Ulqin, 25 prill 2020: Mërgimtari nga Malësia, Tomë Berishaj, i cili jeton në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këto ditë para lexuesit me përmbledhjen me poezi “Rruga e humbur”. Ky vëllim poetik përbëhet nga 109 poezi të ndara në tri cikle: “Qëndroni shqiptarisht”, “Duaje vendlindjen” dhe “Personalitete të Njohura”.
Në poezitë e tij Berishaj shpreh shqetësimin për fatin e hidhur që ka kaluar populli shqiptar nëpër shekuj, padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha, përpjekjet e regjimeve të huaja për asimilimin dhe shkombëtarizimin e historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.
Përveç kësaj Berishaj, temë të dhimbshme të kombit tonë në këtë vëllim poetik, ka trajtuar edhe atdheun, folenë e tij më të ngrohtë, identitetin tij, për të cilin njerëzit kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre – jetën.
Libri, që ia kushtoi vëllait Gjeloshit, është botuar nga djemtë e autorit, Gjoni dhe Paloka.
Postime të Lidhura
HAZIR MEHMETI: LIBRASHITËSI
Vjenë, 28. 07. 2013 – (Tregim) – Dielli filloi tatëpjetën mbi Malin e Bardhë. Fluturimet e larta të…
ADIL FETAHU: KORRESPODENCA MIDIS PATRIOTËVE – IBRAHIM SHYTI E JOSIF BAGERI
Prishtinë, 22 shtator 2019: Derisa për rilindasin Josif Bageri dihet në qarqet letrare dhe intelektuale, për një rilindas…
ZËRI I JUSUF GËRVALLËS DHE PARTIA KOMUNISTE (PKMLSHJ), 22 SHKURT 1982 – 11 KORRIK 1982
Reagim ndaj një publikimi të Osman Osmanit Zëri i Jusuf Gërvallës dhe Partia Komuniste (PKMLSHJ), 22 shkurt 1982-11…
PROF.DR.SABILE KEҪMEZI – BASHA: PËRPJEKJET E GAZETËS ‘PËRPJEKJA KOSOVARE’ NË MËRGIM (5)
Pashtriku.org, 25. 04. 2015 – (Shqiptarët nuk lejoheshin të hynin në hotele e restorante) – Edhe në nivelin…