HALIL SELIMI: AMANETI I HERONJËVE PËRGJEGJËSI E GJALLË

(Pashtriku.org, 12. 11. 2012) – Në përurimin e këtij libri dhe përkujdesjen e mikut tonë, autorit, Xhabir Morina, sot, po rikthejmë kujtesën dhe vëmendjen, këtu e 33 vite më parë.
Jo për të rifilluar prapë ilegalen tonë, por për të rigjetur veten ku ishim atëherë dhe ku jemi sot. Pastaj, për të vazhduar ecjen, mundësisht, sa më drejtë dhe sa më dinjitozë!
Nuk jam kritik letrar dhe rrjedhimisht nuk më takon as vlerësimi për librin, por, megjithatë, i detyrohem autorit që ta përgëzoj, për punën e bërë!

Aq më shumë edhe për moment e rëndësisë së veçantë, jo vetëm si një përurim libri, por edhe për simbolikën shekullore të lirisë, flamurit dhe Pavarësisë.

Xhabir Morina

…………………………………………………..

Dhe në këtë përvjetor, dhe në këtë përurim, pas kaq shumë vitesh rrugëtimi të vështirë, përmes frymëzimit dhe edukimit, përpjekjes dhe veprimtarisë, luftës dhe gjakderdhjes, kemi arritur edhe deri te Kosova jonë Republikë dhe e lirë!
Por, fjala ime sot këtu, peshon edhe të veçantën e një porosie preshevare, mbetur akoma në këtë rrugëtim lirie të vështirë, padrejtësisht! E ndarë dhe e ndaluar kombtarisht, ku akoma protestohet festueshëm edhe për flamur, edhe për liri, edhe për barazi!
Edhe kjo vepër e shkruar me modesti dhe saktësi, nga autori, jo vetëm i kësaj vepre a veprimtarie, do të reflektojë dhe kultivojë frymëzimin dhe frymën e lirisë, në vazhdimësi.
Si në luftë edhe në paqe, në festa dhe manifestime, Ferizaj, ishte dhe mbetet një udhëkryq dhe pikënisje historike.
Jo rastësisht, Ferizaj, do të bëhej edhe pikënisja e veprimtarisë sime, një ditë! Këtu e 33 vjetë më parë. Fal mikut tim të idealit, veprimtarit të devotshëm, atëherë dhe tani, qytetarit dhe kryetarit më të veçantë ferizajas, Bajrush Xhemailit tuaj dhe tonit njëkohësisht!
Veprimtari të cilën do ta kurorëzonim në një sektor të rëndësishëm organizativ të kohës, ku studjonim dhe vepronim, si të rinjë. Pikërisht në Mitrovicë! Aty ku guxuam të organizoheshim asokohe ilegalisht dhe ku nuk mund të shkojmë sot lirisht!
Aspirata dhe angazhimi jonë për liri, barazi dhe demokraci, nuk mbaron këtu, kaq padrejtësisht! Megjithëkëtë, fundin e kësaj rruge, shumë më afër se fillimin, e kemi, sigurisht!
Prandaj, as idetë, as idealet, as kufijtë nuk na ndajnë, derisa të përbashkët i kemi heronjtë. Dhe, kudo që jetojmë si komb, amaneti i tyre mbetet përgjegjësi e gjallë, për çdo shqiptar!
Urime për të gjithë dhe autorit në veçanti!
– (Një fjalë rasti gjatë përurimit të librit “Për ty Atdhe” të autorit Xhabir Morina. Ferizaj, 11 Nëntor 2012)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura