ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (4)

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (4)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024

Sheradin Berisha

KOMUNIKATA E 15 MAJIT 1982 NUK ËSHTË KOMUNIKATË E NJEJTË ME KOMUNIKATËN E 17 SHKURTIT 1982!

Abdullah Prapashtica

Kur jemi te libri i Osman Osmanit “Skënder Ibishi – Liria nuk ka çmim”, të botuar në shtëpinë botuese Prointegra të cilën ai e drejton, desha të vë në spikamë edhe një gabim trashanik që e ka bërë lidhur me botimin e Komunikatës së Bashkimit në faqen 108 të këtij libri.

Në faqen 108 të librit ka botuar Komunikatën që është botuar për herë të parë në faqen 2 të numrit të parë të “Zërit të Kosovës”, organ i LRSSHJ-së, qershor 1982.

Dhe në fund të Komunikatës, Osmani për sqarim të kësaj komunikate shkruan (po citoj):

“Kjo Komunikatë, e publikuar më pas edhe në numrin e parë të organit të LRSHJ-së “Zëri i Kosovës” është shpërndarë edhe në Kosovë e Viset e tjera shqiptare në ish – RSFJ, menjëherë pas bashkimit të dy organízatave (PKMLSHJ e LNÇKVSHJ) në Lëvizjen për Republikë.

(Burimi: Osman Osmani: Skënder Ibishi – Liria nuk ka çmim, Shtëpia Botuese Prointegra,ch, 2021, faqe 108).

***

Të nderuar Abdullah Prapashtica e Osman Osmani

Kjo komunikatë nuk është komunikata e Bashkimit të dy organízatave: PKMLSHJ e LNÇKVSHJ në LRSHJ që u bë më 17 shkurt 1982 në Turqi, por është Komunikata e bashkimit të OMLK-së në LRSHJ, që u realizua më 15 maj 1982, në qytetin Biel-Bienne të Zvicrës, ku ka marrë pjesë personalisht edhe Osman Osmani.

Komunikata e bashkimit të 17 shkurtit 1982 nuk është botuar asnjëherë dhe kjo ka një histori pse nuk është botuar dhe ku ka përfunduar. Për këtë gjë kam shkruar në temën që ka të bëjë me letrën e Luanit – Nuhi Sylejmanit (që e ka publikuar Osmani) dërguar Skënderit më 21 qershor 1983, por që nuk keni dhënë akoma përgjigje!

***

Botimi i kësaj Komunikate në libër (që nuk shlyhet më) si dokument i bashkimit të PKMLSHJ e LNÇKVSHJ është jo serioze dhe si e tillë vë në lajthitje gjithë studiuesit që merren me këtë periudhë historike të Lëvizjes.

Prandaj është mirë që Osman Osmani si pronar i Shtëpisë Botuese “Prointegra,ch, ta përmirësoj këtë gabim trashanik, duke bërë ribotimin e këtij libri!

Shëndet 🤝

________

Lexoni faksimilin e faqes 108 të librit

***

Osman Osmani

Sheradin Berisha i nderuar, të faleminderit shumë për syqeltësinë dhe vërejtjen tënde të mirëqenë në lidhje me gabimin tim, (gjegjësisht mungesës saktësuese) të cilin gjithsesi do ta saktësoi me rastin e ribotimit! Me respekt dhe konsideratë njerëzore!

***

Sheradin Berisha

KOMUNIKATA E FALSIFIKUAR E 15 MAJIT 1982 NUK ËSHTË KOMUNIKATË E BASHKIMIT TË 17 SHKURTIT 1982!

Faleminderit për mirëkuptim Osman Osmani

Të vazhdojmë edhe pak lidhur me komunikatën e botuar në librin tuaj kushtuar veprimtarit Skënder Ibishi (tashmë i ndjerë).

Edhe në librin e Nusret Hajdarit (Fitim Fitimi): Kujtime të ndritura të kohëve të errëta“, Vëllimi i parë, vitet 1940 – 1989, të publikuar nga Shtëpia botuese „PROINTEGRA“, (të cilën e drejtoni ju), Zürich, 2020, është botuar e njejta komunikatë (e 15 majit 1982 kur është bashkuar OMLK në LRSHJ) gjithashtu e publikuar si komunikatë e bashkimit të 17 shkurtit 1982 (LNÇKVSHJ – PKMLSHJ në LRSHJ) në Turqi. Ti e dinë mirëfilli se kjo nuk është e vërtetë!

Për më tepër komunikata në këtë libër është publikuar e falsifikuar:

Të paktën janë 3 falsifikime të dukshme!

1. Në komunikatën origjinale thuhet “u mblodhën më 17 shkurt 1982” ndërsa në këtë komunikatë është shtuar edhe gjysëmfjalia “në qytetin e Stambollit”. Nuk është e vërtetë se bashkimi u bë në Stamboll, ky bashkim u bë në Ankara.

2. Në Komunikatën origjinale të 15 majit 1982 është shkurtesa LRSHJ, ndërsa komunikatës në libër i është shtuar edhe një “S” dhe vazhdimisht thuhet “LRSSHJ”!

3. Në fund të komunikatës origjinale të 15 majit 1982 shkruhet: “Komiteti Qëndror i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në RSFJ”, ndërsa në komunikatën e botuar në këtë libër nuk ekziston, është hequr fare!

***

Me këtë rast nuk do të diskutojmë rreth tekstit që i paraprinë komunikatës së falsifikuar, ndonëse ka shumëçka për të diskutuar!

Komunikatës në këtë libër i paraprinë ky tekst:

Rrjedhat e LRSSHJ-së në mungesë të Jusufit, Bardhoshit e Kadriut

LRSSHJ-ja e grupimit të Abdullah Prapashtica: Jusufi dhe Kadri Zeka ishin vrarë nga UDB-ja më 17 janar (1982), dhe nuk kishin lënë ndonjë dokument të shkruar lidhur me bashkimin e dy organizatave në LRSSHJ, Prandaj më 17 shkurt të vitit 1982 në Turqi ishin bërë bisedime të reja në mes të Sabri Novosellës, si përfaqësues i LNÇKVSHJ-së dhe Abdullah Prapashticës, Osmanit e Fatonit si përfaqësues i PKMLSHJ-së, për konsolidimin e bashkimit të këtyre organizatave, ashtu siç kishin bërë edhe Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, në një organizatë të vetme, përkatësisht në LRSSHJ. Prandaj edhe “Zëri i Kosovës” i majit (qershorit – sh.b) të vitit 1982, që e nxorën Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi, nuk ishte më organ i LNÇKVSHJ-së, por ishte organ i LRSSHJ-së.

VIJON…

***

Sheradin Berisha

Osman Osmani – Fitim Fitimi – Abdullah Prapashtica – Nuhi Sylejmani

Në vijim lexoni vazhdimin …

Në faqen e parë të “Zërit të Kosovës” të majit (qershorit – shb) të vitit 1982, ishte botuar komunikata e bashkimit të dy organizatave të lartëpërmendura në LRSSHJ në takimin e Stambollit, të cilën po e jap më poshtë:

KOMUNIKATË

Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe të Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), u mblodhën më 17 shkurt 1982 në qytetin e Stambollit dhe u zhvilluan bisedime përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave në një të vetme.

Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).

Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste – Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982.

Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, të të tri organizatave, në mes tjerash u morën këto vendime e qëndrime:

1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).

2. LRSHJ-a si front unik i rezistencës do të përfshijë në gjirin e saj të gjitha forcat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar, si dhe të gjithë patriotët në mërgim, të cilët për shkak të dhunës e terrorit serbomadh janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta të stërlashta.

3. LRSSHJ-a do të luftoj për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare, dhe për realizimin e këtij qëllimi do të shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po që se e kërkon nevoja.

4. LRSSHJ-a është thellësisht e bindur se, duke luftuar për Republikën Shqiptare në kuadër të Federatës Jugosllave, do t’i kontribuoj ruajtjes dhe forcimit të bashkimit dhe vëllazërimit të mirëfilltë në mes popujve të Jugosllavisë. LRSSHJ si përfaqësuese e vetme e popullit shqiptar në shtetin jugosllav, konsideron se lufta e saj e drejtë i shërben edhe forcimit të unitetit të Federatës Jugosllave, ruajtjes së paqes në Ballkan dhe stabilitetit të përgjithshëm në Evropë e më gjerë.

5. LRSSHJ-a llogarit në ndihmën dhe përkrahjen e të gjitha forcave progresive të Jugosllavisë, të cilave u propozon luftë të përbashkët kundër forcave hegjemoniste, kolonialiste, shoviniste dhe forcave tjera reaksionare në Jugosllavi, të cilat sot kanë pozita dominuese në të gjitha strukturat e shtetit dhe si të tilla paraqesin rrezik permanent për të ardhmen e Jugosllavisë, për perspektivën e popujve që jetojnë në te dhe për paqen në këtë regjion.

6. LRSSHJ-a me të gjitha forcat do të luftojë kundër çdo shovinizmi e separatizmi, sepse edhe këto izma reaksionare, që mund të paraqiten edhe tek ndonjë shqiptar, e dëmtojnë unitetin e Jugosllavisë dhe vetvetiu edhe luftën e drejtë që bënë populli ynë.

7. LRSSHJ-a përshëndet qëndrimin e drejtë të të gjithë opinionit progresiv ndërkombëtar, që u solidarizua dhe po solidarizohet me kërkesën e drejtë të popullit tonë për Republikën e vet në kuadrin e Federatës Jugosllave.

8. LRSSHJ-a përshëndet qëndrimin e PPSH-së dhe të Qeverisë Shqiptare ndaj kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës së vetë në kuadrin e Federatës Jugosllave, me çka dëshmon interesimin e saj për këtë pjesë të kombit dhe të principeve të politikës së saj të jashtme ndaj RSFJ-së, ku respektohen me përpikëri parimet e mos cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, të mospërzierjes në punët e brendshme, respektimit reciprok dhe barazisë së plotë në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ruajtjes së fqinjësisë së mirë, duke qenë gjithmonë në gatishmëri të plotë të mbrojë interesat e pjesë së kombit brenda normave dhe ligjeve ndërkombëtare.

9. LRSSHJ-a u bën thirrje të gjitha grupeve ekzistuese dhe individëve, që luftojnë për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi që t’i bashkohen Lëvizjes për Republikë.

10. LRSSHJ-a, që tani distancohet nga të gjitha format e luftës që mbajnë erë terrorizmi dhe s’do t’ua shtrijë kurrë dorën e pajtimit individëve që i kanë duart e zhytura me gjakun e popullit. Gjithashtu Lëvizja s’do të bashkëpunojë asnjëherë me rryma e organizatat politike që mbajnë vulën e tradhtisë, apo që kanë për qëllim ta rrezikojnë pavarësinë e RSFJ-së.

11. Organ qendror i LRSSHJ-së do të jetë ”Zëri i Kosovës”;

12. LRSHJ-ja ua bënë me dije si OKB-së, ashtu edhe qeverive të të gjitha shteteve që janë për paqe, liri dhe demokraci në botë, se pa iu njohur popullit shqiptar në Jugosllavi statusi i kombit dhe e drejta e patjetërsueshme e tij për Republikën e vetë në kuadrin e Federatës Jugosllave; pa u liruar pa asfarë kushti të gjithë të burgosurit politikë dhe pa mundësimin e kthimit në vendlindje të të gjithë atyre që luftuan për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, LRSSHJ-a nuk do të qetësohet kurrë.

Rroftë Republika Socialiste Shqiptare në Jugosllavi!

Rrofshin të gjithë popujt e RSFJ-së!

Rroftë Lëvizja për Republikë!

_________

(Burimi: Nusret Hajdari – Kujtime të ndritura të kohëve të errëta“, Vëllimi i parë, vitet 1940 – 1989. Shtëpia botuese „PROINTEGRA“, Zürich, 2020, faqe 318 – 321.)

Lexoni faksimilin e librit në foto:

***

Sheradin Berisha

KOMUNIKATA ORIGJINALE E 15 MAJIT 1982

Abdullah Prapashtica, Osman Osmani Faton Topalli, Fitim Fitimi, Nuhi Sylejmani

Origjinali i Komunikatës së bashkimit të OMLK-së në LRSHJ më 15 majit 1982 e cila gjoja se është komunikatë e bashkimit të 17 shkurtit 1982, e botuar në librin e Osman Osmanit, kushtuar Skënder Ibishit, dhe e njejta komunikatë tashmë e falsifikuar e 15 majit 1982, por e botuar si komunikatë e bashkimit të 17 shkurtit 1982 në librin e bacit Nysret Hajdari, është botuar në numrin 1 të ZiK-ut, organ i LRSSHJ-së (qershor 1982), ndërsa e njejta bashkë me Kushtrimin për demonstratën e 26 qershorit 1982 në Bern është shpërndarë gjatë mbajtjes së kësaj Demonstrate.

Në vijim lexoni Komunikatën origjinale bashkë me Kushtrimin për demonstratë:

KOMUNIKATË

Përfaqësuesit e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste në Jugosllavi (PKMLSHJ) u mblodhën më 17 shkurt 1982 dhe zhvilluan bisedimet përfundimtare për bashkimin e këtyre dy organizatave në një të vetme. Pas arritjes së bashkimit u vendos që organizatat të organizohen në Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi.

Në ndërkohë bisedimet u zhvilluan edhe me përfaqësuesit e Organizatës Marksiste – Leniniste të Kosovës (OMLK) me të cilët bisedimet përfunduan më 15 maj 1982.

Me një shkallë të lartë të unitetit të mendimit, përfaqësuesit e tri organizatave në mes tjerash morën këto vendime e qëndrime:

1. Që organizata e re të pagëzohet ”Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).

2. LRSHJ-a si front unik i rezistencës do të përfshijë në gjirin e saj të gjitha forcat patriotike e revolucionare të popullit shqiptar, si dhe të gjithë patriotët në mërgim, të cilët për shkak të dhunës e terrorit serbomadh janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta të stërlashta;

3. LRSHJ-a do të luftoj për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare, dhe për realizimin e këtij qëllimi do të shërbehet me të gjitha mjetet që lejon etika revolucionare, duke u nisur nga bindja politike e gjer tek revolucioni i armatosur, po që se e kërkon nevoja;

4. LRSHJ-a është thellësisht e bindur se duke luftuar për Republikën Shqiptare në kuadrin e Federatës Jugosllave do t’i kontribuoj ruajtjes dhe forcimit të bashkimit dhe vëllazërimit të mirëfilltë në mes popujve të Jugosllavisë. Si përfaqësuese e vetme e popullit shqiptar në shtetin jugosllav, LRSHJ-a konsideron se lufta e saj e drejtë i shërben edhe forcimit të unitetit të Federatës Jugosllave, ruajtjes së paqes në Ballkan dhe stabilitetit të përgjithshëm në Evropë e më gjerë;

5. LRSHJ-a llogaritë në ndihmën dhe përkrahjen e të gjitha forcave progresive të Jugosllavisë, të cilave u propozon luftë të përbashkët kundër forcave hegjemoniste, kolonialiste, shoviniste dhe forcave tjera reaksionare në Jugosllavi, të cilat sot kanë pozita dominuese në të gjitha strukturat e shtetit dhe si të tilla paraqesin rrezik permanent për të ardhmen e Jugosllavisë, për perspektivën e popujve që jetojnë në te dhe për paqen në këtë regjion;

6. LRSHJ-a me të gjitha forcat do të luftoj kundër çdo shovinizmi e separatizmi, sepse edhe këto izma reaksionare, që mund të paraqiten edhe tek ndonjë shqiptar, e dëmtojnë unitetin e Jugosllavisë dhe vetvetiu edhe luftën e drejtë që bënë populli ynë;

7. LRSHJ-a përshëndet qëndrimin e drejtë të të gjithë opinionit progresiv ndërkombëtar, që u solidarizua dhe po solidarizohet me kërkesën e drejtë të popullit tonë për Republikën e vet në kuadrin e Federatës Jugosllave;

8. Përshëndetet qëndrimi i PPSH dhe i qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi për konstituimin e Republikës së vet në kuadrin e Federatës Jugosllave, me çka dëshmon interesimin e vet për këtë pjesë të kombit dhe prinicipialitetit të politikës së jashtme ndaj RSFJ, ku respektohen me përpikmëri parimet e moscënimit të sovranitetit dhe integritetit territorial, mospërzierjes në punët e brendshme, respektimit reciprok dhe barazisë së plotë në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ruajtjes së fqinjësisë së mirë, duke qenë gjithmonë në gatishmëri të plotë të mbrojë interesat e pjesë së kombit brenda normave dhe ligjeve ndërkombëtare;

9. LRSHJ-a u bënë thirrje të gjitha grupeve ekzistuese dhe individëve që luftojnë për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi që t’i bashkohen Lëvizjes për Republikë.

10. LRSHJ-a që tash distancohet nga të gjitha format e luftës që mbajnë erë terrorizmi dhe s’do t’ua shtrijë dorën e pajtimit individëve që i kanë duart e zhytura me gjakun e popullit. Gjithashtu Lëvizja s’do të bashkëpunojë asnjëherë me rrymat e organizatat politike që mbajnë vulën e tradhtisë, apo kanë qëllim ta rrezikojnë pavarësinë e RSFJ;

11. Organ qendror i LRSHJ-së do të jetë ”Zëri i Kosovës”;

12. LRSHJ-a ua bënë me dije si OKB-së ashtu edhe qeverive të të gjitha shteteve që janë për paqe, liri dhe demokraci në botë, se pa iu njohur popullit shqiptar në Jugosllavi statusi i kombit dhe e drejta e patjetërsueshme e tij për Republikën e vetë në kuadrin e Federatës Jugosllave; pa u liruar pa asfarë kushti të gjithë të burgosurit politik dhe pa mundësimin e kthimit në vendlindje të të gjithë atyre që luftuan për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, LRSHJ-a nuk do të qetësohet kurrë.

RROFTË REPUBLIKA SOCIALISTE SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI!

RROFSHIN TË GJITHË POPUJT E RSFJ!

RROFTË LËVIZJA PËR REPUBLIKË!

Komiteti Qendror i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në RSFJ”

Në vazhdim lexoni KUSHTRIMIN:

Motra shqiptare, e ju vëllezër të shtrenjtë, ju të ndjekur, të shtypur e të shpërndarë, para jush, LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI lëshon:

K U SH T R I M I N

Të gjithë ju, i madh e i vogël, në shtatë e shtatëdhjetë, kudo që të ndodheni, kur t’u bjerë në dorë kjo thirrje, lërini të gjitha dhe përgjigjuni zërit të atdheut, sepse ai ka nevojë më shumë se kurrë për ju. Pra edhe kësaj radhe organizohuni masovikisht dhe ashtu tok ejani të shtunën më 26 qershor në ora 11 në stacionin e trenit në Bern të Zvicrës, sepse aty do të ju presin qindëra vëllezër e motra, që kanë ardhur nga anë e anës për t’i dalë atdheut zot, për ta marrë popullin tonë të shumëvuajtur në mbrojtje dhe për ta ngritur lart e më lart gjer në diell zërin e trojeve tona të stërlashta që sot rënkojnë nën helmetën, qizmën dhe bajonetën jugosllave. Prandaj lërini të gjitha punët dhe mëritë e rastit, hudhini mospajtimet e ndryshme dhe të bëheni grusht si gjithnjë kur e do interesi i atdheut, unikë e të fortë si graniti dhe ashtu të shkojmë bulevardeve të kësaj metropole evropiane dhe t’ua përcjellim gjithë përfaqësuesve të shteteve të botës, rënkimet e nënave që kanë mbetur me duar në gji, sepse jugosllavët ua vranë fëmijët e ua shkelën burrat me tanke; t’ua përcjellim ofshamjet e mijëra vëllezërve e motrave tona që po torturohen e masakrohen nëpër burgjet e llahtarshme jugosllave; t’ua përcjellim gjëmimin e rrugëve tona të përgjakura që s’po mund ta durojnë më qizmën, helmetën dhe bajonetën jugosllave… dhe në këtë mënyrë t’i bëjmë me dije tërë botës se vullneti i një populli dymilionësh s’mund të shtypet me forcën e armëve.

Me këtë rast pos tjerëve do t’u drejtohemi me letër edhe OKB dhe do të kërkojmë nga kjo organizatë, që të ndërmarrë masa përkatëse, në mënyrë që anëtares së vetë, Jugosllavisë, që shurdhon botën së trumbetuari për të drejta e për liri, t’i thotë troq: këta mijëra njerëz që tash një kohë të gjatë, protestojnë anë e kënd Evropës, s’kanë udhëtuar as kësaj radhe me mijëra kilometra për të vizituar Zvicrën, por vetëm e vetëm pse janë të shtypur e të shfrytëzuar, kanë ardhur edhe përmes këtij manifestimi t’i kërkojnë të drejtat e veta, që ua keni marrë nëpër këmbë…

S’do mend se ky do të jetë një grusht i rëndë për gjakëpirësit jugosllavë, të cilët me buzëqeshje e gjakftohtësi vrasin gra e fëmijë, vetëm pse kanë marrë guximin të kërkojnë Republikë, bukë, punë e liri!

Të dashur bashkatdhetarë:

Siç e dini ditën e demonstratës sonë, në Beograd fillon nga punimet Kongresi i XII i LKJ, që të kërkojnë llogari prej udhëheqjes së vet për shtypjen brutale të vullnetit të një populli të tërë dhe njëherit të apelojmë në ndërgjegjen e atyre delegatëve që me përgjegjësinë që kanë për të ardhmen e shtetit le të insistojnë, në të mirën dhe interesin e të gjithëve që:

-popullit shqiptar në Jugosllavi t’i njihet statusi i kombit dhe kuptohet e drejta e patjetërsueshme që në trojet e veta etnik të ketë Republikën e vet;

-që të lirohen menjëherë të burgosurit politikë;

-që t’u mundësohet kthimi në vendlindje të gjithë atyre që për shkak të dhunës dhe terrorit serbomadh janë detyruar t’i lënë familjet e vendlindjen e vet e të marrin botën në sy;

-që sa më parë të ndërmerren masa dhe të krijohen kushte për kthimin tonë, pra të të gjithë punëtorëve, (që na kanë shitur si të ishim kafshë në tregun e punës) dhe punësimin tonë afër familjeve;

-që të ndërprehet menjëherë propaganda antishqiptare e serbomëdhenjëve e cila ka për qëllim njollosjen e popullit tonë me shpifjet më të paskrupullta;

-që të ndërmerren masa për përmirësimin e standardit të popullit dhe demokratizimin e përgjithshëm të jetës politiken ë vend…

-që të merren në përgjegjësi të gjithë ata që kanë dorë në vrasjen e qindëra demonstrantëve duarthatë dhe t’u bëhet me dije të gjithë popujve jugosllavë se kërkesat e popullit shqiptar në Jugosllavi janë të drejta dhe se nuk kanë për qëllim dobësimin e shtetit, por përkundrazi forcimin e tij…

Punëtorë patriotë në mërgim,

Lufta që po bënë populli ynë heroik, ka një perspektivë të sigurtë, ajo nuk po shuhet dhe po vazhdon me një forcë madhështore ta mahnisë një botë të tërë, ja për shembull kët ditë stafetën e Titos së urryer, atë simbol shtypjeje e tiranie, populli ynë e priti ashtu siç e meriton: me plumb e demonstrata dhe ashtu të shpuar nga predha ua përcolli në Beograd këtë paçavër të ndyrë, o tiranë të pafytyrë, e mos hargjoni miliarda për tekat e një diktatori të vdekur sepse me djersën tonë, për shkak të tij me shokë ne po i paguajmë për çdo vjet nga dy miliardë e gjysmë dollarë vetëm kamatë kredish që janë hargjuar për këso budallallëqesh.

Populli ynë vëllezër të dashur, për çdo ditë po bënë heroizma të tillë edhe pse në derë të çdo shqiptari është vendosur nga një patrullë policësh të urryer të armatosur gjer në dhëmbë, që vrasin e burgosin, që rrahin e përpiqen që edhe nderin tonë ta marrin nëpër këmbë, prandaj është obligim i yni moral që ta përkrahim me të gjitha forcat tona këtë luftë të shenjtë. E në këtë rast përkrahja më e mirë është pjesëmarrja masive në këtë demonstratë, nga e cila me të drejtë pritet se do të jetë madhështore. Prandaj të gjithë ne që po jetojmë me dekada të tëra me mallin përvëlues për fëmijët tanë që s’ua njohim mirë fytyrën, vetëm pse barkëmëdhenjtë e Beogradit na kanë shitur si kafshët në treg, apo pse me dhunë na kanë detyruar t’ua lëmë lamtumirën trojeve tona. Të mblidhemi të gjithë dhe ta nderojmë emrin tonë e të fëmijëve tanë me pjesëmarrjen në këtë demonstratë, sepse vetëm bashkë jemi të fortë, sepse vetëm në luftë e guxim mund t’i fitojmë të drejtat tona, sepse vetëm duke sakrifikuar fitorja dhe takimi me familjet tona është afër.

Pra mirupafshim në sheshin e trimërisë, nderit e burrërisë, atje ku na mësuan të luftojmë Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, trimat tanë me fletë.

-RROFSHIN PUNËTORËT TANË PATRIOTË QË I PËRGJIGJEN THIRRJES SË ATDHEUT

-RROFTË POPULLI YNË HEROIK

-RROFTË REPUBLIKA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI

-RROFSHIN TË GJITHË POPUJT LIRIDASHËS TË BOTËS

-LAVDI DËSHMORËVE QË RANË THERROR PËR ATDHE -RROFTË LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI

________

Dëshmi arkivore: Lexoni faksimilin e komunikatës së 15 maj 1982 dhe Kushtrimin për demonstratën e 26 qershorit 1982 të organizuar në Bern të Zvicrës:

***

VIJON ….

© Pashtriku.org

______________________________

Nga arkivi i facebookut tim, më 26 prill 2023

ABDULLAH PRAPASHTICA DHE OSMAN OSMANI FALSIFIKUESIT E DOKUMENTIT TË BASHKIMIT (LNÇKVSHJ + PKMLSHJ = LRSHJ) MË 17 SHKURT 1982 (5)

Nga Sheradin Berisha – Pashtriku, Maj 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura