GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (1)

Durrës, 23 shkurt 2020: Sa gazeta e revista botohen sot në gjuhën shqipe dhe sa prej tyre do ta botojnë këtë statistikë kombëtarisht më se alarmuese?!
Para disa ditësh ia dërgova këtë shkrim (me kërkesën e saj) revistës “Buzuku”, e cila botohet në Republikën e Malit të Zi. Por, me kalimin e ditëvet dhe nën përshtypjet e analizavet të situatës, në të cilën po jeton sot Kombi ynë, e ndjeva të domosdoshme që t’ia ndryshoj titullin.

Mbi Kombin tonë po luhen intriga nga më jonjerëzoret. Aq të patolerueshëm janë bërë keqdashësit dhe keqbërësit e Kombit Shqiptar, sa duket sikur s’po u durohet deri sa të na shfarosin.
Ndërkaq, vetë ne sikur jemi bërë tashmë të pandijshëm. Aq të pandijshëm, sa s’po na bëhet vonë, jemi shqiptarë apo jemi diç tjetër. Dhe s’po na bëhet vonë nëse po boshatiset Atdheu ynë, duke ua lënë vendin kombevet të tjerë dhe racavet të tjera, për ta populluar.

 

Në vazhdim, po e botoj të plotë shkrimin e rëndë që ia kam dërguar “Buzukut”.
SHKENCËTARËVET NUK U LEJOHET TË JENË MENDJELEHTË
Libri “Toponimija opÅ›tine Bar” (“Toponimia e komunës së Tivarit”) është botuar në Podgoricë në vitin 2012. Botues i këtij libri është DANU, Dukljenska Akademija Nauka i Umjetnosti (Akademia Dokleate e Shkencavet dhe Artevet). Autorë të këtij libri janë: Akademik Prof. Dr. Boźidar Ã…Å¡ekularac (Bozhidar Shekullarac) dhe Dr.Cvetko Pavlović (Cvetko Pavlloviq).
Nisur nga titulli, lexuesi duhet të presë që të gjejë në këtë libër të dhëna të rëndësishme dokumentare të një lloji të veçantë dhe të nxjerrë prej atyre të dhënave faktike konkluzione shkencorë të dobishëm. Nisur nga institucioni që e ka botuar këtë libër, Akademia Dokleate e Shkencavet dhe Artevet, studiuesi ka të drejtë të shpresojë që në këtë libër të jenë prezantuar vlera të mirëfillta shkencore nga fusha e toponimisë, të cilat do të duhej t’u shërbenin si mbështetje e besueshme për studimet e tij. Nisur nga titujt shkencorë të të dy autorëvet, do të shpresohej, që në këtë material, në këtë libër prej 180 faqesh, lexuesi, e veçanërisht studiuesi, të gjente aty një trajtim dinjitoz shkencor.
Fatkeqësisht, asnjëra nga këto pritshmëri, lexuesit nuk i vijnë ashtu siç do të duhej të ishin. Mua më vjen keq ta them, por e vërteta është që, krejt kjo lëndë, publikuar nën emrin e një akademie shkencore, karakterizohet nga një lloj entuziatzmi, nga një lloj euforie, për ta paraqitur Tivarin si një territor sllav, madje qysh prej ardhjes së sllavëvet në këtë gadishull.Thua se fiset sllavë u nisën me vrap, që nga Panonia apo Polonia, për të zënë Tivarin! Brenda këtij entuziazmi, brenda kësaj euforie, ka edhe një dozë ligësie: Ta paraqesim Tivarin si një vend tradicionalisht sllav, në mënyrë që kjo hapësirë kurrë më të mos mund të konceptohet ndryshe!
Nga gjithsej 6779 toponime në krejt komunon e Tivarit, në Shestan dhe Kranjë, pjesë të kësaj komune, kanë shënuar vetëm 733, toponime dhe patronime. (Në një kohë kur, vetëm në librin tim “Shestani”, pa përfshirë aty Kranjën e Poshtme, ka më shumë se 2000 toponime.) Për më tepër, as këta 733, nuk i kanë shkruar me alfabetin shqip, por me alfabetin sllavojugor latin, gjë që përbën FYERJE ndaj një kombi, shkrimi i të cilit është dokumentuar e pakta që nga shekulli XV. Madje edhe më heret. Pse nuk e kanë përdorur shkrimin shqip këta zotërinj? A nuk e dinë këta profesorë, me grada shkencore dhe me tituj akademie, që shqiptarët, fqinjët e tyre, kanë një shkrim të vetin dhe kanë një kulturë nga më të lashtat në Evropë?!
Jo vetëm kaq, por një pjesë të toponimeve të Shestanit e të Kranjës i kanë shkruar krejt ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. I kanë shkruar sllavisht, kur ata, në popull, përdoren shqip e jo sllavisht. Po i rendis këtu, që të mund të shihet konkretisht ABUZIMI. Një abuzim i paskrupullt, prej njerëzish të padenjë për t’u quajtur shkencëtarë!
Është shkruar Mlin za masline (f.220), duhej shkruar Mullini i vojit;
Është shkruar Mlin za źito (f.220), duhej shkruar Mullini i drithit;
Është shkruar Krajinsko ostrvo (f.221), duhej shkruar Gorica e Kranjës;
Është shkruar Mlini Dźaferovića (f.221), duhej shkruar Mullinjtë e Xhaferajvet;
Është shkruar Crna Skala (f.221), duhej shkruar Shkalla e Zezë;
Është shkruar Vidirjak mali (f.222), duhej shkruar Vidirjaku i Vogël;
Është shkruar Vidirjak veliki (f.222), duhej shkruar Vidirjaku i Madh;
Është shkruar Dźamija Murića (f.223), duhej shkruar Xhamia e Muriqit;
Është shkruar Golubovo ostrvo (f.223), duhej shkruar Gorica e Pllumit;
Është shkruar Izvor (f.223), duhej shkruar Kroni;
Është shkruar Omerova gorica (f.224), duhej shkruar Gorica e Omerit;
Është shkruar Starčeva gorica (f.224), duhej shkruar Gorica e Plakut;
Është shkruar Vrh Kodre (f.225), duhej shkruar Mej’e Kodrës;
Është shkruar Crkva Sv. Lazara (f.225), duhej shkruar Kisha e Shën Lazrit;
Është shkruar Dugački brijeg (f.225), duhej shkruar Bregu i Giatë;
Është shkruar Starčevo (f.226), duhej shkruar Gorica e Plakut;
Është shkruar Crkva (f.226), duhej shkruar Kisha;
Është shkruar Dźamija turskog doba (f.226), duhej shkruar Xhamia e kohës së
Turqisë;
Është shkruar Izvor (f.227), duhej shkruar Kroni;
Është shkruar Potok (f.227), duhej shkruar Prroni;
Është shkruar Bijeli brijeg u ÄŒukuljerima (f.228), duhej shkruar Bregu i Bardhë;
Është shkruar Crkva Sv. Jozefa (f.228), duhej shkruar Kisha e Shnozefit;
Është shkruar Crkva Sv. Petra i Pavla (f.228), duhej shkruar Kish‘e Shpjetrit e
Shpalit;
Është shkruar Crkva u ÄŒukuljerima (f.228), duhej shkruar Kisha e Çukuljerit;
Është shkruar Crkva u Marvučiće (f.228), duhej shkruar Kisha e Maruçiqit;
Është shkruar Donja ublja (f.228), duhej shkruar Ubla e Poshtër;
Është shkruar Gornja ublja (f.228), duhej shkruar Ubla e Sirme;
Është shkruar Granica mala (f.228), duhej shkruar Granica e Vogël;
Është shkruar Granica velika (f.228), duhej shkruar Granica e Madhe;
Është shkruar Kunora Perina (f.229), duhej shkruar Kunora e Per’s;
Është shkruar Kunora Ã…Å¡estanska (f.229), duhej shkruar Kunora ;
Është shkruar Put za Bijelu Skalu (f.229), duhej shkruar Rruga e Shkall’s Bardhë;
Është shkruar Uble od Lonca (f.230), duhej shkruar Ubla e Lanecit;
Është shkruar Ublja Paljina (f.230), duhej shkruar Ubl’e Pal’s Per’s;
Është shkruar Vidirjak mali (f.230), duhej shkruar Vidirjaku i Vogël;
Është shkruar Vidirjak veliki (f.230), duhej shkruar Vidirjaku i Madh;
Është shkruar Blisnik mali (f.230), duhej shkruar Blisniku i Vogël;
Është shkruar Blisnik veliki (f.230), duhej shkruar Blisniku i Madh;
Është shkruar Crkva Sv. Marije (f.230), duhej shkruar Kisha e Shmrisë;
Është shkruar Crkva sv. Mitra (f.230), duhej shkruar Kisha e Shmitrit;
Është shkruar Veliki dol (f.232), duhej shkruar Djerri i Madh;
Është shkruar Crkva Sv. ÐorÄ‘a (f.232), duhej shkruar Kisha e Shnjergjit;
Është shkruar ÐoneÅ›ta mala (f.232), duhej shkruar Gjoneshta e Vogël;
Është shkruar ÐoneÅ›ta velika (f.232), duhej shkruar Gjoneshta e Madhe;
Është shkruar Pod ljug (f.232), duhej shkruar Nënlugu;
Është shkruar Crkva Sv. Antona (f.233), duhej shkruar Kisha e Shnandout;
Është shkruar Crkva Sv. Petra (f.233), duhej shkruar Kisha e Shpjetrit;
Është shkruar Crkva Velike GospoÄ‘e (f.233), duhej shkruar Kish‘e Shmris Madhe
Është shkruar Muźanski potok (f.233), duhej shkruar Prron’i Muzhanit;
Është shkruar Ostrvo od lovorike (f.233), duhej shkruar Goric’e Larit;
Është shkruar Crkva Sv. Spasa (f.234), duhej shkruar Kisha e Shën Shëlbuomit;
Është shkruar Crni krÅ› (f.234), duhej shkruar Guri i Zi;
Është shkruar Cer (f.234), duhej shkruar Qarri;
Është shkruar Kraj njive (f.234), duhej shkruar Fund’i Ar’s;
Është shkruar Kornjača (f.234), duhej shkruar Breçka;
Është shkruar Na vrh Kosa (f.234), duhej shkruar Krye Tërthorit;
Është shkruar Novi Ubao (f.234), duhej shkruar Ubl’e Re;
Është shkruar Ograde (f.234), duhej shkruar Rrathinat;
Është shkruar Oko (f.234), duhej shkruar Syni;
Është shkruar Paprat (f.234), duhej shkruar Fiernat;
Është shkruar Bijela skala (f.235), duhej shkruar Shkall’e Bardhë;
Është shkruar Sv. Nikola (f.236), duhej shkruar Shënkolli;
Është shkruar Crkva (f.236), duhej shkruar Kisha;
Është shkruar KoÅ›tanje (f.238), duhej shkruar Kshtenjat;
Është shkruar Groblje (f.239), duhej shkruar Vorret;
Është shkruar Njiva (f.241), duhej shkruar Ara;
Është shkruar Seoska dźamija (f.241), duhej shkruar Te Xhamia;
Është shkruar Groblje (f.241), duhej shkruar Vorret;
Është shkruar Duga njiva (f.244), duhej shkruar Ar’e Giatë;
Është shkruar Crkva Tejanska (F.245), duhej shkruar Kish’e Thtjanit;
Është shkruar Mala Goloborda (f.246), duhej shkruar Golloborda e Vogël;
Është shkruar Osnovna Å›kola (f.246), duhej shkruar Shkolla fillore;
Është shkruar Tejansko mjesto (f.246), (Ky toponim s’ekziston);
Është shkruar Velika GospoÄ‘a (f.246), duhej shkruar Shmria e Madhe;
Është shkruar Veliki Ostros (f.247), duhej shkruar Ostros’i Madh;
Është shkruar Donji Curovići (f.247), duhej shkruar Curajt e Poshtëm;
Është shkruar Gornji Curovići (f.247), duhej shkruar Curajt e Epërm.

Janë 77 toponime në një trevë të gjërë, ku nuk banon AS EDHE NJË BANOR ME PËRKATËSI SLLAVE! Çfarë do të mund të thotë dikush, mbas 400 vjetësh, mbështetur në këtë lloj FALSIFIKIMI?! Ai do të thotë që, në Shestan e Kranjë, në shekullin 21 ka banuar edhe popullsi sllave.

Në Shestan e Kranjë, (që në të vërtetë është e njëjta hapësirë gjeografike, e ndarë në dy pjesë dhe emërtuar ndryshe edhe Kranja e Poshtme dhe Kranja e Epërme), llagapet, patronimet e familjevet, janë sllavizuar dhe, rrjedhimisht, studiuesit duhet të mendojnë se, në këtë hapësirë gjeografike ka banuar dhe banon një popullsi malaziase. Gjë që s’është aspak e vërtetë. Unë po i rendit këtu të gjithë patronimet e kësaj treve malore e bregliqenore, qind për qind shqiptare, si i kanë regjistruar të dy profesorët dhe si duhej të ishin regjistruar, në qoftë se këta dy profesorë do të ishin vërtetë shkencëtarë.

Kjo listë patronimesh do të na shërbejë edhe për ta krahasur me emrat e familjevet që, prej këndej, kanë zbritur në qytetin e Tivarit dhe në rrethinën e tij më të ngushtë.

Është shkruar Veljović (f.220), duhej shkruar Velaj;
Është shkruar Ðuković (f.221), duhej shkruar Gjukaj;
Është shkruar Dźaferović (f.221), duhej shkruar Xhaferaj;
Është shkruar Liković (f.221), duhej shkruar Likaj;
Është shkruar Veljović (f.221), duhej shkruar Valaj;
Është shkruar Ðokmarković (f.221), duhej shkruar Gjokmarkaj;
Është shkruar Ðurović (f.221), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar Martinović (f.221), duhej shkruar Martinaj;
Është shkruar Marvučić (f.222), duhej shkruar Maruçiqi;
Është shkruar Nreković (f.222), duhej shkruar Ndrekaj;
Është shkruar Stanković (f.222), duhej shkruar Stankaj;
Është shkruar Vučić (f.222), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar Vukmarković (f.222), duhej shkruar Vukmarkaj;
Është shkruar Marisenović (f.222), duhej shkruar Mariseni;
Është shkruar Mehović (f.222), duhej shkruar Mehaj;
Është shkruar Musović (f.222), duhej shkruar Musaj;
Është shkruar AlibaÅ›ić (f.223), duhej shkruar Alibashi;
Është shkruar Dźaferović (f.223), duhej shkruar Xhaferaj;
Është shkruar Hodźić (f.223), duhej shkruar Hoxha;
Është shkruar Paljević (f.224), duhej shkruar Palaj;
Është shkruar RamuÅ›ević (f.224), duhej shkruar Ramushaj;
Është shkruar Selmanović (f.224), duhej shkruar Selamanaj;
Është shkruar Veljović (f.224), duhej shkruar Velaj;
Është shkruar Lukić (f.224), duhej shkruar Lukiqi;
Është shkruar Marstijepović (f.225), duhej shkruar Marstjepaj;
Është shkruar Nikpalović (f.225), duhej shkruar Nikpalaj;
Është shkruar Pecić (f.225), duhej shkruar Peci;
Është shkruar Pekić (f.225), duhej shkruar Pekaj;
Është shkruar Polović (f.225), duhej shkruar Pollaj;
Është shkruar UnkaÅ›ević (f.225), duhej shkruar Ujkashaj;
Është shkruar Vučić (f.225), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar ÄŒelić (f.225), duhej shkruar Çelaj;
Është shkruar Ðurović (f.225), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar Maljević (f.226), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar Pavlović (f.226), duhej shkruar Palaj;
Është shkruar AlibaÅ›ić (f.226), duhej shkruar Alibashaj;
Është shkruar Muratović (f.227), duhej shkruar Murataj;
Është shkruar Vukmarković (f.227), duhej shruar Vukmarkaj;
Është shkruar Vučić (f.227), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar Dedić (f.227), duhej shkruar Dedaj;
Është shkruar Ðokmarković (f.227), duhej shkruar Gjokmarkaj;
Është shkruar Ðurović (f.227), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar Martinović (f.227), duhej shkruar Martinaj;
Është shkruar Marvučić (f.227), duhej shkruar Maruçiqi;
Është shkruar Nreković (f.227), duhej shkruar Ndrekaj;
Është shkruar Stanković (f.227), duhej shkruar Stankaj;
Është shkruar Vučetić (f.227), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar Ðonović (f.227), duhej shkruar Gjonaj;
Është shkruar Ðurperović (f.227), duhej shkruar Gjurperaj;
Është shkruar Kolović (f.227), duhej shkruar Kolaj;
Është shkruar Lukić (f.227), duhej shkruar Lukiqi;
Është shkruar Bardić (f.228), duhej shkruar Bardhaj;
Është shkruar Ðokmarković (f.228), duhej shkruar Gjokmarkaj;
Është shkruar Lukolić (f.228), duhej shkruar Lukkolaj;
Është shkruar Dabović (f.228), duhej shkruar Dabaj;
Është shkruar Maljević (f.228), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar Perčobić (f.228), duhej shkruar Perçobaj;
Është shkruar ÄŒelić (f.230), duhej shkruar Çelaj;
Është shkruar Ðelovoć (f.230), duhej shkruar Gjelaj;
Është shkruar Lukić (f.231), duhej shkruar Lukiqi;
Është shkruar Marković (f.231), duhej shkruar Markaj;
Është shkruar Marović (f.231), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar Musović (f.231), duhej shkruar Musaj;
Është shkruar Pekić (f.231), duhej shkruar Pekaj;
Është shkruar Perkolić (f.232), duhej shkruar Perkolaj;
Është shkruar Polović (f.232), duhej shkruar Pollaj;
Është shkruar Savić (f.232), duhej shkruar Savaj;
Është shkruar Bitrović (f.233), duhej shkruar Bitri;
Është shkruar Janković (f.233), duhej shkruar Jankaj;
Është shkruar Junković (f.233), duhej shkruar Junkaj;
Është shkruar Markolović (f.233), duhej shkruar Markolaj;
Është shkruar Metović (f.233), duhej shkruar Metaj;
Është shkruar Nilović (f.233), duhej shkruar Nilaj;
Është shkruar Pavlović (f.233), duhej shkruar Palaj;
Është shkruar Pecović (f.233), duhej shkruar Peci;
Është shkruar Tagić (f.234), duhej shkruar Tagaj;
Është shkruar StaniÅ›ić (f.234), duhej shkruar Stanishaj;
Është shkruar Ðurović (f.234), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar Leković (f.234), duhej shkruar Lekaj;
Është shkruar Stijepović (f.235), duhej shkruar Stjepaj;
Është shkruar Savić (f.235), duhej shkruar Savaj;
Është shkruar Bracić (f.235), duhej shkruar Bracaj;
Është shkruar ÄŒobrenović (f.235), duhej shkruar Çobndreaj;
Është shkruar Ðurović (f.235), duhej shkruar Gjuraj;
Është shkruar Maljević (f.235), duhej shkruar Malaj;
Është shkruar Markoči (f.236), duhej shkruar Markoçi;
Është shkruar Marković (f.236), duhej shkruar Markaj;
Është shkruar Martinović (f.236), duhej shkruar Martinaj;
Është shkruar Pavlović (f.236), duhej shkruar Palaj;
Është shkruar Vučetić (f.236), duhej shkruar Vuçaj;
Është shkruar Ðokić (f.236), duhej shkruar Gjokaj;
Është shkruar Lukić (f.237), duhej shkruar Lukiqi;
Është shkruar Lukolić (f.237), duhej shkruar Lukkolaj;
Është shkruar Dodić (f.238), duhej shkruar Dodaj;
Është shkruar Ðečbitrić (f.238), duhej shkruar Gjeçbitraj;
Është shkruar Ðenčić (f.238), duhej shkruar Gjençaj;
Është shkruar Kovačević (f.238), duhej shkruar Kovaçi;
Është shkruar Popović (f.239), duhej shkruar Popaj;
Është shkruar Aručević (f.239), duhej shkruar Aruçaj;
Është shkruar Demirović (f.239), duhej shkruar Demiraj;
Është shkruar Dragović (f.239), duhej shkruar Dragaj;
Është shkruar Duraković (f.239), duhej shkruar Duraku;
Është shkruar Ðonović (f.239), duhej shkruar Gjonaj;
Është shkruar Hajdarević (f.239), duhej shkruar Hajdaraj;
Është shkruar Liharević (f.240), duhej shkruar Liharaj;
Është shkruar Liković (f.240), duhej shkruar Likaj;
Është shkruar SubaÅ›ić (f.240), duhej shkruar Subashi;
Është shkruar Tafović (f.240), duhej shkruar Tafaj;
Është shkruar Demirović (f.240), duhej shkruar Demiraj;
Është shkruar Hutić (f.241), duhej shkruar Huta;
Është shkruar Ljubanović (f.241), duhej shkruar Lubani;
Është shkruar Perović (f.241), duhej shkruar Peraj;
Është shkruar Dragović (f.241), duhej shkruar Dragaj;
Është shkruar Bajraktarević (f.242), duhej shkruar Bajraktari;
Është shkruar Bardić (f.242), duhej shkruar Bardhaj;
Është shkruar Bibović (f.242), duhej shkruar Bibaj;
Është shkruar ÄŒobović (f.242), duhej shkruar Çobaj;
Është shkruar Dragović (f.242), duhej shkruar Dragaj;
Është shkruar Kolić (f.242), duhej shkruar Kolaj;
Është shkruar Marović (f.242), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar Bibović (f.243), duhej shkruar Bibaj;
Është shkruar ÄŒobović (f.242), duhej shkruar Çobaj;
Është shkruar Dragović (f.242), duhej shkruar Dragaj;
Është shkruar Kolić (f.242), duhej shkruar Kolaj;
Është shkruar Marović (f.242), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar Bibović (f.243), duhej shkruar Biba;
Është shkruar Marović (f.243), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar Perazić (f.243), duhej shkruar Pereziqi;
Është shkruar Ardolić (f.243), duhej shkruar Ardolli;
Është shkruar ÄŒejović (f.243), duhej shkruar Çejaj;
Është shkruar Ceković (f.243), duhej shkruar Cekaj;
Është shkruar Hadźimuratović (f.243), duhej shkruar Haxhimurati;
Është shkruar Kanačević (f.243), duhej shkruar Kanaçi;
Është shkruar LaÄ‘ević (f.243), duhej shkruar Lagja;
Është shkruar MarÅ›ić (f.243), duhej shkruar Marshi;
Është shkruar Nikezić (f.243), duhej shkruar Nikeziqi;
Është shkruar Subrahimović (f.243), duhej shkruar Subrahimaj;
Është shkruar Bajraktarović (f.244), duhej shkruar Bajraktari;
Është shkruar Bracović (f.244), duhej shkruar Bracaj;
Është shkruar Canović (f.244), duhej shkruar Cani;
Është shkruar ÄŒejović (f.244), duhej shkruar Çejaj;
Është shkruar Hodźić (f.244), duhej shkruar Hoxha;
Është shkruar Husić (f.244), duhej shkruar Hysa;
Është shkruar Kacić (f.244), duhej shkruar Kacaj;
Është shkruar Kalicović (f.244), duhej shkruar Kalicaj;
Është shkruar Marković (f.244), duhej shkruar Markaj;
Është shkruar Mujazić (f.244), duhej shkruar Mujazi;
Është shkruar Niković (f.244), duhej shkruar Nikaj;
Është shkruar RamuÅ›ević (f.244), duhej shkruar Ramushaj;
Është shkruar Seniković (f.244), duhej shkruar Sennikaj;
Është shkruar Balević (f.245), duhej shkruar Balaj;
Është shkruar Bogdanović (f.245), duhej shkruar Bogdanaj;
Është shkruar Cenović (f.245), duhej shkruar Cenaj;
Është shkruar Dedivanović (f.245), duhej shkruar Dedivani;
Është shkruar Ðinović (f.245), duhej shkruar Gjinaj;
Është shkruar Janković (f.245), duhej shkruar Jankaj;
Është shkruar Marović (f.246), duhej shkruar Maraj;
Është shkruar Mujović (f.246), duhej shkruar Mujaj;
Është shkruar Mustafić (f.246), duhej shkruar Mustafaj;
Është shkruar PepÄ‘onović (f.246), duhej shkruar Pepgjonaj;
Është shkruar Tejović (f.246), duhej shkruar Thtjani;
Është shkruar BerjaÅ›ević (f.247), duhej shkruar Berjashi;
Është shkruar Boljević (f.247), duhej shkruar Bolaj;
Është shkruar Cuković (f.247), duhej shkruar Cukaj;
Është shkruar Curović (f.247), duhej shkruar Curaj;
Është shkruar ÐenaÅ›ević (f.247), duhej shkruar Gjenashaj;
Është shkruar Madźurić (f.247), duhej shkruar Maxhuraj;
Është shkruar MarkaÅ›ević (f.247), duhej shkruar Markashi;
Është shkruar PeraÅ›ević (f.248), duhej shkruar Perashaj.

Vihen re disa përsëritje të të njëjtëvet patronime, por kjo, me sa duket ka ndodhur, veç pakujdesisë dhe rrëmujshmërisë së dy autorëvet, edhe sepse familje të të njëjtit llagap banojnë në lagje të ndryshme.
VIJON …

__________________

GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (1)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9690
***
GJOKË DABAJ: NJË MASAKËR NDRYSHE E TIVARIT (2)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=9691

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura