IBISH NEZIRI: UNË SONTE FESTOJ PAK MË NDRYSHE!

(Zvicër, 28. 11. 2012) – Unë këtë mbrëmje feste e kam zgjedhur të festoj bashkë me të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht mbahen nëpër burgje dhe dritat e fishekzjarreve të festës, të coptuara nga hekurat e dritareve të çelive ua ndriçojnë çelitë e errëta madje deri në Hagën e largët. Sonte solidarozohem dhe festoj bashkë me Komandant Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn e Idriz Balajn – çlirimtarë që në burgje mbahen për krime të pabëra. Solidarizohem edhe me Komandant Çelikun – Fatmir Limajn dhe shokët e tij, të cilët hajnisht dhe padrejtësisht u burgosën për krime të pabëra.
Vetëm edhe pak orë, më pak se tri don që të bëhet ndërrimi i shekujve shqiptarë. Edhe pak dhe një e treta e Shqipërisë do ta bëjë hapin e parë në shekullin e dytë si territor i lirë. Njëqind vjetë nga shpallja e pavarësisë dhe njëqind vjetë luftëra e përpjekje për çlirim e bashkim.

Festohet sonte. Do të festohet edhe nesër. Shqiptarët e urojnë njëri tjetrin dhe festojnë kudo që janë. Edhe unë i uroj të gjithë! Uroj që t’i ngjeshim radhët dhe ëndrrën e të gjitha gjeneratave – BASHKIMIN – borxhin e palarë ta bëjë realitet. Nëse një copë sado e vogël toke është e ndarë, e pushtuar, më kot i themi pavarësi. Mund të jetë një copë territori i lirë, por jo edhe shtet i pavarur sepse shteti nuk përbëhet pej copave, por prej tërësisë territoriale. Edhe qindvjeçari i dytë nga shpallja e pavarësisë në gjithë hapësirën etnike shqiptare, tokat shqiptare po i gjenë të coptuara në 6 copa. Atdheu është i coptuar dhe ne festojmë! As unë nuk mund t’i shmangem festimit sepse më 28 nëntor të vitit 1912 PAVARËSIA u shpall në gjithë hapësirën etnike shqiptare, por që për fat të keq asnjëherë nuk u ushtrua mbi gjithë hapësirën shqiptare.
Unë këtë mbrëmje feste e kam zgjedhur të festoj bashkë me të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që padrejtësisht mbahen nëpër burgje dhe dritat e fishekzjarreve të festës, të coptuara nga hekurat e dritareve të çelive ua ndriçojnë çelitë e errëta madje deri në Hagën e largët. Sonte solidarozohem dhe festoj bashkë me Komandant Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn e Idriz Balajn – çlirimtarë që në burgje mbahen për krime të pabëra. Solidarizohem edhe me Komandant Çelikun – Fatmir Limajn dhe shokët e tij, të cilët hajnisht dhe padrejtësisht u burgosën për krime të pabëra. Solidarozohem dhe iu bashkohem këtë natë, kur të gjithë shqiptarët festojnë ushtarëve të UÇPMB-së që gjenden nëpër burgjet e Serbisë apo ndiqen nga regjimi fashistoid serbë për të vetmën arsye se luftuan për lirinë e tyre dhe të atdheut të tyre.
Solidarizohem këtë natë edhe me ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Iliridës që poaq padrejtësisht sa edhe Ramushi, Lahiu, Idrizi, Fatmiri, dy Naserat, Nexhmiu dhe shumë të tjerë padrejtësisht mbahen nëpër burgje. Solidarizohem këtë mbrëmje me të gjithë shqiptarët që padrejtësisht dhe me forcë mbahen të ndarë nga trungu; me çamët, me shqiptarët në Maqedoni, në Preshevë Bujanoc e Medvegjë, me Shqiptarët në Mal të Zi, me shqiptarët e Sjenicës dhe Peshterit e Tregut të ri, shumica e të cilëve edhe pse e kanë humbur gjuhën nuk pushojnë së ëndërruari shqip, nuk pushojnë së ëndërruari bashkimin e të gjitha copave të ATDHEUT.
Solidarizohem këtë mbrëmje kur një copë Shqipërie po rrëshqet në shekullin e dytë të pavarësisë, për të cilën unë mendoj se është vetëm një copë territori i lirë, i çliruar që njëqind vjetë. Unë sonte nuk do të jem as në Vlorë, as në Tiranë, as në Shkup e as në Prishtinë. Unë sonte do të jem me të gjithë të burgosurit politik shqiptarë që janë të burgosurit e fundit politik në Europë, në këtë Europën që shqiptarëve me dofarë “paketash” iu ka thënë se nuk guxojnë të bashkohen!
Unë sonte jam edhe me mërgimtarët që nga dhuna e pushtuesve janë detyruar t’i braktisin vatrat e veta, ta braktisin atdheun e vet dhe sonte nuk janë as në Vlorë, as në Tiranë, as në Shkup e as në Prishtinë!
Sonte po e shënojmë në mënyrën tonë fundin e këtij qindvjeçari thellë të bindur se në të dytin do të BASHKOHEMI!
Gëzuar! E ngrisim gotën për pavarësinë e vërtetë – BASHKIMIN E SHQIPTARËVE!
E PAQIM SHQIPËRINË PËR JETË TË JETËVE TË LIRË, TË BASHKUAR E TË PAVARUR!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura