ING.AHMET ҪOLLAKU: GJEOLOGU KADRI RAMA – NGA MONIZMI NЁ DEMOKRACI

Tiranë, 06. 11. 2015: Kryeministëri ynë, ky i fundit, në një ndeshje futbolli me Serbinë, e bëri shiun të pushojë, gurët të përgjojnë dhe pemët të këndojnë hymnin shqiptarë, por ai kurrë nuk kujtohet për specialistët e naftës shqiptare, për Armatën e Naftëtarëve, apo për Shoqatën e Naftëtarëve. Naftëtarët nxorën nga nëntoka miliona tonë naftë, e cila e zgjati këtë K/ministër mbi dy metra të gjatë. Tani Armata e Naftëtarëve, ngjanë me një kortezh të gjatë të ҫrregullt funeral, që varros veten e vetë. Deri më sot, Edi Rama nuk ka bërë asgjë për naftën tonë, ai deri tani vetëm ka gënjyer. Unë dyshoj që ai ta ketë dëgjuar emërin e gjeologut Kadri Rama, pa le të dijë sa paguhet në muaj… Gjeologu Kadri Rama, nuk kishte menduar kurrë se gjërat do të rrokulliseshin kështu, kaq keq. Zhgënjimi dhe mospërfillja janë më të zeza se vdekja, sepse të vrasin ngadalë, nga Monizmi deri në këtë Demokraci Shqiptare hibride. Sidoqoftë, ҫdo poshtërsi ka një fund!
***
Kurajua, vendosmëria, dhe puna e madhe, janë gjëra shumë të bukura, por jo aq sa një pus nafte ҫpuar diku afër shtëpisë tuaj. Mason Cooley, 1927-2002
Për gjeologun Kadri Rama, kam shkruar me dhembje kohë më parë, atëhere kur në krye të qeverisë shqiptare ishte K/Ministër Sali Berisha. Dhëmbjet janë pronë dhe ndiesi personale që nuk pjestohen, as shartohen, dhe as njohin votime dhe parti si PD, PS, LSI…
Gjeologu Kadri Rama, autori i “Letrës së Zezë”, vazhdon të jetë militant i naftës, kësisoj vuan shumë. Unë nuk e fsheh simpatinë për këtë gjeolog rebel, pavarësisht se në kohën moniste, atëhere kur ishim në Institutin e Naftës në Fier, nuk vrapuam bashkë të pimë kafe në baragën e Zinijes. Në atë kohë, në Institut dhe më tej, ishte edhe kriza e kafesë.
Një fillozof thotë, të të nderojnë, do të thotë të të duan, se, dashuria dhe frika nuk shkojnë me njëra-tjetrën. I sertë dhe ekspresiv dhe sado që është plakur si të gjithë ne, ai nuk e tradhëton veten e tij. Atë e veshe dhe e ҫveshe vetëm gjeologjia, nafta. Fjalori i gjuhës se tij, është pak ndryshe, fjalët kyҫe janë, Quaterniar, Miocen, Tortonian, Oligocen, Eocen, Paleogen, Gelqerorë, ranorë, flish, prishje, hypje, mbihypje, Zuberi, Mishunina…

– Gjeologu i shquar Kadri Rama –

Janë shuar shumë kolegë, gjeologë të naftës shqiptare, të dipllomuar brenda dhe jashtë. Janë vrarë dhe rrëzuar kollosë. Disa jetojnë akoma, por disa nga këta janë bërë të poshtër, sepse herë fshihen në nomeklaturën e kompanive të huaja, herë nëpër digasteret qeveritare, apo ndërrojnë zanate në pleqëri, dhe, ҫfarë nuk bëjnë të evokohen të talentuar. Ka edhe nga ata që yshten, cinikët, frikacakët, emisarët e partive. Disa gjoja të gradës së parë, janë ballsamosur, nuk ndihen, sado që janë dhjamosur si arinjtë polarë. Ka edhe ca pa cipë, militant të komunizmit që ndërrojnë kapelet dhe pretendojnë se mund të shkruajnë, të bëjnë intervista… Po ata asgjë nuk mundet të bëjnë, sepse Ii tremb hija e gjeologut Kadri Rama, e detonatorit të monizmit.
Kadriu ngjan si një shënjëtor në fotografi, më tha dikur një gjeolog emigrant, pasi kishte lexuar portretin tim për Kadriun. Ёshtë e vërtetë ia ktheva unë, sepse Kadriu nuk lëviz nga bindjet e tij gjeologjike për perspektivën e naftës shqiptare, sidomos për zonën Sqepur e më tej.
Gjeologu Kadri Rama ka marrë diҫka nga vëndlindja, nga Radhima që puthet pa druajtje me detin, me buzët e lyera me vaj dhe raki… Udhëtarë, nëse do kaloni në rrugën automobilistike pranë Radhimes për Llogara, dëgjoni ҫfarë thotë deti Adriatik, ndëerkohë që uji, luan me copra gurësh me të cilët ndërtohet planeti ynë.
Gjeologu Kadri Rama ka ndryshuar në moshë, por jo në bindje dhe në militantizëmin personal profesional. Ai urren vërtetë. Nëse do të bisedoni me të për naftën dhe gjeologjinë shqiptare, kujdes se ai ka për tu ndezur juve me atë energji diellore. Atij do ti dridhen muskujtë e fytyrës, vetullat që mbrojnë ata sy- vullkanë që nuk u shuan as në ato galeri të errta teksa shtynte vagonat deng me Krom dhe Krim komunist… Atë e akuzojë Monizmi nëpërmjet istruktorëve të Komitetit të Partiës të Patosit dhe Fierit, së bashku dhe atë të K.Q. për naftën atje në Tiranë (Tirani). Kadriu ishte kundër atij metrazhi të vendosur nga lartë. Puset e naftës nuk janë gurë zaresh, gjeologjia e nëntokës ka dy ekrane, ekrani parë është në sipërfaqe, atë ҫka shikojmë ne, kurse ekrani dytë është në thellësi, që e deshifron gjeofizika.
Ҫuditrisht, gjeologut Kadri Rama, plagët e djeshme i janë acaruar më shumë në këtë pseudo demokraci që kërcen pupthi në sajë të naftës tonë. Me naftën tonë, kërcejnë të gjitha qeveritë shqipatre së bashku me emisarët dhe mercenarët e huaj pa mbarim, të cilët vinë në Shqipëri për të kallaisur votimet shqiptare, të marrin naftën tonë, gjakun tonë, dhuratën e Zotit. Nafta është kalori, bombë atomike, vaj, armë, independencë, valencë, nafta ruan virgjërinë, ajo lëshon satelitë, vret dhjetëra spiunë me kombësi të përzier, ajo ndërron elektoratin, parfumos graë, lëviz kufijë, ajo gjykon “incidentin” e Trebickës, ata të 21 Janarit që vrau popullin dhe naftën tonë, ajo dënon Mediun e Gërdecit, nafta të fut dhe të nxjerrë në NATO, BE, ҫfarë nuk bënë nafta! Komedinë e CEZ-it, nafta e quan tragjedi dhe fajtorët real do ti varë në një shyllë tensioni të lartë, premierë për gjithë popullin. Po, këto më mirë i di gjeologu Kadri Rama. Ndonjë herë atij i bëhet sikur është akoma në atë makth të gjatë që nisi me “Letrën e Zezë”… Në “letrat e zeza” istruktorët shkruanin me gërma të bardha. Tani është bërë më keq se më parë. Në disa raste, unë dhe gjeolog Kadriu themi, të keqen e Monizmit!
E mora në telefon tani afër. Jam pa punë, më thotë, sorrollatem si ata personazhet e rrugëve. Mua më vjen të shqyej vetë kur mendoj një gjeolog i tillë të endet rrugicave të njollosura me parrulla demokratike dhe socialiste… Kadriu është personazh i letërsisë së soҫme shqiptare, surealizmi shqiptarë, pa bagëtitë me zile të Agollit, pa xhamat me pika shiu te Kadaresë.. Ky personazh zvarritet nëpër rrugët e Tiranës, herë-herë përballë me spiunët e vjetër dhe të rinjë, spiunë demokratik që lëvizin brenda dhe jashtë shqipërisë. Thonë se do të hapen dosjet e fosilizuara të spiunëve. Dosjet e spiunëve, janë tharë së bashku me fondet e naftës dhe të gjeologjisë, që para Krishtit. Partitë dhe qeveritë tona, mashtrojnë popullin. Kadriu shpesh ndihet i braktisur si gjithë ne naftëtarët shqiptarë. Në këtë peisazh, të gjithë ish istruktorët dhe drejtorët monistë, na shfaqen para syve si fanti spathi.
K/Ministëri ynë, ky i fundit, në një ndeshje futbolli me Serbinë, e bëri shiun të pushojë, gurët të përgjojnë dhe pemët të këndojnë hymnin shqiptarë, por ai kurrë nuk kujtohet për specialistët e naftës shqiptare, për Armatën e Naftëtarëve, apo për Shoqatën e Naftëtarëve. Naftëtarët nxorën nga nëntoka miliona tonë naftë, e cila e zgjati këtë K/ministër mbi dy metra të gjatë. Tani Armata e Naftëtarëve, ngjanë me një kortezh të gjatë të ҫrregullt funeral, që varros veten e vetë.
Deri më sot, Edi Rama nuk ka bërë asgjë për naftën tonë, ai deri tani vetëm ka gënjyer. Unë dyshoj që ai ta ketë dëgjuar emërin e gjeologut Kadri Rama, pa le të dijë sa paguhet në muaj.
Nafta bënë qindra stadiume, sjell pushtete, vesh sportista të artë, nafta këput sinxhirët e gjatë të emigrantëve… Tani nafta shqiptare vazhdon të vidhet nga qeveritë shqiptare. Stadiumet sado të kuq, kurrë nuk munden të bëjnë naftë. Gjithҫka fillon me gjeologjinë, me naftën, dhe me pasuritë natyrore, edhe me gjeologun Kadri Rama dhe gjithë ata të tjerët ikur apo fshehur nëpër botë.
Jeta nuk është e papërfunduar kur është e ndershme, thotë Seneka. Gjeologu Kadri Rama, nuk kishte menduar kurrë se gjërat do të rrokulliseshin kështu, kaq keq. Zhgënjimi dhe mospërfillja janë më të zeza se vdekja, sepse të vrasin ngadalë, nga Monizmi deri në këtë Demokraci Shqiptare hibride. Sidoqoftë, ҫdo poshtërsi ka një fund! Për naftën shqiptare, unë dhe gjeologu Kadri Rama, do të mbushim armët, do të bëhemi kurbanët e parë të saj! Sepse nafta është pasuri kombëtare, pasuri e popullit! Ҫdo gjë mund të bëjë njerëzimi, po naftë kurrë nuk bënë dot!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura