Pashtriku.org, 23. 05. 2016: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan është i bazuar në Kushtetutën e Shtetit dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo. HTH” – kështu e vlerëson Hashim Thaçi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e uzurpuara nga Manastiri i Deçanit, që nga koha e regjimit pushtues të Millosheviqit.
P.S: Një shekull më parë Manastiri i Deçanit u takonte shqiptarëve të besimit ortodoks! Shikoni dy fotot që flasin më shumë se fjalët!
/ Editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha /