HAZIR MEHMETI: KANALI TELEVIZIV PËR MËRGATË, NJË DOMOSDOSHMËRI E VONUAR!

Vjenë, 27 shtator 2018: Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “E mirëpres kërkesën tuaj me të cilën do merret grupi i caktuar për media, bile mendoj se jemi të vonuar në themelimin e kanalit televiziv për mërgatë”.
Nga disa aktivist vendesh të ndryshme nisi rrugëtimin ideja për themelimin e një kanali televiziv dedikuar ekskluzivisht mërgatës, kërkesë drejtuar institucioneve tona. Nuk ishte e lehtë kjo kur dihet mishmashi ynë i përgjithshëm në jetën e vendit. Ky mishmash akoma më i shprehur duket në raportet me mërgatën e trajtuar po ashtu nga një mishmash nevrik i qëndrimeve karshi saj në përgjithësi dhe mediave për dhe rreth saj në veçanti.
Qeveria e Kosovës nuk ka një vizion të çartë për mërgatën si pjesë jetike e kombit e cila ka nevojë të mbahet afër në të gjitha format e mundshme, për këtë njëra nga shumë të fuqishmet është bota e mediave tani shumë e zhvilluar. Duke e parë zhvillimin e mediave në atdhe të cilat e anashkalojnë gjysmën e kombit jashtë atdheut, apo, e kualifikon atë “lopë për ta mjelë”, grupi nismëtar filloi takimet me përfaqësues të institucioneve në Kosovë, kurse në Shqipëri as që qanë kokën për diç të tillë edhe pse tani kanë një ministër për diasporë. Arsyeja e kësaj nisme, nëse i dinë zyrtarët, është e sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës; “… obligohet në ofrimin e informimit dhe komunikimit ndaj qytetarëve jashtë vendit”. Më konkretisht, Ligji për RTK-në, Neni 8, paragrafi 6 parasheh mundësinë e zgjerimit të rrjetit transmetues. Vonesa në zgjerimin me kanalin televiziv për mërgimtarë do kushton shumë në mungesë afrimi e lidhje me gjysmën e kombit, veçanërisht gjeneratën e re.

Kërkesat me shkrim iu dorëzuan kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili e pranoi me kënaqësi dhe mes tjerash e vlerësoi si nismë e qëlluar. “E mirëpres kërkesën tuaj me të cilën do merret grupi i caktuar për media, bile mendoj se jemi të vonuar në themelimin e kanalit televiziv për mërgatë”. Grupi nismëtar i drejtuar nga Ragip Ramaj e falënderoi për këtë pritje dhe përkrahje. Takimi me Ministrin e Diasporës Dardan Gashi, ishin premtuese e fjalëmirë, mes tjerash ai në Vjenë deklaron: “Jemi marr vesh me Ministrin, Pandeli Majko, rreth kanalit televiziv të përbashkët me financim të barabartë nga të dy shtetet”. Por ky, si duket, ishte vetëm një premtim. Takimi i radhë ishte ai me grupin parlamentar për media në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani, së pari në Prishtinë e pastaj në Düseldorf ku ishte së bashku me anëtarin e grupit parlamentar për media, Milaim Zeka. Ata vlerësuan si të domosdoshme themelimin e kanalit televiziv, por hezituan në financimin e tij nga institucionet e shtetit duke e arsyetuar me problemet buxhetore.
Gjatë dy muajve të pushimeve, ishte një agjentë e ngjeshur e grupit nismëtar me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, të RTK-së, me guvernatorin e Bankës Qendrore, Fehmi Mehmetin, me shoqëritë civile dhe mediave tjera.
Konsultime u zhvilluan edhe me njerëz profesionist nga legjislatura, financa, arsimi të cilat takime nxorën domosdoshmërinë e propozimit për plotësime ligjore të duhura lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës për një integrim më të avancuar të mërgatës në fushën e informimit.
Kërkesën për kanalin televiziv për mërgatën dhe plotësimin me nen paragrafë të Nenit 6, paragrafi 4 të Draft-ligjit për Transmetuesin Publik, RTK- në, Këshilli Nismëtar e ka dorëzuar në Qeveri, Parlament dhe RTK. Mërgimtarët shpresojnë se ligjdhënësit në Kosovë do të marrin parasysh kërkesën e tyre dhe se neni 6, paragrafi 4 do të plotësohet sipas kërkesave të mërgimtarëve për kanalin e tyre televiziv.
Po thuaj nga të gjithë u pranua si kërkesë e arsyeshme që mërgata të ketë kanal të vetin televiziv, bile u konsideruar vonesë e pa arsyeshme në realizim kur dihet roli i mërgatës.
Sa tani e tutje do realizohet kjo kërkesë varet nga qëndrimi i institucioneve tona ndaj nevojave të mërgatës si gjysma e kombit. Interesat kombëtare janë mbi të gjitha interesat klanore, partiake, religjioze, sektare, mbi ato lokale e krahinore. Pra, nëse e kemi seriozisht interesin kombëtar për të ardhmen, do duhet veprim konkret në themelimin e kanalit televiziv për mërgatën brenda televizionit publik sipas ligjshmërive për media dhe detyrimeve kushtetuese ndaj qytetarëve jashtë atdheut.
Dhe, jo vetëm për kanal televiziv, por edhe për bankën për diasporë, arsimin për diasporë, qendrat kulturore në diasporë, rrjetet e bizneseve etj. Këto realizohen kur drejtuesit e shtetit punojnë për interesa kombëtare, e kur do ndodhë kjo mbetet të shihet. Tani për tani pak janë gjasat serioze në vlimin e mishmashit anarkik në vend dhe raportet me mërgatën
Grupi nismëtar pret përgjigje nga institucionet relevante të vendit dhe nuk do ndalet së kërkuari deri në realizimin e saj si e drejtë e mohuar nga institucionet e vendit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura