GJENEZA E KRIMEVE ME PARAMENDIM MBI SHQIPTARËT NË MAQEDONI, KOSOVË DHE VISET TJERA SHQIPTARE  

Me rastin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë

GJENEZA E KRIMEVE ME PARAMENDIM MBI SHQIPTARËT NË MAQEDONI, KOSOVË DHE VISET TJERA SHQIPTARE  

Dy fjalë për njësitin për veprime speciale “antiterror”, lexo: antishqiptar, nga viti 1981!

PSE EDHE PAS TRI DEKADAVE DEMOKRACI E TRANZICION, NË KËTË NJËSIT ENDE NUK KA ASNJË SHQIPTAR?! 

Nga Dr. Abdulla Mehmeti, Tetovë – 17 mars 2022

Dy fjalë për “patriotët”, që 30 vjet me radhë kanë mundur të jenë pjesë e pushtetit në Maqedoni, në Parlament dhe në Qeveri, në pushtetin e qendror dhe lokal, që kaq shumë janë munduar për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në këtë shtet, si pakicë kombëtare dhe qytetarë përqindje, 20% pa emër dhe pa identitet, që Marrëveshjen kornizë të Ohrit ende vazhdojnë ta konsiderojnë si arritje e madhe politike dhe kombëtare për shqiptarët, një ditë për brezat e ardhshëm të shqiptarëve dhe para historisë do të duhet të japin një shpjegim: përkundër gjithë këtij patriotizmi, si lejuan që njësiti për veprime speciale i policisë së këtij shteti “Tigrat” edhe pas 30 vjetëve nuk ka në përbërjen e tij asnjë shqiptar të vetëm, qoftë edhe ndonjë nga bijtë e familjeve të “shqiptarëve të ndershëm”, ndërkohë që ministra dhe zëvendësministra shqiptarë të Punëve të Brendshme kanë mundur të jenë, edhe atë, komandantë nga konflikti i vitit 2001!

Sa për njohurinë e lexuesve, ju përkujtojmë se: ky njësit është formuar në muajin mars të vitit 1981, me urdhër special të Beogradit, menjëherë pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, dhe ajo që është me rëndësi ta dini, këtë emër më vonë nuk e kanë mbajtur rastësisht edhe njësitet paramilitare serbe të Arkanit, kriminelit serb të luftës, të likuiduar nga vet shërbimi sekret i shtetit të Serbisë më vonë, që të mos kuptohet e vërteta e plotë asnjëherë, se ish-ushtria dhe policia sekrete jugosllave (serbe), i kanë formuar këto njësite, i kanë furnizuar me armë dhe financa, për kryerjen e terrorit dhe krimeve të rënda ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë luftës për lirimin e Kosovës nga akupimi serb, më 1998/99.

(11 mars 2022)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura