HAZIR MEHMETI: ROMANI ‘NË HIRIN E DASHURISË’ – NJË TRAKTAT LETRAR QË SHKUND NDËRGJEGJEN SHQIPTARE KUNDËR HARRESËS!

Vjenë, 03. 07. 2014 – Një traditë e bukur e Ambasadës së Republikës së Kosovës në shërbim të kulturës në promovimin e veprave të autorëve nga të gjitha trevat etnike shqiptare u shpreh edhe ndaj veprës së znj. Naile Muqa-Ahmeti. Në promovimin e veprës “Në hirin e dashurisë” morën pjesë nga Ambasada e Shqipërisë zv. Ambasadori Adhurim Resuli dhe Dede Penga, Adnan Draga, këshilltar në Ministri të Kosovës, kurse nga Ambasada e Kosovës z. Imer Lladrovci, Yllka Geci, Faruk Ajeti dhe Z.Fitim Nuhiu nga Ambasada e Maqedonisë. Ishin prezent studentë, veprimtarë e intelektualë, përfaqësues shoqatash kulturo-sportive në Vjenë. Promovimi u udhëhoq nga z.Imer Lladrovci, konsull. Fjalën e recensuesit të veprës e lexoi Abdullah Abdullahi, veprimtar. Mes tjerash rreth romanit veçojmë: “Romani “Në hirin e dashurisë” i Naile Muqa-Ahmetit, është një nga të rrallët e letërsisë moderne shqipe që flet për pasojat e luftës së gjatë të shqiptarëve për t’u mbijetuar kohëve të këqija; dramat e njerëzve të rëndomtë që mund të jenë edhe tragjedi njerëzore, që autorja me sukses i ka ngritur në një prosede të standardit letrar.


Autorja e librit Naile Muqa – Ahmeti.

Autorja është rrekur ta shkruaj një roman psikologjik, edhe pse modelin e tij në letërsinë shqipe nuk e ka pasur të lehtë ta gjej: temën psikologjike – temën e jetës shqiptare, temë të cilën mund ta hasim shumë rrallë tek ndonjë autor shqiptar”….” Në 18 kapitujt e romanit, që mund të lexohen edhe si tregime të veçanta, autorja me sukses ia ka dalë të ndërtojë shtyllën e idesë kryesore: se edhe nga hiri i zjarrit të luftës mund të mbruhet shpresa e dashuria. Ky roman është ndër të rrallët e prozës sonë të re që merret me një psikanalizë kaq të thellë të protagonistëve, ndërsa lexuesve mund t’u shërbejë edhe si psikoterapi e vërtetë për shërimin e gulmeve të shpirtit…. Në fund të thosha se, mbi të gjitha, romani “Në hirin e dashurisë” është një traktat letrar që shkund ndërgjegjen shqiptare kundër harresës dhe të huajësimit nga lufta dhe pasojat e mynxyrshme të saj.” Fjalë rasti u mbajt edhe nga znj.Halime Jakupaj me temën “Rilindja e personazheve, për të përjetuar ëndrrën e madhe në botën e vogël”.
Kush është Naile Muqa Ahmeti?
U lind në vitin 1967 në katundin Vraniq rrethina e Suharekës. Në Bukosh kreu shkollën fillore, kurse Gjimnazin në Suharekë. Studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës dhe Tetovës në Degën Letërsi shqiptare. Për disa kohë jetoj në Perëndim, por atdheun e kishte gjithmonë në zemër dhe mbajti lidhje të fuqishme me te. Ajo shkruan poezi dhe tregime, tani kjo është vepra e saj e re.

  

Promovimi i librit ‘Në hirin e dashurisë’ në Ambasadën e Kosovës – Vjenë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

ASAJ

ASAJ Ti që troket në mendjen time Ma mbushë shpirtin plotë gëzi Je freskim i zemrës sime Jetës…