EPITAF – I DASHTUN AXHA IBRAHIM!

NË NDERIM TЁ JETËS DHE VEPRËS SË PROF. IBRAHIM SKENDERIT

NË DITËVDEKJEN E TIJ, MЁ 18. 11. 2025

EPITAF –  I DASHTUN AXHA IBRAHIM

Du me t’u diftue si asht ma s‘miri.

Veç ti don edhe din me m’kuptue. 

Kur pranvera nisi me ardh,

bashk me te vijnë edhe lulet e majit.

Zani yt i ambël m’nep shpresê e jetë,

m’mbush plot lumni e m’ban me rrnue

n’parajsën tande engjullore.

Jeta m’ka ba me kuptue

qi jo çdo kush asht si ti e unë!

Edhe n’mêrzinë ma t’madhe kur e kemi pas,

kêrkush s’gjeti dakik e as sahat pêr me m’ngushllue!

Jeta asht e pa m’shirë!  

Nuk m’dha edhe nji mundësi t’dytë pêr me jetue!

As me i pa njerzit n’sy e me kuptue

se sa kemi nevojë për njani tjetrin,

për dashninë qi na ka mungue,

edhe për hallet tona qi kurr s’maruen!

Kjo dynja asht durim e pritje!

Ku dita asht sa nji shekull jetê,

e nata pa ispatë! Oh jetë e shenj’t,

buzëqeshë, hiq pa ndalë.

I falë gzim e dashni ksaj krijese Hyjnore,

edhe n’ditët ma t’bekueme t’Universit!

DASHNI, T’DUE TY! SEPSE EDHE TI M’DO MUE!

Prof. Argjira Ukimeri

Prizren, më 21 Nëntor 2025

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura