HISTORIKE: DEKLARATA E HERMAN BERNSTEIN: ‘MBRETI ZOG ËSHTË NJË NGA UDHËHEQËSIT QË PUNON MË SHUMË NË EUROPË! SHQIPËRIA…’ – THE CHICAGO TRIBUNE AND THE DAILY NEWS (1932)

Francë, 6 Prill 2020: “The Chicago Tribune and the Daily News” ka botuar, të mërkurën e 25 majit 1932, në faqen n°3, një intervistë të Herman Bernstein, ambasadorit amerikan në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Bernstein, ambasador i Shqipërisë, në Paris
Rrugës për në detyrën e tij
“Herman Bernstein, ambasadori amerikan në Shqipëri, shkoi pasditen e djeshme në Paris, qëndroi atje për disa orë, dhe pastaj mori trenin e mbrëmjes për në Gjenevë për të kaluar dy ditë para se të kthehej në postin e tij në Tiranë.
Ai ishte shumë optimist për kushtet politike dhe ekonomike përtej Atlantikut. Tani për tani, tha ai, qytetet e mëdha pasqyrojnë depresionin shumë më tepër se qytetet e vogla sepse ato kanë një mentalitet të tillë depresioni, por “së shpejti do të dalin prej tij”.

Herman Bernstein

– Po në lidhje me situatën politike çfarë mendoni ?
– Unë pres që t’i raportoj të njëjtit president gjatë pesë viteve të ardhshme. Nuk mund të them asgjë më shumë ?
– Shqipëria ?
– Një nga vendet më interesante në Evropë për të jetuar. Një vend shumë interesant dhe me të ardhme. Unë mendoj se Mbreti Zog është një nga udhëheqësit që punon më shumë në Evropë. Ai është i zënë çdo minutë në planet për të përmirësuar vendin e tij dhe po ia del mbanë me sukses.
Bernstein, i cili kaloi vetëm një muaj në Shtetet e Bashkuara, kryesisht në Uashington, u kthye me anijen Leviathan. Ai do të vizitojë vajzën e tij në Gjenevë para se të kthehet në Tiranë.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura