ISA MULAJ: SEKTORI I OLIGARKISË SË HUAJ BANKARE NË KOSOVË

Prishtinë, 18. 12. 2014 – Krimi i organizuar, propaganda, shtanzhet e Riinvestit dhe nepotizmi i KFOS-it, e jo sektori bankar, është pengesë serioze (Ky raport i kushtohet studentëve të kolegjit Riinvest dhe të gjithë atyre që kanë së paku një dozë respekti për të vërtetën relative) – Raporti i Riinvest-it “Sektori bankar: ndihmesë apo barrierë”, i financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri Civile (Sorosi), është përgatitur nga Fadil Aliu (menaxher i projektit), Alban Hashani (hulumtues i lartë), Lumir Abdixhiku (hulumtues i lartë), Diellza Gashi (hulumtuese e lartë), Ilire Mehmeti (hulumtuese e lartë), dhe Shkëlqim Cani (konsulent ndërkombëtar nga Universiteti i Tiranës). Raporti është botuar në vjeshtë 2014.
Rezultatet kryesore të raportit janë: i) kapitali i huaj dominon në 6 prej gjithsej 8 bankave komerciale sa veprojnë Kosovë, ose 89.2% e kapitalit në sektorin bankar është në duart e të huajve; ii) të gjitha bankat kanë zgjeruar veprimtaritë e tyre, kanë rritur pozitat, pasurinë, dhe kreditë; iii) raporti i mbulimit të kredive me kolateral është 236.1%, ose më i larti në rajon, pra në përgjithësi kreditë në Kosovë kthehen më shumë se në çdo vend të rajonit; iv) sistemi bankar i Kosovës është i koncentruar shumë në tri banka kryesore të cilat zotërojnë 74% të aseteve, 74% të depozitave, dhe 71.7% të kredive (sipas gjendjes së fundvitit 2011), dhe Riivesti këtë e quan koncentrim tejet të lartë në tregun bankar; v) normat më të larta të kamatës në rajon (14.1% për kredi individuale, dhe 16.65% për ndërmarrje); vi) raporti më i ultë ndërmjet Bruto Produktit Vendor (BPV) dhe NVM-ve në rajon (28.3%), që pasqyron qasje të dobët tek NVM-të; vii) fitime të mëdha vjetore në sektorin bankar: kthimi në kapital 14.5% kundrejt mesatarisht 4% në rajon, kthimi në asete 1.4% kundrejt 0.3% në rajon.

http://www.riinvestinstitute.org/index.php?gjuha=al&action=meshume&cid=6&id=171

Në bazë të pasyqrës së këtyre rezultateve, është e qartë se këtu bëhet fjalë për një lloj monpoli në sektorin bankar të Kosovës. Për t’ia hequr dushkun, kapitali qenka në duar të huaja, ata për vete po rriten gjithnjë e më shumë dhe po krijojnë më shumë fitime. Këtë nuk e vë kush në dyshim. Problemi i këtij monopoli qëndron në atë se bizneset nuk po rriten me dinamikën e fitimeve në sektorin bankar, dhe për pasojë po bie edhe mirëqënia ekonomike e përgjithshme e Kosovës. Thënë ndryshe, mjetet po shkojnë nga dikush (popullsia dhe ndërmarrjet) dikah, dhe një pjesë e tyre po u përqendruaka në banka. Se si të përmirësohet kjo gjendje, Riinvesti propozon disa rekomandime, por problemi qëndron në atë kur nuk kuptohen dhe sqarohen dukurtitë si duhet, edhe rekomandimet, po që se zbatohen, mund ta përkeqësojnë gjendjen edhe më shumë.
Keqkuptimi apo mos kuptimi i Riinvestit për konkurrencën

Gjendja në sistemin bankar të Kosovës identifikohet si monpol, dhe kjo prej kohës kur u formuan bankat e para pas luftës. Riinvesti kërkon më shumë banka me mendimin se numri më i madh sjell i tyre sjell konkurrencë më të madhe. Në teorinë dhe praktikën ekonomike kjo nuk qëndron. Problemi kryesor i monopolit në sistemin bankar në Kosovë është se nuk ka konkurrencë ndërmjet tyre. Numri i bankave është i mjaftueshëm, madje edhe vetëm ato tri që kanë shumicën dërmuese të tregut dhe kapitalit, do të mjaftonin po të ketë ndonjë konkurrencë ndërmjet tyre. Shpesh herë, në treg mund të ketë vetëm dy ndërmarrje, por konkurrenca ndërmjet tyre është shumë e fortë, prandaj edhe konsumatorët kanë shumë zgjidhje brenda vetëm dy subjekteve. Të marrim disa shembuj nga realiteti.

Industria e automobilave në Gjermani dominohet nga tre prodhues, të njohur si “treshja e madhe”: Volkswagen (VW), Mercedes, dhe BMW. VW madje është prodhuesi i dytë në botë për kah madhësia pas Tojotës. Mirëpo, brenda Gjermanisë, por edhe në tregun ndërkombëtar, përballet me konkurrencë të fortë nga rivalët e tij, Mercedes, dhe BMW. Pavarësisht se VW e ka zgjeruar rrjetin në shumë shtete jo vetëm me fabrikat e veta por edhe duke i blerë prodhuesit tjerë të automobilave (Audi, Shkoda, SEAT, Bughati/Lamborghini, Bentley Motors Ltd., Scania AB, Porsche SE), prap vazhdon të ketë konkurrencë të madhe nga Mecedesi që gëzon reputacion për vetura cilësore dhe të qëndrueshme, dhe BMW për veturat e saj me motor të fortë. Elementi i konkurrencës këtu nuk qenka madhësia e prodhuesit ose korporatës, por differencimi i produkteve. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për dy projektuesit rusë të aeroplanëve luftarak: Mikojan, dhe Suhoi. Që të dy janë rival të ashpër njëri me tjetrin në këtë sektor.

Pas luftës në Kosovë, një delegacion suedez po bisedonte me një zyrtar të Kosovatransit rreth nevojës së Kosovës për autobusë. Ky u tha se kemi nevojë për 800 autobusë, dhe nuk e dijmë se nga t’i sigurojmë. Suedezi i tha se prodhuesi Scania mund t’i siguroj, kuptohet me pagesë. Unë e përmenda edhe një prodhues tjetër suedez të autobusëve – Volvo. U ndal suedezi dhe po më shikon i mrrolur. Nuk e dija se ai ishte zyrtar i Scania-s, dhe pse kishte aq inati kundër prodhuesit tjetër nga shteti i tij. Më vonë e kuptova, dhe sqarimi ishte ky: konkurrenca e mirëfilltë ekziston edhe ndërmjet dy subjekteve të vetme në treg. Por pse ekziston monopoli nga 8 banka në Kosovë, duke përjashtuar këtu edhe 17 institucione mikrofinanciare, e disa dhjetëra fajdexhinj klandestin?

Në sistemin bankar të Kosovës, diferencimi i subjekteve (bankave) thuajse nuk ekziston. Në cilëndo bankë që kërkoni kredi, normën vjetore të kamatës do ta keni dyshifrore, dhe kushtet tjera (afatin e kthimit, këstet e pagesave, hipotekën, kolateralin që kërkohen) janë gati të njëjta. Pra, është e qartë se këtu bëhet fjalë për monopol. Deri më sot, askush, përpos një artikull që e kam parë nga Florin Aliu, nuk e ka sqaruar se ku qëndron e vërteta e këtij monopoli. Riinvesti vetëm sa e mjegullon ose e bënë edhe më të paqartë situatën. Sipas Aliut, bankat në Kosovë, sidomos tri më të mëdhatë që diktojnë kushtet e tregut, duhet të kenë një lloj marrëveshje të fshehtë për ta mbajtur këtë gjendje, meqenëse u konvenon kjo situatë e oligarkisë. Marrëveshja e fshehtë nuk ka nevojë të formalizohet në letër, e as për takime ndërmjet zyrtarëve të subjekteve. Kjo vërehet në bazë të sjelljeve dhe rezultateve. Konkurrenca e detyron njërën bankë të bëjë diferencime, e pastaj zingjiri i reagimit dhe ndryshimeve vërehet shpejt edhe tek bankat tjera. Sado që një bankë mund të jetë e madhe dhe fitimprurëse, duke u nisur nga parimi i qëllimit kryesor të ndërmarrjes e që është maksimizimi i fitimit, ajo vetë e fillon procesin e diferencimit që do t’i mundësonte fitim edhe më madh. Për shembull, nëse banka sivjet ka dhënë kredi 100 milionë euro me normë të kamatës 14%, ajo në vitet e ardhshme ka llogari ta ulë kamatën në 7% dhe të jap kredi në vlerë prej 250 milionë euro, sepse fitimi është më i madh. Kthimi nga angazhimi më i madh i mjeteve është më i madh, kurse angazhimi më i madh i mjeteve si kredi për ndërmarrjet jep impulse për rritjen dhe zhvillimin e këtyre të fundit. Pas këtij fitimi do të vraponte secila bankë, dhe kështu do t’i detyronte edhe bankat tjera të zbatojnë plane të ngjashme për rritjen e fitimeve të veta, sikur VW me BMW-në dhe Mercedesin, Scania me Volvon-në, Mikojan me Suhoin, e kështu me radhë. Një gjë e tillë nuk po ndodh, dhe siç e theksuan më herët, publikut nuk po i sqarohet situata si duhet. Publiku edhe më tutje po mbetet i hutuar nga pseudo-hulumtimet e Riinvestit dhe propaganda e tij.

Pse bankat tjera nga rajoni dhe bota nuk ia mësyjnë tregut bankar të Kosovës?

Bankat në Kosovë qenkan duke u rritur vazhdimisht, me kredi, me depozita, me fitime, me të gjitha, por jo edhe bizneset dhe mirqënia e qytetarëve sipas normave të bankës. Këta të fundit madje po varfërohen si shkak i asaj se fitimi po grumbullohet dikah tjetër – në duar të bankave dhe të disa kapitalistëve. Bankat në shtetet fqinje e paskan ndryshimin ndërmjet normave të kamatave për kreditë dhe depozitat më të ulëta se të bankave në Kosovë. Kjo i bënë ato ta kenë marzhën e fitimit më të vogël se të bankave në Kosovë. Në kushte normale të ekonomisë së tregut të hapur, asgjë nuk do t’i ndalonte ato banka për të hyrë në tregun e Kosovës. Licencimi ose hyrja e bankave të reja, siç mendon Riinvesti se do ta rrisë konkurrencën, në fakt ka ndodhur por nuk ndryshoj asgjë në konkurrencë. Të njëjtat banka që veprojnë në rajon si BKT (në Shqipëri), TEB, ProCredit, Reiffeisen, veprojnë edhe në vendet fqinje. Atje zbatojnë kritere tjera më të favorshme se në Kosovë. Ky standard i dyfishtë e shton edhe më tepër dyshimin e një bashkëpunimi të fshehtë ndërmjet bankave edhe në nivel rajonal, por që funksionon vetëm në Kosovë ku normat e fitimeve janë më të larta, dhe atë me valutë të fortë si euro.
Ekonomia e tregut dhe konkurrenca vazhdojnë të jenë terma të cilët më së shpeshti i lakojnë zyrtarët e institucioneve të Kosovës, më tepër se në çdo vend tjetër ku ka ekonomi të tregut dhe konkurrencë. Për gjendjen e tanishme por edhe të para 10 viteve në sistemin bankar që karakterizohet me norma shumë të larta ose të pandryshuara të kamatave për ndërmarrjet, qëndrimi zyrtar është se “ia kemi lënë tregut.” Po t’ia linin tregut, atëherë përse bankat tjera nuk i shfrytëzojnë mundësitë për fitime më të mëdha në këtë treg? Kosova ka të ashtuquajturin “Komision të konkurrencës” dhe Bankën Qendrore (me funksione të mangëta), të cilat i paska intervistuar Riinvesti. Dhe shihni rezultatin që e paska gjetur Riinvesti:
“Duke pasur parasysh faktin që treguesit e performancës së sistemit bankar janë ndër më të lartit në rajon, rezultatet e anketës me NVM, shoqatat biznesore, Komisionin Kosovar të Konkurrencës, dhe akterë tjerë, vërtetojnë perceptimin e tyre që kushtet e kredive në vend janë shumë të vështira dhe të pa përshtatshme për zgjerim biznesor; ndërsa tregu i kredive konsiderohet të jetë përbërësi kryesor në Kosovë për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe themeli i adresimit të problemeve të rënda socio-ekonomike – papunësinë dhe varfërinë. Përkundër treguesve të lartë të profitit të sistemit bankar në Kosovë, BQK-ja nuk ka pasur asnjë aplikim për hapjen e ndonjë banke të re në tri vitet e fundit që mund të shihet si çështje serioze, dhe sipas BQK-së, kjo mund të jetë edhe si shkak i thellimit të krizës globale financiare nga viti 2008, si dhe krizës së borxhit publik aktual në Eurozonë, gjë që ka ndikuar një numër të konsiderueshëm të bankave në Bashkimit Evropian, kështu që ka limituar zgjerimin e tyre të mëtutjeshëm në tregje të reja.” (f. 7).
Pra, qenka fakt se rezultatet e sistemit bankar në Kosovë janë më të lartat në rajon. Institucionet komepetente për mbikëqyrjen dhe rregullimin e veprimtarisë bankare në Kosovë si BQK-ja dhe Komisioni Kosovar i Kokurrencës këtu na paraqiten si vështrues duke dhënë mendimet e tyre për gjendjen në formë të perceptimeve. Kjo lloj shprehie e perceptimeve për problemet me të cilat duhet të merren, duket edhe në shumë institucione tjera të Kosovës. Neve nuk na intereson se çka mendon BQK-ja dhe Komisioni i konkurrencës për normat e kamatës, por çfarë masash ato ndërmarrin, apo duhet të ndërmarrin, për ndryshimin ose përmirësimin e kësaj situate. Ato janë kompetente për të bërë diçka, e jo për të dhënë mendime e perceptime. Sidoqoftë, kjo “gjetje interesante” se çfarë perceptimi kanë, është ose jo kompetencë e vetë këtyre institucioneve, ose e qasjes së gabuar të Riinvestit në hulumtim, ose e të dyjave së bashku. Sidoqoftë, si Riinvesti ashtu edhe BQK-ja e Komisioni i Konkurrencës duket se na tregojnë që problemi është diku tjetër, e ku qenka, asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të na tregoj. Krijohet bindja sikur pas këtij problemi qëndron ndonjë dorë e padukshme. Edhe sikur të ekzistonte kjo dorë, BQK-ja dhe Komisioni i Konkurrencës nuk kanë nevojë të tregojnë – këto duhet ta bëjnë punën e tyre, e meqenëse edhe këto pajtohen se normat e kamatës qenkan të larta, atëherë ato nuk të na japin neve mendime e perceptime, por të veprojnë. Ne kemi të drejtë t’i jepim mendime, kritika, e perceptime BQK-së dhe Komisionit të Konkurrencës, por jo ato neve. Në të kundërtën, këto institucione shtetërore me këso perceptime, le të kalojnë në OJQ e të japin mendime sa të duan. Në funksion të kësaj shkon edhe citat i Riinvestit: “BQK dhe bankat komerciale, në kundërshtim me vlerësimet e NVM-ve, nuk i konsiderojnë normat e interesit të kredive të larta, në fakt ata deklarojnë që normat e interesit janë në një trend në rënie” (f. 7).
Në citatin e mëhershëm theksohet “rritja e qëndrueshme ekonomike si themel i adresimit të problemeve të rënda socio-ekonomike – papunësinë dhe varfërinë.” Këtë çështje do ta diskutojmë më vonë pasi raporti i Riinvestit ka edhe rekomandim për të. Më tutje, BQK-ja jep një tjetër mendin, atë për arsyen e mos konkurrimit të ndonjë banke të re për licencë. Riinvesti e sheh këtë si çështje serioze, pavarësisht se e theksuam disa herë, se numri i subjekteve në treg nuk ka rëndësi për konkurrencë e cila mund të ekzistoj edhe ndërmjet vetëm dy bankave. Arsyetimi i radhës se shkak i mos konkurrimit të bankave për licenca është thellimi i krizës golbale financiare qëë nga viti 2008 dhe rritja e borxhit publik në Eurozonë, po ashtu nuk qëndron. Kriza në vendet e zhvilluara zakonisht i shtyen shumë ndërmarrje të tyre për të kërkuar tregje në vendet në zhvillim ku konkurrenca është më e dobët. Edhe konsumatorët bëjnë zgjidhje të ngjashme duke blerë mallra më të lira ose zëvendësues më shumë nga vendet në zhvillim. Kjo mund të vërtetohet me faktin se në kohën e recesionit në disa vende të BE-së, madje edhe të depresionit siç ishte në Greqi, Portugali, Irlandë, dhe Itali, Turqia si vend në zhvillim e kishte rritjen ekonomike rekorde mbi 8%. Nuk e di nëse ndonjë ekonomist ka bërë ndonjë punim të hollësishëm rreth raportit të krizës në vendet e zhvilluara dhe si ndikon kjo në rritjen ekonomike tek vendet në zhvillim, qoftë përmes lëvizjes së kapitalit në tregje më pak konkurrente, qoftë përmës rritjes së kërkesës për mallrat më të lira të vendeve në zhvillim. Në kohën e krizave financiare, ne synojmë ta rrudhim pak dorën. Në vend të mallrave gjermane më të shtrenjta, ne blejmë mallra nga Turqia dhe Kina. Nëse baza e konkurrencës së mallrave gjermane është cilësia, mallrat turke dhe kineze konkurrojnë me çmim. Çmimi, në kohën e krizës financiare, është faktori vendimtar që e përcakton realizimin e produkteve, pavarësisht reputacionit se prodhimet gjermane janë më cilësore dhe me të qëndrueshme, sepse në këso situatash “patriotizmi” i konsumatorëve shihet nën prizmën “shtrij këmbët sa të mbërrij jorgani”, ose blej aq sa të lejojnë të ardhurat. Edhe pretendimi tetër i Riinvestit se thellimi i borxhit publik në vendet e Eurozonës që ka ndikuar në shumë banka, nuk është për mos konkurrimin për licenca ose hyrje të bankave të reja në Kosovë. Nuk ka nevojë të përsëritet disa herë se kriza financiare në një vend i shtyen bankat të kërkojnë tregje ku ka mundësi fitimi më të mëdha. Nuk po themi se Bank of America, HSBC, apo Barclays duhet të vijnë në një treg të vogël si të Kosovës, por është e pamundur që ndonjë bankë në vështirësi të mos vinte, dhe si e vetme t’i bënte konkurrencë të gjitha bankave ekzistuese në Kosovë. Arsyet e ndikimeve anësore si politika, korrupsioni, krimi etj., nuk i interesojnë bankës gjersa ajo është gjendje të realizoj fitim – misioni kryesor i saj. Dhe bankat ekzistuese në Kosovë i paskan normat më të larta të fitimeve në rajon. Borxhi publik nuk është i bankave por i qeverisë. Bankave komerciale private nuk u intereson a është e zhytur qeveria me borxh deri në fyt apo ka suficit. Borxhi publik në Gjermani nuk mund t’i ndaloj as përkrah bankat private nëse duan të hapin veprimtari bankare në Kosovë.
Keqkuptimi dhe keqintepretimi i numrave
Disa njerëz, varësisht nga angazhimi dhe pasioni, janë të prirur të punojmë me numra. Disa të tjerë më shumë në sqarimin dhe përshkrimin e numrave. Asnjëra prej tyre, pra numrat dhe teskti me fjalë, nuk u bëhet bezdi po që se i provoni të dyja ngapak. Ata që kanë alergji nga matematika, regjistrohen në juridik. Mirëpo, alergjia hiqet menjëherë po që se provoni të punoni me numra, por jo të bëheni të varur deri në atë masë sa të pritoni të shkruani tekst. Qasja më e mirë me numra është nëse e dini domëthënien e tyre, dhe sqarimin që e jepni për lexuesin. Në raportin e Riinvestit ka shumë gjëra në shifra të cilat edhe lexuesi më i thjeshtë i kupton, por që “hulumtuesit e lartë” të Riinvestit së bashku me “këshilltarin ndërkombëtar” nga Shqipëria, i interpretojnë në formën që nuk e kanë realisht. Kështu në shumë vende të raportit, ceket se sistemi gjyqësor (diku sipas bankave) është jo-efiçent dhe shumë i ngalashëm në zgjedhjen e rasteve. Riinvesti e merr serioze kët ankesë dhe ofron rekomandim (për rekomandime, siç e cekëm edhe më herët, më vonë në këtë analizë). Megjithatë, të dhënat nga Tabela 6 në faqe 26 të raportit, tregojnë diçka tjetër me rastin e kredive të këqija, sipas gjendjes më 2011. Në Kosovë, vetëm 5.9% e kredive të përgjithshme kanë rezultuar si “kredi të këqija”, përqindje kjo dukshëm më e ultë se mestarja në të gjitha vendet e rajonit, e po ashtu secilit vend veç e veç (Maqedoni 8.5%, Bosnjë 11%, Shqipëri 18%, Serbi 19%, dhe Mali i Zi 25%). Burimet e këtyre të dhënave Riinvesti i shënon si “Raporti i transicionit EBRD”, “vlerësimi i BPV për Kosovën nga FMN dhe Raporti vjetor i BQK.” Nuk ka as vite të botimit, as emra të raporteve, as vende të botimit, as faqe. Me një fjalë, “lamë thiu”, qasje tipike e “hulumtuesve të lartë” dhe “këshilltarit ndërkombëtar.” Raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh (ose EBRD në anglisht, siç e përdor Riinvesti) duhet të jetë në anglisht, ashtu siç duhet të jetë edhe ai i FMN-së. Të dhënat e këtyre raporteve duket se rikujtohen edhe në Tabelën 10 në faqe 51, të titulluar “Treguesi i kredive me probleme për rajonin.” Edhe pse burimi i të dhënave thotë “Raportet vjetore të Bankave Qendrore të vendeve përkatëse” (pa tituj, pa vite, pa vende botimi, pa faqe), paraqitjet janë sipas viteve, ku vërehet se më 2005 në Kosovë ka pasur 2% kredi të këqija (ose me probleme siç i quan Riinvesti), e në Shqipëri 2.3% në të njëjtin vit. Pra ishin afër. Më 2011 në Kosovë kjo përqindje ka arritur afër 6, ndërsa në Shqipëri 17, ose gati tri herë më shumë në përqindje se në Kosovë.
Dallimi kaq i madh në përqindjen e kredive të këqija vetvetiu tregon se në Kosovë gjykatat dhe sistemi i drejtësisë ka pasur më së paku punë në këtë drejtim. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat të cilave Riinvesti u referohet. Nëse raporti i mbulimit të kredive me kolateral qëndroi në 236.1% në Kosovë që ishte dukshëm më i lartë se mesatarja në rajon prej 126.6%, atëherë është e qartë se gjykatat e rajonit janë gati dyfish më pak efiçente se ato të Kosovës, ose për nga niveli i angazhimit duhet të kenë pasur punë më pak se ato të rajonit. Pse të fajësohen gjykatat nëse ju si biznes vazhdoni t’i keni kreditë e garantuara me kolateral më shumë se në çdo vend të rajonit? Prandaj, të gjykosh sistemin e drejtësisë si jo-efiçent në sektorin ku ka më së paku punë për “vonesa të tejzgjatura në ekzekutimin e kolateralit”, është e pabazë. Sistemi i drejtësisë në sektorët tjerë nuk është aq jo-efiçent siç mendon Riinvesti, por është i shantazhuar dhe korruptuar, duke përfshirë edhe EULEX-in, por ato janë raste krejtësisht tjera që s’kanë të bëjnç fare me kreditë e këqija. Përpos tjerëve, sistemi i drejtësisë në Kosovë është i shantazhuar edhe nga Riinvesti. Këtë do ta diskutojmë më vonë.
“Hulumtuesit e lartë” dhe “këshilltari ndërkombëtar” nuk e kanë parë të arsyeshme t’i referohen raporteve përkatëse për procedurat e përmbarimit të rasteve gjyqësore për transaksionet afariste, në vend se të supozojnë. Me siguri nuk e kanë ditur se ku të referohen. Këtë po ua tregojmë ne. Ata në “analizën” e tyre vitin e fundit të referencës e kanë 2011, edhe pse raportin “hulumtues” e përgatisin dhe botojnë në vjeshtë 2014. Duket pak raport për një periudhë të kaluar që i mungojnë të dhënat për vitet e fundit (në çka lexuesit do të ishin më së shumti të interesuar), por megjithatë po ia sqarojmë pak edhe çështjen e procedurave ligjore për transaksionet afariste edhe në atë periudhë. Sipas raportit të Bankës Botërore për kushtet e bërjes biznes më 2011, Kosova renditej në vendin e 32-të në komponentën e “marrjes së kredisë”, dhe në vendin e 31-të për “mbylljen/shuarjen e biznesit/ndërmarrjes.” Burimi i saktë: World Bank (2011), Doing Business 2011: Making a Difference for Enterprenues, Washington D.C.: World Bank, p. 174. Në shqip titulli i këtij raporti mund të përkthehet (nëse i intereson dikujt): “Të bërit biznes (Veprimtaria afariste) 2011: Krijimi i ndryshimit për ndërmarrësit.” Ku qëndronte Kosova me këta tregues rreth kredisë dhe procedurave të “zgjatura” gjyqësore në krahasim me vendet e rajonit? Shikojmë të njëjtin raport sipas vendeve dhe alfabetit. Shqipëria (Albania) ishte dukshëm para Kosovës për lehtësinë e “marrjes së kredisë” në vendin e 15-të, që do të thotë se më lehtë mund të merret kredi në Shqipëri se në Kosovë. Mirëpo, te komponenta tjetër për bërje biznes, “mbyllja e biznesit”, Shqipëria renditet diku në fund të pusit, në vendin e 183-të. Nëse keni (pasur më 2011) problem me kredi të këqija në Shqipëri dhe u nevojitej të ndiqni rastin me gjykata deri në përmarim ose shuarje të atij biznesi, procedurat janë aq të zgjatura sa do t’ua shkatërrojnë nervat. Bosnja renditej e 65-ta për “marrjen e kredisë”, Maqedonia 46, Mali i Zi 32 (aty ku është edhe Kosova), dhe Serbia 15. Në bazë të kësaj, nuk dukej se qasja në kredi nga bizneset në Kosovë ishte më e vështirësuara në rajon. Në Bosnjë, dhe Maqedoni ishte më vështirë. Pas Shqipërisë, secili vend i rajonit ka procedura më të zgjatura të përmbarimit gjyqësor për bizneset se Kosova, me këtë renditje: Maqedonia 116, Serbia 86, Bosna 73, dhe Mali i Zi 47. E shihni se sa i pa bazë është spekulimi i Riinvestit për procedurat e zgjatura gjyqësore për bizneset në Kosovë.
Huqja me rekomandime
Për tejkalimin ose zbutjen e pengesave që Riinvesti i ka identifikuar (edhe pse shumicën i ka keqkuptuar), ofrohen një varg rekomandimesh. I pari ose më kryesori, i rekomandon Qeverisë që ta forcoj rritjen ekonomike duke e reformuar mjedisin afarist. Këtë rekomandim duhet sqaruar në dy pjesë; atë për rritjen ekonomike, dhe reformimin e mjedisit afarist. Rritja ekonomike është një realitet tjetër krahasuar me konceptet që analistët e Riinvestit i mësojnë nga librat e ekonomisë, dhe të gjithë ata, duke përfshirë edhe kryetaren e Kosovës Atifete Jahjaga, që mendojnë se vetëm kjo mund të ndikoj në rritjen e punësimit dhe uljen e shkallës së varfërisë. Nën kushtet e kapitalizmit klasik siç është ky në Kosovë, rritja e madhe ekonomike, po që se ndodh, ta zëmë me normën vjetore 8-10%, nuk do të thotë se ndikon pozitivisht në punësim dhe zbutje të varfërisë. Kjo ndodh për shkak të dallimeve të mëdha në të ardhura dhe akumulimin e kapitalit kur një shtresë shumë e vogël bëhet më e pasur, e pjesa më e madhe e popullsisë më e vrafër. Është e vërtetë se ekonomia mund të rritet prej 10% nëse shumica e pasurisë koncetrohet në disa oligarkë të cilët vazhdojnë t’i ngulfasin të vegjlit. Në këtë rast rritet pasuria e tyre, por jo edhe mirëqenia e pjesës tjetër të popullsisë të cilët ia mësyjnë me autobusa për çdo natë shteteve perëndimore për azil ekonomik. Tek e fundit, shumicën e kapitalit bankar në Kosovë e paskan tri banka. Ato mund të rriten edhe më tutje me normë më të lartë nëse na ngulfasin edhe më shumë neve.
E dyta në kuadër të rekomandimit të parë, është se Riinvesti rekomandon reformimin e mjedisit afarist për rritje ekonomike në kohën kur Kosova i ka bërë këto reforma. Për vitin 2015, Kosova renditet në vendin e 42-të për “Fillimin e biznesit”, një përparim i dukshëm nga viti 2014 kur renditej në të 100-in. Shqipëria në këtë komponentë është gati si Kosova në renditje (41), por të tjerat (Kroacia 88, Bosna 147) janë dukshëm më poshtë. Edhe te regjistrimi i pronës është bërë një përparim i vogël i nga vendi 35 në 34, por që është shumë më përpara se Shqipëria (118) dhe Bosne (88) dhe vendet tjera të Evropës Juglindore. Në marrjen e kredisë rendisë renditet 23, nën mesataren e rajonit, do të thotë më kënaqshëm. Kosova ka bërë pak regres është “pagesa e tatmeve” (nga 58 në 63), ndonëse edhe këtu ende qëndron para vendeve të rajonit. Te komponenta e zgjidhjes së jo-likuiditetit të bizneseve (mbylljes, përmbarimit), Kosova është renditur bukur poshtë vendeve të rajonit (e 164-ta) për vitin 2015. Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë fare me periudhën të cilës i referohet raporti i Riinvestit (vitit 2011) kur qëndronte më mirë. Në këtë mënyrë Riinvesti adreson rekomandime për vitin 2015 në bazë të të dhënave nga viti 2011, duke mos logjikuar pak se situata të cilën propozon ta reformoj, ka ndryshuar. Burimi për të dhënat nga ky paragraf: World Bank (2014), Doing Business 2015: Going Beyond Efficiency – Economy Profile 2015 – Kosovo, 12th ed., Washington D.C.: World Bank.
Rekomandimi i dytë dhe i tretë së pari adresohet si kritikë për gjendjen e tanishme në sistemin gjyqësor të cilën e quan “shumë të pakënaqur”, e pastaj thekson se “mungesa e një mekanizmi efikas dhe efiçent për zigjedhjen e shpejtë të rasteve gjyqësore vështirëson mundësinë për uljen e normës aktuale të interesit.” Kjo pjesë e rekomandimit ka vetëm lidhje gjuhësore ndërmjet fjalëve të formuluara, por jo edhe të dukurisë. Riinvesti e sheh uljen e normave të kamatës përmes gjykatave, të cilat edhe ashtu, siç e theksuam disa herë, nuk kanë aq punë pasi vetëm afër 6% e kredive të përgjithshme janë (ishin më 2011) kredi të këqija. Çfarë rekomandimi do t’i ofronte Riinvesti sistemit të drejtësisë në Mal të Zi ku kreditë e këqija përbënin hiç më pak se 25% të kredive të përgjithshme? Riinvesti shkon edhe më larg duke ia rekomanduar Kosovës themelimin e një gjykate speciale ekonomike për ndarjen e kontesteve afariste (në këtë rast të bankave rreth kredive) nga “rastet e përgjithshme [që] do të kontribuonte në ulje të ndjeshme të ngarkesave aktuale. Kjo do të eliminonte një nga pengesat kryesore të jo-efikasitetit gjyqësor, të cilit i referohen bankat dhe bizneset në çdo kohë.” Gjykatë speciale për çka? Ku po e sheh Riinvesti gjithë atë ngarkesë aktuale me vetëm 6%? Pse e cilëson këtë një nga pengesat kryesore të jo-efikasitetit gjyqësor? Nëse bankat dhe biznesit i janë referuar kërij jo-efikasiteti, atëherë të dyja palët kanë gënjyer. Le të shkojnë të gjitha këto banka në Mal të Zi, Serbi, dhe vende tjera të rajonit dhe ta gëzojnë vëllimin e ngarkesave atje. Ndoshta u konvenon më shumë pasi qenkan të bindur se kushtet e biznesit atje qenkan më të mira, edhe në rastet fitimet do t’i kenë shumë më të vogla, dhe deri në 25% të kredive të përgjitshme që i jepin, të dalin të këqija (të mos-kthyera). E pra, po e formojmë gjykatën speciale ekonomike për t’u marrë me atë 6%. E ma! A mund ta sjellësh në zero përqindjen e kredive të këqija nga kreditë e përgjithshme? Absolutisht jo. Në asnjë vend të botës nuk mund të ndodh kjo. Çka ka ndikim zgjidhja edhe kësaj çështje në uljen e normave të kamatës? Kurrfare. Në fakt, themelimi i gjykatës speciale ekonomike në parim do t’i rrisë edhe më shumë normat e kamatave për bizneseve, e kurrsesi nuk ndikon në uljen e tyre. Pse? Edhe me këto norma kaq të larta të kamatave, kreditë e këqija janë proporcionalisht shumë më të pakta, e shpesh për disa herë më pak, se në shtetet fqinje. Shtrëngimi i mëtejshëm me ndonjë gjykatë speciale ekonomike, pashmangshëm do t’i nxisë bankat të veprojnë kështu: “Pavarësisht superfitimeve që i kishim (dhe i kemi) gjerë më tani, vëllimin më të ultë të kredive të këqija (pra, shumë pak po na shkon huq), tash e tutje është koha me t’ia u rrasë deri n’qykë normat e kamatës, nja 20% së paku, sepse tani kemi edhe gjykatën speciale që i fshin përpara bizneset (edhe pse janë më të pakta se në rajon për kredi të këqija). Ne edhe ashtu me këto kamata të larta s’po kemi problem si në rajon me kamata më të ulëta, prandaj, në vend të thënies popullore zgjate Zot kësi moti, e mbështesim fuqishëm rekomandimin e Riinvestit për ta ndryshuar këtë mot për të mirën tonë (të bankave oligarkiste) me pasoja të mëdha për gjithë të tjerët!”
Rekomandimi i tretë ka të bëjë me shtimin e konkurrencës në sektorin bankar, si zgjidhje e problemit (cilit? Kamateve, vëllimit më të madh të kredive, apo zhvillimit të bizneseve?). Riinvesti e mendon këtë për tërheqjen e investimeve të jashtme të jashtme direkte në sektorin bankar. Mirë, për çfarë qëllimi? Të konkurrencës, apo pjesëmarrja dominuese kapitalit të huaj në banka të rritet nga 89.2% në 100%? Çfarë kuptimi do të ketë Kosova kur 100% e sistemit bankar të jetë në duar të të huajve? Riinvesti e keqkupton konkurrencën, ose nuk e kupton fare.
Një rekomandin tjetër thotë se Qeveria apo BQK-ja me një fushatë duhet t’i nxisin bankat të lëvizin nga status quo-ja lidhur me normat e kamatës, në kuptimin e uljes së tyre. Thotë se me këtë nuk kuptohet ndërhyrja në punët e brendshme të bankave, por me një “mirëkuptim të ndërsjellë”, me fjalë tjera, me hatër ose në bazë të mëshirës. Edhe sikur të ishte e mundur një gjë e tillë, çka praktikisht nuk bëhet kurrë, është Riinvesti me rekomandimin e tij për gjykatën speciale ekonomike që bie në kundërshtim të plotë me këtë rekomandim për “mirëkuptimin e ndërsjellë.” E sqaruam se si rekomandimi i mëhershëm i Riinestit, po që s zbatohet, mund të shpie të rritja e mëtejme të normave të kamatës edhe ashtu shumë të larta, e tash për uljen e tyre kërkon “mirëkupëtim të ndërsjellë.” Këto janë gjëra palidhje si metodologji unikate “hulumtuse dhe ekspertizë” e vetëm e Riinvestit. Më tutje Riinvesti i propozon BQK-së dhe bankave komerciale të ulin nivelin e kolateralit si kërkesë për kredi në nivelin e mesatares së rajonit, si përmirësim i ofertës së kredive për ndërmarrje në afat të gjatë dhe qasje më e lehtë në kredi. Edhe ky rekomandim bie në kundërshtim me vetë shifrat që iu ka referuar Riinvesti. Pse të ulet kërkesa për kolateral kur ai është baza kryesore për garantimin e kthimit të kredive. Ulja e kësaj kërkese për bankat, në bazë të asaj se ai i mbulon(te) kreditë me mbi 236% të vlerës, mund t’i nxisë bankat të bëhen më të rezervuara për të dhënë kredi. Bankat, po që se do t’u jepej mundësia, do ta kërkonin mbulesën me kolateral prej 400% sepse kjo u lëvërdisë shumë atyre. Sa më e lartë të jetë mbulesa me kolteral, aq më të gatshme janë bankat për ta rritur ofertën e kredisë. Kjo është krejt normale. Nëse dikush u kërkon juve kredi në vlerë prej 100 000 euro, e për këtë u ofron kolateralin me vlerë 236 000 euro, a do t’ia jepnit ju kredinë? Sigurisht se po. Bankat nuk kanë kurrfarë arsye ta shqyrtojnë uljen e kërkesës për kolateral. Po funksion mirë, mbulon kreditë dukshëm në shkallë më të lartë se në rajon, me kamatat më të larta, dhe fare në fund, edhe rreziku nga dështimi i kredive ose kreditë e këqija, është më i vogli në rajon.
Rekomandimin e fundit Riinvesti ia adreson Qeverisë për të krijuar qendra këshilluese biznesore për t’i përmirësuar njohuritë financiare të ndërmarrësve dhe individëve. Propozon organizimin e trajnimeve falas për zhvillimin e planeve të biznesit që do të financoheshin nga donatorët, OJQ-të, universitetet, qeveria. Trajnimi i nevojitet më së shumti Riivestit për të heq dorë nga rrenat dhe dallaveret e panumërta të tij. Rrinvesti funksionon në bazë të rrenave, mashtrimeve, grabitjeve, dhe shpifjeve. Nuk ka lidhje me analiza dhe shkencë. Ka lidhje vetëm me krim të organizuar dhe manipulime. Kreu i tij Muhamet Mustafa është produkt i UDB-së. Babai i tij Mulla Syla ka qenë shpijun publik i regjimit komunist. Bashkëpuntori dhe bashkëpronari i tij Isa Mustafa, aktualisht kryeministër, u detyrua, përkundër përbetimit publik me “kurrë”, të bëjë koalicion me PDK-në shkaku se burgosjen e kishte të sigurtë (mbi 70 padi rëndojnë mbi të). Muhameti ka shantazhuar edhe shumë institucione publike me të punësuarit dhe familjarët e tij. Ymer Havollin (a e ka djalë të hallës apo të dajës, nuk e di, por familjar po) e ka dërguar në Trustin e Pensioneve. Besa Gashi-Zogajn diku në komisionin për buxhet të Kosovës. Mrika Kotorrin si këshilltare të Hashim Thaçit. Këto nuk janë as hulumtuese të larta, të mesme, apo të çfarëdoshme. Janë vetëm hulumtuese ku ka me çkrry dikun, dhe nuk u intereson fare a je Hashim, gjarpër, hardhuc, maxhup, qen, thi – s’t’vesin hiç. Prej se është bërë Mrika këshilltare e Hashimit, Hashimi nuk ka shkuar nëpër pufat e Maqedonisë. Është bërë pak “patriot” duke konsumuar “produkte vendore” nën maskën e “këshilltares për ekonomi.”
Arma kryesore e Riinvestit është propaganda, intrigat, shantazhet, grabitjet, dhe shpifjet. Çka ka të bëjë për shembull raporti të cilin e diskutuan këtu, me analizë, hulumtues të lartë, këshilltarë ndërkombëtarë? Asgjë pos rrenave. Dhe me këso rrena Riinvesti mundohet ta helmoj publikun për t’i arsyetuar paratë e KFOS-it, respektivisht të Luan Shllakut, si një intrigant dhe konspirator. KFOS-i (Sorosi) në Kosovë paraqitet i organizatë që promovon shoqërinë e hapur. Ku po do shoqëri më të hapur kur Luan Shllaku si drejtor ekzekutiv i KFOS-it e financon KSCF-në ku drejtoreshë e projekteve është gruaja e tij Suzana Arni – Shllaku? Këta natën e ndajnë shtratin, ndërsa ditën paratë e KFOS-it me parullën e “shoqërisë së hapur” që nuk shkon më larg se shoqëri ndërmjet burrit dhe gruas.
Riinvesti i ka duart e përgjakura edhe me shumë skandale tjera, në mes tjerash me të ashtuquajturën strategji për zhvillimin ekonomik të Kosovës, projekt për të cilin ishin zotuar 2,5 milionë euro. Nime, çka u bë me atë strategji? Cilat janë rezultatet e saj? Ku arriti Kosova me atë “nam ekspertize” të Riinvestit dhe komplotit të Luan Shllakut? Strategjia ra në uji sepse nuk ishte strategji fare. Qëllimi i Riinestit ishte vetëm shpërlarja e parave, njësoj sikur me këtë raportin e financuar nga Sorosi. Në strategji nuk mundi të bëjë aq shpërlarje sepse e pengoj Ramushi Haradinaj. Mandej, gjersa i merrte paratë për shkarravina të pakuptimta, Riinvesti nuk i paguante njerëzit e angazhuar në projekt. Kjo u bë shkas që një grup i papaguar të dalë publikisht dhe ta denoncoj Riinvestin. Por Riinvesti nuk e ka gajle këtë punë pse ju e bindni botën se 3×2=6, e jo 20 siç e ka parim Riinvesti. “Po i marrim ne paratë, e të tjerët le të thonë çka të duan”, kjo është filozofia vepruese e Riinvestit. Këtë duhet ta kuptoj publiku, se kjo garniturë UDBashe nuk ka të bëjë me ekspertizë ekonomike, por me krim të organizuar dhe grabitje. E për këtë të fundit ka edhe ekspertizë, e më shumë përvojë. Duhet t’ia japim hakun për këtë lloj ekspertize. Por mos harroni se këto nuk janë gjëra që duhet lejuar të vazhdojnë deri në pakufi. Edhe Millosheviqi e ka pasur ndërmend të bëhet shumë i njerëzishëm pas krimeve. Nuk e ka mundur të vazhdoj gjithmonë me krime.
Sipas të dhënave që disponojmë, ndërmarrjet në Kosovë, pra edhe Riinvesti si garniturë, dhe bankat, nuk paguajnë tatim në fitim nga dividentat, që i bie tatim në fitim. Lirimin nga ky tatim e parasheh edhe neni 7, pika 1.3 e Ligjit Nr. 03/L-162 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 29 dhjetor 2009. Ligji në nenin e sapo cekur, te kapitulli II “Të ardhurat që lirohen nga tatimi”, thotë kështu: “1.3. Dividendët e marrë nga një tatimpagues rezident dhe jo rezident.” Do të thotë, nëse je tatimpagues, je i liruar nga tatimi në fitim, ose atë që e realizoni nga dividenta në bazë të pjesëmarrjes në fletëaksione. Në shumicën e shteteve, sidomos të atyre me ekonomi sociale të tregut, tatimi në fitim është shumë i lartë (sillet 40 e më shumë përqind). Norma e këtij tatimi në Kosovë është shumë e vogël, vetëm 10% e vlerës, por edhe kjo nuk paguhet nga ata që realizojnë fitime ose marrin dividentën. Ky aspekt nuk është trajtuar si duhet gjerë më sot. Mos pagesa e këtyre tatimeve padyshim se është faktor i madh për të fituar epërsi të padrejta ndaj të tjerëve. Herëdo kurdo, një gjë e tillë duhet të rishqyrtohet, dhe nëse është e nevojshme, konfiskimi i pasurisë sikur në Kroaci dhe Rusi.
Lidhur me këtë raport të Riinvestit, shih po ashtu:
Florin Aliu dhe Rron Gjinovci: “Oligarkia Bankare e Kosovës – Iluzioni për Konkurrencën”: http://www.zeri.info/ekonomia/4646/oligarkia-bankare-e-kosoves-iluzioni-per-konkurrencen/ (Pjesa e parë)
dhe: http://zeri.info/ekonomia/5605/oligarkia-bankare-e-kosoves-iluzioni-per-konkurrencen/ (Pjesa e dytë)
Mandej, për metodologjinë “unikate” të Riinvestit:
http://pashtriku.beepworld.de/files/kosova_2010/gusht_2010/isa_mulaj_shovinizmi_statistikor_udbash_3.8.10.htm;
http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_2011/korrik_11/isa_mulaj_krimet_statistikat_11.7.11.htm. Etj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura