GUXIMI INTELEKTUAL!

GUXIMI INTELEKTUAL!

Nga Sheradin Berisha, 07 nëntor 2021

“Respektimi jo kritik ndaj autoriteteve është armiku më i madh i së vërtetës”, ka thënë shkenctari më i shquar i shekullit XX-të, Albert Ajntshajni.

Ndërsa studiuesi amerikan, Robert Lee Frost (1874 – 1963) thotë: “Liria bazohet në guximin tonë”!

Ndërkaq filozofi austro – britanik, Karl R. Popper, (1902 – 1994) lidhur me guximin intelektual ka theksuar: “unë jam në favor të guximit intelektual. Ne nuk mund të jemi njëkohësisht frikacakë intelektualë dhe kërkues të së vërtetës. Kush kërkon të vërtetën duhet të guxojë për të qenë një revolucionar në fushën e mendimit”.

Duke u bazuar në këto thënie, sot shoqëria jonë ka nevojë për më shumë intelektualë të lirë e të guximshëm, që thonë të vërtetën dhe i mbrojnë të drejtat e qytetarëve, e jo interesat e pushtetarëve, as të oligarkëve të çfardo kombi a race qofshin ata!

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura