HAZIR MEHMETI: DARKA E LIRISË NË VJENË

Vjenë, 17. 06. 2014 – (Shënohet pesëmbëdhjetë vjetori i hyrjes së NATO-së në Kosovë) – Në darken festive morën pjesë diplomat, veprimtarë, krijues arti, kulture e shkence. Manifestimin e hapi nikoqiri i mbrëmjes z.Imer Lladrovci, konsull. Z.T.Eydelnant: konsull i përgjithshëm i SHBA-ve: ”Jam krenar të them se partneriteti në mes të SHBA-ve dhe Kosovës shkon më tej sesa vetëm participimi ynë në KFOR. …Urime për zgjedhjet e lira dhe të suksesshme që u zhvilluan në Kosovë.”
Hyrja e trupave të NATO-s, pas bombardimeve 78 ditëshe, në 12 qershorin e para pesëmbëdhjetë vjetëve shënoi në historinë e Kosovës ditën e lirisë së saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aeroplanët e Aleancës Veri atlantike kurorëzuan fitoren përfundimtare ndaj ushtrisë pushtuese serbe. Kjo datë e ka peshën e saj të pakontestueshëm, datë më e rëndësishme në lirinë dhe shtetbërjen e Kosovës.
Më këtë rast në shënimin e 12 Qershorit 1999, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri organizoi pritje dhe darkë festive për diplomat nga disa vende, veprimtarë e njerëz nga shkenca, arti e kultura në Austri. Morën pjesë edhe ambasadorët e Shqipërisë z.Roland Bimo dhe Spiro Koçi, ambasador pranë OSBE-së. Ishin prezentë edhe z.Timothy Eydelnant, konsull i Përgjithshëm në Ambasadën e SHBA-ve në Vjenë dhe konsull nga shtete tjera si: znj.Kirsten Ahlers e Gjermanisë, znj.Elizabeth Webster e Australisë, z.Branimir Loncar i Kroacisë, z.Fitim Nuhi i Maqedonisë, përfaqësues nga ambasada e Turqisë, Bullgarisë etj.

Vjenë, 12 qershor 2014: z.Timothy Eydelnant – Konsull i SHBA-ve

dhe z.Imer Lladrovci, Konsull i RKS.

Konsujt: z.Timothy Eydelnant dhe zonja e tij; Z. Imer Lladrovci

e znj.Lladrovci në nderim të atyre që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

z.Imer Lladrovci, duke mbajtur fjalën e rastit.

Këtë mbrëmje të rëndësishëme e moderoj (në të tri gjuhët) Florentina Durmishi. Mysafirët i përshëndeti z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. Ai në fjalën e tij tha: ”Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik në Austri! Shumë të respektuara familje të dëshmorëve dhe ushtar të UÇK-së, të respektuar veprimtarë, bashkatdhetarë, zonja e zotërinj! Është kënaqësi e veçantë për mua që të hap këtë Tubim me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së forcave ushtarake të NATO-s në vendin tim. Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju shpreh falënderimet e mia të sinqerta për praninë tuaj. Kjo datë është shpresa e Kosovës për liri dhe shpresë drejt Bashkimit Evropian. Lufta heroike e UÇK-së dhe intervenimi i NATO-së bënë që Kosova të jetë e lirë. 12 qershori i vitit 1999 është datë kthese, datë shprese, datë e fillimit të lirisë dhe rrugës drejtë Evropës. Ndërhyrja e NATO-së për të parandaluar shfarosjen e një populli, i cili luftoi për ta mbrojtur qenien e vet qytetare dhe kombëtare, territorin e vet historik, etnik ishte luftë për qytetërim evro-perëndimor. Kosova e rikthen në kujtesë admirimin, mirënjohjen, respektin e përzemërt ndaj secilit ushtar të djeshëm e të sotëm të NATO-së, ndaj shpirtit human dhe demokratik të popujve dhe shteteve aleate me në krye SHBA-të, flamurtare e ideologjisë së paqes universale. Do të jemi, përherë mirënjohës kontributit të ushtarëve të NATO-së, që në këto 15 vjet lirie, së bashku me institucionet ndërkombëtare po ndërtojmë shoqërinë e lirë dhe demokratike për të gjithë. Në këtë përvjetor paqeje dhe lirie, shteti ndërtimi demokratik i Kosovës është mburrje, krenari dhe sukses i yni i përbashkët. Tani jemi më të guximshëm në rrugëtimin tonë drejt familjes evropiane, jemi edhe më pranë vlerave të demokracive perëndimore, ndërtimit të një jete të re në paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e religjioni” Ndërsa në fjalën e tij konsulli i Përgjithshëm amerikan z.Timothy Eydelnant mes tjerash tha: ”I nderuari konsull, Lladrovci, të nderuar të pranishëm! Shumë faleminderit për ftesën! SHBA-të janë krenare që kontribuojnë për paqe në Kosovë përmes trupave të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO. Qe 15 vjet prezenca e SHBA-ve në KFOR është konstante, dhe tani kemi 650 paqeruajtës të pranishëm në Kosovë. Mision i KFOR-it për të kontribuar për një ambient të qetë dhe në forcimin e lirisë së lëvizjes ishte kyç për ta rikthyer paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor qe 15 vjet. Ky mision vazhdon edhe tani, KFOR-i është një faktor stabiliteti që respektohet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kontributi i KFOR-it në sigurinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 dhe 2014 që ishin në Kosovë e konfirmon rolin e saj të rëndësishëm. Prezenca e fuqishme e KFOR-it gjatë mbikëqyrjes së rrjedhave në Kosovë nga Bashkimi Europian, ishte një faktor i rëndësishëm i arritjes së marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013. KFOR-i është shumë më rëndësi për të krijuar një ambient, në të cilin këto marrëveshje mund të zbatohen. Shumë gjëra pozitive që janë arritur në Kosovë gjatë këtyre vjetëve të fundit nuk kishin mund të realizohen pa ndihmën dhe prezencën e KFOR-it. Jam krenar të them se partneriteti në mes të SHBA-ve dhe Kosovës shkon më tej sesa vetëm participimi ynë në KFOR. Që nga Marsi i vitit 2011 shteti ynë është pjesë e një partneriteti me Kosovën, i cili quhet „Iowa Kosovo Program“ i cili përfshin bashkëpunimin ndërmjet qeverive, ekonomisë dhe shoqërisë të dy vendeve.
Edhe pse jemi në Vjenë, me lejoni të u shpreh urimet nga ambasada e Amerikës në Kosovë për zgjedhjet e lira dhe të suksesshme që u zhvilluan në Kosovë. Ky është një hap i mirë drejt standardeve evropiane dhe perëndimore.”- tha z. Timothy. Darka kaloj në atmosferë feste, u ngritën dolli për Kosovën, heronjtë e kombit për miqtë e dashamirët tanë gjithandej globit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura