ISA MULAJ: KË DO TA ‘MASAKROJ’ LDK-ja NË ZGJEDHJET E 6 TETORIT PËR TË BËRË VJEDHJE INDUSTRIALE TË VOTAVE?!

Istog, 27 shtator 2019: Nga: NSSMWP për ICITAP
Nëse ndonjë parti politike don vota me thes, duhet të distancohet nga krimet dhe të insistoj në dënimin e kriminelëve brenda saj, e jo të mburret me ta, të kërkoj vota në emër të tyre, dhe t’u bëjë presion qytetarëve për t’i votuar. Distancimi nga krimi dhe dënimi i kriminelëve nëpër parti të ndryshme politike do t’i bind shumë votues: “Bravo u qoftë! Këta e meritojnë me ja u dhanë votën, se a po e sheh, e dënojnë kriminelin brenda tyre, janë ballëhapur, dhe kanë të drejtë t’i sulmojnë partitë tjera si kriminele.” Në vijim u sjellim disa raste të krimeve të rënda, të cilat në vend se të dënohen nga vetë partitë përkatëse, kriminelët e tyre i shpallin hero.

***
Ka shumë vrasje politike në Kosovë që mbahen si të pazgjidhura, por pak a shumë dihet për çka, si dhe kush i ka bërë. Së paku atyre u është dhënë publicitet nga aktivistë politik dhe mediat e lidhura me politikën e krimit. Për shembull, rasti i vetëvrasjes së dyshimt në burg të Astrit Deharit është diskutuar shumë deri në ditët e sotme (dhe në të ardhmen) nga Lëvizja Vetëvendosje! Ky rast ka pasur poashtu publicitet masiv edhe në media nga aktivistë të ndryshëm, dhe nga avokati i famshëm Tomë Gashi i cili publikisht mburret se është “në parti të hajnave dhe parave; përndryshe në asnjë parti politike.” Edhe shkaqet e burgosjes, e ndoshta edhe të (vetë)vrasjes së Astrit Deharit deri-diku ishin bërë publike – ai dyshohej se ishte pjesë e grupit që kishte gjuajtur ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me “M80 Zolja” (lloj i armës anti-tank). Sido që të jetë, Astriti humbi jetën për shkaqe politike, dhe kjo tashmë dihet. Lëvizja Vetëvendosje! akuzon “regjimin e Isa Mustafës” për (vetë)vrasjen e Astrit Deharit.
Rastet e disa “vetëvrasjeve” politike qëllimisht shtrembërohen dhe censurohen nga policia dhe prokuroria. Më datën 14 qershor 2012, në residencën e tij në Fshatin Ndërkombëtar ishte therur me thikë Dino Asanaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Gjatë kohës së luftës ai ishte përfaqësues i UÇK-së për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kishte 9 plagë dhe 11-12 therje, dhe ndërroj jetë ditën në vijim. Fillimisht, dyshohej se vrasja ishte kryer nga dikush, por më vonë përmes manipulimeve në prokurori, u tha se ai kishte vrarë ose masakruar veten! Kur dëgjoj EULEX-i për këtë variant, vendosi të hesht dhe i deklaroj Radio Evropa e Lirë: “Të gjitha deklaratat zyrtare për këtë rast duhet t’i kërkoni tek autoritetet lokale.” EULEX-i e kishte dhe ende e ka variantin e vet të ngjarjes i cili është i ndryshëm nga ai i zyrtarëve vendorë. Mbajeni mend këtë variantin e “vetëmasakrimit” sepse më vonë do t’ua sjellim edhe një “vetëmasakrim” të paparë ndonjëherë. Megjithëse, hetimet rreth “vetëvrasjes” së tij vazhduan, publiku i gjerë asesi deri më sot nuk u bind se ai vërtetë e kishte masakruar veten. Po cili ishte motivi dhe kush ishin të dyshuarit si kryerës të krimit? Motivi i (vetë)vrasjes ishte i ndërlidhur me mos përmbushjen e obligimeve nga hoteli “Grand’ në Prishtinë pas privatizimit. Speklulohej për emrin e Behgjet Pacollit dhe Remzi Ejupit si të dyshuar, por pikërisht këta të dy e kishin denoncuar Ukë (Ibrahim) Rugovën, Gazmend (Aziz) Abrashin, Naser Osmanin, dhe Astrit Haraqinë se u kanë kërkuar miliona euro që AKP-ja të cilën e udhëhiqte Dino Asanaj, të mos u merrej hoteli “Grand.” Këta ishin identifikuar si ndërmjetës të Dino Asanajt, dhe të gjithë, ishin banditë të LDK-së me përjashtim të Gazmendit (vëllait të Arban Abrashit të LDK-së) që më vonë u radhit në AAK. Dino Asanaj shihej si i afërt me PDK-në. Ky grup banditësh të LDK-së kishte kërkuar 4 milionë euro në fillim, që më vonë kishte rënë në 1 milion dhe këtë ofertë e kishte bërë hajni i 3 përqindshit, Naser Osmani. Ky i fundit, ka qenë edhe i fundit i cili ka pirë kafe me Dino Asanajn në mëngjesin e ditës kur ndodhi (vetë)vrasja. Hetuesit e policisë së Kosovës kishin marrë në pyetje Ukë Rugovën (atëherë deputet nga LDK) si të dyshuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare në ushtrimin e ndikimit.
Asnjë tragjedi nuk ndodh rastësisht. Të gjitha janë zinxhir i ngjarjeve kritike që politika dhe mediat e lidhura me krimin i censurojnë ose shtrembërojnë. Sa kohë kaloj nga data kur u (vetë)vra Dino Asanaj deri më 4 nëntor 2013? Jo shumë. Më pak se 17 muaj. Pse me 4 nëntor 2013? Sepse ndodhi edhe një “vetëmasakër” në shkollën “Trepça” të Banjës, ku viktima Nexhat Muzlijaj, kishte therur “veten” jo më pak se 32 herë (pa llogaritur edhe therjet tjera që nuk kanë mundur të numërohen) gjithkah nëpër trup, dhe ia kishte prerë kokën vetes gati tërësisht! Kjo është vrasje shumë më e rëndë se e Dino Asanajt, e kryer nga policia terroriste e Istogut, ku i dyshuari kryesor ishte ish-polici Izet Demaj dhe banda e tij terroriste. Po i njëjti grup i policisë terroriste që kishte organizuar dhe kryer masakrën më të tmerrshme pas luftës në Kosovë, kishte lansuar versionin trillues për motivet e masakrës për t’ia hedhur fajin tjetërkujt, por mbi të gjitha, prapa e kishin Prokurorinë e Pejës për ta censuruar në tërësi masakrën, ashtu që askush të mos guxoj as ta përmend se Nexhat Muzlijaj vërtetë ka ekzistuar ndonjëherë. Kështu ka ndodhur deri në ditët e sotme, ku policia terroriste e Istogut e cila i tërheq për hunde prokurorët në Pejë, angazhon gazetarucë shtesë nga portali “insajderi” si Vehbi Kajtazi, Parim Olluri dhe Agron Canolli, për ta quajtur masakrën si “trillim.” Vehbi Kajtazi është nga fshati Suhogërll (Syriganë) i komunës së Istogut, dhe dhëndërr i Bedri Hasanit të LDK-së i cili ka punuar si drejtor i një drejtorati në K.K. të Istogut dhe tash është drejtor i “Hidrodrinit.” Po e dini tash misionin e LDK-së së Istogut me polici dhe komunë terroriste, si dhe kasnecin e tyre Vehbi Kajtazi me lidhje të forta në grupin e krimeve të rënda që koordinohen nga prokuroria themelore në Pejë.
Prokurorët në Pejë shërbejnë si mburojë e grupit terrorist të LDK-së në Istog. A i doni me emra e mbiemra këta prokurorë mbrojtës të terrorizmit dhe masakrave të LDK-së, dhe me dëshmi. Ja disa: Agron Galani, Esad Muharremi, Haxhi Sinanaj, Lumturije Hoxhaj, Muharrem Bajraktari, Ardian Hajdaraj dhe kryeprokurori Agim Kurmehaj. Është për shembull ky Muharrem Bajraktari i cili edhe mishin e nënës së vet është në gjendje ta hajë pa pjekë në mbrojtje të krimeve që i shërbejnë LDK-së. Por edhe më i avancuar në mbrojtjen e krimeve të LDK-së për këtë mision, është prokurori Agron Galani ose përgjegjësi për zhdukjen ose masakrimin e vëllaut të Kamer Metaj, Muhamet Metaj me datën 26.10.2010 në fshatin Kërrninë të komunës së Istogut, ku i dyshuari ishte eksponenti terrorist i LDK-së Izet Demaj dhe banda e tij. Lista e personave të zhdukur, vrarë dhe masakruar nga klani terrorist i prokurorisë së LDK-së në Pejë është shumë e gjatë, sepse problemi nuk është se prokuroria nuk po vepron, por se qëndron vetë prapa këtyre krimeve.
Për shembull, rastin e masakrës së Banjës e ka pasur prokurori Haxhi Sinanaj dhe e ka censuruar deri në momentin kur ju po e lexoni këtë artikull.
A e dini pse?
Sepse, Nexhat Muzlijaj ishte vëzhgues i AAK-së, dhe masakrimi i tij nga LDK-ja për vjedhje industriale të votave ishte lajm shumë i mirë për prokurorët në Pejë dhe policinë terroriste të Istogut. Izet Demaj ishte polic terrorist i LDK-së, i cili përpos dyshimit në zhdukjen e vëllaut të Kamer Metajt që vinte nga Lëvizje Vetëvendosje!, ishte i dyshuari kryesor për masakrën e Banjës. Ç’është e vërteta, me datën 3 nëntor 2013, që ishte ditë e diele, ishte ditë zgjedhjesh, ku Nexhat Muzlijaj ishte vëzhgues i AAK-së. Gjatë asaj dite, Izeti (sipas burimit të një inteligjence të huaj) ishte pshtjellur andej pari. Manipulimin dhe vjedhjen e votave nga Izeti e dijnë shumica nëpër Istog. Madje, pas masakrës së Banjës, deputeti Bekë Berisha publikisht e kishte denoncuar Izetin si hajn të pulave dhe votave, me imunitet ndaj ligjit që ia kishin dhënë porkurorët në Pejë policisë dhe komunës terroriste të LDK-së në Istog. Nexhat Muzlijaj u maskrua nga LDK-ja për të bërë vjedhje industriale të votave, dhe për dallim nga vrasja e Dino Asanajt, Astrit Deharit, atë nuk guxon ta përmend kush për shkak se motivi i masakrës ishte vjedhja industriale e votave për LDK-në, e pararojë e kësaj është prokuroria themelore në Pejë.
Në zgjedhjet lokale më të fundit ose më 2017, nuk kishte nevojë edhe për një masakër nga banda terroriste e policit Izet Demaj, por vjedhja industriale e votave në Istog filloj të hetohet, çka u bë shkas i organizimit të tri palë zgjedhjeve brenda dy muajve ose përsëritjen e tyre dy herë në Istog, siç thuhej, për shkak të parregullsive. Në fakt, ishin në pyetje vjedhjet industriale të votave nga LDK-ja përmes listave me njerëz të vdekur, praktikë që e kishin zbatuar që nga viiti 2002. Ata që ishin më syçelë si vëzhguesi i AAK-së, Nexhat Muzlijaj, u masakruan dhe këtë fakt nuk e përmend më kush, madje nëse e përmend, del Vehbi Kajtazi me “insajder” dhe Agron Canollin ta quajnë trillim. Kjo shpifje e “insajderit” të Vehbi Kajtazit dhe Agron Canollit vjen drejtpërdrejt pikërisht nga organizatorët e masakrës, prandaj, nëse masakra qenka trillim, prokuroria e merr përgjigjen nga Vehbi Kajtazi, Parim Olluri dhe Agron Canolli, të cilët ua sigurojnë emrat dhe mbiemrat e atyre prej të cilëve janë paguar dhe nxitur ta quajnë trillim, e ata janë pikërisht masakruesit. Po i njëjti trinom, mundet shumë lehtë t’ua siguroj emrin e atij i cili e qëlloj i pari për vdekje policin Izet Demaj, e ndoshta ai është nga Amerika. Pse nuk ua kanë siguruar trinomi Vehbi Kajtazi, Parim Olluri dhe Agron Canolli, sepse këta po shiten shumë në emër të ambasadës amerikane dhe USAID-it?
Po i qesim pak në udhë këta gazetarucë vegla të bandave terroriste. A e dinë këta se Nexhat Muzlijaj e ka pasur dhe ende e ka gruan në Amerikë? A ka qenë Amerika e njoftuar për masakrën dhe kallëzimin penal për atë rast? Shkoni e pyesni në ambasadën amerikane dhe USAID, sidomos ti Vehbi dhe Agron. Pyesni kështu: “More bre, ai Kameri po dihet që gjuajti në Izetin dhe tek tash po e kuptojmë se Kamerit ia paskan zhdukur një vëlla, e akuzat kanë qenë pikërisht kundër Izetit, kështu që po i bjen sikur Kameri po e nxjerr gjakun e vllaut të vet. Mirëpo, qaj që e godet i pari Izetin nga jashtë dhe nuk duket se ka të bëjë diçka me plaçkitje të bankës, mos është nga Amerika e p’e nxjerr edhe ai gjakun për Nexhat Muzlijajn se ky gruan e paska në Amerikë!” Apo, Vehbiu mund t’i pyes edhe prokurorët e Pejës se si Izeti apo Kameri kishin planifikuar me kujdes ta grabisnin qantën me 50 000 euro të cilën e solli “para orarit” në NLB bashkëpronari i “Banana Center” Enver Hasani me datën 27 dhjetor 2018 vetëm pak minuta para se të vritej Izeti. Ai e pranon se qëllimi i atij incidenti në të cilin mbeti i vrarë Izeti, ishte grabitja e qantës së tij me para, por siç thotë ai (shkoni e pyesni publikisht kur të doni, sepse ai është në luftë me policinë e Istogut për një kohë të gjatë, e Vehbi Kajtazi është në anën e policisë) “s’di çka m’u tek qat ditë si me m’pas thanë Zoti qoj paret nja 20 minuta ma herët!” Përmes këtyre qantave me para blihen prokurorët e Pejës dhe financohen krimet e rënda, e dyshohet se edhe Vehbi Kajtazi, prandaj, nuk ka shansa teorike që një prokuror i Pejës të ngrisë kurrë aktakuzë kundër terroristëve të LDK-së edhe nëse u masakrojnë.
Për masakrimin e Nexhat Muzlijajt në një far forme ishte pajtuar edhe vetë AAK me faktin se as nuk e ka përmendur thuajse kurrë. AAK don vetëm favore ose pare, dhe për to pajtohet që t’iu masakroj LDK-ja. Gjatë fushatës zgjedhore për kryetar komune të Istogut më 2017, Gani Dreshaj i AAK-së e kishte përmendur masakrimin e Nexhat Muzlijajt të nesërmen pas zgjedhjeve më 2013 në vendvotim sepse edhe ky ishte i AAK-së, por e tërë AAK-ja deri më sot e ka heshtur qëllimshëm masakrën, ndoshta më shumë se vetë LDK-ja që e kreu. Kjo e shton edhe më tepër dyshimin pasi AAK në shumë raste bashkëpunon në krime me LDK-në, sidomos në manipulimin me vota për llogari të LDK-së. Gjersa Gani Dreshaj në Istog ia përmend LDK-së masakrën e Banjës ndaj aktivistit të AAK-së, AAK në Prishtinë bënë çmos me LDK-në që të fitoj kandidati i LDK-së Arban Abrashi kundër Lëvizjes Vetëvendosje! Kur Gani Dreshajt iu vodh fitorja në Istog dhe AKI deshi të intervenoj kundër këtij manipulimi, nuk lejoj kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj pasi u mor vesh me Isa Mustafën që Istogun t’ia lë LDK-së, me kusht që LDK të mos e trazoj në Prishtinë. Sigurisht ia kanë dhënë një kravatë Ramushit, dhe ai është pajtuar, sepse edhe ka lypur kravata dhe ato i kanë ardhur nga LDK-ja e Istogut dhe Pejës. Edhe për masakrën e Banjës mund të jetë pajtuar me diçka, por mbetet të hetohet se me çka. Për dhënien e Çakorrit Malit të Zi, pak a shumë dihet se me çka është pajtuar. Mos gjindet kulla e Ramushit pikërisht në vendin ku në hartën e Kosovës me Malin e Zi “këtu fiton Kosova” kundrejt humbjes së 8 200 hektarëve?
Për fund, kemi vetëm një rekomandim në formë të përmbledhjes për ata që janë të “pavarur” ose qytetarë rreth zgjedhjeve politike. Deri këtu me siguri i mbajtët mend disa emra që janë (vetë)vrarë dhe (vetë)masakruar nga politika, si Astrit Dehari, Dino Asanaj, Nexhat Muzlijaj, Izet Demaj, Kamer Metaj, Muhamet Metaj. Ka edhe shumë raste tjera si vrasje politike për të cilat ti si lexues ankohesh se shumica nuk u ndriçuan. Shumica janë të ndriçuara, dhe i vetmi ose e vetmja që nuk lejon ndriçimin e tyre je ti dhe askush tjetër. Kush je ti në këtë rast? Je ai ose ajo që na e lodhni bythën (na falni në shprehje) me pyetjen: “A po di gja bre, kush po fiton [në zgjedhjet e 6 tetorit 2019].” Ty të intereson vetëm kush fiton përmes krimeve, e jo kërkimi i llogarisë për krimet sepse edhe ti ndoshta e ke të njëjtën ambicie, madje, mos qofsh edhe më i zi/e zezë se pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë të masakrës së Banjës me faktin se i voton ata me parullën “BESO.” dhe të duket fitore. Nuk është në pyetje këtu një apo tjetër parti politike me emër të caktuar; e tëra është e ndërlidhur me mentalitetin tënd të oportunizmit që nuk njeh ligj dhe përkushtimi yt kundër shtetit ligjor, me çka ti llogaritë se të përzgjedhurit politik fitojnë, prandaj edhe na e bënë pyetjen “A po di gja bre, kush po fiton?”, pastaj, “Kujt po thu me ia dhanë votën?”, e deri te bindja e juaj se “Krejt janë njësoj, s’ka gja prej këtij vendi, popull i mprapshtë dhe i poshtër.”
Po kush në realitet e përbën këtë popull të mprapshtë dhe të poshtër? Këta emrat e prokurorëve dhe kriminelëve që u përmendën më lartë dhe ata që i mbështesin, apo edhe ti që nuk i ke denoncuar kurrë ata por ke mbetur tërë kohën duke menduar se cili kriminel do t’i fitoj zgjedhjet politike?
A e din ti se pushteti legjislativ dhe gjyqësor duhet të jenë të paanshëm dhe të pavarur?
Ti i fiton zgjedhjet, por menjëherë mund të dënohesh për shkelje të ligjit, madje më shpejt se çdo qytetar tjetër sepse ke përgjegjësi. Edhe prokurorët si ombrellë e krimit mund të dënohen më shpejt, por një gjë të tillë nuk po e lejon ti duke e mbajtur tërë kohën vëmendjen se kush po i fiton këto zgjedhje, e kush të ardhmet. Nuk ke nevojë të llogarisësh se këtu do të përmirësohen gjërat përmes zgjedhjeve politike por vetëm nga sundimi i ligjit dhe shtetit ligjor.
Si mund ta bësh këtë?
Shumë lehtë; duke i denoncuar dhe raportuar krimet e institucioneve që duhet të jenë të pavarura si policia dhe prokuroria për llogari të partive politike. Secili/a prej jush mund ta bëni këtë dhe nuk kërkohet që të jeni aq të mençur por me karakter. Kur të doni, mund t’ia qëlloni, së paku një herë, dhe atë budallakisht si Abedini kur thoshte se “Mata Hari (emër mjaft i njohur për NSSMWP) qihet me milicë!” Edhe pse ky pretendim i tij shumëkujt i duket fyerje e rëndë paragjykuese, ai ia qëllon budallakisht sepse edhe në departamentin e policisë së Prishtinës për krime të rënda, posa e kanë dëgjuar emrin e saj, na kanë pyetur: “Çka është puna e qasaj Mata Harit; a qihet shumë, a?” Përveç këtyre dyshimeve të forta, që janë më tepër të natyrës teknike-seksuale dhe nuk mund të paraqesin vepër penale, vetë “Mata Hari” mburret se e ka gjenin të atillë që nuk i trembet syri prej askujt. Kjo është strumbullari i shumë krimeve dhe nxitjes së veprave të shumta penale në bashkëpunim me policinë terroriste të Istogut. Policia terroriste e Istogut e mbron, sepse siç ia qëllon budallakisht Abedini “ajo qihet me milicë”, dhe me veprimtarinë kriminale dhe terroriste të saj pajtohen edhe prokurorët e LDK-së në Pejë pasi edhe “Mata Hari” është LDK. Këtu gjindet edhe lëmshi i mburrjes së “Mata Harit” se e ka gjenin të atillë që nuk i trembet syri nga askush pasi bashkëpunon me policinë terroriste në veprimtari kriminale. Kjo i përngjan Mata Harit të vërtetë, por dallon nga ajo me krime – Mata Hari e vërtetë është marrë vetëm me seks dhe spiunazh.
Ju nëpër pjesët tjera të Kosovës dhe në diasporë që jeni në dijeni për “Wild West” (Perëndimin e Egër) me të cilin identifikohet rajoni i Pejës për numrin e madh të krimeve dhe vrasjeve, ku pjesa më e madhe e tyre mbeten të “pandriçuara”, duhet ta keni parasysh se janë dy persona përmes të cilëve zbulohet një pjesë e mirë e kësaj veprimtarie kriminale, e këta janë: Vehbi Kajtazi dhe “Mata Hari.” Këta janë ndër operativët kryesor të policisë terroriste dhe prokurorisë në rajonin e Pejës. Më shumë jep rezultate lufta kundër krimit hetimi i këtyre të dyve si peshqi të mëdhenj se sa i kryeprokurorit Agim Kurmehaj dhe prokurorëve Agron Galani dhe Muharrem Bajraktari. Nëse prokurorët kanë llogari ta sakrifikojnë veten duke i mbrojtur këta dy peshqi të mëdhenj, atëherë le ta fshijnë lamën ose të mbajnë përgjegjësi për këta të dy. Dosjet e krimeve, sidomos ato për llogari të kriminalitetit politik, do të bëhen publike ashtu e kështu, e ju vazhdoni ta mbani vëmendjen tek shqetësimi i juaj: “A po di gja bre, kush po fiton n’zgjedhje?”
27 shtator, 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura