Kah po shkon sundimi mbi njerëzimin?!
GLOBALIZIMI – SOVRANITETI MBIKOMËTAR I SUNDIMIT TË KOMBEVE …
“Ne do të kemi një qeveri botërore, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, me pushtim ose pëlqim.” James Warburg, anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR), më 17 shkurt 1950.
Nga Sheradin Berisha
Në shekullin XX-të, kur popujt po luftonin për vetëvendosje dhe për konceptin politik të shtetit – komb, elita e banikerëve dhe korporatat e tyre globale angazhoheshin për shtrirjen e sovranitetit mbikombëtar!
Dhe sot, për ata që mendojnë dhe i kuptojnë këto zhvillime pa idealizime, kemi të konsoliduar sovranitetin mbikombëtar që ndryshe quhet Globalizëm, ndërkohë që është dobësuar dukshëm sovraniteti dhe vetëvendosja e shtetit – komb si dhe është shtuar kontrolli mbi njeriun me anë të teknologjisë dhe jo vetëm!
Çka thonë Rockefeller dhe Brzezinski për sovranitetin mbikombëtar, vetëvendosjen e kombeve dhe epokën teknotronike?!
“Sovraniteti mbikombëtar i një elite intelektuale dhe bankierëve botërorë është padyshim më i preferuar se Vetëvendosja kombëtare e praktikuar në shekujt e kaluar”, thotë bankieri amerikan, David Rockefeller në takimin e Klubit Bilderberger, në qershor 1991, Baden-Baden, Gjermani.
***
“Shteti kombëtar, si njësi themelore e jetës së organizuar të njeriut, ka pushuar së qeni forca kryesore krijuese: bankat ndërkombëtare dhe korporatat shumëkombëshe veprojnë dhe planifikojnë në terma që janë shumë përpara koncepteve politike të shtetit-komb.”
Citat i shkëputur nga libri “Midis dy epokave: Epoka Teknetronike” Between Two Ages: The Technetronic Era, nga Zbigniew Brzezinski, ideologu-krijuesi i Komisionit Trilateral (i themeluar së bashku me David Rockefeller në korrik 1973), ish-drejtor i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) dhe anëtar i Klubit Bilderberg (BC).
———-
Burimi: Rockefeller & Brzezinski
Edhe disa citime nga libri “Midis dy epokave…” të Zbigniew Brzezinskit:
– “Epoka teknotronike përfshin shfaqjen graduale të një shoqërie më të kontrolluar. Një shoqëri e tillë do të dominohej nga një elitë, e papërmbajtur nga vlerat tradicionale. […] Së shpejti do të bëhet e mundur që çdo qytetar të ushtrojë një mbikëqyrje thuajse të vazhdueshme dhe të mbahen dosje të përditësuara, të plota, që përmbajnë edhe shumicën e informacionit personal për shëndetin apo sjelljen personale të qytetarit, përveç të dhënave më të zakonshme. Këto dosje do t’i nënshtrohen marrjes së menjëhershme nga autoritetet.” thotë Brzezinski.
– Për aftësinë e një elite të zgjedhur për të ndikuar dhe kontrolluar mendësinë e masave ai shkroi:
“Në shoqërinë teknotronike prirja duket të jetë drejt grumbullimit të mbështetjes individuale të miliona qytetarëve të pakoordinuar, lehtësisht. Brenda mundësive të personaliteteve tërheqëse që shfrytëzojnë në mënyrë efektive teknikat më të fundit të komunikimit për të manipuluar emocionet dhe për të kontrolluar arsyen.”
– Ai parashikoi në mënyrë profetike një shoqëri “…që është formuar kulturalisht,psikologjikisht, socialisht dhe ekonomikisht nga ndikimi i teknologjisë dhe elektronikës – veçanërisht në fushat e kompjuterëve dhe komunikimeve.”
– Brzezinksi e dinte mirë rezultatin përfundimtar të programimit alkimik përmes përhapjes së simboleve dhe imazheve demonike të krijuara me kujdes. Kjo, vuri në dukje ai, do të çojë në një epokë teknotronike në të cilën “qeniet njerëzore bëhen gjithnjë e më të manipulueshëm dhe të lakueshëm.”
NO COMENT!
KOHA PËR T’U ZGJUAR!
Më 10 shtator 2003 gazeta “The Aspen Times” në një shkrim me titull: “Koha për t’u zgjuar”, ka botuar tri deklarata intriguese, (të Henry Kissinger, Strobe Talbott dhe James Warburg) të cilat shpërfaqin realitetin e sotëm që po e përjetojmë …
***
Koha për t’u zgjuar
Lajme | 10 shtator 2003
Ky fjalim u mbajt nga Dr. Henry Kissinger në Konferencën e Bilderbergerve, për elitën socialiste, anëtarët e familjes mbretërore, politikanë, bankierë botërorë dhe kapitalistë shumë të pasur, në Evaians, Francë, në vitin 1991. Fjalimi i tij u inçizua nga një delegat zviceran në këtë takim.
“Sot, Amerika do të zemërohej nëse trupat e OKB-së do të hynin në Los Anxhelos për të rivendosur rendin (duke iu referuar trazirave të L.A. të vitit 1991). Nesër do të jenë mirënjohës! Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse atyre u thuhej se kishte një kërcënim të jashtëm nga përtej, qoftë real apo i shpallur, që kërcënonte vetë ekzistencën tonë. Pikërisht atëherë të gjithë popujt e botës do të luten për t’i çliruar nga kjo e keqe. E vetmja gjë që çdo njeri ka frikë është e panjohura. Kur paraqitet ky skenar, të drejtat individuale do të hiqen vullnetarisht për garantimin e mirëqenies së tyre që u jepet nga Qeveria Botërore.”, ka deklaruar Kissinger
Për t’a kuptuar më mirë! Sipas Kissingerit shfaqja e frikës nga pasiguria midis njerëzve do të jetë pjesë e rendit të ri botëror dhe e strategjisë për qeverisjen botërore.
***
Strobe Talbott, Zëvendës Sekretari i Shtetit i presidentit Klinton (1994 – 2001), në revistën “Time” më 20 korrik 1992: thotë (citoi): “Në shekullin e ardhshëm, kombet siç i njohim ne do të jenë të vjetruara; të gjitha shtetet do të njohin një autoritet të vetëm global. Sovraniteti kombëtar nuk ishte një ide kaq e madhe.”
***
“Ne do të kemi një qeveri botërore, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, me pushtim ose pëlqim.”
– Deklaratë e anëtarit të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) James Warburg drejtuar Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, më 17 shkurt 1950.
***
Ne duhet të zgjohemi dhe të mbrojmë lirinë tonë, vendin tonë, para se të jetë tepër vonë. Ne nuk mund të frikësohemi nga “burrat e rremë” dhe gënjeshtrat e qeverisë.
———-
Burimi: Time to wake up
News | September 10, 2003
_______
Shtojcë
SUNDIMI I NJERIUT NGA SISTEMI I PIRAMIDËS!
https://pashtriku.org/sundimi-i-njeriut-nga-sistemi-i-piramides/