HAZIR MEHMETI: NË VJENË U SHENUA DYVJETORI I THEMELIMIT TË RRJETIT TË BIZNESEVE SHQIPTARE NË AUSTRI

Vjenë, 14. 12. 1015. Destani: “Secili prej nesh ta ketë si obligim në shtimin e investimeve në vendlindje”. Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, një shembull për të gjitha Rrjetet Shqiptare brenda Unionit Global.” Soprano, Lorika Ismaili, dhe pianisti Menan Berveniku i dhanë shije festive dyvjetorit.
Pallati Auersperg shekullor i Vjenës tanimë i njohur me historinë e tij rreth shqiptarëve, shënoj dhe një aktivitet shqiptarë në kronikën e jetës së tij katër shekullore. Ambienti i mrekullueshëm ishte rezervuar për shënimin e dyvjetorit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri. Morën pjesë mysafir nga disa vende, ndër të cilët edhe Lazim Destani, kryetar nderi i Unionit Global të Bizneseve Shqiptare. Tubimin e hapi Arben Myftari, sekretar i Rrjetit për Austri, kurse në emër të nikoqirit përshëndeti Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit për Austri dhe nënkryetar i Unionit Global. “Para dy vjetësh e filluam një rrugëtim të përbashkët mbi bazat e tri kritereve. Kriteri i parë është të punojmë bashkë, të rritet besueshmëria mes bizneseve shqiptare në diasporë, kriteri i dytë është investimet në vendet tona dhe i treti mbrojtja e investimeve tona. Ne veprojmë në vendet me ekonomi të zhvilluara ku respektohen ligjet investuese, kurse në vendin tonë kemi ekonomi në zhvillim ku ngecjet janë evidente. Ne mundohemi që përmes kontakteve me institucionet përkatëse të ndihmojmë në zgjedhjen e problemeve rreth investimeve” . Në fjalën përshëndetëse biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani mes tjerash tha: “Ne punojmë në vendet me ekonomi të zhvilluara dhe kemi suksese, por më vjen keq për vendlindjen ku rinia edhe pse kryen shkolla mbesin pa u punësuar. Nisur nga kjo, do thosha, që secili prej nesh ta ketë si obligim në shtimin e investimeve dhe punësimin e sa më shumë njerëzve atje. Vështirësi ka gjithmonë, sfida ka gjithmonë, por asnjëherë mos u gjunjëzoni para tyre në punën tuaj. Duajeni punën tuaj dhe kryeni me vullnet si çelës i suksesit në biznes”.

Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit për Austri.

Arben Myftari prezantoj aktivitetet kryesore të bizneseve gjatë këtyre dy vjetëve. Më konkretisht rreth realizimit me sukses të disa projekteve ndërtimore në bashkëpunim folën Argëtim Hani , projekti “Sigmundgasse” dhe Naim Rugova rreth projektit “Lorystrasse”. Nga aktiviteti i biznesmenëve dhe me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës u themelua revista “Porta” të cilën e prezantoj redaktorja Lindita Fetiu-Sina. “Revista Porta është një magazinë direkte dedikuar diasporës shqiptare, sukseseve të saj” –tha mes tjerash ajo.
Saranda Iseni, kryetare i Rrjetit në Suedi përshëndeti në emër të vendeve Skandinave. “Jemi ende në fazën fillestare të formimit, por shembullin e Austrisë do përpiqemi ta ndjekim në formën e bashkëpunimit mes veti”. Ishin prezent Omer Nura(Finlandë), Atan Labjani (Angli), kryetari i Shoqërisë Kulturore “Migjeni” nga Sllovenia, Tahir Maliqaj etj.
Në programin e ofruar nga organizatori ra në sy mungesa e fjalës së stafit diplomatik të vendeve tona. Të jetë koha e limituar e programit apo e diplomatëve në raste të tilla vërehet mungesa e përfaqësimit të vendlindjes, pa të cilën s’ka shije të plotë, aq më shumë një përvjetor i nisur pikërisht nga hapësira e shtëpisë së përbashkët para dy vjetësh. Programi u shoqërua me koktej rasti.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura