HIZDRI GUBETINI SHPALLET KAMPION NË GARËN NDËRKOMBËTARE TË AERONAUTIKËS “OLUDENIZ AIR GAME FESTIVA”

HIZDRI GUBETINI SHPALLET KAMPION NË GARËN NDËRKOMBËTARE TË AERONAUTIKËS “OLUDENIZ AIR GAME FESTIVA”

Nga Arif Ejupi Gjenevë 25 tetor 2021

Hizdri Halit Gubetini,i lindur më 8 prill të vitit 1977 në Polenicë,paralagjeje e Podujevës, qysh si fëmijë ka ëndërruar fluturimin në ajër.

Edhe pse mjeshtëria e fluturimeve në lartësitë e qiellit bart në vete rreziqe të shumta për jetën Hizdriu,asnjëherë nuk është zmbrapsur nga ky aktivitet i rrallë sportiv në vendin tonë.

Ai në kushte tepër të rënda pune falë këmbëngulësisë dhe dëshirës për ta masivizuar edhe jashtë trojeve tona Aeronautikën,ka përballuar dhe sfiduar probleme nga më të ndryshmet.

Vetëmohimi dhe puna e pandërprerë bënë që Gubetini të stoliset me trofe të shumta, si në garat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Ai në një konkurrencë tejet të fortë në garat ndërkombëtare “OLUNDENIZ AIR GAME FESTIVAL”të zhvilluara më 20-24, tetor të këtij viti në Oludeniz-Fetiye të Turqisë, ka lënë pas vetes 55 aeronautistë të njohur të botës.

Me këtë arritje të jashtëzakonshme Gubetini,përveç suksesit personal e ka ngritur në piedestal edhe Republikën e Kosovës,e cila edhe pse Shtet i ri shkëlqeu në këtë sport mjaft tërheqës dhe atraktiv.

Këto gara në të ashtuquajturat fluturime në tandem dhe hedhje“sky taiving” dhe “wing suit”përveç përkushtimit të madh kërkojnë edhe precizitet milimetrik.

Zhdërvjelltësia dhe puna e palodhshme e Gubetinit,bënë që Federata Aeronautike e Republikës së Kosovës, tani e tutje të jetë me rol kryesor në Aeronautikën botërore.

Shpresojmë që suksesi i Hizriut,do të shpërblehet nga udhëheqësit e institucioneve tona,me ndonjë vend pune në Forcën e Sigurisë së Kosovës,ku kontributi i tij do të ishte me vlerë të shumëfishtë.

Në të kundërtën vendet e Evropës Perëndimore me traditë në lëmin e Aeronautikës,me dëshirën më të madhe do t’ia hapnin dyert,këtij profesionisti me talent të lindur në këtë disiplinë të fluturimeve ajrore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura