GJOKË DABAJ: KUSH I VRAU FËMIJËT NË MANÇESTER?!

Durrës, 26 maj 2017: Në popullin shqiptar ekziston një thënie: Më i keq ngasi se dorasi. Ngasi është nxitësi, ai që e kurdis intrigën, ai që e shtyn vrasësin për të vrarë. Dorasi është vrasësi, zakonisht i cekët dhe i paformuar, ose i formuar së prapthi, i cili e kryen krimin dhe të cilit “juridikisht” i bie përsipër edhe faji, pa e cënuar fare organizuesin dhe nxitësin, që është në fakt krimineli i vërtetë.
Në Mançester, ashtu si në shumë raste e vende të tjerë, kemi një “person të dyshuar”, një të quajtur “kamikaze” dhe e gjithë makina mediatike botërore rri e merret me pyetjen idiote: A thua ka qenë vetëm, apo ka pasur edhe ndonjë shok si bashkëpunëtor?! Për të vërtetuar që “kamikaza”, (lindur e rritur në Angli!), nuk paskësh qenë vetëm, na del një ISIS, një organizatë terroriste islamike, dhe “e merr përsipër” organizimin edhe të kësaj masakre. Në këtë mënyrë, opinioni gjithënjerëzor, mbetet si kali në lëmë, i lidhur me një lloj litari, fillim e mbarim absurd, duke mos ditur thuajse asgjë mbi organizimin e vërtetë, jo vetëm të krimit konkret në Mançester, por të krejt vargut të krimevet anembanë botës, tërësisht të pajustifikueshëm.
ISIS-i është një organizatë kriminelësh. Por, a është krijuar me nismën vetjake kjo organizatë? Kush e frymëzon, drejton dhe manipulon këtë tufë kriminelësh me mjekërr?! A e frymëzon, drejton dhe manipulon islami si doktrinë?! Të gjithë po thonë jo dhe të gjithë po mundohen, ose po bëjnë sikur po mundohen, ta ndajnë “terrorizmin ekstrem islamik” nga doktrina e islamit. Por, ndër njerëz të zakonshëm, një veçim i tillë është thuajse i pamundur. Një njeriu të zakonshëm, përkundër të gjithë propagandës, që s’është tjetër veçse demagogji, sapo t’ia përmendësh ISIS-in, i shkon mendja te myslimanët dhe sapo të takojë një mysliman, i shkon mendja te ISIS-i. Ky është edhe qëllimi i krijuesit të ISIS-it!.

Njeriu i kohës sonë, i cili gjithsesi e ka një shkallë arsimore bashkëkohore, nuk mund të mos konkludojë: ISIS-i grumbullon rreth vetes turma fanatikësh injorantë, ithtarë të besimit te një perendi,(besim në shuarje e sipër si të gjithë besimet e tjerë mistikë), që arabët e kanë marrë hua prej izraelitëvet. Askush nuk mund të thotë që arabët nuk e morën hua Zotin, (Jehovain, Allahun), prej hebrenjvet në shekullin VII. Kushdo që e lexon me mend në kokë Kur‘anin, e nxjerr fare lehtë konkluzionin. (Ashtu siç e ka marrë edhe krishtërimi hua prej Izraelit besimin e vet.) Atëherë, si shpjegohet që një popull, i cili e ka marrë hua Zotin e vet prej izraelitëvet, të rrijë në gjendje lufte me Izraelin?! Ose e kundërta, si shpjegohet që një Izrael të rrijë në gjendje lufte me popuj që besojnë Zotin e Izraelit?!
Është e qartë që dikush po luan, po tallet me popujt, me të gjithë popujt e botës! Jo vetëm me arabët e izraelitët! Jo vetëm me miliona fëmijë e njerëz të rritur, mbetur pa strehë e pa ushqim në Lindjen e Mesme! Jo vetëm me mijëra frymë njerëzish që po i përpijnë përditë ujërat e Mesdheut! Jo vetëm me ata që po i vret diku aje Boko Harami! Jo vetëm me dhjetëra mijë fëmijë që po trafikohen mes për mes Evropës së „qytetëruar“ dhe jo vetëm me ata fëmijë e të rinj që u vranë aq mizorisht në mes të Mançesterit!
S’ka si shpjegohet ndryshe që popujt e Arabisë nuk po e kuptojnë psh lojën që po luan plutokracia e SHBA-së me armët që po u shet atyre. Plutokracia e SHBA-së po u „shet“ miliarda dollarë armë budallenjvet plutokratë të Arabisë Saudite. Ç’u duhen ato armë sauditëvet?! Kundër kujt do t’i përdorkan ato armë?! Por pyetja më e fortë është kjo: Me ç’para po i blejnë budallenjtë plutokratë të Arabisë armët amerikane?! Me paratë e naftës që i shet Arabia SHBA-së! Dmth, SHBA-ja, plutokracia e SHBA-së, i merr naftë Arabisë, bën sikur ia paguan atë naftë, por, në vend të dollarëvet, ajo jep armë, të cilat s’i hyjnë në punë askujt, veçse për të vrarë njëri-tjetrin! Kështu, industria e naftës në Arabi punon për plutokracinë e SHBA-së dhe industria e armëvet në SHBA punon gjithkështu për plutokracinë e SHBA-së.
Popujt e Arabisë, por edhe popujt e SHBA-së, ushqehen ndërkaq me lajmin, se si një i marrë vret fëmijë e të rinj në një sallë koncertesh në Londër, pa kurrfarë shkaku.
Morëm një shembull, por ka edhe qindra shembuj të tjerë, ku plutokracia botërore po tallet cinikisht me miliona njerëz, duke i shtyrë në vrasje e në mjerim të pafund. Kush e nxiti dhe organizoi të quajturën “pranverë arabe”, filluar nga Tunizia dhe çuar deri në Siri, për t’i shndërruar në viktima miliona banorë të atyre vendeve?! A islamizmi i bëri këto punë?! Apo ISIS-i si fraksion i ilamizmit?!
Unë nuk besoj që masakra e Mançesterit është, në zanafillën dhe në organizimin e saj, vepër e islamizmit, qoftë e atij të quajtur “ekstrem”, qoftë e atij të zakonshmit, të cilin taktikisht po mundohen ta dallojnë dhe ta ndajnë prej terrorizmit. Është njëlloj sikur të thuash që Inkuizicioni i shekujvet të Mesjetës nuk ka qenë i frymëzuar prej katolicizmit.
Unë nuk besoj që masakra e Mançesterit, si dhe të tjerat si kjo, të jetë në zanafillën e saj organizative, thjeshtë vepër e islamizmit. Sepse, mjafton të arsyetojmë kështu: Ku do të arrijë dhe, fundja, ku mund të arrijë islamizmi me krime kaq të turpshëm?! Islamizmi, me krime kaq makabër e kaq të turpshëm, mund të realizojë vetëm një “objektiv”: Të grumbullojë urrejtje kundër vetes!
Atëherë, a është e mundur të ketë një objektiv të tillë një forcë politike, aq më tepër fetare, pa qenë liderët e asaj force të cekët nga mendtë?!
Udhëheqësit e ISIS-it janë vërtet të cekët nga mendtë. Kjo s’ka pikë dyshimi. Të japësh jetën, të bëhesh kamikazë dhe të vrasësh njerëz krejt të pafajshëm, kalimtarë të rastit apo fëmijë, në emër të një Zoti (Allahu), që Muhamedi ua ka marrë izraelitëvet, para njëmijë e katërqind vjetësh, është vërtet një pamençuri pothuaj e pakonceptueshme, mirëfilli patologjike!
Por ISIS-ët s’janë tjetër, veçse mish për top i dikujt tjetër. Mbetet vetëm për të gjetur: Kush është ai tjetri, që i përdor si mish për top, këta njerëz të paarrirë mendërisht?! Kush po i përdor për interesat e vet, këta myslimanë, fanatikë dhe të verbër?!
Kuptohet qartë që terroristët e ISIS-it e kanë një padron të fshehtë, të cilin me siguri as ata vetë nuk e dinë. Opinioni nuk ia di emrin konkret atij padroni të fshehtë, thjeshtë sepse ai pardon vepron në fshehtësi. Ai nuk është shfaqur në media, sepse s’ka kush ta demaskojë, dhe përsëri është fare thjeshtë për t’u kuptuar: Nëse do të shfaqej emri konkret i organizatorit të kësaj veprimtarie mizorisht antinjerëzore, njerëzimi do të dinte nga i vjen e keqja dhe atëherë ai opinion nuk do ta quante më “rrëzik kryesor” ektremizmin islamik, por do t’i vinte emrin e vërtetë.
Duke mos ia ditur emërtimin konkret, unë po e quaj organizatorin e të këtilla masakrave PLUTOKRACI, dhe jam plotësht i bindur që nuk po gaboj aspak në adresimin tim përgjithësues. Plutokraci quhet sundimi i më të pasurvet. Plutokracia e sotme botërore është, e shumta dy për qind e banorëvet të këtij planeti dhe ajo ka përvetësuar dhe vazhdon të përvetësojë më shumë se gjysmën e pasurisë gjithnjerëzore. Ky dypërqindësh, në njëqind milionë bën dy milionë, në një miliardë bën njëzet milionë dhe gjithsej në shtatë miliardë bën njëqind e dyzet milionë plutokratë, të tejpasuruar, të mbipasuruar, të mbifryrë me pasuri të grabitur me forma nga më të larmishmet, prej nëntëdhjetë e tetë për qind të banorëvet të këtij dheu, gjysmë të varfër ose krejt të zhveshur prej çdo lloj pasurie.
Duke mos i njohur në detaje sekretet e organizimit të kësaj plutokrcie, bandë kriminale mbi krejt njerëzimin, ne nuk dimë as ku e ka qendrën dhe nuk dimë cilat pjesë të kësaj plutokracie janë përfshirë në këtë lloj organizimi. Mund vetëm të hamendësojmë, në bazë të disa shenjave, që qendra konkrete e saj ndodhet në SHBA, ndoshta në duar të CIA-s, dhe mund të na shkojë mendja se në krye të këtij organizmi terrorist shumëdimensional, gjendet ndoshta një strategji sioniste çifute. Por asgjë nuk vërtetohet, sa kohë që gjithë kjo veprimtari ëshë doemos tepër sekrete.
Na çudit vetëm fakti, pse kjo veprimtari nuk dekonspirohet prej ndonjë zbulimi kundërshtar. Psh, zbulimi kinez, zbulimi rus, ai Indisë, i Iranit apo i Brazilit, pse nuk bëhen të gjallë, kur shohin që kjo plutokraci e pashpirt po vret fëmijët e vet, me të vetmin qëllim për t’i çoroditur mendjet e popujvet?!
Pse nuk po thuhet, shkoqur dhe troç, që njëzet e dy njerëzit krejt të pafajshëm të Mançesterit i vranë vetë të krishterët?!
Gjokë Dabaj – Durrës, 26 maj 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura