KUSH MË PËRJASHTOI NGA PUNA NË VITIN 1981, PËR PJESËMARRJE NË DEMONSTRATËN E 3 PRILLIT 1981 NË MITROVICË

Ish anëtari LNÇKVSHJ’së – LRSHJ’së

Nga Çerkin Peci (*)

Profesori nga Mitrovica Çerkin Peci, publikon emrat e komisionit që e përjashtuan nga puna më 1981 për pjesëmarrjen e tij në demonstrata

***

Janë bërë 40 vite që kur studentët e Universitetit të Prishtinës filluan demonstratat duke kërkuar liri e barazi për shqiptarët në kuadër të Federatës Jugosllave, projekt ky që mori mbështetjen e popullit dhe shumë intelektualëve patriot, raporton Veriu.

Njëri nga mbështetësit e studentëve dhe pjesëmarrës i demonstratave ishte edhe profesori Çerkin Peci, i cili u përjashtua nga puna si mësimdhënës vetëm për shkakun që kishte marrë pjesë në demonstratë.

Profesori Peci në kujtim të shënimit të këtyre demonstratave ka publikuar edhe emrat e anëtarëve të komisionit që e përjashtuan nga puna në vitin 1981.

Profesori ka shkruar se kryetar i komisionit që përjashtoi atë nga puna ishte Gani Rrustemi, kryetar i tubimit Ibrahim Vinarci, kurse anëtarë komisioni Sabile Mripa, Bajram Smakiqi dhe Buda Dreqi.

Profesori Peci është babai i dëshmorit të kombit Ramadan Peci që dha jetën për lirinë e Kosovës në luftën e fundit (1998 – 1999).

Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e profesor Pecit:

KOMISIONI DISIPLINOR I QENDRËS ARSIMORE TË BAZAVE TË PËRBASHKËTA “S.T”NË MITROVICË, MË 1.7.1981 SJELL VENDIM PËR NDËRPRERJEN E MARRËDHËNIES SË PUNËS PROFESORIT ÇERKIN PECI, KURSE KËSHILLI I ARSIMTARËVE MË 2.7.1981 E VËRTETOI, NGA SE MË 3 PRILL 1981 KA MARRË PJESË NË DEMONSTRATAT ARMIQËSORE!

ARSYETIM

Shoku Çerkin Peci më 3 prill 1981 ka marrë pjesë në demonstrata të organizuara në Mitrovicë nga ana e elementëve armiqësorë, nacionalist, shovenist dhe irredentist dmth. nga armiku i bashkësisë sonë socialiste, vetëqeverisëse, të cilat shoqëria jonë i ka cilësua si tentim i kontrarevolucionit dhe rrezikimi i integritetit të shtetit tonë.

Në shqyrtimin publik verbal është konstatuar se i larpërmenduri ka marrë pjesë në demonstratat armiqësore, të cilat kanë pasur karakter kontrarevolucionar dhe rrezikim të fryteve të LNÇ dhe sistemit politik në Jugosllavi…

Duke marrë parasysh peshën e lëndimit dhe pasojat e saja, shkallën e përgjegjësisë së punëtorit dhe rrethanat tjera, Komisioni disiplinor ka shqiptuar masën ndëshkuese më të rëndë;

– ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Për këtë Vendim kanë votuar të gjithë anëtarët e Komisionit.

QENDRA ARSIMORE E BAZAVE TË PËRBASHKËTA “SILVIRA TOMAZINI” MITROVICË

Nr. 518/ 2.7.1981

Vula

Kryetari i tubimit, Kryetari i komisionit,

Ibrahim Vinarci d.v. Gani Rrustemi d.v.

Anëtarët e komisionit,

Sabile Mripa,

Drejtori Bajram Smakiqi,

Rexhep Zujoviqi, Buda Dreqi

***

P.S. tash kur e shikoj, pas 40 vitesh, sa “faj” të madh paskam pasë bërë, më shkon mendja t’i “falenderoj” që s’më kanë denuar me pushkatim, sidomos kolegët shqiptarë!

(Botuar në „Mitropol“ dhe „Jepi Zë, 13 mars 2021)

  • Çerkin Peci, 1968: para Shkollës Fillore “Liria” në Gurrakoc të Vushtrrisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastritit – Skënderbeut.

____________________

(*) Çerkin Peci më 27 maj 1983 dënohet me 3 vjet burg, (si anëtar i LNÇKVSHJ-së, më pastaj i LRSHJ së) në të cilën i llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim prej datës 05.08.1982.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura