GJOKË DABAJ: ‘GENOCIDI SËRBOMADH…’, 1878 – 1886

Durrës, 8 Maj 2020:
PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA E SHQIPTARËVET” I AUTORIT SHABAN BRAHA (Nr. 3)
Faqe 53 e librit:
“E rëndë dhe shumë e rëndë ishte gjendja e shqiptarëvet të larguar nga trojet e tyre nën presionin dhe dhunën e malazezëvet. Në një protestë të qershorit 1878 thuhej ndër të tjera: Sa e sa njerëzvet, malazezët u kanë prerë veshët, hundën dhe buzët… Duke i prerë duart dhe këmbët një fëmije, ata i kanë treguar gjithë botës tmerret më të mëdhenj që asnjë komb nuk i ka parë”.

“Përfaqësia austro-hungareze raportonte nga Cetinja, se arat, shtëpitë, ullishtat dhe gjithë pasuria u është konfiskuar shqiptarëvet në mënyrë të pamëshirshme. Kështu, duke qenë të zhveshur nga e gjithë pasuria e tyre, të emigruarit e mjerë janë katandisur të lypin bukë. Dhe ky emigracion s’ishte i pakët: Nga krahinat e sapo aneksuara të Kolashinit, Nikshiqit, Shpuzës, Podgoricës, Zhabjakut, ishin rreth 1200-1500 familje. Emigrimet nxiteshin edhe nga presionet, provokimet dhe masat e tjera, si dërgimi i fëmijëvet në shkollat sllave, gjobitja me 50 florinj për të palarguarit, detyrimi për të mbajtur burrat kasketa malazeze, prishja dhe shkatërrimi i varrezavet shqiptare në Ulqin, në Podgoricë…”
“Në vitin 1883, raportohej nga përfaqësia austro-hungareze se nga Podgorica kishin emigruar 955 familje me 3957 pjesëtarë. Nga Shpuza 112 familje me 644 veta. Nga Zhabjaku 40 familje me 293 vetë. Nga Tivari 34 familje me 166 vetë. Nga Ulqini 38 familje me 170 vetë. Nga Nikshiqi 228 familje me 1090 vetë. Dhe këta, për të përballuar jetën e vështirë, ishin shpërndarë nëpër Shkodër, Lezhë, Durrës.”
“Më 1886, siç informohej nga një përfaqësi e huaj në Shkodër, emigrimi i banorëvet të Ulqinit vazhdonte pa ndërprerë. Deri tash, sivjet kanë ardhur në Shkodër 713 persona, midis të cilëvet edhe shumë pasanikë, ndërsa së afërmi priten edhe 50 familje të tjera.” (F. 53)

Tivari i vjetër (Ilustrimi, pashtriku.org)

E gjithë kjo ndoshta nuk kish nevojë të ripërmendej, në rast se në Tivar, në Podgoricë, në Rozhajë e në Plavë do të kishte sot shkolla shqipe për shqiptarët. E gjithë kjo ndoshta nuk do të kish nevojë të përmendej, në rast se ullishta e Ulqinit nuk do t’u mbahej peng shqiptarëvet të Ulqinit me gjithfarë pretendimesh. E gjithë kjo ndoshta nuk kish arsye të përmendej, në qoftë se Ulqini sot do të kishte një flotë të vetën tregtare e turistike, për të lundruar si dikur nëpër Mesdhe. Dhe në fund, e gjithë kjo ndoshta s’kish pse të përmendej, nëse sot në Ulqin nuk do të punohej me forma perfide për të mos pasur më shumicë shqiptarësh as në Ulqin mbas nja 30 a 50 vjetësh.
_________________
GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 – 1915
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978
***
GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991
***
GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 – 1879
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura