HUMANIZMI NË VEPËR

Familja Kurmemaj fëmijëve më në nevojë të Rozhajës u ringjalli shpresën për  t’u ndierë të paharruar, të  dashur e të mirëpritur

Nga Gjekë Gjonaj

Çifti i dëshmuar humanitarë, Dina dhe Ahmet Kurmemaj, mërgimtarë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, përmes Fondit Humanitar Shqiptaro – Amerikan “Trojet tona”, vazhdon  misionin e  vet  humanitar. Këta njerëz bamirës me shpirt dhe zemër të madhe  sërish u treguan të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Mal të Zi. Fokusi i tyre i radhës  kësaj herë ishin  fëmijët më në nevojë të Komunës së Razhajës, të cilët janë të prekur nga sëmundja e diabetit të tipit 1, fëmijët me paralizë cerebrale dhe të gjithë fëmijët e Qendrës Ditore.

Këto ndihma financiare dhe dhurata u ndanë, më 27 dhjetor 2023, në sallën e leximit të Bibliotekës së qytetit të Rozhajës dhe në ambientet e Qendrës Ditore. Në ceremoninë solemne të ndarjes së këtyre ndihmave fëmijëve më në nevojë të Rozhajës, të pranishmëve iu drejtua  koordinatori i  Fondit Humanitar “Trojet tona” për Rozhajë, Haxhi Lajçi, i cili  falënderoi  donatorët  për  punën e tyre humane. “Fondacioni Humanitar Shqiptaro-Amerikan ,,Trojet Tona“ ka ndarë  mjete financiare dhe dhurata  për  këto grupe të fëmijëve që kanë nevojë për përkrahje: 12 fëmijëve  me diabet,  3 fëmijëve  me paralizë cerebrale dhe  të gjithë fëmijëve të Qendrës Ditore. Gjithsej janë 25 fëmijë.  Idenë tonë, të doktor  Jaho Pepiq dhe profesoreshës  Sena Tahiroviq, për përkrahjen e këtyre fëmijëve më në nevojë, e kuptuan shpirtërisht dy bashkëshortët afaristë të shquar, anëtarë të Fondacionit ,,Trojet Tona,,, Dina dhe Ahmet Kurmehaj, të cilët janë  njerëz të mirë, humanist të kujdesshëm, sidomos për qytetarët e Malit të Zi. Ata janë njerëz zemërgjerë,  vizionar  dhe të përkushtuar  për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Përveç kësaj ata posedojnë  një shpirt human, sakrifikojnë pasurinë e tyre për të tjerët, janë dritë dhe shpresë për të  ata që kanë nevojë për përkrahje.”, theksoi ndër të tjera Lajçi.

Me këtë rast folën  edhe  Dr. Jaho Pepiq dhe profesoresha Sena Tahiroviq, të cilët kanë përgëzuar fëmijët përfitues të  ndihmave dhe kanë falënderuar çiftin Kurmemaj që ndihmuan  me mjete të  veta financiare  fëmijët e Rozhajës që kanë nevojë për ndihmë.

Familja Kurmemaj me këtë donacion fëmijëve në nevojë të Rozhajës  dëshmoi atë që kërkohet prej nesh: dhembshurinë ndaj të gjithëve, veçanërisht ndaj  fëmijëve që janë të sprovuar nga sëmundjet dhe  dhimbja. Shembulli i tyre fisnik rindez shpresën  për një njerëzim të ri, më të drejt dhe vëllazëror, ku të gjithë mund të ndihen të paharruar, të dashur e të mirëpritur.

Total
0
Shares
1 comments
  1. Hey there! This post could not be written any better! Reading this
    post reminds me of my previous room mate! He always kept talking about this.

    I will forward this page to him. Pretty sure he will have a good
    read. Thank you for sharing!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura