GENC KASTRATI: POLITIKË POPULLSIE

 Prishtinë, 28. 08. 2015 – Politika e popullsisë është jo vetëm, ashtu siç e kuptojnë disa, një mundësi për të ndikuar në numrin ose shpërndarjen e popullatës, por një ndër funksionet themelore të shtetit. Është kjo një nga politikat që e bëjnë shtetin shtet, po aq sa edhe funksionet e tjera të tij (ekonomike etj).
Në një vështrim historik të sistemeve shtetërore shikojmë se në perandorinë romake gjatë viteve 18 p.e.s. deri në vitin 9 e.s. ishin në fuqi disa ligje që përcaktonin të drejta më të vogla ekonomike dhe shoqërore për të pamartuarit, të vetë e të vejat, familjet me pak fëmijë e sidomos për ato familje që nuk kishin fare fëmijë. Ndër këto dallojmë p.sh. kufizimin e të drejtave në trashëgimi, ndalesat për të ushtruar funksione shoqërore dhe politike, tatimet më të larta se sa kategoritë e tjera etj., ndërsa gratë me tre ose më shumë fëmijë, kishin të drejta më të mëdha se gratë me më pak fëmijë në shumë pikëpamje të jetës shoqërore dhe ekonomike. Qëllimi i këtyre politikave të ushtruara që në lashtësi ishte që të rritej numri i popullsisë së patricëve dhe jo i popullsisë së perandorisë në përgjithësi.
Në kohën e mesjetës dallohet rasti i Francës, e cila në vitin 1666 ndër të tjera parashikonte edhe zvogëlimin e numrit të murgeshave dhe priftërinjve në mënyrë që të shtohej numri i njerëzve që lindnin fëmijë.
Më vonë në shek. e 20-të shikojmë se shteti i Musolinit kishte caktuar të ardhura progresive për fëmijë, përparësi në punësim për ata që kishin më shumë fëmijë, pengim të shpërnguljes fshatare nëpër qytete etj., por duke qenë se rritja e lindshmërisë ishte vetëm e përkohshme, në vitin 1925 italianët themelojnë ONMI-in “për mbrojtjen dhe përmirësimin fizik dhe moral të racës”, të cilin institut e mbajtën në këmbë deri në vitet ’70. ONMI kujdesej për gratë shtatzëna dhe fëmijët e porsalindur deri në 3 vjeç. Ky institut vendosi taksë dhe diskriminime për beqarët, shkarkim nga taksat për familjet e numërta, prime për nënat me shumë fëmijë, prime martesore për punëtorët nëse martoheshin para të 25-tave dhe për nëpunësit para të 30-tave, hua martesore të cilat faleshin me lindjen e fëmijës së 4-rt etj. Më vonë do të krijohej në Itali dhe Bashkimi Fashist për familjet e numërta (me të paktën 7 fëmijë), i cili do të paguante të paktën 10’000 lireta për çdo individ të kësaj kategorie.

Ndërkaq rezultatet më të mëdha u panë në Gjermaninë e atyre viteve, ku çifteve të sapomartuara iu ofrohej kredi për krijimin e familjes, me të cilën blinin shtëpi, veturë dhe mjete tjera të nevojshme për jetesë. Për çdo fëmijë të lindur familjes gjermane i falej e katërta e huasë, për katër fëmijë huaja shlyhej vetiu. Kjo masë, së bashku me të tjera si pengimi i shpërnguljeve nga fshati në qytet dhe pengimi i punësimit të femrave në punë jobujqësore dhanë rezultate të mëdha, sepse rritën lindshmërinë gjermane nga 14,7 fëmijë të lindur për mijë banorë në vitin 1933 në 20,4 fëmijë të lindur për mijë banorë në vitin 1940.
Masa të ngjashme janë zbatuar dhe në Francën viteve 1920, ku qeveria e frikësuar nga rënia e lindshmërisë ndaloi abortin, shitjen si dhe reklamimin e mjeteve që pengonin shtatzëninë.
Në historikun e shtetit shqiptar, në shtetin Perëndimor politikat e popullsisë, gjetën zbatim më intensiv gjatë viteve të monizmit, kur lindshmëria e shqiptarëve arriti kulmin duke kapur vendin e parë në Evropë, ndërsa në trojet e pushtuara nga Jugosllavia, lindshmëria u ruajt nga vetëdija e lartë kombëtare në ballë të rrezikut nga asimilimi sllav. Në ditët e sotme vërejmë se të dy shtetet shqiptare po ndjekin politika popullsie që çojnë në zvogëlimin e popullsisë, prandaj e shoh të arsyeshme të radhis disa shpjegime dhe shembuj se çfarë mund të bëjmë ne si komb sot.
LINDSHMËRIA
Një ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e lindshmërisë është jetesa në fshat, njëkohësisht duke u marrë me bujqësi. Kjo vërehet me një shikim të shpejtë tek shtetet evropianoperëndimore ku popullsia bujqësore zë një përqindje të vogël të popullsisë së gjithëmbarshme dhe popullsitë e tyre janë duke u plakur ose duke vdekur. Në anën tjetër ndodhen shtetet e shumta aziatike, ku mbi gjysma e popullsisë jeton nëpër fshatra e merret me bujqësi, ndërsa furnizojnë pjesët e tjera të botës me refugjatë për shkak të shtimit të lartë dhe shfrytëzimit të mangët të burimeve apo burimeve të pamjaftueshme.
Që të ketë një shtim të madh të shqiptarëve duhet që sa më shumë familje të jetojnë nëpër fshatra, të rregullohet me ligj shpërngulja nëpër qytete dhe të stimulohet financiarisht bujqësia.
Faktori i dytë është stimulimi i drejtpërdrejtë ekonomik, me ç’rast ata që nuk martohen ose që nuk bëjnë fëmijë të detyrohen të paguajnë taksa, ndërsa ata që lindin shumë fëmijë të gëzojnë ndihma dhe privilegje të ndryshme nga shteti. Numri minimal i fëmijëve që duhet të lindë një çift shqiptar është tre, duke qenë se për t’u shtuar popullsia, duhet të ketë më shumë fëmijë sesa prindër. Kush lind tre fëmijë kryen detyrimin ndaj kombit për sa i përket shtimit të numrit të popullsisë, dhe kush lind më tepër meriton ndihma, stimulim ekonomik, mirënjohje në forma të ndryshme, privilegje etj., krejt këto në përpjesëtim të drejtë me numrin e fëmijëve të lindur, sa më shumë fëmijë aq më shumë përkujdesje nga shteti.
Ofrimi i pushimeve mjekësore disavjeçare për gratë shtatzëna mungon tek ne. Që nga përfundimi i luftës në shtetin Verior (i cili sot ndodhet nën pushtim ndërkombëtar), UNMIK-u (KSOKB) ka nxjerrë një ligj sipas të cilit gratë shtatzëna mund të marrin vetëm 3 muaj pushim, çka e bën të pamundur lindjen e fëmijëve për gratë e punësuara, përveç nëse braktisin vendin e punës.
Pikërisht pushimi mjekësor është një nga faktorët kryesorë që duhet të rregullohet me ligj, duke filluar nga çasti kur gruaja konfirmon se është shtatzënë e deri sa foshnja të arrijë moshën 2-vjeçare. Ky faktor parashikon se gjatë gjithë kësaj kohe nëna duhet të marrë ndihma në vend të pagës.
Edukimi pro lindshmërisë është faktori i katërt që duhet rregulluar nga shteti dhe të kryhet përmes shkollave dhe mjeteve të komunikimit (tv, radio, gazeta etj.). Në mungesë të shtetit, janë shkrimtarët, gazetarët, mësuesit dhe pjesa tjetër e inteligjencës kombëtare që duhet të gjejnë mënyra për të përhapur sa më gjerë idenë për të lindur shumë fëmijë.
Më pas, si faktorë dytësorë me rol ndihmës, duhen ndaluar rreptësisht aborti dhe mjetet kontraceptive, celibacia (të cilën e hasim në profesione të caktuara), homoseksualizmi, prostitucioni etj.
RISHPËRNDARJA NË ZONËN 1
Rishpërndarja është politika që zbatohet për të shpërndarë popullsinë sipas nevojave të caktuara brenda vendit. Në kushtet e sotme, rishpërndarja mund të zbatohet në Zonën 1 që përfshin shtetin Perëndimor dhe shtetin Verior.
Në Shqipërinë Perëndimore, nevojitet një përqendrim i popullsisë shqiptare në jug të vendit në mënyrë që t’i kundërvihet trysnisë së shtetit grek, ndërsa në Shqipërinë Veriore kjo politikë duhet ndjekur në pjesën veriore (Mitrovicë, Albanik etj.) dhe në pjesën lindore (Dardanë, Gjilan etj.), për të ndryshuar përqindjet në lidhje me kolonët sllavë.
Rishpërndarja mund të kryhet duke lëvizur nga disa komuna apo rrethe deri dhe gjysmën e popullsisë, për t’u vendosur mandej në pikat e rëndësishme për shtetin. Sa i përket masave stimuluese për popullsinë që do të përfshihet në këto lëvizje të kontrolluara, dhe të cilat duhen ndërmarrë nga shteti, këto janë kryesisht stimulimi i drejtpërdrejtë ekonomik dhe ofrimi i kushteve më të mira të jetesës në vendet ku vendosen, ndërsa duhet ndaluar me marrëveshje shitja e pronave të paktën për një periudhë 30 vjeçare.
Që këto politika të mos bëhen objekt i debateve dhe kritikave nga qarqet joshqiptare dhe antishqiptare, mund të arsyetohen me atë se “duhet të ulet përqendrimi i madh i popullsisë në zonat urbane”, ose se “duhet të zhvillohen ekonomikisht zonat e prapambetura” dhe të tjera të kësaj natyre.
KOLONIZIMI NË ZONËN 3 DHE PJESË TË ZONËS 2
Shpërngulja dhe lënia e trojeve ka qenë plagë e jona për shekuj me radhë. Si veçori kryesore të shpërnguljeve të deritashme veçojmë asimilimin në grup të shqiptarëve të shpërngulur dhe mungesën e politikave shtetërore për të ruajtur identitetin e shqiptarëve të shpërngulur.
Sot është koha që emigrimin ta zëvendësojmë me kolonizim. Për synimet dhe nevojat e shtetit kombëtar në shikimin e gjendjes nuk ka më emigrantë, ka vetëm kolonë. Sipas kësaj politike, një shqiptar vendoset në një shtet tjetër, me qëllim (apo planifikim) që të vinë edhe shqiptarë të tjerë, që një ditë shumica e popullsisë në trojet e reja të jenë shqiptarë, ngjashëm siç ka ndodhur tek arbëreshët në jug të Italisë, ndonëse këta të fundit nuk kanë qenë objekt i ndonjë politike kolonizuese.
Kolonizimi përfshin Zonën 3 dhe pjesërisht Zonën 2, ku përparësi i jepet vendeve fqinje: Serbi, IRJM, Mal i Zi, Greqi, të cilat do të kolonizohen në atë mënyrë që ngulimet shqiptare të jenë më tepër vazhdimësi territoriale e kombit shqiptar në këto shtete, ndërsa në rend të dytë qëndrojnë trojet jashtë gadishullit: në Itali, Zvicër dhe Gjermani, ku nevojiten politikat e rishpërndarjes për të cilat flasim më poshtë.
Tri elementet kyçe për kolonizimin e një vendi me shqiptarë janë sigurimi i nënshtetësisë së atij vendi (dokumentacioni), blerja e patundshmërisë (prona: tokë, shtëpi, banesë) dhe sigurimi i mjeteve për jetesë (vetëmjaftueshmëria).
Dy të fundit janë më të lehta për t’u siguruar nëpër zona rurale të shteteve tjera meqenëse tokat janë më të lira dhe mjetet e jetesës mund të sigurohen në mënyra tradicionale. Kjo nënkupton që kolonët duhet të vendosen nëpër fshatra, ndaj dhe për t’u realizuar më lehtë nevojitet që kolonët dhe të vijnë nga fshatrat, duke pasur të gjithë bazën e jetesës në fshat me punë bujqësore.
Kjo ka dhe anë të tjera pozitive, sepse nga njëra anë sot në Evropë, duke përfshirë edhe shtetet fqinje, është bërë e modës të iket nga fshatrat saqë ka një prirje që fshatra të tëra të braktisen e të lihen të shkretë pa asnjë banor, ndërsa nga ana tjetër popullsia shqiptare fshatare shtohet më shumë, duke mundësuar që brenda dy-tri dhjetëvjeçarëve të krijohet një krahinë që është në gjendje të vetëqeveriset. Në fshat traditat ruhen më tepër dhe kjo e largon rrezikun e asimilimit.
Për sa i përket qyteteve, kolonët duhen përqendruar aty ku ka më shumë shqiptarë të mëparshëm, në mënyrë që qëllimi përfundimtar të arrihet më lehtë.
RISHPËRNDARJA NË ZONËN 3
Ka shumë vende ku ka numër të madh të shqiptarëve, por fatkeqësisht nuk janë në gjendje që këtë numër ta shfrytëzojnë për të përmbushur interesat e tyre si bashkësi.
Politika e rishpërndarjes nëpër koloni, mund të arrihet ose si një organizim vullnetar i kolonëve, ose si një politikë e drejtuar nga njëri prej shteteve të Zonës 1. Këtu qëllimi kryesor është që një numër sa më i madh i kolonëve të përqendrohet në një rajon më të vogël, në mënyrë që aty të arrijnë shumicën dhe të hiqet dorë nga praktika e deritashme që të vendoset secili ku të dojë. Në këtë mënyrë shumë herë bashkësi të ndryshme nëpër Evropë kanë arritur të realizojnë ndonjë të drejtë, p.sh. hapjen e ndonjë shkolle në gjuhën amtare me shpenzime të shtetit etj.
Megjithatë qëllimi përfundimtar me këtë politikë është, sikurse tek kolonizimi, krijimi i rajoneve të pastra me shqiptarë, ku mandej mund të nisin shkallët e vetëqeverisjes.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura