HYRJA IME NË LNÇKVSHJ (1978…)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi, Suedi, 9 Prill 2020

Xhafer Durmishi: “Shkollën fillore e kam mbaruar në fshatin Prilluzhë. Në dy vitet e para mësim më ka dhënë Qerkin Peci. Në këto dy vite, përveç Qerkinit praktikën si mësues e ka bërë Sheremet Saraçi, i cili e ka zëvendësua Qerkinin për dy muaj. Në klasën e tretë dhe të katërt mësuese e kemi pas Hanëmshahe Pasomën. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshatin Prilluzhë, me sukses shembullor, d.m.th. pa asnjë katërshe gjatë tetë viteve, regjistrohem pa provim pranues në Qendrën Shkollore Teknike “Nikolla Teslla” në Obiliq. Kjo shkollë nuk ka qenë shkollë komunale por pronë e Kombinatit të Obiliqit, dhe ka pas për detyrë të shkolloj punëtorët e kuadrot e profileve të ndryshme për Kombinatin.

  • Xhafer Durmishi nxënës i shkollës fillore

Në shkollën e mesme në Obiliq, shok të ngushtë e kam pas Hakif Krasniqin nga fshati Zhilivodë. Me Hakifin nuk më ka lidhë shumë interesi i lëndëve shkencore në shkollë si kimia, fizika e matematika (për diskutimin e këtyre lëndëve kam pas një rreth krejt tjetër) por interesi ynë i përbashkët ka qenë për gjuhën e letërsinë shqipe dhe leximi i veprave të letërsisë shqipe deri tek ato të realizmit socialist, të botuara në Shqipëri e të cilat na kanë ra në dorë, apo i kemi huazuar në biblioteka.

Hakifi me vëllaun e vetë më të vogël Hasanin dhe nanën kanë jetuar në Zhilivodë. Sa motra më të rritura i ka pas nuk më kujtohet. Por e di se një motër e tij më e madhe, Bedrija ka qenë e martuar me Ismet Saraçin, nga fshati Bivolak. Ismeti ka qenë shok i ngushtë me Sheremetin dhe këta të dy së bashku shokë me Shefqet Jasharin nga Strofci. Përmes shokut tim të shkollës së mesme Hakifit jam njohur me Ismetin dhe rinjohur me Sheremetin (pasi Sheremeti më kishte dhënë dy muaj mësim në dy vitet e para të shkollës fillore). Në fillim të vitit 1978, Ismet Saraçi, pasi më kishte takuar shumë e shumë herë më ka folë për Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi, më ka propozuar të anëtarësohem dhe unë jam pajtuar. Ismeti më ka anëtarësuar në Lëvizje në shtëpinë e tij në Bivolak. Viti 1978 është viti i 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe në këtë vit puna ime si anëtar i Lëvizjes është një pikë ujë në deti në krahasim me punën pothuajse krejtësisht zyrtare për të kujtuar 100 vjetorin e Lidhjes.” Përmes Hakifit jam njohur edhe me Behxhet Krasniqin, i cili përmes meje është anëtarësua në LNÇKVSHJ.”

Çerkin Peci: “I respektuari dëshmor i Kosovës, Jusuf Gërvalla, ndihem krenar që Të kisha prijës në LNÇKVSHJ ! Përkujtim atdhetar deri në përjetësi!”

(17 janar 2016  www.facebook.com/jgervalla)

  *** 

 P-nr. 9/83

NË EMËR TË POPULLIT

GJYKATA E QARKUT NË MITROVICËN E TITOS, në trupin gjykues të përbërë prej gjyqtarëve: Jusuf Mejzini-kryetar, Branko Jarediq-anëtar, gjyqtarëve porotë: Zenel Hamza, Millutin Markoviq dhe Radojica Gjokoviq-anëtarë, me procesmbajtësen Mevlude Hamza, në çështjen penale të të akuzuarit REXHEP MEHMETIT për veprën penale Bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 të LPJ lidhur me veprën penale Cënimi kontrarevolucionar i rregullimit shoqëror nga neni 114 të LPJ, të të akuzuarve SHEFQET DIBRANI, QERKIN PECI dhe MUSTAFË MULOLLI, secili veç e veç për veprën penale Bashkimi për veprimtari armiqësore nga neni 136 al. 1 të LPJ lidhur me veprën penale Cënimi kontrarevolucionar i rregullimit shoqëror nga neni 114. të LPJ, sipas aktakuzës së Prokurorisë publike të qarkut në Mitrovicën e Titos PP-nr. 84/82 të datës 02.02.1983, pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, verbal e publik me datën 26 maj 1983 në prezencë të përfaqësuesit të aktakuzës zëvendës PPQ në Mitrovicën e Titos Faruk Korenicës, të akuzuarve, mbrojtësve të tyre avoketëve: Mehmet Dushkut nga Prishtina, Abedin Naxhiut dhe Zaim Istrefit, të dytë nga Mitrovica e Titos, më datën 27 maj 1983 muarr dhe në prezencë të palëve publikisht shpall këtë

AKTGJYKIM

(…)

3. “QERKIN PECI, i biri i Hajdarit dhe i Halimes, e gjinisë Haziri, i lindur më 20.04.1944 në fshatin Zhazhë komuna e Mitrovicës së Titos, vendbanimin e ka në Mitrovicën e Titos në lagjën “Tamnik” rruga 8 nr. 30, shqiptar, shtetas i RSFJ, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, ka të kryer Fakultetin filozofik – grupi i albanologjis, i martuar, babë i 3 fëmijve të mitur, shërbimin ushtarak e ka rregulluar në Nish më 1971, gjindet në EU pranë KK Mitrovicë e Titos, i pa dekoruar, me gjendje të mesme ekonomike, më parë jo i dënuar, kundër tij nuk zbatohet procedura për ndonjë vepër tjetër penale, gjindet në paraburgim prej 05.08.1982, (…)

„Nga mesi i muajit shkurt të vitit 1982, i akuzuari Rexhep Mehmeti, në Mitrovicën e Titos ka formuar grupin armiqësor të ashtuquajtur “treshi” të përbërë prej të akuzuarve Shefqet Dibrani, Qerkin Peci dhe Mustafë Mulolli i cili grup është pjesë përbërëse e organizatave armiqësore: “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptar në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ) dhe “Partia komuniste Marksiste Leniniste të shqiptarëve në Jugosllavi” (PKMLSHJ) dhe prej datës 19.02.1982 këto dy organizata janë shkrirë në një të vetme të ashtuquajtur “Lëvizja për Republikën Shqiptare në kuadër të Jugosllavisë”. Deri te arritja e formimit të këtij “treshi”, i ndihmuar dhe sipas udhëzimeve të ekstremit armiqësor Ymer Berishës, i akuzuari Rexhep Mehmeti ka ndërmarr disa veprime paraprake. Kështu në shkurt të vitit 1982, bashkë me Ymer Berishën, ka udhëtuar në Turqi me qëllim të caktuar, që të lidhen me emigracionin ekstrem shqiptar për të marrë instrukcione e udhëzime rreth formimit të grupit në vend i cili kishte me zhvilluar aktivitete armiqësore ndaj sistemit të RSFJ. Në Adapazar të Turqisë takohet me emigrantët ekstrem nga Kosova Sabri Maxhuni dhe Sabri N. me të cilët janë marrë vesh që në Kosovë të formojnë grupin armiqësor që të punojë për organizatën “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”. Me t’u kthyer nga Turqia për në Jugosllavi prej këtyre emigrantëve, i akuzuari Rexhep e Ymer Berisha marrin afishin “Komunikatë” në të cilin bëhet fjalë për shkrirjen e organizatave të përmendura armiqësore, në një të vetme të quajtur “Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi”. Në këtë afishe njëherit bëhet fjalë për instrukcionet e punës së mëtejme armiqësore. Përveç kësaj Rexhepi dhe Ymeri nga emigrantët ekstrem i kanë marrë edhe dy numra nga tre ekzemplarë (gjashtë copa) të fletushkës “Zëri i Kosovës” nr. 1 e 2., organ i kësaj organizate ekstreme emigrante shqiptare në perëndim, që të sillnin në Jugosllavi me qëllim të shpërndarjes e propagimit. I akuzuari Rexhep kur kthehet nga Turqia në vend, fillon të punojë për “Lëvizjen”, duke formuar “treshin” armiqësor, ashtuqë si u tha më lartë, angazhon dhe ia arrin qëllimit që të anëtarësojë në këtë tresh: bashkëfshatarin e tij të akuzuarin Shefqet Dibranin, të akuzuarin Qerkin Pecin me të cilin më parë është njohtë gjatë vuajtjes së dënimit të burgut në Smrekonicë duke bashkëpunuar me ekstremin armiqësor Ymer Berishën, dhe të akuzuarin Mustafë Mulollin, kolegun e dikurshëm të punës me të cilin qysh më parë ka pas bisedë rreth formimit të një grupi armiqësor.“

(…)

GJYKON

„Të akuzuarin Qerkin Pecin ME DËNIM BURGIMI në kohë zgjatje prej 3 (tri) vjetësh në të cilën i llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim prej datës 05.08.1982 e tutje deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.“

(…)

GJYKATA E QARKUT NË MITROVICË E TITOS

P-nr. 9/83, – më 27.05.1983

PROCESMBAJTËSJA                       

Mevlyde Hamza, d.v.

KRYETARI I TRUPIT-GJYQTARI,

Jusuf Mejzini, d.v.

***

  • Faksimile të aktgjykimit, P-nr. 9/83

Ty

Ty që vajzën Arbërie e linde për ARBËRINË!

Ty që për këtë Yll-Atdhe – fale dashurinë!

Ty që Kujtimit i belbëzoje për LIRINË!

Ty borxh ndër mote ta kemi PAVDEKËSINË.

Ty që Gëzimin e porosite ,,Kjo Tokë është e jote” !

Të paçim përherë Kurorë Lavdiplote!

Ty të pata besnike me dëshira të zjarrta

Ty në belbëzime të kujtojnë Albani- Norë arta.

Ty që Shkumbinin e rrite duke i kënduar Bacë Bajramit

Ty s’ta harrojmë Porosinë për Dashurinë ndaj Vatanit

Ty që fëmiun e fundit e pagëzove Durim

Ty bashkëluftëtare, të kujtoj me mallëngjim…

Ty që Skënderit* e Aliut*- strehë të ngrohtë iu fale

Ty në mermer të skalita për të larta IDEALE…

Sheremet SARAÇI, 1990

*Skënderi – Xhafer Durmishi dhe * Aliu – Asllan Muharremi (anëtarë të Familjes së Sheremet Saraçit)

Marly (Zvicër) më 20 tetor 2016

Përshëndetje Xhafer,

Sa për informim: Më datë 15 tetor 2016, së bashku me Asllanin jemi takuar me Ismet Saraçin, të cilit në prezencë të Asllanit ia kam dhënë letrën me zarf të mbyllur, pra ashtu si ma ke dërguar përmes postës. I kam bërë disa foto kur ia kam dhënë letrën dhe do t’i dërgoj përmes postës elektronike. Letrën që po ta dërgoi e kam marrë nga Ismeti më datë 17 tetor 2016, të hapur, në të njejtin vend, në një mini-Restorant të një Qendre Tregëtare afër Spitalit në Prishtinë.

Shumë të fala nga unë Shaban Muharremi.

Unë ndihem i privilegjuar dhe shumë krenar

I nderuari  dhe shumë i respektuari shoku Xhafer,

Më lejoni së pari të të  falenderoj përzemërsisht për shënimet dhe fjalët që i pranova nga Ti përmes Shaban Muharremit. I lexova me plotë mall dhe emocione. Më dolën përpara të gjitha ato momente dhe peripeti e sakrifica që i përjetuam së bashku. Siç dihet, takimi im i parë me ty ishte në vjeshtë të vitit 1973, si nxënës i Shkollës së Mesme Teknike ”Nikolla Teslla” në Obiliq. Aty kisha edhe vëllaun e gruas Hakif Krasniqin.

 Ishit në vitin e parë. Më foli Hakifi për mbështetjen qoftë materiale qoftë shoqërore që jeni duke ia bërë. Isha kurreshtar që të njoh për së afërmi. Me fjalët e para që i ndërrova me Ty, aty kuptova se keni një shpirt të madh, human dhe keni një vizion të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes kombëtare deri në fund. U bëre pjesë e shpirtit tim. Dhe takimet tona filluan të shpeshtohen. Po edhe ato takime ishin shumë të frytshme veç sa u forconin idealet tona. Në vitin 1978 isha i kyçur në Lëvizje, dhe sipas statutit duhej ta zgjeroja anëtarësinë sipas kritereve. Xhaferi nuk i plotësonte kushtet për shkak të moshës së re. Mirëpo unë këmbëngula dhe mora përgjegjësinë, e thirra një ditë në shtëpinë time e njoftova me statutin e Lëvizjes. Kjo ishte në vitin 1978. E pranoi me plotë vullnet dhe pa kurrfarë hezitimi e dha betimin. Kur filluam me disa aktivitete Xhaferi gjithmonë ishte në ballë dhe i kryente me sukses.

 Gjatë vitit 1980 Sheremet Saraçit iu dha për detyrë të shkoj në Stamboll për një takim me Sabri Novosellën, në banesën e Tefik Strajës. Për takimet vijuese Sheremeti me Sabriun u morën vesh që të dërgohej Xhafer Durmishi sepse e dëshmoj vehten se ka një pjekuri politike e morale dhe i guximshëm. Në janar të vitit 1981, unë dhe Sheremeti ia ndihmojmë udhëtimin për Stamboll. Mori me vete numrin e telefonit të Tefik Strajës. Takimi ishte i suksesshëm.

Unë ndihem i privilegjuar dhe shumë krenar që e kam pasë fatin ta kem anëtarë të Lëvizjes.

Ismet Saraçi  (17 tetor 2016 Prishtinë)

________________

Shtojcë

Ish anëtari LNÇKVSHJ’së – LRSHJ’së

KUSH MË PËRJASHTOI NGA PUNA NË VITIN 1981, PËR PJESËMARRJE NË DEMONSTRATËN E 3 PRILLIT 1981 NË MITROVICË

Nga Çerkin Peci (*)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura