioneve, vendosi t’i japë titullin “Mirënjohja e Ulqinit” prof. Dr. Simë Dobreci, me motivacionin : “ Për kontribut në fushën e arsimit, studimeve dhe botimeve shkencore me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare “, tha Haxhibeti.
Ceremonia e dhënies së kësaj mirënjohjeje të cilën e organizuan Qendra Kulturore e Ulqinit dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi , në kuadër të përurimit të librit ”SHQIPTARËT PËR ARBËRESHËT E ZARËS” të autorit prof. dr. Aleksandar Stipçeviq, të cilin e ka përkthyer në shqip prof.dr. Simë Dobreci. Ky veprimtar i shquar shqiptar lindi para 82 vitesh në Braticë, Ulqin. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë e Ulqin (gjimnazin klasik në Tivar dhe fakultetin e mjekësisë në Beograd. Punoi në Tivar e Ulqin gjatë viteve 1964-1967). Më pastaj shkoi në Spitalin e Prishtinës ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb në vitin 1970. Me 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës themeluar më 1969. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit, Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore.

Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë në vitin 1984, profesor inordiner (1989), profesor ordiner (1994). Për studentët e mjekësisë botoi tekstin Dermatologjia më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin Sëmundjet e Lëkurës më 1989. Më 1990/91, regjimi serb e përjashtoi prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpia private.Sa i takon veprimtarisë shkencore, dr .Dobreci kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës Dermatomikozat endemike në Kosovë e mbrojti më 1980 dhe u zgjodh doktor shkencash në mjekësi. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale .
Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botëror në Berlin më 1987, në Kongresin e Dermatologëve Europianë në Bari të Italisë më 1987 dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Atinë më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. I pensionuar, tash jeton në Braticë, Ulqin, ku redakton revistën kulturore “Gjon Buzuku”, si dhe nga pak ende merret me profesionin e vet.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura