INVESTIME PO, SHITJE TЁ TRASHЁGIMISЁ STЁRGJYSHORE JO!
Nga Dr. Mathieu Aref, Paris më 21 qershor 2026
Dy studime të shkurtër që përputhen njëra me tjetrën
1
«Investimet PO! Spekulimet, sharlatanizmi dhe shitja e një copë toke stërgjyshore dhe çdo trashëgimi e përjetshme JO!»
Sapo kam postuar një tekst shumë të shkurtër (i treguar më sipër) i cili jo vetëm që është domethënës dhe në kohën e duhur (shikoni pazarllëkun e bërë ndërmjet Trumpit dhe Ramës), por duhet të theksohet edhe në të gjitha dokumentet zyrtare, ligjore dhe kushtetuese për të parandaluar çdo abuzim të këtij lloji dhe, mbi të gjitha, për të ruajtur pasurinë tonë natyrore, kulturore dhe tradicionale, burimet tona minerale, hidroelektrike dhe të naftës, ose çdo burim tjetër që rrezikon të dëmtojë trashëgiminë tonë kulturore, natyrale dhe tradicionale, dhe gjithçka që lidhet me ekosistemin, biodiversitetin, burimet pyjore (bimët medicinale, etj.), mjedisin e kështu me radhë.
Prandaj, rregullat dhe ligjet janë të nevojshme për të ruajtur natyrën, mjedisin dhe të gjitha fushat e tjera të pasurisë kombëtare. Nuk jam i njohur me rregullat dhe ligjet e Shqipërisë mbi këtë temë (a ka një Ministri të Ekologjisë?), por shpresoj që gjithçka që them këtu merret parasysh nga qeveria ose parlamenti.
Gjatë mbretërimit të mbretit të famshëm francez Luigji XIV (i njohur si «Mbreti Diell»), Shqipëria furnizonte Francën me lëndë drusore (lisi i Shqipërisë ishte i famshëm në ato kohë) për ndërtimin e anijeve. Me një anë tjetër sot, Shqipëria është një nga furnizuesit e paktë të bimëve medicinale në Francë. Në të vërtetë, Shqipëria është praktikisht i vetmi vend në Evropë që ka «ruajtur» burimet e saj pyjore, veçanërisht bimët e saj medicinale.
Po… malet tona të dashura, të bukura dhe të shenjtë, të cilat mbetën të pathyeshme për mijëvjeçarë, nuk ishin vetëm streha e një pjese të madhe të Pellazgëve të cilët, për t’i shpëtuar asimilimit dhe nënshtrimit (pushtuesve Helen), u larguan për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në veriun e largët të Greqisë (në veri dhe verilindje të Shqipërisë së sotme).
Kjo është arsyeja pse «ne ende ekzistojmë sot» me një gjuhë, “gegënishtja”, e cila nuk ka ndryshuar asnjë grimcë në më shumë se 2,500 vjet (shihet qartësisht në shkrimet të ILIADËS, poem gojore pellazge …jo helene). Një gjuhë e perëndive që mbetet, edhe sot, një fosil i gjallë dhe gjuha amtare e Evropës. Këto MALE të paarritshme mbetën të paprekura nga hordhitë pushtuese (nga jashtë) për të gjitha ato periudha të gjata. Kjo është gjithashtu arsyeja pse i gjithë ekosistemi i këtij rajoni është ruajtur praktikisht i paprekur, veçanërisht bimët medicinale të cilat ende shiten në të gjithë Evropën sot. Kështu, falë këtyre maleve të paprekura, të bukura dhe të bekuara, popullit Pellazg, kultura, gjuha pellazgo-shqiptare dhe bimët medicinale (ndër të tjera) ekzistojnë ende.
2
Në Shqipëri, vendi ku përdoret fjala “Mec” për djalë, “CUCË” për vajzë dhe “MËRË” për mirë, ky vend sigurisht nuk ka pësuar ndonjë transformim të madh ose nuk i është nënshtruar ndikimeve të jashtme. Për më tepër, këto janë rajone të vështira për t’u arritur dhe mjaft të egra, dhe mbi të gjitha, një strehë shumë e sigurt larg pushtuesve helen dhe sidomos u strehuan së bashku me vëllezërit e tjerë të gjakut në gjithë këto krahina për tu larguar kufijve të pushtuesve helen pasi refuzuan të nënshtroheshin dhe të asimiloheshin: ky rajon është thelbësor për një kuptim më të saktë të historisë dhe gjuhës së Pellazgëve. Ndryshe nga “tosk”, e cila u ndikua nga grekët (dyfishimi i bashkëtingëlloreve dhe rotacizmi), “geg” nuk pësoi ndonjë transformim të madh apo ndikim të jashtëm. Për më tepër, këto ishin rajone që ishin të vështira për t’u arritur dhe mjaft të egra, dhe mbi të gjitha, një strehë shumë e sigurt larg pushtuesve grekë.
Ishte historiani i lashtë Ptolemeu (shekulli i 1-rë pas Krishtit) ai që zbuloi emrin e këtij rajoni: “ALBËNIA” (një emër që më vonë u shtrembërua në “Albania”). Sot, ky rajon shtrihet nga Durrësi deri në Dibër/Shkup, duke përfshirë kështu rajonet e Lezhës, Mirditës, Matit, Peshkopisë/Tropojës, Dibrës dhe rajonin e Liqenit të Ohrit. Ishte nga Ptolemeu që ky emër u përhap pastaj nga Romakët, të cilët e përhapën në të gjithë Evropën dhe gjetkë. Deri në mbërritjen e Gjergj Kastriotit, vendi ynë quhej “Albania” nga të huajt dhe “Albënia” nga popullata vendas. Ky etnonim u përdor në Evropë dhe në të gjitha vendet e tjera të huaja (dhe mbetet i tillë deri më sot!).
Por ishte Gjergj Kastrioti (i quajtur “Skënderbej” nga Osmanët… prandaj nuk më pëlqen të përdor këtë emër i krijuar nga armiqtë dhe kolonizatorët tanë) i cili, megjithëse e njihte etnonimin “Albëni” (i shndërruar në “Arbëri” për shkak të rotacizmit tosk), donte të krijonte një etnonim të ri, “Shqipëni / Shqipni në gegënishten /dhe Shqipëri”, sipas rotacizmit tosk. Toskët e jugut transformuan “Albëni” (duke përdorur rotacizmin) në “Arbëri”. (l, n = r në toskërishte). Sa për etnonimin “Shqipni/Shqipëri”, ai u frymëzua nga Mbreti “Pirro i Epirit”, i cili quhej “Shqiponjë” nga ushtarët e tij. Një ditë, duke u kthyer në njërën nga tre betejat e tij kundër Romakëve, ushtarët e tij e brohoritën me zë të lartë, duke thirrur “Shqiponja, Shqiponja, Shqiponja”!!! Ai u përgjigj: “Ju jeni fëmijët e mi!” Kështu lindi emri i shqiptarëve = “Fëmijët e Shqiponjës” / Bijt e Snqiponjës! Ja Historia e të gjitha këtyre etnonimeve!
Foto: Një shembull (model) i Lisit të shenjtë i adhuruar nga Pellazgët dhe Keltët …
dhe Malet e Shqipërisë veriore (Valbona… në foto) … të cilat quhen “Alpet shqiptare”…


—————
MATHIEU AREF: NJЁ JETЁ NЁ SHЁRBIM TЁ SHKENCЁS SЁ HISTORISЁ SHQIPTARE (VIDEO)