GJOKË DABAJ: Z I E Z Y M T Ë M B I S H Q I P Ë R I!

Durrës, 24 mars 2018: Para 92 vjetësh, një hero të Kombit tonë, kështu do ta qanin shqiptarët: „Nëno, moj, mbaj zi për vllanë,/ Me tre plumba na i ranë,/ Na e vranë e na e shanë,/ Na i thanë tradhëtor.// Se të deshte dhe s’të deshnin,/ Se të qante kur të qeshnin,/ Se të veshte kur të çveshnin./ Nëno, moj, të ra dëshmor.“// (F.Noli, Vep.1,f.88)
Sot, mbas 92 vjetësh, nuk po mbajmë zi për heronj e për dëshmorë, por po mbajmë zi për 80 deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët na u vranë përfundimisht dhe u shtrinë gjithë jargë nën moralin e tyre të kalbur dhe me erë të rëndë.
– Si guxuan, prej vetes, jo prej dikujt tjetër, t’i falin dikujt, kujtdo qoftë, edhe një copë tjetër të tokës amëtare?!
– Si ua mbajti ndërgegjja, por edhe përgjegjësia ndaj popullit të vet, ndaj nipërvet dhe ndaj të gjithë atyre që do të lindin në të ardhshmen nënat shqiptare?!
– Si guxuan të shtrijnë gishtin e të shkelin butonin për t’i thënë PO një tradhtie kombëtare, e cila nuk dihet se deri ku do ta përcjellë jehonën kobzezë?!
Nuk janë pak, por janë 80, bij të Shqipërisë, që s’e deshën Nënën e vet, që e qeshën dhe që e çveshën Nënëzezën tonë!
– 80 zgaqër, që Shqipëria i volli siç vjell njeriu një gjellë të prishur!
– 80 gjakqelbëzuar „ndejun mbi thasë t’florive/ ndër valle jevkash, n’lodrë dudumash/“ tallen t’knaqun… „si qentë mbas trumash“. (Krs: N.Mjeda “Juvenilia“,f.91-92)
E tash njerëzia do të pyesë:
– A i qan nëna bijtë e vet tradhtar?!.. I qan, doemos, i qan në heshtje, duke i ardhur keq që i ka lindur dhe duke mallkuar barkun e vet, që nuk lindi dot në vend të tyre, një Luigj, një Bajram Beg, një Çerçiz, një Spiro Bellkamen, një Azem Bejtë a një Adem Jashar. Zia e nënavet të atyre ditëzezëvet është e zymtë, në ngjyrën e mykut, dhe krejt Kombi ynë po përjeton këto ditë një zi të zymtë.
Qajini, pra, nëna shqiptare, të 80 bijtë tuaj sylëbyrur, qajini me lot e me kujë, brenda vatravet tuaja, dhe lutjuni Zotit tonë që nënat e tjera shqiptare të mos lindin më zgaqër të tillë fytyrëturpërues të Kombit të vet!

Gjokë Dabaj, Durrës – 23 mars 2018

Total
0
Shares
1 comment
  1. AMANETI I BAJRAM CURRIT
    AMANETI O, I BAJRAM CURRIT,
    ANAKËNDI OU VATRAN BURRIT,
    “ENI ENI MORE JU TRADHTARË,
    JENI JENI HORE JU, BARËBARË.
    KËLYSHË ZOGOLA OR TOPTANA,
    MËLYSHË GOGOLA E RROPTANA,
    SE JU VJEN FUTA VJET PËRVJET,
    JU RREH SHPUTA HARAQ U QETË,
    JU MERRË TAKSA DHE JU RRJEPË,
    JU NXJERR KRABZA E JU SHKEPË,
    DUKE NËNSHTRUAR SHQIPTARINË,
    DUKE NËNQMUAR TERË ARBËRINË,
    SHQIPTARINË DUKE SHKATRRUAR,
    ARBËRINË GJERË DUKE ASIMILUAR,
    TRETUR ANËMBANË TË GOLGOTËS,
    MBETUR ZANËMZANË KOTËKOTËS,
    TERË E GJERË OUUUH, TROJET TONA,
    TMERR DHE FERR O PLOJET ZEZONA,
    MASAKRA KASAPRA O, HOLOKAUSTE,
    MAKABRA KALABRA O, ROLOMAUSTE,
    NGA SATRAPË, KASAPË O RUSE SERBË,
    RUSE JUGOSLLAVE O MOJ PUSE VERBË,
    PËR LIKUDIME TOTALE OUUH, GLOBALE,
    KANIBALE TERË GJERË KATASTROFALE,
    RROKULL KOBIN TERË SHTYPKA VËRRISË,
    POPULL KOMBIN TË GJERË SHQIPTARISË!.”
    24 12 2025 LIBRI:”EPOPE LIRI SHQIPTARE”
    MANI USA, MËRGATA AMERIKO SHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

INTELEKTUALI

INTELEKTUALINga Xhelal Zejneli Intelektualët janë persona të cilët në pikëpamje klasore janë të pavarur dhe nga ajo pozitë…