HAZIR MEHMETI: FLETËTHIRRJE NGA SHOQATA E MËSUESVE SHQIPTARË “NAIM FRASHËRI” NË AUSTRI – PËR MËSIM NË GJUHËN SHQIPE

Vjenë, 11. 06. 2015 – Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se në Vjenë kanë mundësi të mësojnë fëmijët e juaj edhe në gjuhën shqipe. Në të gjitha shkollat prindërit kanë mundësi ta kërkojnë këtë duke e plotësuar formularin e veçantë në gjermanisht e shqip. Në ciklin e ulët dhe të lartë të fillores, gjimnazë e shkollat politeknike, deri në moshën 19 vjeçare.
Është dobësi që prindërit shqiptarë nuk e kërkojnë të vendosur këtë të drejtë krahas gjuhëve tjera. Nga afër 14 mijë nxënës shqiptarë në Austri, shqip mësojnë vetëm 2,5 mijë (vetëm 19%)
Pa gjuhën shqipe fëmija e humbë identitetin e një kombi e kulture dhe kjo çon në formimin e tij të mangët. Në të gjitha rrethet (Bez.) e Vjenës ka mundësi regjistrimi si nisje për formimin e grupeve mësimore.
Çka duhet bërë prindi?
Që tani në qershor ai/ajo duhet të kërkon formularin /Anmeldungformular/ për gjuhën shqipe. Ta plotëson, nënshkruan dhe e dorëzon në drejtori.
Pastaj,
Drejtoria në bashkëpunim me inspektorin e organizojnë mësimin shqip dhe e caktojnë mësuesin.
Mos harroni!!
Nënshkrimi i juaj e siguron vijimin e tij të rregullt.
Po ne,
Mësuesi shqiptar do punon pas dite sipas orarit të caktuar nga shkolla.

Të gjitha tekstet nxënësit i kanë të siguruara falas nga Ministria e Mësimit të Austrisë, përmes projekteve nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Ministria e Diasporës. Ministria e Diasporës ka projekte me nxënës e mësues që u mundësohet vizita falas njëjavore në Kosovë e Shqipëri, programe lojërash, garash sportive: hendboll, volejboll, futboll, tenis etj. Kuizi i diturisë në RTK me nxënës nga diaspora është një moment feste e takim mes nxënësve nga shumë vende.
Ju lutemi bëjuni pjesë e aksionit!
Regjistroni, udhëzoni e ndihmoni regjistrimin e të gjithë nxënësve nga 6 vjeç deri në 19 vjeç, në të gjitha shkollat.
Kërkesa e prindërve do përkrahet nga të gjitha shoqatat e mërgimtarëve tanë, veprimtarët e dashamirët e gjuhës shqipe, ruajtjes së saj si vlera e parë, identitet i të qenit shqiptar.

Për SHMSH “Naim Frashëri” në Austri – Hazir Mehmeti, sekretar.
Vjenë, 7 qershor 2015.
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura