Pashtriku.org, 27. 01. 2014 – Më 26 janar 2014, në ambientet e sindikatës UNIA në Zürich, u promovua libri i autorit Agim Sylejmani: “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”. Në këtë promovim morën pjesë shumë bashkëatdhetarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare. Tubimin e moderoj Vjosa Kryeziu-Krasniqi, ndërsa të pranishmit i ka përshëndetur autori i librit Agim Sylejmani. Ndërkaq për librin folën, Teuta Zymberi, Jashar Alia, Salih Sefa, Metush Zenuni, Osman Osmani, Ibish Neziri etj. Me këtë rast portali pashtriku org, boton kumtesën e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ibish Neziri.
* * *
Miq të nderuar,
kur mora ftesën nga miku im dhe i juaj Agim Sulejmani për të marrë pjesë në këtë festë të librit aq sa u ndjeva i nderuar, njëkohësisht u ndjeva edhe i shqetësuar: Si do të shkoja në promovimin e librit pa e lexuar librin? Këtë shqetësim shumë shpejt ma hoqi Agimi duke ma dërguar librin në formatin digjital, të cilit me shumë kënaqësi i bëra një blic lexim.
– Ibish Neziri –
Unë nuk do të flas për librin dhe vlerën e tij aq sa do të flas për nevojën e botimit të librave të tillë.
Fillimisht dua ta përshëndes autorin Agim Sulejmani:
– për punën e tij të madhe që ka bërë në zbardhjen e njërës ndër figurat më të ndritshme të lëvizjes ilegale të Kosovës, Heroit Rexhep Malaj,
– për veprimtarinë e tij dhe shokëve të tij,
– për torturat që ushtroheshin në zyrat e UDB-së dhe për realitetin në burgjet jugollave, me të cilin autori ishte edhe bashkëvuajtës,
– për luftën e tij pas grilave, bashkëpunimin dhe lidhjen edhe me të burgosur tjerë duke filluar prej Rafi Halilit në burgun e Idrizovës e deri të i fundit Behxhet Shala, në burgun e Mostarit dhe pas daljes nga burgu bashkëpunimin me shumë shokë të tjerë drejtpërdrejtë ose tërthorazi si me Fehmi Lladrovcin e Shaban Shalën,
– për të ardhur edhe te rënia e tij heroike duke luftuar vetë i dytë kundër një shteti 22 milionësh dhe njëkohësisht gjithë këtë duke e mbuluar me shumë fotografi edhe dokumente arkivore, të cilat në libër i sjellë në formë faksimilesh.
* * *
Botimi i këtij libri në 30 vjetorin e rënies së këtyre dy luanëve të ilegales në Kosovë, njësoj sikur edhe botimi i një numri monografishë të botuara vitet e fundit ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, për brezin tonë dhe brezat që do të vijnë.
Botimi i këtij libri merr peshë akoma më shumë pasi që botohet në kohën kur mbeturinat e UDB’së serbe dhe jugosllave kanë filluar të rigrupohen dhe përsëri:
– si këtu e 39 vjet më parë, kur u burgos Adem Demaçi për të tretën herë me radhë bashkë me shokët, mes të cilëve ishte edhe Rexhep Malaj e Isë Kastrati, të dy heronj të Kosovës,
– si këtu e 33 vjet më parë kur shpërthyen demonstratat e rinisë studentore dhe punëtore shqiptare në Prishtinë e gjithë Kosovën,
– si këtu e 32 vjet më parë, kur në pabesi në Untegrupenbach vriten Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,
– si këtu e 30 vjet më parë kur në Kodrën e Trimave në Prishtinë vriten Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri e pak muaj më vonë edhe Zija Shemsiu në CZ-në famëkeqe të Beogradit,
– si me 2 nëntor të vitit 1989 kur në Kodrën e Diellit në Prishtinë vriten Afrim Zhitija e Fahri Fazliu,
– si në kohën më të lavdishme të historisë sonë më të re – në Epokën e UÇK-së, me fjalorin e Beogradit dhe UDB-së të na i përlyejnë figurat dhe ngjarjet më të ndritura të historisë së popullit tonë, siç bëri ditë më parë renegati UDB-ash, shërbëtor i përjetshëm i Beogradit i fshehur pas maskës së gazetarit dje e sot pas maskës së historianit, Jusuf Buxhovi, i cili madje edhe UDB-në serbe e amnistoi nga vrasjet e tre kolosëve tjerë të lëvizjes ilegale dhe shumë shqiptarëve, të cilat edhe vet Beogradi zyrtar sot nuk mund t’i mohojë.
* * *
Zürich, 26.01.2014: Me rastin e promovimit të monografisë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”. Nga e majta: autori i librit – Agim Sylejmani, veprimtari i çështjes kombëtare – Jashar Alia, Konsulli i Republikës së Kosovës dhe veprimtar i çështjes kombëtare – Salih Sefa, veprimtari – Metush Zenuni dhe moderatorja – Vjosa Kryeziu-Krasniqi.
Zürich, 26 janar 2014: Pamje nga promovimi i librit…
Përmes botimeve të këtij lloji duhet demaskuar teorinë e të gjithë UDB-ashëve dhe shërbëtorëve të tyre, të cilët përpiqen ta fusin krimbin e dyshimit përmes gënjeshtrash e skenaresh udbeske për vëllavrasje dhe gjithë lëvizjes ilegale t’i veshin gëzof Sibiri e UDB-je.
* * *
Këtu mes nesh unë shoh mjaft njerëz që kanë çka flasin dhe tregojnë, njerëz që i kanë përjetuar tmerret e zyrave të UDB-së dhe qelitë e ftohta të burgjeve jugosllave, prandaj edhe iu bëjë thirrje që të mos heshtin, por t’i denoncojnë të gjithë kriminelët – xhelatët e tyre me emër e mbiemër sepse këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që ranë në altarin e lirisë dhe të gjithë atyre që do vijnë pas nesh pa e harruar borxhin ndaj vetes sonë, prindërve tonë dhe fëmijëve tonë.
Unë, të nderuar miq, iu falënderoj për durimin, autorin për këtë libër me shumë rëndësi dhe për ftesën e mundësinë që ta marr fjalën, ndërkaq librit rrugë të mbarë për tek lexuesit!
Ju falëm nderit!
Cyrih, 26. 01. 2013
* * *
================================
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Kush mori pjesë në përgatitjen e gjykimit të intelektualëve patriotë, në vitet 1975 – 1976, në mesin e të cilëve ishte edhe Rexhep Malaj?!
Dihet mirëfilli se nga maji deri në tetor 1975 regjimi i egër titist ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh në Kosovë dhe me këtë rast u burgosën dhjetëra intelektualë patriotë, dhe në mesin e tyre ishte edhe simboli i qëndresës kombëtare Adem Demaçi. A.Demaçi u arrestua me 6 tetor 1975 dhe kjo ishte burgosja e tretë e tij. Në organizimin e burgosjeve, hetimeve dhe në fund të procesit gjyqësor, kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e pushtetit në Kosovë, duke filluar nga Komiteti i Lidhjes Komuniste të Kosovës e deri te mediumet në gjuhën shqipe dhe serbe /TV-të dhe gazetat), të cilat ishin vënë plotësisht në shërbim të UDB-së.
* * *
Në këtë proces kundër intelegjencës atdhetare drejtpërdrejtë morën pjesë:
1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-së;
2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit të LKK-së;
3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetëror (UDB-së) në Prishtinë;
5. Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprodencës dhe Administratës së Përgjithshme
6. Durak Jasharaj, gjykatës hetues;
7. Halil Kelmendi, prokuror publik;
8. Durmish Koçinaj, kryetar i trupit gjykues;
9. Shefqet Bytyqi, gjykatës;
10. Fehmi Gashi, gjyqtar porot;
11. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot;
12. Hasan Berisha, gjyqtar porot;
13. Nazmije Krasniqi, procesmbajtëse në gjykim;
14. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës;
15. Ali Olloni, gazetar i ”Zërit të rinisë”;
16. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”.
– Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë?!
Hetimet torturuese në këtë proces të montuar politikë i kanë kryer këta udba’shë:
1. Jusuf Karakushi
2. Pavle Jelisaviq
3. Mehmet Haskaj
4. Ibush Kllokoqi
5. Drago Dragojeviq
6. Muharrem Dana
7. Sllobodan Mijoviq
8. Asllan Sllamniku
9. Shefqet Hashani
10. Bafti Jakupi,
11. Svetisllav Dollasheviqi
12. Zenun Shala
13. Naip Hoxha
14. Refik Tashi
15. Metush Sadiku
16. Zejnullah Shala
17. Hasan Mehmeti
18. Shefqet Obria
19. Faik Nura
20. Rajko Çalloviqi
21. Metë Kuqi
22. Ramçe nga Prizreni ….etj
(…)
PËR MË TEPËR LEXONI:
QËNDRESA E REXHEP MALËS – PËRBALLË TORTURAVE TË UDB’ës JUGOSLLAVE
https://pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=2248
__________________________
(Përgatiti: kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)