GJERGJ KASTRIOTI TEK AUTORËT E HUAJ

Me rastin e 555-vjetorit të vajtjes në pavdekësi

GJERGJ KASTRIOTI TEK AUTORËT E HUAJ

Nga Xhelal Zejneli, Shkup 17 Janar 2023

Kur e përmendte Gjergj Kastriotin në veprën e tij klasike “Edukimi britanik ose burimi i çrregullimeve në Britaninë e Madhe”, Thomas Sheridani (1719-1788) e rendiste Gjergj Kastriotin ndër njerëzit e mëdhenj të cilët përgjithmonë do të jetojnë në “tempullin e kujtesës”.

*   *   *

Punën e vet, Barleti ia dedikoi nipit të Gjergj Kastriotit, Donferrante Kastriotit dhe pasardhësve të tij.

Në shekujt XVI dhe XVII vepra e Barletit u përkthye në një varg versionesh edhe në gjuhë të huaja:

– Në vitin 1533 në gjermanisht nga Johan Pincianus;

– Në vitin 1554, 1560 në italisht nga Pietro Rocca;

– Në vitin 1567 në portugalisht nga Francisco D’Andrade;

Në vitin 1569 në polonisht nga kompozitori polak Ciprian Bazylik (1535-1600);

– Në vitin 1576 në frëngjisht nga fisniku i Plessis du-Bourrot- Zhak dë Lavarden (Jaques de Lavardin), me titullin ”Histoire de Georges Castriot Surnomé Skenderbeu, Roy d’Albanie”; dhe

– Në vitin 1582 në spanjisht nga Juan Ochoa de la Salde.

Versioni në anglisht u bazua në përkthimin në frëngjisht të kryer nga Zhak dë Lavarden (Jaques de Lavardin) dhe nga Zachary Jones. U botua në fund të shekullit XVI, me titullinHistoriku i Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skënderbe, Mbret i Shqipërisë”.

*   *   *

Shkrimtari dhe filozofi francez Volteri,emri i vërtetë Fransua-Mari Arue  (François-Marie Arouet Voltaire, 1694-1778) kapitullin e tij “Marrja e Kostandinopojës” e fillon me frazën: “Sikur Perandorët grekë të kishin vepruar si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund ishte ruajtur.”

Në shekullin XVIII Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive: “Skënderbeu” (1733) e dramaturgut britanik Uilliam Havard (William Havard, 1710? – 1778); “Heroi i krishterë” (1735) e dramaturgut anglez Xhorxh Llillëu (George Lillo, 1693-1739) dhe “Scanderbeg: Or, Love and Liberty”, 1747, 320 faqe; (Skënderbeu: Dashuria dhe liria), botuar postum, e Tomas Uinkop (Thomas Whincop, 1697-1730).

Nga luftërat e Gjergj Kastriotit u frymëzuan edhe poetë dhe kompozitorë të huaj. Në shekullin XVI, një poemë për Gjergjin, shkroi poeti francez Pjerë dë Ronsar (Pierre de Ronsard, 1524-1585), ndërsa në shekullin XIX, poeti amerikan Henri Uëdzuërth Lëngfelëu (Henry Wadsworth Longfellow, 1807-1882).

Në vitin 1855, politikani francez Kamil Paganel (Camille Paganel, 1795/97 – 1859), i nxitur prej krimeve të luftës, shkroi “Histoire de Scanderbeg(Historia e Skënderbeut). Kompozitori italian i shkollës veneciane Antonio Lucio Vivaldi (1678-1741) shkroi operën me titull “Skënderbeu”, të interpretuar më 1718. Një tjetër operë me titull “Skënderbeu” ishte ajo e kompozitorit dhe violinistit francez të shekullit XVIII, Fransua Frankërë (François Francœur, 1698-1787) të interpretuar më 1763. Shkrimtari dhe filozofi danez Ludvig Holberg (1684-1754) thotë se Gjegj Kastrioti është një nga gjeneralët më të mëdhenj të historisë.

Diplomati, burrështetasi dhe eseisti anglez Sër Uilliam Temple (Sir William Temple, 1628-1699) thotë se Gjergj Kastriotin është një prej shtatë krerëve më të mëdhenj pa kurorë, siç kanë qenë:

– Gjenerali romak i kohës së Perandorit të Bizantit – Justinianit (emri i plotë Flavius Petrus Sabbatius Justinianus, 483-565) – Flavius Belisarius (505-565 era e re);

Gjenerali dhe burrështetasi romak, magjistër militum apo The Last Roman General, Flavius Aetius (391? – 454, thuhet se ka jetuar 64 vjet);

-Gjenerali hungarez Jan Huniadi (János Hunyadi; Hunyad, Transilvani, 1407? – Beograd, 1456);

– Gjenerali dhe burrështetasi spanjoll (Gonazalo Fernandez de Kordoba (Gonzalo Fernández de Córdoba, 1453-1515);

-Gjenerali i ushtrisë spanjolle, me kombësi spanjolle, prijës ushtarak italian, Dukë i Parmës Aleksandër Farnese (Alexander Farnese, Romë, 1545 – Arras, Francë, 1592); dhe

– Ushtaraku holandez Uilliami I i Oranit (lindi në Dilenburg Nasau, Perandoria Romake e Shenjtë, tani Hesen, Gjermani, më 1533 – vdiq në Delfi të Holandës në vitin 1584). Njihet edhe si Uilliami i Heshtur (në holandisht Willem de Zwijger). Ka qenë prijësi kryesor i kryengritjes holandeze kundër spanjollëve që shkaktoi luftën 80-vjeçare (1568-1648), e që në vitin 1648 solli pavarësinë e Krahinave të Bashkuara. Në Holandë njihet si baba i kombit (holandisht: Vader des Vaderlands). U vra në atentat në vitin 1584 me urdhrin e oborrit spanjoll në Delfi të Holandës.    

*   *   *

Në poemën “Shtegtimi i Çajld Haroldit(Child Harold`s Pilgrimage,1812-1819), të cilën poeti anglez Xhorxh Gordon Bajron (George Gordon Byron, 1788-1824) filloi ta shkruajë gjersa ndodhej në Shqipëri, Gjergj Kastrioti dhe shqiptarët janë pasqyruar në vargjet e mëposhtme:

“Land of Albania! where Iskander rose,

Theme of the young, and beacon of the wise,

And he his namesake, whose oft-baffled foes

Shrunk from his deeds of chivalrous emprize…”

Kënga II, LXV

*   *   *

GJERGJ KASTRIOTI NË ARTET FIGURATIVE – Figura e Gjergj Kastriotit dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë. 

Portreti më i hershëm që njihet ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466.

Vlen të përmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar në Shkodër si dhe portreti i galerisë në kështjellën Valdbeng, një riprodhim i të cilit ndodhet edhe në Muzeun e Krujës.

Një portret i hershëm që paraqet rëndësi për tërë ikonografinë e Gjergj Kastriotit, ndodhet në botimin e parë të veprës madhore të humanistit dhe të historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romë, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut).

Portretin në gravurë e kanë realizuar edhe mjeshtrit gjermanë si Jang Breu (1533) dhe Jost Amanpo i shekullit XVI. Amani heroin shqiptar e paraqiti me një sfond kështjelle.

Gravura mbi Skënderbeun, më 1577, ka shtypur edhe një piktor tjetër gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja e përkrenares dhe e shpatës së heroit jepet për herë të parë (1539-1552) në portretin të bërë nga Tabias Shtimer.

Në qindvjeçarin XVII e këndej u krijuan portrete të Skënderbeut për t’i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është autor i portretit që u botua në poemën e Bysjerit (1658). Në vitin 1662, kjo poemë u ribotua, por tani me portretin të bërë nga piktori Blanshet. Ndërkaq librin e Biemit, të botuar në vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuçi (Zucci). Një gravurë në dru bëri I.B. Skotin.

Në vitin 1743 vepra e Barletit u botua në Zagreb në gjuhën kroate. Këtu tani e kemi gravurën  në dru të Vajcit (Weitzi). Galerinë e Skënderbeut, me veprat e tyre e kanë pasuruar edhe piktorë të tjerë si Andrea BiankiJ. FontanaDomeniko KustoA. Oslovski.

Për Skënderbeun një numër veprash krijuan edhe piktorët arbëreshë në Itali, si G. KonfortiA. Skurra etj. Një afresk i shekullit XVI ndodhet në një kishë të Monreales në Sicili. Duhet theksuar se në kishën katolike të Prizrenit, në vitin 1878, kur u krijua LidhjaShqiptare e Prizrenit, janë pikturuar me grizaj në dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skënderbeu.

Figura e Skënderbeut u bë një nga temat  qendrore të arteve figurative shqiptare qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Krahas portretit tradicional kthyer në profil të piktorit nga Korça Gjergj Panariti (1883), figura e plotë e heroit mbi kalë dhe në sfond beteja, u trajtua më 1889 nga Anastas N. Ballamaçi dhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaçi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko.

Nga plejada e piktorëve që punuan mbi bazën e modeleve, shkoi më tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i një cikli romantik-heroik prej më se tetë veprave. Midis tyre edhe “Skënderbeu” (1913). Me fjalë të tjera, prej tij ruhen mbi dhjetë tablo me figurën e Skënderbeut, disa prej tyre të fillimit të shekullit XX.

Në vitin 1937, në bazë të një gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korçës Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herë portretin e Skënderbeut, tablonë “Beteja e Skënderbeut me turqit” që ndodhet në Muzeun e Krujës.

Linjën kryesisht origjinale e përbën tabloja “Skënderbeu në betejë” e pikturuar në vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili, në vitet 1910-1915, kishte studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. (Mësimet e para për pikturë, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolë Idromeno, 1860-1939, autor i njërës nga kryeveprat e pikturës shqiptare, portretit “Motra Mone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi në disa variante – “Skënderbeu”.

PËRMENDORET E GJERGJ KASTRIOTIT NË TROJET SHQIPTARE DHE NË BOTË

Skënderbeu është heroi kombëtar i shqiptarëve, por tashmë prej shekujsh ai është bërë simbol i lirisë, i pathyeshmërisë dhe i mbrojtjes së krishterimit. Kjo figurë historike ka vend tejet të rëndësishëm në librat e historisë shqiptare dhe botërore, por edhe në art, në letërsi, në artet vizuale, në muzikë dhe në kinematografi.

Derisa në letërsi shkrimtarët i shfrytëzojnë dokumentet historike dhe fantazinë e tyre, artistët pamorë kanë pak burime autentike të kohës.

Portreti më i hershëm i Skënderbeut  supozohet se është bërë sipas një skice të piktorit italian të shkollës veneciane Xhentile Benini (Gentile Benini, 1429-1507) ku Skënderbeu paraqitet i moshuar. Ndoshta ka pozuar gjatë udhëtimit të tij të fundit në Itali në vitin 1466.

E para skulpturë me imazhin e tij  ishte ajo e viti 1917 e skulptorit dhe poetit Murad Toptani (1866/67 – 1918). Më pas, bustet për këtë hero u përhapën në shumë qytete shqiptare  si dhe në qytete të botës.

Monumenti i Skënderbeut në Krujë u realizua në vitin 1959. Monumenti i tij në Tiranë u realizua në vitin 1968. Autorë janë: themeluesi i skulpturës shqiptare Odhise Paskali (1903-1985),skulptorishqiptar Andrea Mano (1919-2000)dheskulptori shqiptar Janaq Paço (1914-1991). Monumenti në Prishtinë u realizua në vitin 2003 dhe është vepër e skulptorit Janaq Paço. Shtatorja në Dibër u realizua në vitin 2009. Kjo është vepër e skulptorit me prejardhje nga Dibra, Muharrem Turkeshit (? – 2003)dhe e skulptorit Agim Sela. Buste të Gjergj Kastriotit janë ngritur edhe në Tuz, në Preshevë, në Burrel. Monumenti i kësaj figure ikonë në Shkup u ngrit në vitin 2006 dhe është vepër e skulptorit Thoma Thomai (1936).

Busti i Skënderbeut në Kukës u ngrit më 1939. Monumenti në sheshin “Albania” të Romës është ngritur në vitin 1940. Është vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1968). Monumenti në Bruksel është realizuar në vitin 1968. Busti i Gjergj Kastriotit është vendosur edhe në fshatin Vaccarizzo Albanese të Kozencës në Kalabri. Në vitin 2008 busti është vendosur në Civita të Italisë. Përmendorja në Miçigan të SHBA-së u ngrit në vitin 2006. Busti në qytetin Fermo të Ankonës u vendos në vitin 2007, ndërsa ai në San Cosmo Albanese – në vitin 2010. Buste të heroit kombëtar të shqiptarëve ndodhen edhe në  Vjenë, në Budapest, në Zvicër, buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit etj.

Një nga këto monumente shqiptarët e kanë edhe në pasaportat e tyre biometrike. Kudo që ata shkojnë e mbartin heroin e tyre me vete.

Përpjekjet për të ngritur monumente të Gjergj Kastriotit në qytete të tjera – vazhdojnë.

*   *   *

Të dhëna të hollësishme për historinë politike të periudhës së Gjergj Kastriotit jep studiuesi i shquar Aurel Plasari nëlibrin “Skënderbeu, një histori politike”.   

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, GJERGJ KASTRIOTI TEK AUTORË T’HUAJ!” EU, GJEGJKA NGA I ZOTI SHTEK
    AURORËT TË VUAJ DHE VUAJ!..VETË AUTORI KËTYRE RRESHTAVE PARA GJYSË
    SHEKULLI O, TEMPULLI; KAH VITET 1970 KA BOTUAR “ZËRIN E RINISË” VARGJET
    “TRIM MBI TRIMA, ME ZEMËR LUA; KUSH NDËR BETEJA S’DOLI QË E PRETË; KËSI
    TRIMI BOTA, JO MË NUK KA; AS TË TILLË TRIMA O, KURRË MË NUK DO TË KETË.”
    NJËKOHËSISHT NJË REFUGJATË LUFTË NGA LUFTA ÇLIRIMTARE UÇK KRYE ME
    ADEM KRYELEGJENDARIN; USA: KUR SHIQUAN, DIGJUAN PËR KRYELEGJENDËN
    E DY KRYLEGJENDARËVE: TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDËERBEUT BASHKË ME
    ADEM KRYELEGJENDARIN QË, ME FAMILJE LUFTOI DHE RIGUFOI E TRIUMFOI O,
    MBI FASHIZMIN DHE DARZHIZMIN RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVE A
    TEK ATËHERË, DUKE THËNË SE TË DY KËTA KRYELEGJENDARË POPULLKOMBIT
    O, FARË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARË; JANË KRYELEGJENDAT T’MËDHA
    TË MBARË BOTËS NJERËZORE, DHE MBARË BOTËS BOTËORE; MË MIZORE; PSE,
    QE PSE: NUK PRANUAN DHE NUK APROVUAN HEROIZMIN DHE THERROKRIZMIN
    MBI FASHIZMIN, DRAZHIZMIN, KANIBALIZMIN, KATRANIZMIN O, QË ME SHEKUJ
    DHE TEMPUJ, EDHE SOT OU I MADHI ZOT, DUKE SHTYPUR OR, MBYTUR POPULL
    KOMBIN E PARË, MË TË MABARË; SI BABË DHE NENË, SI SHKABË EDHE GJENË O
    TERË POPUJ KOMBET AH, RROKUJ LOBET; KORBET, DUKE VUAJTUR, SHUAJTUR
    PA LIRI, PA PAVARËSI, PA DEMOKRACI; TERË VËLLZRO RIOHIRO FARË SHKRIPKA
    VËRRIA OUUU, PELLAZGO ILIRO E MBARË SHQIPTARIA, MË MBARË SHQIPTARIA!
    MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura