IBISH NEZIRI: KOSOVA DHE SHQIPTARËT NË SHTYPIN GJERMANFOLËS TË VITIT 1981

Pashtriku.org, 02. 05. 2015 – (Kumtesë në 30 vjetorin e Demonstratave të vitit 1981 në Kosovë) – Kosova kishte bërë hapin e parë në pranverën e madhe. Qysh natën mes 11 e 12 marsit qeveritë jugosllave, serbe dhe kosovare, së bashku, kishin marrë masat që rrathët e izolimit t’i trashnin më shumë dhe Kosovën tërësisht ta futnin në karantinë. Por, informatën se “në kryeqytetin e krahinës së varfër jugore të Jugosllavisë mbrëmjen e 11 marsit kishte pasur protesta të studentëve” nuk mund ta ndalnin. Për këtë njoftuan gazetat e brendshme edhe ato të jashtme, fillimisht duke u mbështetur në Agjencinë jugosllave të lajmeve “Tanjug”. Përpjekje të mëdha bëheshin që e vërteta për Kosovën të mos depërtojë jo vetëm jashtë Kosove, por as nga qyteti në qytet brenda saj. Bllokadë e tërësishme, por edhe përkundër bllokadës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, informatat gjenin rrugën për të dalë jashtë Kosove dhe për t’u vendosur në faqet e shtypit botëror.
Shtypi botëror kishte filluar të fliste me të madhe për trazirat në Kosovë dhe ai deri te ne arrinte përmes valëve të Radio Tiranës, në të cilin lexoheshin edhe shumë prej artikujve të gazetave në gjuhën gjermane.
Nëse sot e shfletojmë shtypin, qoftë të përditshëm apo të përkohshëm të vitit 1981 në gjuhën gjermane, si: “NZZ”, “Die Zeit”, Der Spiegel” , “Tages Anzeiger”, “Süddeutsche Zeitung”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Roter Morgen”, “Die Welt”, “Frankufurter Rundschau”, “Der Standard” “Die Presse”, e shumë gazeta tjera më të mëdha apo më të vogla, pavarësisht se janë botuar në Zvicër, Gjermani apo Austri, gjejmë shumë shkrime për Kosovën. Ato fillojnë nga data 13 – 14 mars për të vazhduar pastaj gjatë gjithë vitit dhe në vitet tjera që pasuan, madje edhe sot e kësaj dite njeriu gjen mjaft shkrime për Kosovën dhe shqiptarët, në përgjithësi në këto gazeta. Sot pak më tendencioze se atëherë.
Njëra ndër gazetat në gjuhën gjermane, që ka qenë prijatare në shkrimet për Kosovën, ishte e përditshmja “Neue Zürcher Zeitung”. Kjo gazetë ka mbetur e paarritshme me më shumë se 70 shkrime për Kosovën dhe shqiptarët, brenda vitit 1981.

Ibish Neziri, duke lexuar kumtesën e tij.

Në këtë gazetë, nga data 13 mars e vitit 1981, kur daton edhe shkrimi i parë për demonstratat që shpërthyen dy ditë më herët në Prishtinë, e deri në fund të vitit, zhvillimet janë paraqitur në mënyrë shumë korrekte. Është njoftuar për të gjitha zhvillimet, për demonstratat e 11 marsit, për ato të 26 dhe 27 marsit, të 1 dhe 2 prillit, në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës, për përpjekjet për të organizuar edhe demonstrata tjera pos atyre, të cilat veç kishin ndodhur. Artikulli i parë që u botua në këtë gazetë është: “Trazira të studentëve”, ku shkruan: “të mërkurën, më 11 mars në mbrëmje, studentët e Universitetit të Prishtinës, për shkak të kushteve të këqija dhe ushqimit të dobët filluan trazirat. Lajmi merret nga agjencia “Tanjug”, për të cilën thuhet se nuk njofton për numrin e pjesëmarrësve”.
Më 31 mars botohet artikulli i dytë me njoftime për demonstratat e 26 dhe 27 marsit në Prishtinë me titull “Përleshje të reja në Kosovë”. Gazeta me këtë rast më gjerësisht shkruan edhe për demonstratat e 11 marsit. Ndër të tjera shkruan pos për të lënduar nga të dyja palët, edhe për të burgosur. “23 demonstrues dhe 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë”, shkruan gazeta duke u mbështetur nga një mbledhje e Lidhjes Socialiste, “janë plagosur”. Më tutje njoftohet edhe për 21 demonstrues të burgosur. Për parullat, “zyrtarët beogradas thonë se janë armiqësore, por flitet edhe për përzierje të armiqve në punët e brendshme të Jugosllavisë”, thuhet në artikull. “Në Kosovë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se “çdo gjë atje është vënë nën kontrollin e ushtrisë, policisë dhe milicisë, e cila defilon mbi tanke e autoblinda. Edhe gazetarëve iu është ndaluar vizita në atë vend dhe lidhjet telefonike në gjithë Jugosllavinë janë ndërprerë”, njofton NZZ më 4 prill. Gjithashtu njoftohet edhe për kualifikimin si demonstrata armiqësore dhe organizimin e tyre nga “armiq të brendshëm e të jashtëm”, që iu bënë politika zyrtare e Beogradit demonstratave.
Shkrimi tjetër vjen vetëm dy ditë më pas, pra më 6 prill, me titull: “Shkëlqimi i syve në Kosovë” dhe me nëntitull “Krizë e rëndë në Jugosllavi”. Artikulli fillon me fjalët: “Jugosllavia këto ditë gjendet në pozitën më të vështirë në politikën e brendshme që nga viti 1948. Në Krahinën Autonome të Kosovës, një regjion më i pazhvilluar dhe më i varfër, që gjendet brenda Republikës së Serbisë, në mes të 31 Marsit dhe 2 prillit ka ardhur deri te përleshje të përgjakshme në mes të demonstrueseve dhe forcave të sigurisë”.
Në Podujevë kishte autobusë dhe kamionë të djegur, vetura të demoluara e të përmbysura. Gurë, policë me anti-plumb, maska gazi, helmeta dhe bajoneta, tanke dhe autoblinda si dhe erë gazi lotsjellës.
Rrugës mes Podujevës dhe Prishtinës, ashtu si edhe në vetë qytetin e Prishtinës kishte “pamje që ngjallnin frikë. Kudo përgjatë rrugës ndihet kundërmim shkrumbi”, thotë autori ndër të tjera.
Autori shkruan: “Dëshmitarët thonë se kinse demonstruesit shqiptarë në radhë të parë i kanë nxjerrë gratë dhe fëmijët dhe nga prapa tyre kanë shtënë me pistoleta në drejtim të forcave të sigurisë. Pjesëtarë të mbrojtjes territoriale ose milicët kanë ndërhyrë, i kanë larguar gratë dhe fëmijët dhe janë përleshur drejtpërdrejt me demonstruesit”.
“Më 1 dhe 2 prill Prishtina ka qenë nën një rrethim të egër me tanke dhe autoblinda. Gjatë demonstratave janë brohoritur parullat: Kosova Republikë”, “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë!” etj.
Më 7 prill, në faqen e dytë të kësaj gazete paraqitet bilanci i demonstratave të 26 marsit dhe 1 dhe 2 prillit me titull: “Bilanci i trazirave në Kosovë – 12 të vrarë”.
“Janë gjithsej 11 të vdekur, prej të cilëve dy policë, 57 persona janë të plagosur dhe numër i madh i demonstruesve të burgosur, shumë prej të cilëve pas disa orësh janë liruar”, thotë Dollanci duke e përjashtuar pjesëmarrjen e profesorëve dhe punëtorëve në demonstrata.
“Kundërthëniet kombëtare në Kosovë” është titulli i artikullit që “Neue Zürcher Zeitung” e boton më 9 prill. Këtu flitet për kundërthëniet që i kanë përcjellë që nga pushtimi i Kosovës e deri në ditët e sotme serbët she shqiptarët, madje edhe të dy ditëve më herët në konferenca për gazetarë, në mes të Stane Dollancit dhe Mahmut Bakallit, i cili të njëjtën ditë në Prishtinë, ndryshe nga Dollanci, flet për 12 të vrarë.
“Derisa shkruhen këta rreshta, gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë është zbutur, por nuk është hequr tërësisht”, -thotë gazetari, si gjithnjë anonim, në fund të artikullit.
Më 10 prill kjo gazetë njofton për polemikat që fillojnë në mes Beogradit dhe Tiranës përmes gazetave “Rilindja” dhe “Zëri i Popullit”. Më datën 13 prill kjo gazetë i trajton marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare në fusha të ndryshme, si kulturore, arsimore, tregtare, komunikacion etj., të cilat “edhe përkundër trazirave në Kosovë, janë të ngushta”, pos bashkëpunimit kulturor dhe arsimor.
Bashkëpunimin arsimor, përfshirë 30 profesorët që ligjërojnë në Universitetin e Prishtinës, pala jugosllave e sheh si të rrezikshëm për shkak të indoktrinimit pro-hoxhian”, -thuhet në artikull.
Më 15 prill, në faqet e kësaj gazete shkruhet për karakterin politik të regjistrimit të popullsisë në Jugosllavi.
Më 22 prill flitet për “pafuqishmërinë në Kosovë”, për “propagandën në vend të informimit”, për “nënçmimin e problemeve” dhe se “intervenimi i Serbisë është kontestuar”.
Kosova dhe shqiptarët gjatë gjithë prillit vazhdojnë të jenë në mesin e temave qendrore në këtë gazetë. Edhe më 24 prill, shkruhet për Kosovën dhe shqiptarët. Në artikull thuhet se është kritikuar politika informative, sidomos në rastin e Kosovës, sepse në opinion flitet për mbi 100 të vrarë, se lexues nga perëndimi janë më mirë të informuar për ngjarjet në Kosovë etj.
Në numrin e 25 dhe 26 prillit është një artikull i gjatë me titull “Ashpërsohet kursi kundër kritikuesve të Jugosllavisë”, në të cilin thuhet se kërkohet “të mos bëhen kurrfarë kompromisesh me armiqtë, të cilët veprojnë kundër shtetit jugosllav”.
Më 29 prill kjo gazetë shkruan se Jugosllavia e akuzon Shqipërinë se me mbështetjen që ajo i jep nacionalizmit shqiptar në Kosovë, është duke e rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan. “Udhëheqësi shtetëror dhe partiak shqiptar, Fadil Hoxha, Shqipërinë zyrtare e quan ‘avanturiere, shkurtëpamëse për shkak të përkrahjes së verbër që i jep nacionalizmit shqiptar”,- thuhet në artikull.
Më 5 maj, duke raportuar nga shënimi i përvjetorit të parë të vdekjes së Titos, gazetari shkruan për kërcënimin e Cvijetin Mijatoviqit, kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë, i cili ia bën “burokratizmit, anarko-liberalizmit, centralizmit dhe tendencave nacionaliste, duke e veçuar atë “kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në Kosovë”.
Më 6 maj, në faqen e parë të kësaj gazete, njoftohet për dorëheqjen e kryetarit të atëhershëm të Kryesisë së Komitetit Krahinor të LKK-së, Mahmut Bakallit. E njëjta temë trajtohet edhe më 7 maj, kurse më 8 maj gazeta njofton se Llazar Mojsov ka njoftuar për ngritjen e akuzave të para kundër shkaktarëve të trazirave në Kosovë.
Më 11 maj botohet artikulli me titull “Beogradi e fajëson Tiranën”.
Mojsovi për herë të parë e bën përgjegjëse një parti shqiptare komuniste marksiste leniniste për trazirat në Kosovë. “Qendra e kësaj agjenture të huaj gjendet në Tiranë, kurse pika mbështetëse janë ambasadat shqiptare në Beograd, Vjenë dhe vende tjera perëndimore”. Gjithashtu Mojsovi i fajëson edhe profesorët nga Tirana, literaturën ndihmëse dhe mjetet mësimore, thotë autori.
Për pozicionin e Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës thuhet nuk është aq i thjeshtë. Në dy artikujt e fundit të “Zërit të popullit” është dënuar ndërhyrja e dhunshme e policisë. … Në anën tjetër, Tirana ka lënë të kuptojë se Kosova nuk do t’i mbetet përgjithmonë Jugosllavisë. Atë Fuqitë e Mëdha padrejtësisht ia kanë lënë Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene” thuhet pos tjerash në këtë shkrim.
Më 13 maj gazeta e sjell shkrimin tjetër, përmes të cilit njofton për tendosjen e marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, dhe për suspendimin e bashkëpunimit kulturor.
Për përleshjet që ndodhën më 13 maj në Prekaz, kjo gazetë e jep një njoftim të shkurtër më 18 maj, në kuadër të artikullit me titull: Tendosje në Partinë Komuniste të Jugosllavisë me nëntitull “Përleshjet e reja në Kosovë”.
Më 20 maj botohet artikulli me titull “Acarohet polemika jugosllavo-shqiptare” me ç’rast autori shkruan për akuzat e ndërsjella që këto dy vende ia bëjnë njëra-tjetrës. “Shqipëria nuk është Kartagjenë për t’u rrëzuar nga jugosllavët, siç u rrëzua Kartagjena nga romakët” shkruan autori duke e cituar “Zërin e Popullit” dhe fare në fund të artikullit shkruan edhe për procesin e parë politik, i cili me 18 maj kishte filluar në Shkup kundër 5 shqiptarëve nga Tetova me akuzë për themelimin e organizatës ilegale “Partia Kombëtare e Punës”.
Më 20 maj kjo gazetë në një artikull tjetër me titull “Trazira të vazhdueshme” njofton se, sipas gazetës “Politika”, më 18 maj në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës kishin demonstruar rreth 1000 studentë, të cilët kishin kërkuar krijimin e Republikës së Kosovës. “4 orë më vonë për të njëjtën ngjarje” shkruan gazeta “kishte njoftuar edhe agjencia “Tanjug”, por në këtë njoftim numri i pjesëmarrësve bie në disa qindra.
Në këtë shkrim njoftohet edhe për dorëheqjen e shefit të Qeverisë së Kosovës, Pajazit Nushit dhe ministrit të Kulturës, Imer Jaka. Që të dy, thuhet se kanë bërë vetëkritikë për shkak të trazirave në Kosovë dhe kanë treguar gatishmëri për t’u angazhuar në luftën kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe armiqve të çdo lloj.
Më 25 maj njoftohet për “Sulmin në ambasadën jugosllave në Tiranë”, kurse më 26 maj për kthimin prapa të notës së protestës që Qeveria jugosllave ia kishte dërguar Tiranës për shkak të sulmit.
Më 27 maj botohet një artikull i gjatë me titull: “Beogradi në kërkim të recetave për Kosovën”, kurse më 19 qershor një artikull tjetër me titull “Çakordime mes Athinës e Tiranës”, në të cilin njoftohet për kërkesat e dy politikanëve “me origjinë nga Vorio Epiri”, deputetë në parlamentin grek, për të drejta më të shumta të pakicës greke në Shqipërinë e jugut, i cili njësoj sikur edhe Qiproja kishte mbetur jashtë kufijve të Greqisë”. Në numrin 140 të datës 20/21 qershor, në gazetë botohet një shkrim i gjatë me titull “Masmediet kosovare dhe jugosllave”.
Në kapitullin e parë të artikullit njoftohet se si gazetat e përditshme ashtu edhe ato të përjavshme që nga shpërthimi trazirave sjellin nga disa artikuj me shkrime për “regjionin më të pazhvilluar të Jugosllavisë” me plotë akuza, të cilave më nuk mund iu shmangen. “100 minuta në Kosovë” është një reportazh të cilin TV Beogradi është përpjekur ta realizojë duke pyetur njerëz të ndryshëm, mes të cilëve nxënës dhe studentë, për demonstratat, të cilët nuk flasin me dëshirë”, pastaj në artikull më tutje flitet për diferencimet e profesorëve të Universitetit, për dorëheqjen e rektorit dhe zgjedhjen e të riut dhe për “fushatën antishqiptare” që po zhvillohet kundër shqiptarëve, “këtij populli josllav”, për thirrjet për dorë të fortë etj.
Më 1 korrik njoftohet për kërkesën që organet federative jugosllave ia bëjnë Bonit për ekstradimin e një emigranti shqiptar të quajtur Riza Salihu, i cili duke qenë anëtar i “Frontit të Kuq”, akuzohet për nxitjen e trazirave në Prizren, me ç’rast 18 anëtarë të grupit të tij janë arrestuar.
Më 11 korrik gazeta sjell shkrimin me titull “Dyert e bllokuara në çështjen e Kosovës”, në të cilin fliteet për shpërndarje të afisheve në Tetovë dhe për gjendjen e popullatës shqiptare në Maqedoni, ku ndër të tjera thuhet se “çdo i pesti banorë i Maqedonisë është shqiptar dhe këta bëjnë rreth 300 000, pastaj këtu flitet edhe për bojkotimin e provimeve në gjuhën maqedonase të 30 studentëve, të cilët nuk pranojnë të futen në provim në gjuhë të huaj”.
Më 24 korrik botohet një artikull tjetër me titull: “Zëra më të kujdesshëm të politikës së Beogradit ndaj Kosovës”. Në këtë shkrim bëhet fjalë për sulmet e Vlladimir Bakariqit për shkak të mungesës së informatave për ato që kanë ndodhur në Kosovë, për përpjekjet për gjetjen e arsyeve për tërheqjen nga bashkëpunimi me Tiranën dhe për dënimin e tre veprimtarëve nga Mitrovica, anëtarë të organizatës ilegale “Lëvizja Popullore”.
Një artikull tjetër me titull “Kujdesi për kishat serbe, problemi i Kosovës dhe nacionalizmi serb”, botohet më 30 korrik.
Gjatë muajt gusht njoftimet më të shpeshta në këtë gazetë janë për proceset gjyqësore dhe dënimet, për atentatin që i bëhet ambasadorit jugosllav në Bruksel, dorëheqjen e Dushan Ristiqit dhe ardhjen e Ali Shukriut në vend të Xhavit Nimanit, dorëheqjet e 19 funksionarëve shtetërorë e partiakë, për diferencime ideopolitike dhe spastrime tjera në Universitet e shkolla të niveleve të ndryshme, ku thuhet se “vetëm pak javë para fillimit të semestrit të ri janë pezulluar nga puna 365 profesorë, se numri i studentëve të regjistruar është zvogëluar për 19%, si dhe për tensionet që vazhdojnë të mbeten.
Flitet edhe për dorëheqjet e Rexhep Zogajt, drejtor, dhe Fadil Bujarit, kryeredaktor i “Rilindjes”, të cilët thuhet ta kenë bërë “në shenjë proteste për trazirat e përgjakshme në Kosovë”.
Njoftimet që dominojnë në muajin gusht në këtë gazetë janë ato për proceset politike dhe dënimet që iu jepen pjesëmarrësve dhe organizatorëve të demonstratave si dhe anëtarëve të grupeve të ndryshme.
Gjatë shtatorit sikur bie numri i informatave nga dhe për Kosovën. Shkrimet dominuese mbeten gjithsesi edhe më tutje ato për proceset gjyqësore, ndër të cilët do të duhej veçuar shkrimin e datës 24 shtator me titull “Trazirat në Kosovë në shenjë të proceseve”, për shumë dënime dhe procese gjyqësore jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Prizren, Pejë, Mitrovicë, Shkup, Podgoricë (atëherë Titograd), Tetovë etj.
Gjatë muajit tetor kjo gazetë i boton 4-5 artikuj për problemet ekonomike në Jugosllavi dhe për dy procese gjyqësore, ndërkaq me 30 tetor njofton për shkarkimin e pesë ministrave nga Qeveria e Kosovës. “Këto shkarkime janë të lidhura me trazirat e marsit dhe prillit”, përfundon njoftimi duke u mbështetur në agjencinë e lajmeve “Tanjug”.
Në gazetën “Neue Zürcher Zeitung” të muajve nëntor dhe dhjetor bie intensiteti i shkrimeve për Kosovën dhe shqiptarët.
Në muajin nëntor janë katër shkrime për shqiptarët. Temë e shkrimeve është Shqipëria. Më 3 nëntor botohet raporti nga punimet e Kongresit të PPSH-së, ku vend të rëndësishëm zë fjalimi i Enver Hoxhës për mbrojtjen që i bën Kosovës dhe kërkesës për republikë, përgjegjësinë e jugosllavëve për brutalitet dhe verbësi ndaj shqiptarëve si dhe thirrjes për gjakftohtësi dhe njohje të të drejtave të shqiptarëve”.
Më 10 nëntor njoftohet për përfundimin me “sukses” të punimeve të Kongresit të 8 të PPSH-së, ndërkaq më 19 nëntor gazeta sjell një artikull me titull “Diskutime mbi Kosovën në Partinë Komuniste të Jugosllavisë”, ku pasqyrohen diskutimet për Kosovën në krye të LKJ-së me tone kritike për armatën dhe oficerët për shkak të gjendjes në Kosovë, për sulmet e armatosura që i janë bërë ushtrisë dhe për konfrontimet e para publike mes kreut partiak dhe atij ushtarak. Më tutje kritikohet udhëheqja shtetërore që ka lejuar bashkëpunimin kulturor të Shqipërisë vetëm me Kosovën.
Serinë e shkrimeve gazeta “Neue Zürcher Zeitung” e përmbyll me 3 shkrime për shqiptarët. Më 19 dhjetor me pak rreshta njoftohet për vetëvrasjen e kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, më 21 dhjetor botohet një artikull tjetër me titull “Shehu taktikues në anën e Hoxhës”, ndërkaq më 24 dhjetor botohet shkrimi me titull “Jo e Shqipërisë në të gjithë azimutët” ku paraqitet qëndrimi i Shqipërisë “kundër carëve dhe revizionistëve, kapitalistëve dhe kishës si dhe ashpërsimi i kursit kundër Jugosllavisë”.
Siparin e shkrimeve për Kosovën gazeta e përjavshme “Die Zeit” e hap më 10 prill me shkrimin e autorit Gerhard Spörl me titull “Jugosllavi: Rebelim në Kosovë”.
Në shkrim flitet për rreth 500 të burgosur dhe ndezjen e shkëndisë mes punëtorëve.
Nga përleshjet, “prej egërsisë së papritur kanë mbetur rreth 11 të vrarë”, thotë Spörl.
Më tutje në shkrim flitet për marrëdhëniet me Kosovën, të cilat i ka lejuar Enver Hoxha, meqë “Shqipëria ishte e interesuar për Kosovën”.
Më 24 prill botohet shkrimi “Rebelimi në çoshen e varfër”. Emri i autorit mungon.
“Mes bankash dhe tregjesh, mes xhamash të ndërtesave të administratës komuniste të Krahinës dhe kasolleve të arnuara të zejtarëve privatë, rreziku për luftë qytetare ka mbetur i hapur dhe paqja për kohë të gjatë ka humbur. Kryeqyteti i Krahinës Autonome të Kosovës, në Jugosllavinë jugore, në mars dhe prill ishte qendër e trazirave të përgjakshme të shqiptarëve kundër Beogradit, ku armiqësia dhe mosbesimi i kanë rrënjët të lashta”, – thotë autori ndër të tjera.
Më 1 maj botohet shkrimi me titull: “Emra dhe lajme”, me lajme të shkurtra mes të cilave gjenden edhe dy informata që kanë të bëjnë me përplasjet mes Tiranës dhe Beogradit për shkak të ndërhyrjeve brutale në Kosovë dhe shkrimeve të “Zërit të Popullit”, i cili shkruan se shqiptarët në Kosovë përfundimisht duhet ta kenë të drejtën për vetëvendosje”.
Më 8 maj “Die Zeit” shkruan “për dorëheqjen e Mahmut Bakallit, “i cili u detyrua që për shkak të trazirave në Kosovë t’i bartë pasojat”.
Kjo gazetë hesht nga 8 maji deri më 9 tetor, kur botohet shkrimi i Ton Christian Schmidt – Häuer nga Tirana, me titull: “Armët tona duhet t’i dëgjojë Evropa”, në të cilin ndër të tjera thotë: “Përsëri mes Beogradit dhe Tiranës mbizotëron lufta ideologjike”.
Duke folur për proceset gjyqësore autori thotë se “që nga fillimi i trazirave në Kosovë janë zhvilluar më shumë se 300 procese skandaloze gjyqësore me ç’rast shumë të rinj, nxënës dhe studentë, kanë marrë dënime shumëvjeçare burgu për shkak të pjesëmarrjes së tyre në demonstrata”. Më tutje thuhet se “qeveria jugosllave është detyruar ta mbajë një të katërtën e ushtrisë së vet në këtë skaj të varfër të Jugosllavisë”.
E përjavshmja “Der Spiegel” serinë e shkrimeve për Kosovën e fillon në numrin e vet të 16-të, më 13 prill, me titull “Pa yllin e kuq”. Autori shkruan se ekzistenca e shtetit shumëkombësh (me të sotmen multinacional) është vënë në rrezik dhe se “pakica shqiptare në jug është rebeluar dhe se ushtria ka ndërhyrë për ta vënë rendin”. Ngjarjet e marsit dhe të dhjetëditëshit të parë të prillit paraqiten kronologjikisht.
Gazetari shkruan se më 9 mars është arrestuar profesori i historisë Ahmet Maloku, kurse dy ditë më vonë kanë filluar protestat në mensën e studentëve në Prishtinë. Sipas gazetarit, demonstratat kanë përfshirë gjithë Kosovën duke shkuar madje deri në Zagrebin e largët, ku studentët shqiptarë mes kolegëve të tyre kroatë kanë ngritur flamurin e tyre pa yllin e kuq komunist”.
Autori e përshkruan marshimin e tankeve dhe kamionëve e autobusëve ushtarakë, fluturimin e helikopterëve dhe aeroplanëve mbi Kosovë, marshimin me armë dhe gjendjen e jashtëzakonshme që mbretëron në Krahinë”.
Ai më tutje, duke u mbështetur në të dhënat e një “gastarbeiteri”, thotë se në Kosovë gjatë trazirave janë vrarë 235 dhe 2553 janë plagosur”. Bashkëbiseduesi i autorit citohet të këtë thënë se “vetë i ka parë me sy se si mbi një urë në Mitrovicë milicët kanë hapur zjarr mbi fëmijët dhe se si 25 policë shqiptarë nuk kanë pranuar të shtije mbi bashkëkombësit e vet”.
Nga fillimi i demonstratave në Kosovë e deri në fund të vitit kjo revistë ka botuar 7 artikuj për Kosovën dhe shqiptarët.
Më 5 maj botohet shkrimi me titull “Jugosllavia – Pa pantallona të përvjelë”, në të cilin ndër të tjera thuhet se “pas vendosjes me dhunë të paqes në Kosovë, partia i rregullon radhët: armiq në çdo anë”.
Në shkrim gjithsesi ka histori. Autori sjell fakte, të cilat e qartësojnë fare mirë se Kosova ka qenë dhe është e pushtuar, pastaj flitet për zhvillimet gjatë periudhave të ndryshme të pasluftës së Dytë Botërore, për emigracionin shqiptar në Evropë dhe Amerikë, në Belgjikë e SHBA, për marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe sidomos me Kosovën, të cilat udhëheqësit partiakë e shtetërorë të Jugosllavisë dhe Kosovës i shohin si të gabueshme, për marrëdhëniet e tendosura jugosllavo-shqiptare, për demonstratat dhe pasojat e tyre, për të vrarë, të plagosur e të arrestuar.
Më 18 maj “Der Spiegel” e boton shkrimin me titull “Barinj idealë”. Autori qysh në fillim thotë: “Pas thyerjes së kryengritjes në Kosovë, Beogradi dëshiron ta qetësojë Kroacinë përmes arrestimesh”.
Periudha mes majit dhe tetorit kalon pa ndonjë shkrim për Kosovën.
Më 12 tetor botohet një shkrim me titull: “Të gjithë heshtin”. Beogradi nuk mund t’i fus nën kontroll trazirat në Kosovë. Qe shtatë muaj atje rebelohen banorët shqiptarë”.
Në shkrim flitet për trazira, greva, sabotime, vështirësi ekonomike etj. “Shtrohet pyetja se kudo në centralet energjetike dihet se ku qëndrojnë defektet dhe pse ka defekte, ndërkaq në ato të Kosovës nuk dihen. Shqiptarët po rebelohen. Në vend të 2.4 milionë KW energji elektrike, tani mezi i dërgohen Serbisë më pak se një milion. Shefi i Sigurimit Shtetëror në Ferizaj, Milorad Stankoviç, rebelimin, mungesën e rrymës dhe grevat i vë në lidhje me nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar. Ai thotë: “Veprimtaria e nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë nuk tregon shenja dobësimi. Armiku tani po organizohet në grupe dyshe dhe treshe. Ata në parullat dhe pamfletet e tyre po thërrasin për diversione dhe vënie zjarri”. Më tutje flitet për një sabotim në Fabrikën e Duhanit në Gjilan. Për këtë thuhet se “të gjithë i dënojnë këto veprime, por të gjithë heshtin. Askush nuk tregon gjë. “Fabrikat po i kaplon flaka. Shtëpia e një funksionari të sigurimit është infektuar. Gazetat njoftojnë për një sukses: Është penguar kallja e veturës së një funksionari, por sulmuesit janë zhdukur në errësirë. Vetëm me trimëri të jashtëzakonshme dhe gjakftohtësi lokomotivistët e talentuar pranojnë të udhëtojnë natën në hapësirën e Kosovës. Mbi binarë gjenden gurë. Aparaturat sinjalizuese janë shkatërruar. Predha të rrezikshme për jetë i godasin xhamat e përparme të trenave. Gjithashtu ushtarët e ardhur për përforcim nga anë tjera të vendit sulmohen e lëndohen”.
“Der Spiegel” thotë se për “Politika Express-in” e Beogradit është e qartë: Kundërrevolucionarët kanë forcë të mos i dorëzojnë armët. Armiqtë e ndryshojnë taktikën e veprimit. Ata, nga veprimtaria e hapur kalojnë në veprimtari të fshehtë. Për gazetën “Narodna Armija”, sipas “Der Spiegel”, edhe djegiet e pyjeve janë vepër e armikut. “Ne gjendemi në luftë”, citon autori gazetën “Narodna Armija”.
Në këtë shkrim tutje thuhet se ende popullit të Jugosllavisë nuk i është thënë ajo që ka ndodhur në Kosovë. Kosova jo vetëm që ka qenë e ndaluar për muaj të tërë për gazetarët e huaj, por ajo ka qenë e ndaluar edhe për vendorët. Në të kanë mundur të shkojnë vetëm gazetarët e besueshëm partiakë. Të dhënat për të vrarë e të plagosur, të botuara në shtyp, e kanë përjashtuar njëra-tjetrën”
Revistës “Der Spiegel” tani nga Kosova i vjen një thirrje për ndërgjegjen e gjithë botës së civilizuar, të nënshkruar nga tre profesorë universitarë: “Gjatë muajt mars dhe prill në të dy rrugët kryesore të Prishtinës, ‘Ramiz Sadiku’ dhe ‘Marshall Tito’ ka pasur skena të tmerrshme: kufoma të shtrira, shpesh të ndara dhe të copëtuara, pa koka, këmbë dhe duar. Mes të vdekurve gjithashtu edhe fëmijë të moshës shkollore. Këto kanë qenë gjurmët e fundit të masakrave të kryere nga ushtria dhe milicia jugosllave. Shumë kufoma janë bartur me kamionë ushtarakë dhe janë djegur jashtë qytetit me kerozinë”.
Mundësia për t’i vërtetuar këto të dhëna nuk ekziston, sepse si thonë apeluesit, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë, është e vërtetë se Qeveria e ka shpallur gjendjen ushtarake në gjithë hapësirën e Kosovës: Amnistia Internacionale dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar nuk mund të shkojnë në Kosovë”.
Tre informatorët raportojnë më tutje se pakica shqiptare në Jugosllavi nuk është në gjendje për ta raportuar drejtpërdrejt në botën e jashtme për gjendjen. “Raportet zyrtare flasin vetëm për imazhe të zbehta të masakrave që kanë ndodhur në krahinën tonë fatkeqe. Të drejtat qytetare nuk vlejnë më. Natën nëpër rrugë patrullojnë ushtarët legjionarë që mund ta arrestojnë secilin. Ne nuk mund t’i vlerësojmë, por kjo ka të bëjë me më shumë se njëmijë të arrestuar”.
Sipas të dhënave të gazetave beogradase, më shumë se 2000 shqiptarë janë dënuar pa gjyq dhe pa mbrojtje. Deri me 31 gusht janë dënuar 245 persona me dënime burgu deri 15 vjet. Në fillim të shtatorit janë dhënë edhe 50 dënime me një dënim mesatar prej 9 vjetësh”.
“Süddeutsche Zeitung”, një gazetë tjetër gjermane me shumë renome, i përcolli zhvillimet në Kosovë, rreth Kosovës dhe shqiptarëve me shumë interesim, duke filluar ashtu si edhe gazetat tjera me informatat e lëshuara nga “Tanjugu” për demonstratat e 11 Marsit.
Shkrimi i parë për Kosovën e vitit 1981 në këtë gazetë botohet në numrin e datës 14/15 mars, në të cilin njoftohet për fillimin e protestave në Prishtinë si lajm shumë i shkurtër. “Problemet e Beogradit me Kosovën rriten” është një shkrim relativisht i gjatë, të cilin kjo gazetë e sjell pas demonstratave të 26 e 27 marsit. Shkrimi botohet më datën 30 mars nga korrespondenti i kësaj gazete në Beograd, Hejko Flottau. Ai ndër të tjera shkruan: “Demonstratat e studentëve në Prishtinë, qartë kanë shkuar më larg se sa kanë thënë zyrtarët. Sipas të dhënave nga një konferencë shtypi, në demonstratat e 26 marsit janë plagosur 23 demonstrues dhe 12 pjesëtarë të forcave të rendit. Nga të plagosurit askush nuk është në rrezik për jetën”. Gazetari Flottau e citon Asllan Fazliun të ketë thënë: “këtu kemi të bëjmë me armikun e jashtëm e të brendshëm”. Autori ecën pak nëpër histori ku theks të veçantë i vë shtypjes së shqiptarëve, si thotë autori, nga pasioni, të Aleksandër Rankoviqit deri në vitin 1966.
Edhe për demonstratat e 1 dhe 2 prillit kjo gazetë shkruan më 3 prill. Shkrimi është botuar me titullin: “Beogradi i shqetësuar për trazirat në Kosovë”. “Përsëri përleshje mes nacionalistëve shqiptarë dhe policisë”, shkruan gazeta dhe njëkohësisht njofton edhe për gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndalimin e çdo lloj tubimi, për sulmet që forumet partiake i bëjnë “armikut”, për sulmet që po këto organe ia bëjnë shtypit të jashtëm etj.
Në numrin e datës 4/5 prill, gazeta e boton një shkrim të agjencisë “Rojter” me titull “Gjendja e jashtëzakonshme vazhdon në Kosovë” dhe një shkrim tjetër të korrespondentit Heiko Flottau me titull “Aspektet sociale dhe nacionale”, i cili duke i cituar udhëheqësit shtetërorë dhe partiakë fletë për demonstratat dhe zhvillimet e atyre ditëve në Kosovë, “për sulmet e armiqve të jashtëm e të brendshëm”, për diferencimin që kishte filluar etj. Njëkohësisht flitet edhe për fajësimet që shteti jugosllav ia bën Shqipërisë dhe anasjelltas.
“Pas trazirave në Kosovë qetësi. Kryeqyteti i krahinës i rrethuar nga tanket” /”Beogradi flet për irredentizëm shqiptar”,- shkruan gazeta e datës 6 prill. Shkrimet e pasojnë njëra-tjetrën njësoj sikur edhe zhvillimet. Në shkrim flitet edhe për qytete tjera, për lëvizje nën përcjellje të policisë, për pamundësinë që me telefon të komunikohet nga Prishtina me botën e jashtme, për parullat “Kosova Republikë”, “Kosova punon, Beogradi ndërton” e parulla tjera.
Më 10 prill përsëri paraqitet Heiko Flottau me shkrimin “Trazirat në Kosovë i ndajnë Beogradin e Tiranën. Shqipëria iu jep të drejtë demonstruesve/ Jugosllavia flet për përzierje”.
Më 11 qershor gazeta njofton për dërgimin e shumë policëve në Kosovë dhe për gjendje gjithnjë të vështirë atje.
Gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator gazeta njofton për proceset gjyqësore dhe për dënimet drakonike që iu jepen të rinjve, studentëve dhe intelektualëve shqiptarë. Ato përmblidhen në titujt si: “Proceset politike vazhdojnë”, “Dënime të rënda”, “Edhe një proces gjyqësor” etj., por aty-këtu botohet edhe ndonjë koment. Tre muaj pas demonstratave kjo gazetë e boton shkrimin me titull: “Nacionalistët Shqiptarë, gjithashtu edhe në Maqedoni aktivë”
Në shkrim njoftohet se edhe në Tetovë janë shpërndarë afishe dhe janë shkruar parulla, të cilat e mbështesin kërkesën për një republikë shqiptare në Jugosllavi. Njoftohet edhe për bojkotimin e mësimit në gjuhën maqedonase, pastaj për shpërndarje të afisheve nëpër qytete tjera etj.
Më 20 korrik botohet një shkrim me titull: “Lajme të turpshme nga jugu”.
“Veli Deva, që nga maji udhëheqës partiak, në krahinën e Kosovës, gjithnjë të trazuar, deshi të tregohet si i përshtatshëm për zyrën e tij të re. Ai tha se shqiptar i mirë është ai që e lufton nacionalizmin. I keq është ai që e ushqen nacionalizmin”, shkruan autori.
“Hoxha sulmon udhëheqjen jugosllave. Shefi i Partisë Komuniste të Shqipërisë thotë se Beogradi në Kosovë ka vendosur një regjim terrori”, – shkruan gazeta duke e komentuar fjalën e Enver Hoxhës në Kongresin e 8-të të PPSH-së.
Më 14 nëntor kjo gazetë njofton për trazira të reja.
Më 21 dhjetor njoftohet për vetëvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu, ndërkaq për herë të parë brenda këtij viti ndodh që të botohet diçka për Shqipërinë e të mos përmendet Kosova.
Një gazetë tjetër zvicerane, që konsiderohet po aq e rëndësishme sa edhe NZZ-ti, “Tages Anzeiger”, në faqet e veta gjatë vitit 1981 e ka trajtuar Kosovën dhe shqiptarët, por jo në përmasat e “NZZ”-tit, “Süddeutsche Zitung-ut”, “Der Spiegel”it etj.
Shkrimin e parë për Kosovën kjo gazetë e boton më 14 mars me titull: “Demonstrata të Studentëve në Jugosllavi”, në të cilin thuhet se në trazirat më të mëdha pas vdekjes së Titos, morën pjesë më shumë se 2000 studentë shqiptarë”.
Më 6 prill, mbështetur në burime diplomatike, kjo gazetë njofton se Beogradi ka dërguar forca policore shtesë në Kosovë për t’i shtypur trazirat, ndërkaq më tutje njoftohet për orën policore e cila zgjat nga ora 8 e mbrëmjes deri në mëngjes si dhe për ndalimin e udhëtimit të gazetarëve në Kosovë.
Më 7 prill botohet shkrimi me titull “Trazirat në Kosovë kanë shkaktuar 11 të vrarë”, ndërkaq më 11 prill shkruan se në Kosovë përsëri është kthyer qetësia dhe për thirrjet që i bëhen popullsisë për ta “ngritur vetëdijen për prejardhjen e sulmeve armiqësore dhe kundërrevolucionare”.
Arthur Meyer, më 2 maj shkruan për kërkesat për më shumë liri shtypi në Jugosllavi. Titulli i shkrimit është: “Ndërgojcë për shtypin pas trazirave në Kosovë”.
“Trazirat e rënda në krahinën e Kosovës, mbi të cilat vetëm informata të paplota ka, në Jugosllavi kanë hapur diskutime të gjera mbi rolin dhe detyrat e masmediave. Gazetarët jugosllavë flasin për këtë duke thënë se që nga viti 1945 nuk është luftuar kaq fort e kaq hapur shtypi”, -thotë Meyer.
Më 4 maj, gazeta duke u mbështetur në burime të Agjencisë së lajmeve “Tanjug”, njofton për trazira të reja në Kosovë, për shpërndarje afishesh, shkruarje parullash dhe përpjekje që në shumë vendbanime të organizohen demonstrata të reja, ndërkaq më 5 maj kjo gazetë boton njoftimin e agjencive SDA, DPA dhe AFP për shënimin e përvjetorit të parë të vdekjes së Titos: “Kryetari i Kryesisë kolektive të Jugosllavisë, Cvijetin Mijatoviq, tha se duhet luftuar pa dallim kundër tendencave burokratike, anarko-liberaliste, centraliste dhe nacionaliste. Ai përmendi nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar, i cili kërkon të bashkohet me vendin amë”, thuhet në artikull.
Më 8 maj, gazeta shkruan “Kosova do të spastrohet”, kurse më 1 qershor, duke shkruar për prapavijën e demonstratave në Kosovë, Arthur Meyer thotë se “Kosova si kurrë më parë është fuqi baroti!”.
“Të vrarët në demonstratat e mëdha në krahinën e Kosovës ka kohë që janë varrosur dhe ende as Jugosllavia e as bota nuk e dinë se sa kanë qenë”. Në artikull flitet për mbyllje të Universitetit, për kontrolle policore e ushtarake. Dëshmitarët flasin për atmosferën e një qetësie të rrejshme” -thotë gazetari. Derisa edhe në qoshet më të largëta kodrinore të Jugosllavisë bubullon, një luftë e egër eterike ka shpërthyer mes Radio Tiranës dhe radiotransmetuesve jugosllavë. Ka thashetheme se në bjeshkët e Shqipërisë forcat e armatosura janë vënë në gjendje gatishmërie”
Më 13 qershor njoftohet për dërgimin e më shumë policëve federativë në Kosovë si dhe për përpjekjet e qeverisë federative për ta vënë Kosovën nën kontroll. Korriku, gushti e shtatori, edhe përkundër ndonjë shkrimi a komenti, janë muaj në të cilët ashtu si edhe në gazetat tjera njoftohet për proceset gjyqësore dhe lajmi me të cilin përfundon seria e shkrimeve për Kosovën dhe shqiptarë; është lajmi për vetëvrasjen e kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu.
Një tjetër gazetë që i është gjetur Kosovës dhe shqiptarëve për krah në fillimin e pranverës së madhe të vitit 1981 e më tutje, është gazeta e mirënjohur gjermane, e lexuar dhe e cituar aq shpesh nga Radio Tirana, “Frankfurter Allgemeine Zetung” me korrespondentin e saj nga Vjena, Viktor Meyer.
Edhe kjo gazetë, ashtu si pjesa dërrmuese e gazetave gjermane, njofton për fillimin e demonstratave të 11 marsit në Kosovë.
Më 4 prill, Viktor Meyer shkruan: “Gjendja në regjionin e Kosovës, e banuar kryesisht me shqiptarë, duket se është serioze. Të enjten është shpallur ndalimi i tubimeve publike. Korzoja mbrëmjeve është e zbrazët. Në të patrullojnë forca policore e ushtarake si dhe të ashtuquajturat forca të mbrojtjes territoriale të veshura me mbrojtëse antiplumb. Në vendbanimin fqinj, Podujevë, kishte kamionë të djegur. Ka pasur shumë të plagosur e të arrestuar. Zyrtarisht flitet se demonstruesit kanë pasur armë me vete”, – shkruan Meyer. Ai më tutje shkruan se kur studentët në bisedë me zyrtarët shtetërorë dhe partiakë kërkuan që Kosova të konstituohet në republikë, zyrtarët i ndërprenë bisedimet dhe konviktet e studentëve u pushtuan nga policia.
Sipas autorit, kryetari i Kryesisë së Kosovës, Xhavit Nimani, këto demonstrata i quajti “manifestime armiqësore nga pozitat e nacionalizmit shqiptar. Ai tha se demonstratat janë të nxitura nga armiq të brendshëm dhe të jashtëm dhe si të tilla janë kundërrevolucionare”.
Po në të njëjtin numër dhe në të njëjtën faqe botohet edhe një shkrim për Kosovën me titull: “Inteligjenca e re dhe detyrimi kombëtar”. Më 7 prill. edhe kjo gazetë duke u mbështetur në të dhëna zyrtare, njofton për 11 të vrarë në demonstratat e marsit dhe prillit, si dhe për demonstrata edhe në qytete tjera të Kosovës.
Më 9 prill Meyeri shkruan: “Tirana merr anën e shqiptarëve të Kosovës. Ajo thotë se kërkesat për republikë janë të drejta”.
Të njëjtën ditë në këtë gazetë botohet edhe një shkrim nga i njëjti autor me titull “Në Kosovë ka mosbesim të thellë”. Konfliktet në krahinën jugosllave kanë arsye të brendshme”, është një shkrim tjetër i Meyerit.
Edhe më 21 prill, përsëri Viktor Meyeri nga Vjena. Ai shkruan se pas trazirave në Kosovë, në radhët e partisë ka nervozë. Ndërkaq, më 27 prill ai thotë: “Për shkak të këtyre ngjarjeve në Kosovë, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë humbur kokën”. Duke folur për të vrarë e të plagosur, Meyer thotë se “demonstratat në Kosovë ishin më të ashpra dhe me përmasa më të mëdha sesa thuhet zyrtarisht. Njerëz të informuar mirë flasin për 30 deri në 40 të vrarë dhe për më shumë se 1 000 të plagosur, nga të cilët numër i madh nga frika e pasojave shërohen në shtëpi të tyre.
Më 13 maj kjo gazete njofton për “Sulmet verbale të udhëheqjes jugosllave”.
“Me një mori fjalimesh, funksionarët jugosllavë gjatë dy javëve të fundit po përpiqen që ngjarjet e dhimbshme që ndodhën në Kosovë, t’i paraqesin sipas mendjes së tyre”. Ai në shkrim konstaton se janë dy rryma kryesore: njëra që konsideron se nacionalizmi është bërë rrezik kryesor i Jugosllavisë, përmes së cilës përpiqet ta fshehë gjendjen e rëndë ekonomike që e ka kapluar Jugosllavinë, dhe tjetra rrymë, e cila armikun kryesor e sheh jashtë shtetit dhe atë kryesisht në Tiranë”.
Më 26 qershor, në një shkrim tjetër për Kosovën, Viktor Meyer thotë: “Gjendja në Kosovë ende është e komplikuar. Atje janë dërguar 30 mijë forca të sigurimit”. “Njeriu për çdo ditë lexon në gazetat jugosllave se gjendja në Kosovë, ende është shumë e rëndë.”
Duke u mbështetur në gazetën beogradase “NIN” autori thotë se “qe 3 muaj në Kosovë nuk ka pasur jetë kulturore. Ndeshjet e futbollit, ekipet kosovare duhet t’i luajnë në fusha tjera. Grupet e gazetarëve të huaj në Kosovë dërgohen me përcjellje shumë të kujdesshme nga qyteti në qytet”. Ai njofton edhe për pengimin e një demonstrate të shqiptarëve në kryeqytetin slloven, pak çaste para se të fillonte.
Autori Meyer në fund shkruan: “Sulmet që i bëhen Shqipërisë për nxitje janë më shumë taktike. Udhëheqja e Kosovës, duke e sulmuar Tiranën zyrtare për nxitje të trazirave, përpiqet që të ia lehtësojë pozitën vetvetes”.

Gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit, edhe kjo gazetë sjell lajme për proceset gjyqësore, të cilat janë aq të shumta dhe aq absurde.
Kosova dhe shqiptarët kanë qenë shumë të pranishëm edhe në gazeta tjera gjermane qoftë në të përditshmet, qoftë të përkohshmet. Organi i Partisë Komuniste Gjermane “Roter Morgen”, i botoi 16 artikuj gjatë vitit 1981. Disa nga titujt e artikujve janë: “Masakrat e trupave të Beogradit në Kosovë”, “Kush nxit përçarje midis popujve të Jugosllavisë?”, “Provokimet jugosllave”, “Çka ndodhi para ambasadës jugosllave në Tiranë?”, “Është e drejtë kërkesa për njohjen e statusit të Republikës së Kosovës”, “Fjalor i hapur i Rankoviçit”, “Trazirat e vitit 1968”, “Lufta e popullit të Kosovës është e drejtë”, “Tani procese masive në Kosovë”, “Ngjarjet në Kosovë dhe bashkëpunimi i fshehtë sovjeto-serbomadh”, “Forcat prosovjetike në Jugosllavi”, “Valë procesesh në Jugosllavi”, “Proceset masive do të vazhdojnë”, “Në një javë mbi 500 vjet burg”, “Deklaratë e partive komuniste evropiane mbi ngjarjet në Kosovë” etj.
Edhe gazetat tjera gjermane: “Der Tages Spiegel”, “Berliner Morgenpost”,“Die Welt”, ”Frankfurter Rundschau”, “Süd Kurier”, “Frankfuurter Allgemeine” etj, gazetat austriake “Der Standard”, “Die Presse” “Die Neue Zeit”, “Kurier” ,“Neues Volksbaltt”, “Tagblatt für Östereich”, “Neue Kronenzeitung”, gazetat zvicerane: “Focus”, “Der Bund”, “Aargauer Tagblatt”, e gazeta tjera, janë gazeta që në faqet e tyre kanë njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe ndër shqiptarë. Kosova dhe shqiptarët në shtypin zvicerano-gjermano-austriak në vitin 1981 kanë zënë hapësirë të madhe dhe janë paraqitur kryesisht në mënyrë korrekte dhe, edhe nëse ka ndodhur ndonjë gabim, ka ndodhur për shkak të mungesës së informacioneve. Në faqet e këtij shtypi ka pasur lajme të shkurtra, raporte, reportazhe, udhëpërshkrime… Edhe kur është shkruar për “nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar”, për armiqtë e brendshëm e të jashtëm” apo për “kundërrevolucionin”, ato nuk kanë qenë shprehje të atyre gazetave e as të autorëve të tyre. Ato kanë qenë citime dhe si të tilla edhe janë sjellë në artikuj, gjithnjë në thonjëza apo me “sipas…” , “thotë…”, “ka thënë…” etj.

Buchs – Zvicër, Maj 2011
– Kontakti me autorin: [email protected].

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
LEXONI NE FORMATIN ‘PDF’
– Ibish Neziri –
KOSOVA DHE SHQIPTARËT NË SHTYPIN GJERMANFOLËS TË VITIT 1981
HAPE: https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/ibish-neziri-kosova-dhe-shqiptaret-1981.pdf
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Pashtriku.org, 14, 04. 2015 – Kosova kishte bërë hapin e parë në pranverën e madhe. Qysh natën mes 11 e 12 marsit qeveritë jugosllave, serbe dhe kosovare së bashku kishin marrë masat që rrathët e izolimit t’i trashnin më shumë dhe Kosovën tërësisht ta fusnin në karantinë. Por, informatën se «në kryeqytetin e krahinëssë varfër jugore të Jugosllavisë mbrëmjen e 11 marsit kishte patur protesta të sudentëve» nuk munde ndalen. Për këtë njoftuan gazetat e brendshme edhe ato të jashtme duke u mbështetur në agjensinë e lajmeve Tanjug. Përpjekje të mëdha bëheshin që e vërteta për Kosovën të mos depërtonte jo vetëm jashtë Kosove, por as nga qyteti në qytet brenda për brenda. Bllokadë e tërësishme, por edhe përkundër bllokadës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme informatat gjenin rrugën për të dalur jashtë Kosove dhe për tu vendosur në faqet e shtypit botëror mes të cilit edhe shtypit gjerman.
Ky shtyp kishte filluar të fliste me të madhe për trazirat në Kosovë dhe ai deri te ne arrinte përmes valëve të Radio Tiranës. Gjatë gjithë vitit 1981, sidomos në muajt e pranverës dhe verësnuk mbeti gazetë nga hapësira gjermanfolëse që në faqet e veta nuk e trajtoi çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në Ballkan. Gazetat si:
«Neue Zürcher Zeitung»,
«Frankfurter Allgemeine Zeitung»,
«Der Spiegel»,
«Tages Anzeiger»,
«Süddeutsche Zeitung»,
«Roter Morgen»,
«Die Welt»,
«Die Zeit»,
«Frankufurter Rundschau»,
«Der Standard»

«Die Presse» si dhe gazetat tjera me shkrimet për Kosovën fillojnë nga data 13 – 14 mars dhe pastaj vazhdojnë gjatë gjithë vitit 1981. Me shkrimet për Kosovën janë dalluar gazeta:
«Neue Zürcher Zeitung» me mbi 70 shkrime për Kosovën,
«Frankfurter Allgemeine Zeitung» me mbi 60,
«Süddeutsche Zeitung»,
«Roter Morgen»,
«Der Spiegel» etj
, të cilat e pasonin njëra tjetrën me raporte, informata, reportazhe dhe komente të ndryshme.
Nga data 13 mars e viti 1981, kur në “NZZ” daton shkrimi i parë për demonstratat në Prishtinë e deri në fund të vitit zhvillimet janë paraqitur në mënyrë shumë korrekte. Është njoftuar për të gjitha zhvillimet, për demonstratat e 11 marsit, për ato të 26 dhe 27 marsit, të 1 dhe 2 prillit në Prishtinëdhe në qytete tjera të Kosovës, për përpjekjet për të organizuar edhe demonstrata tjera pos atyre të cilat veç kishin ndodhur.


Shkrimet e gazetave gjermanfolëse për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë.

Në shtypin gjermanfolës flitet, sidomos nga 31 marsi për «Përleshje të reja në Kosovë.» për të vrarë e të plagosur nga të dy palët dhe për të burgosur. «23 demonstrues dhe 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë të plagosur dhe 21 demosntrues të burgosur shkruajnë gazetat zvicerane, gjermane dhe austriake. Pos këtyre në faqet e këtyre gazetave thuhet se “për parullat zyrtarët beogradas thonë se janë armiqësore, por flitet edhe për përzierje të armiqëve në punët e brendshme të Jugosllavisë.”
Në shkrime tjera thuhet se «Në Kosovë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme” dhe se «çdo gjë atje është vënë nën kontrollin e ushtrisë dhe milicisë, e cila defilon mbi tanksa e autoblinda. Edhe gazetarëve iu është ndaluar vizita në atë vend dhe lidhjet telefonike në gjithë Jugosllavinë janë ndërprerë». «Armiq të brendshëm e të jashtëm me seli në Tiranë, Shtutgart e Bruksel, por edhe në SHBA i kanë organizuar këto demonstrata» thotë Beogradi zyrtar”,- shkruajn gazetat e kësaj hapësire.
Emrat që janë marrë me përcjelljen e zhvillimeve në Kosovë dhe ndër shqiptarë kanë qenë emra të nderuar të gazetarisë gjermane si Viktor Meier e Heiko Flottau, Johan Georg Reissmüller, Arthur Meyer etj. Mirëpo është paksa e çuditshme se shumë shkrime për Kosovën dhe shqiptarët janë pa autorë ose vetëm me iniciale. Se cili ka qenë kursi i shkrimeve të shtypit gjerman për Kosovën dhe shqiptarët mjafton vetëm të lexohen titujt e shkrimeve si: «Shkëlqimi i syve në Kosovë», «Krizë e rëndë në Jugosllavi» i cili fillon: «Jugosllavia këto ditë gjendet në pozitën më të vështirë në politikën e brendshme që nga viti 1948. Në Krahinën Autonome të Kosovës, një regjion më i pazhvilluar dhe më i varfër, që gjendet brenda Republikës së Serbisë, në mes të 31 marsit dhe 2 prillit ka ardhur deri te përleshje të përgjakshme në mes të demosntruesëve dhe forcave të sigurisë.» Në Podujevë kishte autobusë dhe kamionë të djegur, vetura të demoluara e të përmbysura. Gurë, policë me antiplumb, maska gasi, helmeta dhe bajoneta, tanksa dhe autoblinda si dhe erë gazi lotësjellës.”
Kështu e përshkruajn gjendjen në Kosovë shumë prej gazetave, të cilat janë në trajtim. Ato shkojnë akoma më tutje duke e ashpërsuar kursin e shkrimeve. “Roter Morgen” në shkrimet e saja shqiptarëve iu jep të drejtë kurse Beogradin e qorton për masakrat që i kishte bërë në fund të marsit dhe fillim të prillit në Kosovë. Gazeta “NZZ”, “Der Spiegel” “Frankfurter Allgemeine Zeitung”shkruajnë se “rrugës mes Podujeve dhe Prishtine ashtu si edhe në vetë qytetin e Prishtinës kishte «pamje që ngjallnin frikë. Kudo përgjatë rrugës ndihej kundërmim shkrumbi.»
Në secilën gazetë që njeriu e shfleton gjen informata si: «Me 1 dhe 2 prill (1981) Prishtina kaqenë nën një rrethim të egër me tanksa dhe autoblinda. Gjatë demonstratave janë brohoritur parullat: Kosova Republikë», «Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë!» etj. Pastaj njoftime përbilancin e demonstratave, numrin e të vrarëve, plagosurve dhe të arrestuarve, për kundërthëniet në politikën jugosllave dhe mes politikanëve jugosllav e atyre shqiptarë, për gjendjen e jashtëzakonshme, polemikën mes “Rilindjes” dhe “Radio Tiranës” e “Zërit të Popullit”, përakuzat që Prishtina zyrtare, me qëllim të lehtësimit të pozitave të veta ia bën Tiranës për nxitje të demonstratave dhe përzierje në punët e brendshme të Jugosllavisë, për gjendjen e rëndë dhe masakrat që Beogradi i ushtroi me 26 e 27 mars e 1 e 2 prill mbi shqiptarët, për diferencimet ideopolitike dhe proceset gjyqësore në qytete të Kosovës, në të cilat, si thuhet në gazeta, “vetëmbrenda një jave u dhanë më shumë se 500 vjetë burg”.
Duke folur për proceset gjyqësore autori thotë se «që nga fillimi i trazirave në Kosovë janëzhvilluar më shumë se 300 procese skandaloze gjyqësore me çrast shumë të rinjë, nxënës dhestudentë kanë marrë denime shumëvjeçare burgu për shkak të pjesëmarrjes së tyre nëdemonstrata». Flitet edhe për shpërndarje afishesh e shkruarje parullash në viset shqiptare nëMaqedoni, për bojkotim të mësimit në gjuhën maqedone nga studentë dhe nxënës shqiptarë, përprocese gjyqësore në Shkup e Titograd (tani Podgoricë) dhe për Preshevën, e Bujanocin. Titujt egazetave që i trajtojnë këto çështje janë të shumtë, por akoma më të shumtë janë titujt e artikujve qëbotohen në gazeta.
Në faqet e gazetes “Der Spiegel” gjendet edhe ky tekst: «Revistës «Der Spiegel» tani nga Kosova i vie një thirrje për ndërgjegjen e gjithë botës së civilizuar, të nënshkruar nga tre profesorëuniversitarë: «Gjatë muajt mars dhe prill në të dy rrugët kryesore të Prishtinës, «Ramiz Sadiku» dhe«Marshall Tito» ka patur skena të tmerrshme: kufoma të shtrira, shpesh të ndara dhe të coptuara,pa koka, këmbë dhe duar. Mes të vdekurve gjithashtu edhe fëmijë të moshës shkollore. Shumëkufoma janë bartur me kamionë ushtarakë dhe janë djegur jashtë qytetit me kerozinë…Të drejtatqytetare nuk vlejnë më. Natën nëpër rrugë patrullojnë ushtarët legjionarë që mund ta arrestojnë secilin…”, thuhet në Apel, shkruan gazeta “Der Spiegel” „Mundësia për ti vërtetuar këto të dhënanuk ekziston, sepse Amnestia Internacionale dhe Kryqi i kuq Ndërkombëtar nuk mund të shkojnënë Kosovë.» «Raportet zyrtare flasin vetëm për imazhe të zbehta të masakrave që kanë ndodhur nëkrahinën fatkeqe.» Ndoshta shkrimi tjetër i kësaj gazete, i botuar në tetor, me titull: «Të gjithëheshtin», më së miri e pasqyron gjendjen që mbretëronte atë kohë: “Beogradi nuk mund t’i fus nënkontroll trazirat në Kosovë. Qe shtatë muaj atje rebelohen banorët shqiptarë.»
Në shkrim flitet për trazira, greva, sabotime, vështirësi ekonomike etj. «Kudo në centralet energjetike dihet se ku qendrojnë defektet dhe pse ka defekte, ndërkaq në ato të Kosovës nuk dihen.Shqiptarët po rebelohen. Në vend të 2.4 milionë KW energji elektrike, tani mezi i dërgohen Serbisëmë pak se një milion. Shefi i Sigurimit Shtetëror në Ferizaj, Milorad Stankoviç, rebelimin,mungesën e rrymës dhe grevat i vë në lidhje me nacionalizmin dhe irridentizmin shqiptar. Ai thotë:«Veprimtaria e nacionalistëve dhe irridentistëve shqiptarë nuk tregon shenja të dobësimit. Armikutani po organizohet në grupe dyshe dhe treshe. Ata në parullat dhe pamfletet e tyre po thërrasin përdiverzione dhe vënie zjarri. Të gjithë i denojnë këto veprime, por të gjithë heshtin. Askush nuktregon gjë. Fabrikat po i kaplon flaka. Vetëm me trimëri të jashtëzakonshme dhe gjakftohtësilokomotivistët e talentuar pranojnë të udhëtojnë natën në hapësirën e Kosovës. Mbi binarë gjendengurë. Aparaturat sinjalizuese janë shkatërruar. Predha të rrezikshme për jetë i godasin xhamat epërparme të trenave. Gjithashtu ushtarët e ardhur për përforcim nga anë tjera të venditsulmohen.»
«Der Spiegel» thotë se për «Politika Express-in» është e qartë: Kundërrevolucionarët kanë forcëqë të mos i dorëzojnë armët. Armiqët e ndryshojnë taktikën e veprimit. Ata nga veprimtaria e hapurkalojnë në veprimtari të fshehtë.” Gazeta «Narodna Armija», sipas «Der Spiegel», thotë: “vendi gjendet në luftë!”
Shtypi gjerman gjatë gjithë vitit 1981 vazhdon me shkrime.
“Politika hegjemoniste në mëdyshje”,
“Represioni në Kosovë vazhdon”,
“Proceset gjyqësore me forcën më të madhe”,
“Jugosllavia do të bëhet serbe”,
“Kosova si kurrë më parë është fuqi baroti”,
“Masakrat e trupave të Beogradit në Kosovë”,
“Kush nxit përçarje midis popujve të Jugosllavisë?”,
“Provokimet jugosllave”,
“Çka ndodhi para ambasadës jugosllave në Tiranë?”,
“Është e drejtë kërkesa për njohjen e statusit të Republikës së Kosovës”,
“Fjalor i hapur i Rankoviçit”,
“Trazirat e vitit 1968”,
“Lufta e popullit të Kosovës është e drejtë”,
“Tani procese masive në Kosovë”,
“Ngjarjet në Kosovë dhe bashkëpunimi i fshehtë sovjeto – serbomadh”,
“Forcat prosovjetike në Jugosllavi”,
“Valë procesesh në Jugosllavi”,
“Proceset Masive do të vazhdojnë”,
“Në një javë mbi 500 vjetë burg”,

“Deklaratë e partive komuniste evropiane mbi ngjarjet në Kosovë” etj.,
janë vetëm disa nga qindra tituj të botuar në shtypin gjerman gjatë vitit 1981.
Ato kanë qenë lajme të shkurtëra, raporte, reportazhe, udhëpërshkrime, komente…
Trajtimi i temave është bërë në mënyrë korrekte, me një gjuhë shumë të kujdesshme. Kur është shkruajtur për “nacionalizmin dhe irridentizmin shqiptar”, për “armiqët e brendshëm e të jashtëm”apo për “kundërrevolucionin”, ato nuk kanë qenë shprehje të atyre gazetave e as të autorëve të tyre.Ato kanë qenë citime dhe si të tilla edhe janë sjellur në artikuj, gjithnjë në thonjëza apo me“sipas…”, “thotë…”, “ka thënë…” etj.
Dhe fare në fund, për të parë, se ç’vend kishin zënë Kosova dhe shqiptarët gjatë vitit 1981 nështypin gjermanfolës, mjafton të hidhet një sy te zhvillimet e atij viti në botë. Ai ishte vit në të cilin,pothuajse e gjithë bota vlonte. Lufta e ftohtë mes dy blloqesh, «Brigadat e Kuqe» në Evropën Perëndimore, sidomos në Itali dhe Gjermani, Irlanda Veriore dhe grevat e urisë deri në vdekje të anëtarëve të IRA’s nëpër burgjet angleze, Polonia, grevat që kishin filluar edhe në Rumani dhe Kinë, Lindja e Afërme, e Mesme dhe e Largët, Irani dhe marrëdhëniet e acaruara amerikano-iraniane, luftimet kundër ushtrisë sovjetike në Afganistan, vlimet në Afrikë, luftërat qytetare në Amerikën Qëndrore, Atentatet në Papa Vojtilën dhe Ronald Reganin, dhe shumë zhvillime tjera në arenën ndërkombëtare ishin ngjarje që nuk penguan që Kosova dhe shqiptarët të zënë vend të rëndësishëm në faqet e shtypit gjermanfolës të të tri vendeve, Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. As vetë pozita e Jugosllavisë, madje as ndërhyrjet e saj nuk mund e penguan këtë. Ky shtyp Kosovën dhe shqiptarët i trajtoi seriozisht dhe me shumë korrektësi për çka edhe e meriton një vëmendje të madhe dhe një studim të hollësishëm po me aq seriozitet sa e ka trajtuar ai Kosovën dhe shqiptarët në faqet e veta në vitin 1981.

– Marrë nga një punim më i gjatë –
Ibish Neziri – Buchs AG – Zvicër, 2011

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Pashtriku.org, 19. 03. 2013 – Kosova kishte bërë hapin e parë në pranverën e madhe. Qysh natën mes 11 e 12 marsit qeveritë jugosllave, serbe dhe kosovare së bashku kishin marrë masat që rrathët e izolimit t’i trashnin më shumë dhe Kosovën tërësisht ta fusnin në karantinë. Por, informatën se «në kryeqytetin e krahinës së varfër jugore të Jugosllavisë mbrëmjen e 11 marsit kishte patur protesta të sudentëve» nuk mund e ndalen. Për këtë njoftuan gazetat e brendshme edhe ato të jashtme duke u mbështetur në agjensinë e lajmeve Tanjug. Përpjekje të mëdha bëheshin që e vërteta për Kosovën të mos depërtonte jo vetëm jashtë Kosove, por as nga qyteti në qytet brenda për brenda. Bllokadë e tërësishme, por edhe përkundër bllokadës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme informatat gjenin rrugën për të dalur jashtë Kosove dhe për tu vendosur në faqet e shtypit botëror mes të cilit edhe shtypit gjerman.


Neuenhof – Aargau, 06. 03. 2011: Ibish Neziri, duke lexuar kumtesën e tij.

*   *   *

Ky shtyp kishte filluar të fliste me të madhe për trazirat në Kosovë dhe ai deri te ne arrinte përmes valëve të Radio Tiranës. Gjatë gjithë vitit 1981, sidomos në muajt e pranverës dhe verës nuk mbeti gazetë nga hapësira gjermanfolëse që në faqet e veta nuk e trajtoi çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në Ballkan. Gazetat si:
«Neue Zürcher Zeitung»,
«Frankfurter Allgemeine Zeitung»,
«Der Spiegel»,
«Tages Anzeiger»,
«Süddeutsche Zeitung»,
«Roter Morgen»,
«Die Welt»,
«Die Zeit»,
«Frankufurter Rundschau»,
«Der Standard»
«Die Presse» si dhe gazetat tjera me shkrimet për Kosovën fillojnë nga data 13 – 14 mars dhe pastaj vazhdojnë gjatë gjithë vitit 1981. Me shkrimet për Kosovën janë dalluar gazeta:
«Neue Zürcher Zeitung» me mbi 70 shkrime për Kosovën,
«Frankfurter Allgemeine Zeitung» me mbi 60,
«Süddeutsche Zeitung»,
«Roter Morgen»,
«Der Spiegel» etj, të cilat e pasonin njëra tjetrën me raporte, informata, reportazhe dhe komente të ndryshme.
Nga data 13 mars e viti 1981, kur në “NZZ” daton shkrimi i parë për demonstratat në Prishtinë e deri në fund të vitit zhvillimet janë paraqitur në mënyrë shumë korrekte. Është njoftuar për të gjitha zhvillimet, për demonstratat e 11 marsit, për ato të 26 dhe 27 marsit, të 1 dhe 2 prillit në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës, për përpjekjet për të organizuar edhe demonstrata tjera pos atyre të cilat veç kishin ndodhur.
Në shtypin gjermanfolës flitet, sidomos nga 31 marsi për «Përleshje të reja në Kosovë.» për të vrarë e të plagosur nga të dy palët dhe për të burgosur. «23 demonstrues dhe 13 pjesëtarë të forcave të sigurisë të plagosur dhe 21 demosntrues të burgosur shkruajnë gazetat zvicerane, gjermane dhe austriake. Pos këtyre në faqet e këtyre gazetave thuhet se “për parullat zyrtarët beogradas thonë se janë armiqësore, por flitet edhe për përzierje të armiqëve në punët e brendshme të Jugosllavisë.”
Në shkrime tjera thuhet se «Në Kosovë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme” dhe se «çdo gjë atje është vënë nën kontrollin e ushtrisë dhe milicisë, e cila defilon mbi tanksa e autoblinda. Edhe gazetarëve iu është ndaluar vizita në atë vend dhe lidhjet telefonike në gjithë Jugosllavinë janë ndërprerë». «Armiq të brendshëm e të jashtëm me seli në Tiranë, Shtutgart e Bruksel, por edhe në SHBA i kanë organizuar këto demonstrata» thotë Beogradi zyrtar”,- shkruajn gazetat e kësaj hapësire.
Emrat që janë marrë me përcjelljen e zhvillimeve në Kosovë dhe ndër shqiptarë kanë qenë emra të nderuar të gazetarisë gjermane si Viktor Meier e Heiko Flottau, Johan Georg Reissmüller, Arthur Meyer etj. Mirëpo është paksa e çuditshme se shumë shkrime për Kosovën dhe shqiptarët janë pa autorë ose vetëm me iniciale. Se cili ka qenë kursi i shkrimeve të shtypit gjerman për Kosovën dhe shqiptarët mjafton vetëm të lexohen titujt e shkrimeve si: «Shkëlqimi i syve në Kosovë», «Krizë e rëndë në Jugosllavi» i cili fillon: «Jugosllavia këto ditë gjendet në pozitën më të vështirë në politikën e brendshme që nga viti 1948. Në Krahinën Autonome të Kosovës, një regjion më i pazhvilluar dhe më i varfër, që gjendet brenda Republikës së Serbisë, në mes të 31 marsit dhe 2 prillit ka ardhur deri te përleshje të përgjakshme në mes të demosntruesëve dhe forcave të sigurisë.» Në Podujevë kishte autobusë dhe kamionë të djegur, vetura të demoluara e të përmbysura. Gurë, policë me antiplumb, maska gasi, helmeta dhe bajoneta, tanksa dhe autoblinda si dhe erë gazi lotësjellës.”
Kështu e përshkruajn gjendjen në Kosovë shumë prej gazetave, të cilat janë në trajtim. Ato shkojnë akoma më tutje duke e ashpërsuar kursin e shkrimeve. “Roter Morgen” në shkrimet e saja shqiptarëve iu jep të drejtë kurse Beogradin e qorton për masakrat që i kishte bërë në fund të marsit dhe fillim të prillit në Kosovë. Gazeta “NZZ”, “Der Spiegel” “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruajnë se “rrugës mes Podujeve dhe Prishtine ashtu si edhe në vetë qytetin e Prishtinës kishte «pamje që ngjallnin frikë. Kudo përgjatë rrugës ndihej kundërmim shkrumbi.»
Në secilën gazetë që njeriu e shfleton gjen informata si: «Me 1 dhe 2 prill (1981) Prishtina ka qenë nën një rrethim të egër me tanksa dhe autoblinda. Gjatë demonstratave janë brohoritur parullat: Kosova Republikë», «Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë!» etj. Pastaj njoftime për bilancin e demonstratave, numrin e të vrarëve, plagosurve dhe të arrestuarve, për kundërthëniet në politikën jugosllave dhe mes politikanëve jugosllav e atyre shqiptarë, për gjendjen e jashtëzakonshme, polemikën mes “Rilindjes” dhe “Radio Tiranës” e “Zërit të Popullit”, për akuzat që Prishtina zyrtare, me qëllim të lehtësimit të pozitave të veta ia bën Tiranës për nxitje të demonstratave dhe përzierje në punët e brendshme të Jugosllavisë, për gjendjen e rëndë dhe masakrat që Beogradi i ushtroi me 26 e 27 mars e 1 e 2 prill mbi shqiptarët, për diferencimet ideopolitike dhe proceset gjyqësore në qytete të Kosovës, në të cilat, si thuhet në gazeta, “vetëm brenda një jave u dhanë më shumë se 500 vjetë burg”.
Duke folur për proceset gjyqësore autori thotë se «që nga fillimi i trazirave në Kosovë janë zhvilluar më shumë se 300 procese skandaloze gjyqësore me çrast shumë të rinjë, nxënës dhe studentë kanë marrë denime shumëvjeçare burgu për shkak të pjesëmarrjes së tyre në demonstrata». Flitet edhe për shpërndarje afishesh e shkruarje parullash në viset shqiptare në Maqedoni, për bojkotim të mësimit në gjuhën maqedone nga studentë dhe nxënës shqiptarë, për procese gjyqësore në Shkup e Titograd (tani Podgoricë) dhe për Preshevën, e Bujanocin. Titujt e gazetave që i trajtojnë këto çështje janë të shumtë, por akoma më të shumtë janë titujt e artikujve që botohen në gazeta.
Në faqet e gazetes “Der Spiegel” gjendet edhe ky tekst: «Revistës «Der Spiegel» tani nga Kosova i vie një thirrje për ndërgjegjen e gjithë botës së civilizuar, të nënshkruar nga tre profesorë universitarë: «Gjatë muajt mars dhe prill në të dy rrugët kryesore të Prishtinës, «Ramiz Sadiku» dhe «Marshall Tito» ka patur skena të tmerrshme: kufoma të shtrira, shpesh të ndara dhe të coptuara, pa koka, këmbë dhe duar. Mes të vdekurve gjithashtu edhe fëmijë të moshës shkollore. Shumë kufoma janë bartur me kamionë ushtarakë dhe janë djegur jashtë qytetit me kerozinë…Të drejtat qytetare nuk vlejnë më. Natën nëpër rrugë patrullojnë ushtarët legjionarë që mund ta arrestojnë secilin…”, thuhet në Apel, shkruan gazeta “Der Spiegel” „Mundësia për ti vërtetuar këto të dhëna nuk ekziston, sepse Amnestia Internacionale dhe Kryqi i kuq Ndërkombëtar nuk mund të shkojnë në Kosovë.» «Raportet zyrtare flasin vetëm për imazhe të zbehta të masakrave që kanë ndodhur në krahinën fatkeqe.» Ndoshta shkrimi tjetër i kësaj gazete, i botuar në tetor, me titull: «Të gjithë heshtin», më së miri e pasqyron gjendjen që mbretëronte atë kohë: “Beogradi nuk mund t’i fus nën kontroll trazirat në Kosovë. Qe shtatë muaj atje rebelohen banorët shqiptarë.»
Në shkrim flitet për trazira, greva, sabotime, vështirësi ekonomike etj. «Kudo në centralet energjetike dihet se ku qendrojnë defektet dhe pse ka defekte, ndërkaq në ato të Kosovës nuk dihen. Shqiptarët po rebelohen. Në vend të 2.4 milionë KW energji elektrike, tani mezi i dërgohen Serbisë më pak se një milion. Shefi i Sigurimit Shtetëror në Ferizaj, Milorad Stankoviç, rebelimin, mungesën e rrymës dhe grevat i vë në lidhje me nacionalizmin dhe irridentizmin shqiptar. Ai thotë: «Veprimtaria e nacionalistëve dhe irridentistëve shqiptarë nuk tregon shenja të dobësimit. Armiku tani po organizohet në grupe dyshe dhe treshe. Ata në parullat dhe pamfletet e tyre po thërrasin për diverzione dhe vënie zjarri. Të gjithë i denojnë këto veprime, por të gjithë heshtin. Askush nuk tregon gjë. Fabrikat po i kaplon flaka. Vetëm me trimëri të jashtëzakonshme dhe gjakftohtësi lokomotivistët e talentuar pranojnë të udhëtojnë natën në hapësirën e Kosovës. Mbi binarë gjenden gurë. Aparaturat sinjalizuese janë shkatërruar. Predha të rrezikshme për jetë i godasin xhamat e përparme të trenave. Gjithashtu ushtarët e ardhur për përforcim nga anë tjera të vendit sulmohen.»

Shkrimet e gazetave gjermanfolëse për demonstratat e vitit 1981 në Kosovë.

*  *  *

«Der Spiegel» thotë se për «Politika Express-in» është e qartë: Kundërrevolucionarët kanë forcë që të mos i dorëzojnë armët. Armiqët e ndryshojnë taktikën e veprimit. Ata nga veprimtaria e hapur kalojnë në veprimtari të fshehtë.” Gazeta «Narodna Armija», sipas «Der Spiegel», thotë: “vendi gjendet në luftë!”
Shtypi gjerman gjatë gjithë vitit 1981 vazhdon me shkrime.
“Politika hegjemoniste në mëdyshje”,
“Represioni në Kosovë vazhdon”,
“Proceset gjyqësore me forcën më të madhe”,
“Jugosllavia do të bëhet serbe”,
“Kosova si kurrë më parë është fuqi baroti”,
“Masakrat e trupave të Beogradit në Kosovë”,
“Kush nxit përçarje midis popujve të Jugosllavisë?”,
“Provokimet jugosllave”,
“Çka ndodhi para ambasadës jugosllave në Tiranë?”,
“Është e drejtë kërkesa për njohjen e statusit të Republikës së Kosovës”,
“Fjalor i hapur i Rankoviçit”,
“Trazirat e vitit 1968”,
“Lufta e popullit të Kosovës është e drejtë”,
“Tani procese masive në Kosovë”,
“Ngjarjet në Kosovë dhe bashkëpunimi i fshehtë sovjeto – serbomadh”,
“Forcat prosovjetike në Jugosllavi”,
“Valë procesesh në Jugosllavi”,
“Proceset Masive do të vazhdojnë”,
“Në një javë mbi 500 vjetë burg”,

“Deklaratë e partive komuniste evropiane mbi ngjarjet në Kosovë” etj.,
janë vetëm disa nga qindra tituj të botuar në shtypin gjerman gjatë vitit 1981.
Ato kanë qenë lajme të shkurtëra, raporte, reportazhe, udhëpërshkrime, komente…
Trajtimi i temave është bërë në mënyrë korrekte, me një gjuhë shumë të kujdesshme. Kur është shkruajtur për “nacionalizmin dhe irridentizmin shqiptar”, për “armiqët e brendshëm e të jashtëm” apo për “kundërrevolucionin”, ato nuk kanë qenë shprehje të atyre gazetave e as të autorëve të tyre. Ato kanë qenë citime dhe si të tilla edhe janë sjellur në artikuj, gjithnjë në thonjëza apo me “sipas…”, “thotë…”, “ka thënë…” etj.
Dhe fare në fund, për të parë, se ç’vend kishin zënë Kosova dhe shqiptarët gjatë vitit 1981 në shtypin gjermanfolës, mjafton të hidhet një sy te zhvillimet e atij viti në botë. Ai ishte vit në të cilin, pothuajse e gjithë bota vlonte. Lufta e ftohtë mes dy blloqesh, «Brigadat e Kuqe» në Evropën Perëndimore, sidomos në Itali dhe Gjermani, Irlanda Veriore dhe grevat e urisë deri në vdekje të anëtarëve të IRA’s nëpër burgjet angleze, Polonia, grevat që kishin filluar edhe në Rumani dhe Kinë, Lindja e Afërme, e Mesme dhe e Largët, Irani dhe marrëdhëniet e acaruara amerikano-iraniane, luftimet kundër ushtrisë sovjetike në Afganistan, vlimet në Afrikë, luftërat qytetare në Amerikën Qëndrore, Atentatet në Papa Vojtilën dhe Ronald Reganin, dhe shumë zhvillime tjera në arenën ndërkombëtare ishin ngjarje që nuk penguan që Kosova dhe shqiptarët të zënë vend të rëndësishëm në faqet e shtypit gjermanfolës të të tri vendeve, Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. As vetë pozita e Jugosllavisë, madje as ndërhyrjet e saj nuk mund e penguan këtë. Ky shtyp Kosovën dhe shqiptarët i trajtoi seriozisht dhe me shumë korrektësi për çka edhe e meriton një vëmendje të madhe dhe një studim të hollësishëm po me aq seriozitet sa e ka trajtuar ai Kosovën dhe shqiptarët në faqet e veta në vitin 1981.
(I shkëputur nga një punim më i gjatë)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura