HEROINA: KUSH NDIHMON SHËRIMIN TIM DHE SIGURIMIN E STREHËS PËR FAMILJEN TONË, LE TA NDIHMOJË ZOTI!

Pashtriku.org, 09. 07. 2013 – (Letër nga Heroina14 vjeçare) – U linda në kohë lufte…Paramilitarët serb na kishin dëbuar nga shtëpitë tona në drejtim të fshatrave tjera. Nëna rrëfen se, babanë ma kishin vrarë ende pa lindur unë, ndërsa vëllanë tim 1 vit e 6 muajsh e kishin grabitur nga dora e nënës dhe e kishin hedh në rrugë për ta shkelur tankset. Falë Zotit ai mbijetoi se një kalimtar e kish larguar nga rruga! Me 13 bleror (prill) 1999 paramilitarët serb na zunë pritën në rrugë, me ç’rast i vranë 3 persona, i masakruan dhe u maltretuan edhe shumë të tjerë. Ata nuk më kursyen as mua, që edhepse vetëm 3 muajshe më kishin përplasur për toke, duke me shtypur gjymtyrët e trupit. Që atëhere i vuaj pasojat dhe ende nuk kam gjet shërim… Edhe pas katër operimesh, unë ende nuk mund zhvillohem normalisht si të gjithë fëmijët e tjerë, ndërsa për lëndimet në gjysmën e majtë të trupit dhe në kokë nuk kam gjetur përkrahje tjetër përvëç nga mjeku Bedri Jashari.

Heroina tremuajshe, në kohën kur u përplas e u shtyp nga forcat serbe – 1999.

Humanistja Behide Hasanaj: Heroinës 14 vjeçare i duhet ndihma jonë për t’u shëruar. Ajo përjetoi dhunën serbe kur i kishte vetëm 3 muaj jetë!

*   *   *

Edhe pas 14 vitesh unë jetoj në kushte të vështira ekonomike, pa kulm mbi kokë dhe në shtëpi të huaj. Babi im – depoist i Shoqatës “Nëna Tereze”, furnizoi popullatën dhe ushtrinë tonë me gjëra ushqimore, derisa ra dëshmor për Kosovë. Por, asnjë përkujdesje nga institucionet e Kosovës nuk kam si fëmijë deshmori. Kemi mbet nën përkujdesjen e gjyshit të moshuar, me mamin e maltretuar e cila vuan pasojat e luftës dhe pamundësinë për t’na dhënë ndihmë…!!!
A ka ende njerëz të mirë si teta Behide që i përgjigjen thirrjes sonë për ndihmë?! Kush ndihmon shërimin tim dhe sigurimin e strehës për familjen tonë, le ta ndihmojë Zoti!

___________________
Kontributet tuaja mund t’iderdhni në:
“Verein zur Unterstüzung vergewaltigte Frauen und Kinder aus dem Kosovokrieg 1998 und 1999”.

Schwizer Konto: CH 48 0900 0000 6072 2849 7
Euro Konto: CH 9209000000912397756

BIC-Code POFICHBEXXX

* * *
Kontakti:
Behide Hasanaj
E mail: gjenozid.9899 @hotmail.ch
Tel: 0041/78-664-22-04

=========================

T H I RR J E   –  A P E L

për ndihmë femrave të dhunuara nga forcat serbe me 1998-1999

Humanistja Behide Hasanaj, gjatë vizitës te një viktimë –

e përdhunuar gjatë luftës, nga forcat kriminale serbe!

*   *   *

Gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, Serbia zbatoi gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe popullatës joserbe në Kosovë, duke i larguar nga vendbanimet, grabitur pasurinë, djegur shtëpitë, masakruar, vrarë e zhdukur kufomat për të fshehur gjurmët e krimeve barbare. Ndërsa, me dhunimin e mbi 20 mijë femrave të të gjitha moshave, me urrejtjen e saj patologjike ndaj shqiptarëve synoi poshtërimin e tyre, duke prekur në atë më të shenjtën: nderin! Dhunimet e mijëra femrave nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në mbarë territorin e Kosoves, janë ndër krimet më të rënda, të pandriçuara dhe të pandëshkuara. Ndaj, në Emër të Zotit apeloj tek ju njerëz të mirë, që bashkarisht të ndihmojmë këto viktima të cilat paguan më së shtrenjti çmimin e lirisë që po e gëzojmë të gjithë. T’ua lehtësojmë dhëmbjet e pashërueshme fizike dhe shpirtërore, duke ua zgjatur dorën e ndihmës atyre që tash 14 vjet jetojnë në skaj të ekzistencës dhe nën peshën e rëndë të stigmës, tash kur përkujdesja institucionale edhe ashtu e vonuar duket të vie me hapa tejet të ngadalshëm. Sepse, këtë ua kemi borxh, siç ua kemi borxh heronjve, dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe të gjithë atyre që dhanë e flijuan për lirinë e Kosovës. A nuk heshtëm mjaft gjatë?! Le të ngrisim zërin bashkë dhe duke bashkuar forcat, t’i nxjerrim në dritë këto gra të mbytura më shumë se një dekadë në errësirën e vuajtjes, skamjes e të harrimit?! Ndaj, mos ta rëndojmë këtë barrë edhe më shumë mbi ndërgjegjen tonë shoqërore, por edhepse vonë, t’ua zgjasim dorën e cila do duhej t’iu zgjatej kaherë për t’i shpëtuar nga mjerimi dhe për t’ua ofruar një jetë të dinjitetshme siç e meritojnë. Padrejtësia e moskujdesi shumëvjeçar edhe ashtu rëndon mbi ne… Përgjigjuni thirrjes sonë pra, për hir të viktimave, të cilat pas përdhunimit nga forcat serbe u vranë, u masakruan apo u zhduken pa gjurmë … Për hir të të mbijetuarave të cilat vazhdojnë jetën si hije pa asnjë përkujdesje institucionale! Ju garantojmë se çdo kontribut juaji do të shfrytëzohet në mënyrën më të ndershme dhe më transparente, me mbështetjen direkte të viktimave.
Zoti ju shpërbleftë!

___________________
Kontributet tuaja mund t’i derdhni në:
“Verein zur Unterstüzung vergewaltigte Frauen und Kinder aus dem Kosovokrieg 1998 und 1999”.

Schwizer Konto: CH 48 0900 0000 6072 2849 7
Euro Konto: CH 9209000000912397756

BIC-Code POFICHBEXXX

* * * 
Kontakti:
Behide Hasanaj
E mail: [email protected]

Tel: 0041/78-664-22-04

===========================

FLET AHMET GRAJҪEVCI – PËR DHUNIMET GJATË LUFTËS NË KOSOVË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura