HAZIR MEHMETI: PËRFUNDON VITI SHKOLLOR NË AUSTRI

Vjenë, 29. 06. 2016: Përfshirja e nxënësve shqiptarë në mësimin amtar nën çdo nivel krahasuar me mundësitë që ofron Austria. Fundqershori dhe fillimshtatori është koha e deklarimit të prindërve për formimin e grupeve mësimore. Një shembull i shkëlqyer në Bashkinë e 11-të ku me insistimin e prindërve hapet grupi i ri për vitin e ardhshëm shkollor me tri orë mësim (VS-Herderpaltz Simmering)
“Mësimi i gjuhës së parë e ndihmon mësimin në gjuhën e shkollës dhe në formimin e personalitetit të fëmijës”.
Pak shtete në botë e kanë organizuar aq mirë brenda sistemit arsimor publik mësimin e gjuhëve amtare sikurse Austria, ku mësimin amtar e mbajnë 415 mësues në 25 gjuhë, mesin e tyre edhe 25 mësues shqiptarë. Nga afër 13 mijë nxënës shqiptarë mësimin në gjuhën amtare vijojnë vetëm 2500, në gjithë Austrinë. Shprehur në përqindje është vetëm 19 përqind. Krahasuar me grupet tjera etnike dhe me vijueshmërinë në disa shtete tjera është një numër tejet i vogël.

Në folklorizmin tonë bosh e të përditshëm, gati gjithmonë, përmendet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, por asnjëherë pa u ndal në konkretizimin e aktiviteteve si t’i afrohemi prindit i cili është ai që vendos për fëmijën e vet. Edhe pse në faqet elektronike pranë Ministrisë së Mësimit të Austrisë, pranë drejtorive të shkollave, këshillit të mësuesve, prindërit e kanë mundësinë e sigurimit të formularit lajmërues. Derisa në Ciklin e Ulët ka një vijueshmëri të ulët, në Ciklin e Lartë është reduktuar fare. Kjo vërehet veçan në Vjenë dhe disa qytete të mëdha ku ka përqendrim më të madh të mërgimtarëve. Kjo dukuri nuk u analizua asnjëherë, përkundër shqetësimeve që mësuesit i shtruan disa herë. Derisa kombet tjera: polakët, rumunët, hungarezët etj, nga disa shkolla e formojnë grupin mësimor prej 12 nxënësish i kërkuar sipas ligjit, tek shqiptarë në shumë shkolla ka 15 deri në 35 nxënës dhe nuk formohet grupi mësimor ku do mësoheshin 2-4 orë mësimi amtar. Këtë disa herë e ka potencuar Inspektori i mësimit përgjegjës për gjuhët amtare para mësuesve shqiptarë kur ata kanë kërkuar sqarime.
Shumica e prindërve nuk pyesin rreth të drejtave të tyre e as nuk i kërkojnë ato pranë organeve të shkollës. Aq më keq disa nga prindërit e refuzojnë duke menduar se gjuha amtare e pengon fëmijën e në gjuhën e shkollës, derisa shkencat pedagogjike e psikologjike e thotë të kundërtën “Mësimi i gjuhës së parë e ndihmon mësimin në gjuhën e shkollës dhe në formimin e personalitetit të fëmijës” Për ta përcjellë këtë të vërtetë shumë me dobi tek prindërit shqiptarë duhet ndihma e secilit, në radhë të parë e shoqatave, përfaqësive konsullore e diplomatike, ministrive përkatëse dhe mjetet e informimit publik. Shoqatat Shumica e shoqatave në programet e tyre e kanë “ruajtjen e gjuhës e kulturës”, por në fakt shumë pak i kushtojnë rëndësi kësaj. Kjo vlen veçan për shoqatat kulturore, drejtuesit e tyre shumica e të cilëve as vet nuk i dërgojnë fëmijët për të mësuar gjuhen amtare. Arsyet për këtë ke “me thes”, dhe del se çdo gjë qenka më me vlerë se mësimi shqip, në vend që të jetë e kundërta. Media
Mediat shumë pak hapësirë i kushtojnë Shkollës Shqipe në Diasporë. radiotelevizioni publik, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni Shqiptar nuk kanë hapësirë të përhershme për Shkollën Shqipe në Diasporë, vetëm ndonjëherë aty këtu prezantim kulturor, dhe atë, nga filmime amatore pa ndonjë skenar që prek esencën dhe rëndësinë e problemit. Shtypi elektronik në diasporë nuk ka një adresë të caktuar ku do mund të informohej prindi e nxënësi rreth mundësive që ofrohen në rrethin e tij rreth mësimit shqip. Ato pranë ministrive nuk kanë informata të duhura për secilin shtetet, kjo ka mund të bëhet në bashkëpunim me mësuesit dhe shoqatat e tyre. Mediat nuk janë në detyrën e duhur në përkrahjen e ruajtjes dhe kultivimin e gjuhës shqipe në diasporë. Ky konstatim i mësuesve në vazhdimësi vite me radhë
në seminaret e tyre mbetet i pa ndryshuar. Ministritë Ministria e Diasporë, Ministritë e Arsimit të dy shteteve tona akoma nuk i kanë shumë gjëra të konkretizuara, se çka duhet bërë për të iu afruar mërgimtarit. U shkri energji e pare për institucionalizimin e shkollës shqipe, por u bë pak konkretisht edhe pse u fillua me shtrimin e problemit për diskutim konferencave e në media ku strategji e parë e programit u caktua Shkolla Shqipe në Diasporë. Kjo tani u harrua bashkë me themelimin e Qendrave Kulturore Shqiptare të cilat do ishin vend trajtimit, informimi, planifikimit e veprimi në zgjedhjen e shumë kërkesave të mërgimtarëve, veçan në përkrahjen e nxënësit jo vetëm në gjuhën amtare, por edhe në fushat tjera me rëndësi për integrim me identitet

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Vjenë, 05. 07. 2015 – Deri në mesin e muajit korrik mësimi përfundon në tërë Austrinë. Sipas shënimeve janë 13.560 nxënës shqiptarë, prej të cilëve shqip mësojnë në tërë vendin vetëm 2500 nxënës në klasat e 23 mësuesve, apo diku rreth 19% i tyre. Ata që vijuan mësimin në gjuhën shqipe e përfunduan me sukses,do jenë pjesë e projekteve të Ministrisë së Diasporës dhe do bëjnë falas shëtitje në Kosovë, Shqipëri dhe në Austri. Pajisja me tekste më mirë se asnjëherë.
Në Austri jetojnë diku rreth 60 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, çereku i tyre janë fëmijë shkollor. Sipas shënimeve janë 13.560 nxënës shqiptarë, prej të cilëve shqip mësojnë në tërë vendin vetëm 2500 nxënës në klasat e 23 mësuesve, apo diku rreth 19% i tyre. Kur dihet se Austria është njëra nga vendet ku mësimi i gjuhës amtare është i garantuar si pjesë e sistemit publik arsimor në kuadër të Ministrisë së Mësimit në Austri, kjo është shumë pak dhe paraqet shqetësim. Krahasuar me kombet tjera është e pa kuptim refuzimi i prindërve mësimin shqip. Kjo është diçka befasuese edhe për zyrtarët përgjegjës, kur dihet se çdo gjë është e siguruar nga Ministria e Mësimit të Austrisë. Kryesia e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri në Kuvendin e saj e ka ngritur këtë shqetësim dhe apelon tek Ministria e Diasporës, Ministria e Arsimit, shoqatat shqiptare në Austri në aktivizimin e tyre në formë aksioni për regjistrimin e nxënësve në mësimin shqip nga mosha 6 vjeçare deri në moshën 19 vjeçare. Veçanërisht i ulët është vijimi në Vjenë, Graz, Salzburg si qendra ku graviton një mërgatë shqiptare numerikisht e theksuar. Në Vjenë si rezultat i pasivitetit tonë u shua një vend pune mësuesi në vend që të hapej një i ri, pas shkuarjes në pension të njërit prej tyre. Në Vjenë jetojnë mbi 20 mijë shqiptarë me mbi 3 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e nënta, prej tyre mësojnë shqip vetëm 370 prej tyre. Afër 2 mijë janë nxënës të rritur 11 deri 19 vjeç, prej tyre mësojnë shqip diku rreth 30 nxënës.

Mjerisht, edhe pse shoqatat kulturore e kanë në programet e tyre të ndihmojnë ruajtjen e gjuhës shqipe dhe bashkëpunimin me rrethet kulturore e mësimore, aktiviteti i tyre karshi mësimit shqip ësht shumë larg mundësive e nevojave. Duhet të niset që nga kryesitë e shoqatave kulturore, veprimtarë regjistrimi i fëmijëve në mësimin shqip. Edhe pse ka deklarime se do ndihmohet integrimi me identitet kombëtar e jo të asimiluar, në fakt është e kundërta, me pasivitetin tonë po e mundësojmë asimilimin e fëmijëve tanë. Përshtypja është se në familje punohet pak me fëmijët e rritur duke e humbur atë nga kontrolli i domosdoshëm. Arsyetimet e atyre të cilët nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre janë gjithfarë dhe nga më qesharaket e naivet: “Fëmija im di shqip”, “Unë e mësoj në shpi”, “…aiii, atij i duhet gjermanishtja se sa për shqip ai është perfekt”, “…këtu nuk kemi nevojë për shqip”, “ …nuk ka kohë, ai është në gjimnaz”, “ ..nuk po do shqip, veç m’e myt”, “…nashta vitin tjetër”, “ … jo more hiqmu shqipes”, “… u regjistrue në fusboll, nuk ka kohë” etj.
Në të gjitha shkollat prindërit mund të kërkojnë formularin për gjuhën shqipe. Kjo është e drejtë e garantuar me ligj dhe duhet shfrytëzuar nga prindërit që t’i mundëson fëmijës së tij vijueshmërinë… Nuk mund të jesh shqiptar e të mos flasësh gjuhën shqipe.
Në Austri mësimi i gjuhës amtare është i siguruar brenda sistemit shkollor publik dhe nën përkujdesjen e organeve zyrtare përkatëse. Pak vende në Europë e kanë të rregulluar kaq mirë mësimin amtar sikurse është Austria e përcjell nga Suedia, Finlanda. Në vendet tjera mësimi në gjuhën amtare është kryesisht i organizuar dhe financuar nga shoqatat e prindërve.
Shfrytëzoni mundësitë
Nisur nga rrethanat e volitshme prindërit do duhej t’i shfrytëzojnë mundësitë e ofruara. -Ata duhet më këmbëngulje të kërkojnë që fëmija i tyre të ketë mundësi të mësoj shqip i garantuar sipas ligjit dhe t’i nënshkruajnë fletëparaqitjet (Anmeldung) me kohë, javën e parë.
-Të jenë të organizuar, të komunikojnë mes veti edhe me prindër të shkollave afër deri në formimin e grupit prej 12 nxënësve shqiptarë të cilëve u sigurohet mësimi sipas ligjit për gjuhë amtare. Të gjitha kërkesat pastaj janë në varësi të drejtorive, inspektorit. Mësimdhënësi do sigurohet nga këto organe përgjegjëse, tekstet dhe materiali përcjellës.
Tekstet
Tani janë të siguruara tekstet e reja (19 tekste) nga Ministria e Arsimit dhe Diasporës për të gjitha nivelet mësimore falas. Ato porositen nga mësuesi në Ministrinë e Mësimit të Austrisë të cilit i dërgohen në shkollë. Në Austri për herë të parë është botuar Abetarja në shqip dhe mësuesi e porositë nga katalogu i teksteve mësimore sipas numrit të nxënësve në shkollë. Të gjitha janë falas. Abetarja dhe Tekst Ushtirimi-1 mund të porositen nga prindërit privatisht, por duhet paguar. Adresa: E.Weber Verlag, Eisenstatdt, përmes internetit direkt (O-line). Kjo abetare është e përshtatshme për nxënësit në diasporë dhe e standardeve bashkëkohore për alfabetiizmin paralel me gjuhën e shkollës dhe është porositur nga shumë vend D,S,B,GBr etj. Info: Ph-Zürich Datenbank Mehrsprachigkeit Zvicër; E.Weber Verlag -Austri etj.
Tekstet janë të hartuara sipas kurrikulës së re mësimore për diasporë nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe tani e bashkuar edhe Ministria përkatëse e Shqipërisë.
Për informata shtesë prindërit mund të kontaktojnë me mësuesit shqiptarë. Adresat e tyre janë të shënuara në Ambasadën e Kosovës.
Formimi i personalitetit me identitet dhe i kompletuar nuk mund të jetë i plotë pa e mësuar gjuhën e nënës. Nuk mund të jesh shqiptar e të mos flasësh gjuhën shqipe. Gjuha shqipe nuk e pengon integrimin dhe mësimin e gjuhës së shkollës, përkundrazi e ndihmon atë. Shpresojmë se gjatë këtyre dy muajve do kemi aktivitete në dobi të formimit të grupeve mësimore deri në javën e parë të shtatorit, kur fillon mësimi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura