INDIFERENCA E PAZAKONTË E DREJTORESHËS ZHULIETA SINA HARASANI NA LË JASHTË FESTIVALIT FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR “GJIROKATRA 2015”

Pashtriku.org, 07. 05. 2015 – (Reagim i Kryesisë së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GËZUAR” të Gjenevës) – Kryesia e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “GËZUAR” nga Gjeneva për hirë të anëtarësisë së gjer dhe të simpatizueseve të shumtë të këtij Ansambli, ndjenë domosdoshmërinë që të sqarojë shkaqet e mosprezencës në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtarë “GJIROKASTRA 2015”. Bazuar në rezultatet tona të deritanishme as që kemi mundur të mendojmë që do të ndodhë anashkalimi dhe eliminimi ynë në heshtje nga kjo ngjarje e rëndësishme kulturore.
Serioziteti dhe përkushtimi në punë dhe dashuria e madhe për artin ,kulturën e traditën e të parëve tanë kanë bërë që puna jonë të shpërblehet me mirënjohje dhe dekorata të shumta.
Ansambli ynë është fitues i Festivalit “DITËT E DIASPORËS SHQIPTARE” në Berlin të Gjermanisë, më 2006. Prezantim të paharruar e që ngelet gjatë në mendjet e njerëzve të kulturës është edhe ai në Lyon të Francës, ku në praninë e dhjetëra diplomatëve të botës të akredituar në këtë vend dhe në praninë e shikueseve të shumtë francezë kemi prezantuar vlera të mirëfillta të këngëve dhe valleve tona burimore. I entuziazmuar nga ky sukses Ambasadori Fuqiplotë i Kosovës i akredituar në Paris të Francës, prof.dr. Muhamedin Kullashi, ka shtruar drekë për të gjithë pjesëmarrësit e Ansamblit tonë dhe na ka ndarë mirënjohje. Kurse vitin e kaluar kemi qenë të ftuar nderi në pesëdhjetë vjetorin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “SHOTA” të Kosovës.

Edhe në këtë ngjarje madhore kemi dal shumë të suksesshëm. Paraqitjen tonë me notën më të lartë e kanë vlerësuar edhe bilbilat e këngës sonë burimore zonjat e nderuara Nexhmije Pagarusha , Shkurte Fejza dhe Shyhrete Behluli. Ndërkaq njëshi i valles shqiptare z. Rexhep Çeliku plot sinqeritet na ka përgëzuar duke na porositur që këto vlera t’i transmetojmë edhe tek gjeneratat e ardhshme. Në Gjenevë ku e zhvillojmë aktivitetin tonë të përhershëm të gjithë i njohin vlerat tona përçfarë shumica e komunave të këtij kantoni në disa raste na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na mbështesin materialisht.
Më 2015 në Gjenevë në festivalin “JAVA NDERKOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE” ku kanë prezantuar gati të gjitha vendet e globit kemi zënë vendin e parë duke kënaqur shijet e të gjithë pjesëmarrësve. Punën tonë të suksesshme e kanë pasqyruar të gjitha Mediet, qofshin të shkruara apo vizive. Prandaj mosprezenca jonë në Festivalin “Gjirokastra 2015” na ka indinjuar tepër. Çka është komiko-trishtuesja pa ftesë ka ngelur edhe koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha,emri i të cilit njihet jo vetëm në botën shqiptare të folklorit dhe të etnologjisë por, Berisha në lëminë e koreografisë është unikat dhe njihet edhe në vendet e rajonit.
Më 1986 në Dizhon të Francës në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit, Ansambli profesionist i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” i Kosovës, në mesin e 58-të vendeve të botës nën udhëheqjen e koreografit Berisha pati zënë vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë. Prandaj mosprania e njeriut më kompetent në këtë fushë në Festivalin Mbarëkombëtar” Gjirokastra 2015”s, mund të quhet ndryshe veçse krim mbi kulturën.

Ne si Ansambël gatishmërinë për të qenë pjesë e Festivalit “Gjirokastra 2015”e kemi shprehur duke vënë në dijeni Zonjën Zhulieta Sina Harasani, drejtoreshë e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik Për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor Pranë Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Prandaj pse’hen e mospërgjigjies dhe injorimin tonë në heshtje e kërkojmë nga zonja Harasani ?!.. Me kusht që opinioni të shohë të vërtetën si shtojcë reagimit tonë po i bashkangjesim edhe komunikimin e producentit të Ansamblit “Gëzuar”të Gjenevës me zonjën Zhulieta Sina Harasani, zyrtare e lartë e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
****
15 novembre 2014 23:16
Përshëndetje,
Shpresoj të jeni mirë, quhem Nexhmedin Ilazi producent i Ansamblit Gëzuar nga Gjeneva. Kuptova se ju jeni drejtoreshë e Festivalit të Gjirokastrës, meqë nuk kam adresën elektronike po ju drejtohem përmes Facebookut me lutjen nëse keni mundësi të më jepni ndonjë informat se cilat janë mundësit (dhe kuj ti drejtohem) që edhe A. Gëzuar të jetë pjesmarrës i F. të Gjirokastrës.
Dy fjalë për A.Gëzuar; Vepron që nga viti 2002 në Gjenevë aktuaisht numron rreth 50 antarë, koreograf Xhemali Berisha ish koreografi i Ansamblit Shota Prishtinë.
Sukseset; U shpall Ansambli më i mirë ii Festivalit në Berlin në vitin 2006 “Ditët e kulturës Shqiptare në diasporë”, pjesmarrës në shumë koncerte anekand Zvicres, Francë, Gjermani Kosovë etj.
Ishim pjesmarrës në Gala koncertin në Prishtinë me rastin e 50 vjetorit të A.Shota 26shtator 2014.
Për informata shtes mund të më shkruani në [email protected] apo tel. 0041 76 574 70 52 (viber)
www.facebook.com/pages/Ansambli-GËZUAR/136545979778229?ref=hl
Me respekt Nexhmedin Ilazi nga Gjeneva
Ansambli “GËZUAR”
16 novembre 2014 01:24
Flm per mesazhin. Stafi I Festivalit do ju pergjigjet ASAP. Zh.
26 novembre 2014 22:24
Përshëndetje, E nderuar më premtuat që do të kem një përgjigjje nga stafi juaj, ju njoftoj që deri më sot nuk kam pas asnjë informatë. Po ju dërgoj edhe një herë adresën elektronike; [email protected] ose në Viber 0041 76 574 70 52 Me respekt Nexhmedin Ilazi Producent i Ansamblit Gëzuar Gjenevë
14 février 15:15
E nderuar Zonja drejtoreshë. Edhe pse unë mora kontakt dhe u dërgova të gjitha informatat e nevojshme, nga stafi i Festivalit nuk morëm asnjë përgjigjje, u shkrova e-mail tri herë, përgjigjia ishte ” posa të mblidhet komitetiti organizativ do ta keni një përgjigjie” e kjo punë është që nga fundi i nëntorit 2014. Të dëshpruar, indinjuar Ansambli Gëzuar nga Gjeneva. Nexhmedin Ilazi Producent i A.G
14 février 17:22
Pershendetje. Ne fakt komiteti vertet nuk eshte mbledhur. Festivali eshte shtyre ne 10-16 maj. Mbetemi ne kontakt. Gezuar!
il y a 30 minutes
Çka po ndodh Zonja DREJTORESHË, pse ende nuk morëm përgjigjie???????
Fin de la conversation
Në mënyrë që mos të ndodhin keqkuptimet me kërkesë Z. Ilazi i drejtohet edhe Stafit të Komitetit
Organizativ të Festivalit “GJIROKASTRA 2015”
Lexues të nderuar në vazhdim po u ofrojmë edhe pjesën tjetër të letërkëmbimit elektronik ndërmjet Z.Nexhmedin Ilazi dhe Komitetit Organizativ të Festivalit “ Gjirokastra 2015”.
ANSAMBLI GËZUAR x

Nexhmedin Ilazi
28/11/2014
Répondre
À info

Mirë mëngjesi nga Gjeneva,

Të nderuar,

Në cilësinë e producentit të Ansamblit Gëzuar nga Gjeneva po ju drejtohem me kërkesën për pjesëmarrje në Festivalin e Gjirokastrës.
Jam i vetëdijshëm që jemi me vonesë por ju lus që brenda mundësive që keni kërkesën tonë ta merrni parasysh, meqë jemi një Ansambël amatorë por me cilësi dhe përvojë 12 vjeçare.
Ju informoj që kemi fatin që si udhëheqës artistik dhe koreograf të kemi koreografin e mirënjohur Xhemali Berisha ish -koreograf i Ansamblit Kombëtar Shota.

Një sqarim, ne nuk pretendojmë të jem pjesëmarrës në konkurrencën zyrtare, por vetëm si mysafir të festivalit, unë do të jem në dispozicion tuajin për çdo lloj informate shtesë.

Me shpresë se kërkesës sonë do ti përgjigjeni pozitivisht nga Gjeneva, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë në përgatitjen e Festivalit.
Meqë sot është 28 nëntori, shfrytëzoj rastin t’ju uroj Festën e Flamurit Kombëtar-GËZUAR!

Të bashkangjitur e keni historikun e Ansamblit dhe linkun ku mund të shihni një performancë të A.Gëzuar, po ashtu dhe linkun e faqes zyrtare të A.G. në Facebook

https://www.youtube.com/watch?v=62QbSCB0FCM

www.facebook.com/pages/Ansambli-GËZUAR/136545979778229?ref=hl

Me respekt Neshmedin ILAZI
Producent i A.Gëzuar Gjenevë
tel(viber) 0041 76 574 70 52
e-mail [email protected]
Nexhmedin Ilazi
05/12/2014
Répondre
À info

Përshëndetje,

Ne nga Ansambli Gëzuar me pa durim po presim një përgjigjie nga ju, Ju lus shumë të na njoftoni rreth mundësisë së pjesëmarrjes sonë në Festival.

Info Qkvf
05/12/2014
Répondre
À moi
Sapo të mblidhet Komiteti Organizativ do t’ju lajmërojmë.

Faleminderit.

QENDRA KOMBËTARE E VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE
Adresa: Rr: “Aleksandër Moisiu” nr. 76, Tiranë
Tel: 04 225 45 80
Nexhmedin Ilazi
4 janv.
Répondre

À Info

Përshëndetje nga Gjeneva,

Të nderuar,

Ansambli Gëzuar nga Gjeneva ju uron vitin e ri 2015, shëndet dhe punë të mbarë.
Ne ende po presim një përgjigjie nga Komiteti organizativ.

Me respekt,
Nexhmedin ILAZI
Producent i A.Gëzuar Gjenevë
tel(viber) 0041 76 574 70 52
e-mail [email protected]

Info Qkvf
5 janv.
Répondre
À moi
Ju falenderojmë për urimet

Edhe ne gjithashtu ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2015.

Kërkesa juaj do të shqyrtohet gjatë Mbledhjes së Komitetit Organizativ.

Faleminderit.

QENDRA KOMBËTARE E VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE Adresa: Rr: “Aleksandër Moisiu” nr. 76, Tiranë
Tel: 04 225 45 80

Nexhmedin Ilazi
21 mars
Répondre
Ju të nderuar,

Jam shumë kurioz me e ditë arsyen pse nuk jepni të paktën një përgjigjie Ansamblit Gëzuar nga Gjeneva, pse thyeni zemrat e njoma të 25 valltarëve entuziast që janë në pritje që nga nëntori i vitit 2014.

Apo është një punë organizative alla SHQIPTARE. TURP ! TURP !….

Të indinjuar Ansambli” Gëzuar “Gjenevë.

____________
KRYESIA E ANSAMBLIT TË KËNGËVE DHE VALLEVE”GËZUAR”TË
GJENEVES
Gjenevë, 03.05.2015

………………………………………………

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura