Analfabetët funksionalë të partive politike shqiptare në Mal të Zi me diploma të dyshimta ose të falsifikuara
Nga Gjekë Gjonaj
Mediat malazeze javëve të fundit, si asnjëherë deri më tani, kanë aktualizuar dhe sensibilizuar çështjen e diplomave të diskutueshme apo të rreme në Mal të Zi. U dëgjuan shumë detaje interesante dhe shqetësuese nga këndvështrimi i ekspertëve të fushave të ndryshme, profesorë universiteti, ish-ministra, ish-deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile e të tjerë për këtë fenomen negativ shoqëror, i cili ka lëshuar rrënjë gjatë tridhjetë viteve të shkuara të kohës së demokracisë në këtë shtet të vogël të Ballkanit Perëndimor me afro 600 mijë banorë. Publikimi i të dhënave se në Mal të Zi, sipas hulumtimeve të shoqatës civile “Alternativa”, ka 25-30 mijë diploma të dyshimta ose të falsifikuara paraqet një problem serioz për institucionet shtetërore. Shtrohet pyetja: A ka shqiptarë të përfshirë në këtë numër tejet të madh të diplomave të dyshimta ose të rreme? Përgjigjen e saktë do të duhej ta japin institucionet përkatëse shtetërore. Mirëpo, referuar kësaj shifre shokuese të diplomave të dyshimta dhe duke analizuar me kujdes CV-të dhe karrierat e disa zyrtarëve e drejtuesve të vegjël dhe të mëdhenj shqiptarë në institucione publike, pa dëshiruar të akuzoj asnjë shqiptarë për diploma të rreme, në opinion ekziston dyshimi se në këtë maskaradë që po shkatërron sistemin arsimor universitar dhe po rrezikon ardhmërinë e brezave të ardhshëm, janë të përfshirë për fat të keq edhe disa shqiptarë.
Personat e përfolur shqiptarë në komunikimin e përditshëm dhe në rrjete sociale me diploma fiktive dhe tituj fiktivë janë punonjës të administratës publike, funksionarë të lartë , deputetë, ministra, një klasë politikanësh me integritet të dyshimtë të cilët marrin vendime për një popull që pret kaq shumë nga politika. Këta individë, pas rënies së sistemit njëpartiak, mendojnë se sa më i lartë të jetë niveli i arsimit, aq më gjasa ka të bëhesh i suksesshëm. Sot jemi dëshmitarë se nën regjimin e partive politike shqiptare analfabetët funksionalë e kanë gjetur strehën të punësohen njëri pas tjetrit në funksione të larta komunale e shtetërore. Kush janë analfabetët funksionalë? Ata persona që vetëm mund të shkruajnë dhe lexojnë fjali të thjeshta, por janë të paaftë të kuptojnë tekste të ndërlikuara, pra njerëz që kanë vështirësi të mëdha të të kuptuarit. UNESCO-ja e ka definuar analfabetin funksional në vitin e largët, më 1978, atëherë kur shqiptarët shënonin 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, në kohën kur arsimimit të brezave të rinj u kushtohej më tepër rëndësi.
Ekzistojnë dyshime të forta për disa funksionarë e zyrtarë shqiptarë që vendet e punës dhe funksionet i kanë marrë falë diplomave në shkolla të larta duke i blerë, ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshpejtuar mashtruese. Punësimet dhe emërimet e këtilla partiake, jaranësh e shumë më pak jaraneshash, pa ndonjë meritë, janë kundër interesave të shqiptarëve në këtë republikë. Niveli arsimor i këtyre militantëve partiakë (nderim të tjerëve), të cilët i ka rehatuar partia në poste me rëndësi shoqërore, më së mirë vërehet në njohuritë dhe të shprehurit e gjuhës shqipe dhe malazeze tejet të kufizuara, për të mos thënë qesharake, nëse i kemi parasysh paraqitjet e tyre publike. Për këta njerëz (politikanë) “të ditur” dija (dituria) është më pak e rëndësishme, sesa dokumenti i quajtur “ diplomë”. E pse mos të marrësh një diplomë apo titull shkencor kur në procesin universal të shitblerjes, mund të blihet dhe shitet gjithçka. Për shkrimtarin e njohur, Moikom Zeqo, një nga deputetët e parë pas rënies së diktaturës në Shqipëri , ky është një “ mashtrim kombëtar”. Ai këtë fenomen në politikë e ka cilësuar si fabrikim të personaliteteve të rremë, mbase e vërteta është se lavditë e rreme ose të pamerituara mund të ekzistojnë përkohësisht.
Ndoshta do të vijë dita kur shqiptarët dhe të tjerët që vuajnë shumë nga lavditë e rreme, sidomos në kohët e sotme, ku këtë fenomen e hasim ngado, do të zbardhen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Ndërkaq, analfabetët funksionalë të partive politike shqiptare s’duhet të kenë frikë, sepse diturinë nuk ua merr askush. Në anën tjetër brengos fakti i heshtjes publike të intelektualëve të mirëfilltë e të pavarur shqiptarë, që qëndrojnë mbi partitë politike, ndaj këtij kanceri të shoqërisë sonë. Por, më shqetësuese është dështimi i institucioneve përgjegjëse, të cilat nuk kanë arritur me sa duket ta kryejnë detyrën e tyre. Kjo jo vetëm çon në zhgënjimin e popullatës shqiptare, por ka efekt negativ në ekselencën, inteligjencën, trurin dhe ajkën e të rinjve tanë të diplomuar në fushat e tyre respektive të cilët ka vite që përball këtij realiteti të dhimbshëm, të pashpresë, skandaloz, absurd, të pakuptimtë, të trishtë e të hidhur, në dëshpërim total dhe të ofenduar nga politika, shteti dhe shoqëria vazhdojnë braktisjen e vendit, duke emigruar drejt shteteve të zhvilluara e moderne perëndimore për një jetë më të mirë. Dhe si për ironi të fatit këto shtete shfrytëzojnë trurin e djemve dhe vajzave tona pa as më të voglën kosto, sepse këtë faturë e ka paguar politika dhe politikanët tanë dritëshkurtër, të cilët më parë mendojnë për punësimin e militantëve e simpatizantëve mediokër e servilë, se sa për njerëzit me profil inteligjent e profesionalisht të përgatitur, të aftë, të zotë, kompetent e të përkushtuar për t’i kontribuar zhvillimit të qytetarëve shqiptarë dhe mbarë shoqërisë malazeze që ende është në tranzicion .
Box1:
“Personat e përfolur shqiptarë në komunikimin e përditshëm dhe në rrjete sociale me diploma fiktive dhe tituj fiktiv janë punonjës të administratës publike, funksionarë të lartë , deputetë, ministra, një klasë politikanësh me integritet të dyshimtë të cilët marrin vendime për një popull që pret kaq shumë nga politika”
Box 2:
“Niveli arsimor i këtyre militantëve partiakë (nderim të tjerëve), të cilët i ka rehatuar partia në poste me rëndësi shoqërore, më së mirë vërehet në njohuritë dhe të shprehurit e gjuhës shqipe dhe malazeze tejet të kufizuara, për të mos thënë qesharake, nëse i kemi parasysh paraqitjet e tyre publike”
Box 3:
“Ndoshta do të vijë dita kur shqiptarët dhe të tjerët që vuajnë shumë nga lavditë e rreme, sidomos në kohët e sotme, ku këtë fenomen e hasim ngado, do të zbardhen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Ndërkaq, analfabetët funksionalë të partive politike shqiptare s’duhet të kenë frikë, sepse diturinë nuk ua merr askush”.
Planning your next journey from the UK? Explore these flight destinations and business-class travel options for different routes around the world.
Cheap Flights to USA |
Affordable Flights from the UK to Antigua |
UK to Zanzibar Flight Deals |
Affordable Flights from the UK to Thira |
London to Bodrum Flights |
London to Malaga Flights |
London to Marrakech Flights to Morocco |
Cheap Business Class Flights to St Lucia from UK |
Business Class Flights to Cape Town from UK |
Business Class Flights to Johannesburg from UK |
Business Class Flights to Trinidad from UK |
Business Class Flights to Antigua from UK |
Business Class Flight to San Francisco |
Business Class Flight to Hong Kong |
Flights to Jamaica Montego Bay |
Cheap Flights to Costa Rica from UK |
Business Class Flights to Malta from UK |
Business Class Flights to Reykjavik from UK |
Business Class Flights to Mauritius from UK |
Business Class Flights to Santorini from UK |
Business Class Flights to Bali from UK |
Business Class Flights to Marrakech from UK |
Business Class Flights to Tokyo from UK |
Business Class Flights to Lisbon from UK |
Business Class Flights to Dubai from UK |
Business Class Flights to Muscat from UK |
Business Class Flights to Porto from UK |
Business Class Flights to Krakow from UK |
Business Class Flights to Bergen from UK |
Business Class Flights to Seville from UK |
Business Class Flights to Tallinn from UK |
Cheap Flights from UK |
Cheap Flights to Bangkok |
Cheap Business Class Flight to Houston |
Cheap Airline Flights to Miami |
Cheap Flights to Calgary Canada |
Cheap Flights to Australia from UK |
Flights to Tampa from UK |
Direct Flights to Orlando from UK |
Cheap Flights to Africa |
Cheap Flights to Caribbean |
Cheap Flights to Chicago |
Flights to Singapore from UK |
Flights to Newark from UK |
Flights to Kingston |
Cheap Flights to Antigua from UK |
Direct Flights to Barbados from UK |
Cheap Flights from UK to USA |
Cheap Flights to Mexico City |
Cheap Flights from UK to Europe |
Cheap Flights to Asia |
Cheap Flights to Middle East |
Cheap Flights to Latin America |
Cheap Flights to New Zealand from UK |
Cheap Flight Tickets to Los Angeles |
Cheap Flights to Far East |
Business Class Flight to San Francisco |
Flights from UK to New York |
Flights to Jamaica Montego Bay |
Business Class Flight to Hong Kong |
Cheap Flights to Antigua from the UK |
Cheap Flights to Bangkok from UK |
Cheap Business Class Flights to Houston from UK |
Cheap Flights to Miami from UK
These resources can help travellers compare destinations and explore suitable flight options from the UK for their next trip.