GUILLAUME ROUILLE (1553): SKËNDERBEU MES PERSONALITETEVE MË TË FAMSHME QË NGA JEZU KRISHTI E DERI TE HENRI II I FRANCËS!

Francë, 7 shkurt 2018: Në faqen n° 196, të librit me titull “La Seconde partie du Promptuaire des medalles des plus renommees personnes commençant à la nativité de notre Sauveur Jesus Christ & continuant iusques au Treschrestien Roy de France Henri. II. du nom, à present eureusement regnant. – Pjesa e dytë e përmbledhjeve të medaljeve të njerëzve më të famshëm duke filluar që prej lindjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit dhe duke vazhduar deri te mbreti i krishterë i Francës, Henri II, që tashmë fatmirësisht mbretëron”, të autorit dhe botuesit francez, Guillaume Rouillé, gjejmë një medalje dhe shkrim të veçantë, dedikuar heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell në vijim këto informacione për lexuesin shqiptar:
“Skënderbeu (i quajtur kështu nga turqit, pasi u bë synet, sepse më parë quhej Gjergj Kastrioti) u dha peng nga babai i tij, mbret i Epirit dhe Shqipërisë, vende të njohura më parë si Maqedonia, Muratit, perandorit të shtatë të turqve, i cili pasi eksperimentoj aftësinë e tij gjatë përshleshjeve, e bën atë shefin e tij të ushtrisë kundër hungarezëve, të cilëve Skenderbeu u dorëzua, për fat të keq të turqve. Për më tepër, detyroi Bashën, sekretarin e turqve, që t’u shkruajë drejtuesëve të Krujës, që ai është dërguar nga vetë Murati për të drejtuar qytetin e lartpërmendur. Kështu e mori në drejtim vendin e tij…Murati u nis për Epir me një fuqi të madhe, duke e mbajtur Krujën të rrethuar pa sukses për disa muaj, vdiq nga trishtimi.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura