Bajram Curr, 31 korrik 2018:
ïâ¾ Duke qene te vetedishem per rolin e vendlindjes tek secili person, elbasanllinjte jane njerez qe e duan artin, e duan te bukuren, e duan jeten. Migena Arllati lindi me 06/09/1974, ne qytetin e Elbasanit, ne nje familje me tradita qytetare dhe arsimdashese.
ïâ¾ Ne Elbasan Migena do te brumohej dhe edukohej, shkollohej dhe rritej gradualisht dhe me pas do te martohej ne Gjakove.
ïâ¾ Ajo studimet e larta i perfundoi ne Fakultetin Filologjik, dega Gjuhe Shqipe – Letersi ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan. Studimet pasuniversitare i beri per diplomaci ne Akademine Diplomatike Shqiptare ne Tirane. Pastaj Perfundoi Studimet e Magjistratures ne Qendren Shteterore te Studimeve Albanologjike ne Tirane.
ïâ¾ Aktualisht punon profesoreshe e Gjuhes Shqipe ne Universitetin “Fehmi Agani” dhe ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove.
ïâ¾ Deri tani eshte autore e shtate librave :
1. Vellimi me poezi “Mendime ne kornize”.
2. Monografi “Lindur per tu bere mjek”.
3. Kritike letrare e recensa “Etern Ars”.
4. Vellim me poezi “Nuk dashurojne perendite”.
5. Studime gjuhesore “Veshtrim rreth shprehjeve frazeologjike ne te folmen e Gjakoves”.
6. Botime studimore “Patronimet, mbiemrat famljare ne Gjakove”.
7. Fjalor Enciklopedik “Autor te letersise shqipe per femije dhe te rinj, 1886-2017”, me bashkautorsi te Prof. Dr. Astrit Bishqemi.
***
ïâ¾ Krijimtaria e saj eshte kryesisht, studime gjuhesore dhe kritike letrare.
ïâ¾ Migena eshte redaktore dhe recensente e dyzet e tre vellimeve me poezi dhe proze te autoreve shqiptare dhe te huaj.
ïâ¾ Ka fituar me dhjetera cmime ne letersi, neper aktivitetet nderkombetare, ne Kosove dhe Shqiperi, si ne Metingun e Poezise ne Gjakove, u shpall poetja me e mire e Metingut, duke u vleresuar me cmimin “Yllka Domi”. Ne Zvicer “Filo Let” me poezine e saj “Jeta ime poezi” merr cmim te dyte.
ïâ¾ Me tregimin “Piano” ne Festivalin Kombetar te letersise per te rinj, mbajtur ne Podujeve nderohet me cmim te dyte.
ïâ¾ Me poezine e saj “Burri i dheut” ne konkurimin mbarekombetar ne Istog, fiton cmimin e pare “Dr. Ibrahim Rugova”.
ïâ¾ Ne Festivalin e Letersise ne Podujeve zuri vendin e dyte me poezine “Ngadhnjimi i ri”.
ïâ¾ Po vendin e dyte e mori me poezine “Idealizem” ne manifestimin letrar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve te Kosoves.
ïâ¾ Ne Kline u nderua me cmim te pare me poezine “Motiv monologu” ne takimin tradicional kushtuar poetit te ndjere Tahir Desku.
ïâ¾ Gjithashtu ne Tirane laurohet nga “Albanian Excellent” per angazhimet e saj me shoqerine civile dhe per pune te frytshme ne letersi dhe ne arsimin shqiptar.
ïâ¾ Prej kohesh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve ne gjuhesi dhe albanologji, duke marre pjese ne konferenca te ndryshme shkencore te organizuara nga universitetet ane e mbane Shqiperise e Kosoves, si dhe ne prezantime te nivelit nderkombetar ne Slloveni, Itali, Zvicer e Gjermani.
ïâ¾ Migena jeton ne qytetin e Gjakoves prej 22 vjetesh me bashkeshortin dhe kater femijet e saj. Ajo kontribuon vazhdimisht ne kulturen dhe jeten artistike te qytetit te Gjakoves, me organizim te sferave te ndryshme.
ïâ¾ Ajo gezon titullin “Qytetare Nderi” ne vendlindjen e saj ne Elbasan , si dhe mbeshtetjen dhe respektin e bashkeqytetareve ne Gjakove, si nje mesimdhenese, krijuese dhe nene e perkushtuar.
ïâ¾ Migena eshte e palodhur dhe si drejtuese dhe veprimtare ne shoqerine civile. Ajo eshte drejtoreshe e Fondacionit te Gruas Intelektuale “Nermin Vlora Falaschi” Gjakove.
ïâ¾ Anetare e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.
ïâ¾ Anetare e organizates boterore “Pentasi B World, Prishtine e Shkup”.
ïâ¾ Anetare e kryesise se Shoqates se Intelektualeve “Gjakova” ne Gjakove.
ïâ¾ Anetare e kryesise se organizates humanitare te Kryqit te Kuq ne Gjakove.
ïâ¾ Migena 10 vitet e para ne Gjakove i ka paraprire karrieres se saj ne gazetarine radiofonike, te printuar dhe televizive, ku disa here ka marre cmime si :
ïâ¾ Organizata amerikane “IREX” mori cmim te dyte per projektin radiofonik kushtuar gruas se pasluftes ne Kosove.
ïâ¾ Qendra mediale “Dukagjini” i dha vendin e pare per shkrimin e saj ne gazeten “Lajme Exluzive”, lidhur me promovimin e punes dhe sfidat e femres shqiptare.
ïâ¾ … Tek po pinim kafe ne nje kafene te Gjakoves me Migenen dhe Prof. Halil Ahmetin, se si me lindi ideja dhe e pyeta per emrin e saj. Ajo u skuq pak ne fytyre dhe e skuqura sikur ja shtoi edhe me shume bukurine e saj dhe vijoi te flase :
“Ne kohen kur prinderit e mi prisnin qe une te vija ne jete, sigurisht nje nder preokupimet qe ata i jepnin rendesi ishte emri qe do te mbaja. Propozime per emertimin tim vinin nga te gjitha anet, por ata pelqyen me shume njerin prej tyre. Ai propozim vinte nga tezja e madhe, Nashi, e cila ne ate kohe ishte studente ne Universitetin e Tiranes. Ishte koha kur libri i John Golsuorthit, “Lulet e molles” ishte kthyer ne nje “best seller” ne Shqiperi. Personazhja kryesore e subjektit quhej Migena, ndaj tezja, duke qene shume e dhene pas librave dhe duke e simpatizuar tej mase kete personazh, kembenguli qe une te quhesha Migena. Dhe prinderit nuk ia prishen, me quajten keshtu “.
ïâ¾ Migenes zemra vazhdimisht zemra i rreh tek arsimi, per te cilin kishte studiuar dhe investuar vite te tera nga rinia e saj. Ajo sot eshte ligjeruese e gjuhes se paster shqipe ne Universitetin “Fehmi Agani” dhe ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove. Me studentet dhe nxenesit ajo eshte shume komunikuese. Studentet dhe nxenesit e saj nuk jane te detyruar vetem te degjojne ne oren e mesimit, por ata jane te lirshem te shprehen dhe te ndertojne prezantimin e tyre ne individualitet dhe ne grup.
ïâ¾ Te shkruash per Migenen gazetare, poete, profesoreshe, nene, aktiviste duhet nje monografi e tere, por ne mbyllje po citoj nje poezi te saj, e cila eshte me dimension shume domethenes :
LOT
U lodha se numeruari
Dyqind pika loti
Qe neser katerqind presin te behen
Si rrjedhin lotet ?
Katerqind, teteqind, dymije e dyqind pika lot
Sa e sa mijera te tjere lot
Qe s’quhen me pika
Po hauze, dete e oqeane sot
Sic rrjedhin pa pushim
Mes pllajave-faqe
Te mjafta per permbytje jo te nje qenieje
Po te nje bote te tere ne paqe
ïâ¬ÂªÃ¯â¬ÂªÃ¯â¬Âª
Perfundimisht i uroj Migenes shendet, gezmi dhe suksese te metejshme ne karrieren e saj si poete, gazetare, profesoreshe, nene, aktiviste e palodhur, e thjeshte, e dashur dhe fisnike.
IBRAHIM HAJDARMATAJ
Kryetar i OJF-se “MESUESI”
TEL : 0692469145
E-Mail : [email protected]
______________
MIGENA ARLLATI NDEROHET ME TITULLIN QYTETARE NDERI
Intervista – Migena Arllati 05.01.2013