SKV: REKTORATI POLICOR!

(Prishtinë, 23. 05. 2012) – Dje më 22.05.2012, në ora 11:00, Lëvizja STUDIM KRITIKË VEPRIM ka dërguar fakte në prokurori për korrupsionin në UP. Në ato dokumente janë të faktuara shkeljet që Këshilli Drejtues dhe Rektorati kanë bërë me fondet e Universitetit. (Lexoni këtu: http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=424 – Sh.B) Jo rastësisht, në ora 17:00, të po të njejtës ditë, në shenjë hakmarrjeje, Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet e Studentëve në UP morri vendim që SKV të certifikohej për zgjedhjet studentore, por me një kusht i cili nuk ka bazë ligjore.
Bazuar në vendimin e nxjerrë nga Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet e Studentëve në UP të datës 22 Maj 2012 dhe të drejtën tonë, ne sot parashtruam ankesë kundër këtij vendimi duke respektuar afatin ligjor prej 24 orësh.
Në dispozitiv të këtij vendimi organizata jonë Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim – SKV, është certifikuar si organizata e 13 me radhë, mirëpo tek vërejtja e këtij vendimi thuhet ”Lëvizja Studentore për Barazi – Studim Kritikë Veprim – SKV u certifikua me kusht që Rron Gjinovci, Durim Jasharaj dhe Astrit Dehari të mos jenë në listat e kandidatëve për këshilla dhe parlamente të studentëve si dhe të njëjtit nuk mund ta përfaqësojnë organizatën në cilësinë e personave kontaktues për shkak se janë dënuar për shkelje të rënda disiplinore nga Komisionet disiplinore të fakulteteve përkatëse, si dhe rasti i tyre është në procedurë gjyqësore”.

AKTIVISTI I SVK-s : RRONI GJINOVCI.

________________________________________________

Kriteret që janë të përmendura në nenin 25 par.2 të Rregullorës për Zgjedhjet në UP nuk na e mohojnë të drejtën tonë për tu kualifikuar si organizatë studentore me listën përkatëse, sikurse që nuk na e mohon as neni 31 par. 2.3 i Ligjit për Arsimin e Lartë dhe neni 165 i Statutit të Universitetit të Prishtinës. Për më tepër, në par. 3 të nenit 25 është e specifikuar qartë se cilat kritere duhet të përmbushen për kualifikim cit. “Kandidatët të cilët nuk i përmbushin kualifikimet si në par. 2 duhet të hiqen nga lista e kandidatëve” çka do të thotë se çdo student që plotëson këto kritere do të jetë kandidaturë e ligjshme, dhe si rrjedhojë ky komision ka nxjerrë një vendim jo të ligjshëm. Organizata jonë ka plotësuar të gjitha kriteret dhe për këtë arsye Organizata jonë është e bindur se Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet e Studentëve në UP nuk ka të drejtë të largojë individë të kësaj organizate pa ndonjë bazë ligjore.
Rasti i Astrit Deharit dhe përjashtimi i tij nga lista është plotësisht joligjor, i pabazuar dhe politik meqenëse i njejti nuk ka qenë asnjëherë i akuzuar për ndonjë vepër penale, kundërvajtje dhe asnjëherë nuk i është dhënë ndonjë masë disiplonore nga UP. Pra, kjo dëshmon se edhe përjashtimi i studentëve Rron Gjinovci dhe Durim Jasharaj nga lista është joligjor dhe politik, duke shkelur kështu të drejtat e studentëve për të qenë pjesë e këtyre zgjedhjeve, e që nuk është në përputhje me aktet nënligjore të Universitetit të Prishtinës.
Ne i sqarojmë Komisionit Zgjedhor se në rast se nuk nxjerrë një vendim në përputhjet me Rr, S dhe L atëherë ne do t’i përdorim mjetet tjera dhe do ta dërgojmë lëndën në Gjykatën përkatëse dhe do të ndërmarrim aksione radikale deri në shfuqizimin e këtij vendimi të padrejtë dhe politik.
REKTORATI POLICOR
Sot, më 23 maj në mesditë Komisioni Zgjedhor për Zgjedhjet Studentore në UP nëpërmjet telefonit kontaktoi përfaqësuesin e Lëvizjes Studentore për Barazi -STUDIM KRITIKË VEPRIM, Rron Gjinovcin, të cilin e ftuan për tërhequr shortin për zgjedhjet studentore të 6 qershorit.

AKTIVISTËT E LËVIZJES STUDENTORE PËR BARAZI – STUDIM, KRITIKË – VEPRIM.

____________________________________________

Mirëpo në kohën e paraparë për tërheqjen e shortit, Rroni te rrethoja e rektoratit nuk u lejua që të hynte nga rojtari me arsyetimin se Sekretari i UP-së, Vaxhid Sadriu e paska urdhëruar atë që të mos e lejonte të marrë pjesë në tërheqjen e shortit (ndonëse Komisioni të cilin e udhëheq Vaxhid Sadriu e kishte ftuar Rronin).
Meqenëse ishte vendim i padrejtë, ne tentuam të hymë në mbledhjen në të cilin na kishin ftuar. Mirëpo duket se ftesa e tyre ishte kurth tinzar ndaj SKV-s. Sigurimi i Rektoratit që priti studentët me shkopinj gome nuk i mjaftoi Rektoratit. Ata ftuan edhe mbi 50 Policë të njësive të ndryshme, të cilët ndërhyn në mënyrë brutale për t’i arrestuar studentët. Policia gjatë arrestimit brutal, përdori sprej lotsjellës e shkopinj gome, për të arrestuar studentët e UP-s.

________________________

RAKTORATI POLICOR!

_____________________________

____________________________________

Universiteti është i studentëve dhe për studentët. Por Rektorati që e ka katandisur UP-në në gjendje të mjerueshme ka vendosur diktatin partiak dhe aparatin policor për të rrahur studenë të UP-së që po organizohen për një Universitet të mirëfilltë.
SKV kërkon lirimin e menjëhershme të aktivistëve të saj. SKV nuk do të ndalet në rrugëtimin e saj të organizimit të studentëve për një Universitet të studentëve e të shkencës e jo të klientelizmit politik e të dhunës policore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura