SELAMI HOTI: NË 18 VJETORIN E ZHDUKJES, KËRKOJMË ZBARDHJEN E FATIT TË UKSHIN HOTIT (FOTO)

Krushë e Madhe, 16 maj 2017: Sot, rreth orës 10:45 – në kuadër të Javës së UKSHIN HOTIT, 11-16 maj 2017, në Shtëpinë Muze “Ukshin HOTI” në Krushë të Madhe, u mbajt një tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të tij.
Në emër të nxënësve, profesorëve të SHM “Ukshin HOTI” dhe në emër të Krushës, kërkova që të zbardhet fati i Ukshin Hotit nga qeveria e ardhshme! Përgjegjës për mos zbardhjen e fatit të tij janë të gjithë politikanët e periudhës gjatë dhe pas luftës! Njëkohësisht kërkova që kjo Javë të futet nën përkujdesjen e Komunës së Rahovecit si dhe kërkova përshpejtimin e procedurave për vendosjen e Shtatores së Prof. Ukshin Hotit para Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ashtu siç edhe ka premtuar z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Kosovës!
KU ËSHTË UKSHIN HOTI?! AI NUK I PËRKET HARRESËS !!!
Për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje falënderoj Këshillin e Fshatit, profesorët dhe nxënësit e SHM “Ukshin HOTI” dhe Krushjanët në përgjithësi!
Falënderojmë veçanërisht patriotin z. Sheradin Berisha, i cili ishte gjithmonë afër Profesorit dhe se me aktivitetin e tij kontribuoj që Prof.Ukshin Hoti të mos i përketë harresës. Gjithashtu falendëroj PRO VIDEO ETI DHE Z. Ismi Gashi, për përcjelljen e kësaj ngjarje dhe jo vetëm…!
Gjithastu, sot në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në ora 12:00, Klubi Letrar “Zahir Pajaziti” Podujevë-Prishtinë, ka bërë edhe promovimin e librit “Ukshin Hoti – dritë dielli për Atdhe!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

TRADITA …

Shoqëria Kulturore Artistike “Tradita”, prezantuese e denjë e vlerave autoktone  trashëgimore të Anës së Malit Nga Gjekë Gjonaj,…