Prishtinë, 04. 10. 2014: Të gjithë ata që janë në dijeni se para një viti kam paralajmëruar dyshimin në një vend të afërt me Illyricum Sacrumin se mund të gjenden dy artefakte tjera, po e shfrytëzoj rastin tani të raportoj shkurtimisht se për çka është fjala. Janë dy gurë të gdhendur me madhësi të njëjta, të këtyre dimensioneve: gjatësia 70 cm, gjerësia 28 cm, trashësia 20 cm (e njërit është 15 cm). Gravura kryesore në të dy gurët është lulja me gjashtë petale brenda rrethit, e përmasave të njëjta 17 cm, e njohur në terminologjinë botërore si Lulja e Jetës, por në këtë shkrim do të demonstrojmë se nuk është ajo që emërtohet. Njëra lule është e gravuar nga brenda, që do të thotë, nga qendra secila petale në formë vezake fillon duke u thelluar në gravurë ku arrin nivelin më të ultë kah mesi i petales, e pastaj shkon duke u ngritur deri në mbarim të petales. Në drejtim të kundërt është e gravuar lulja në gurin tjetër e nxjerrur jashtë, kur asaj i gërryhen hapësirat ndërmjet petaleve. Po që se do t’i gravonim në ndonjë material të butë, atëherë ato pjesë të petaleve që i nxjerrim nga njëra gravurë të padëmtuara, mund t’i vendosim në një sipërfaqe të rrafshët dhe ta fitojmë Lulien e gravuar nga jashtë. Shpresoj po e kuptoni përshkrimin që po e bëjë. Pra, petalet nuk janë të gravuara me sipërfaqe të rrafshëta, por në formë kovekse dhe konkave (lugore dhe kodrinore).
Lulija dhe Luljeta janë dy simbole të ndryshme
Lule është emër shqip për bimën me formë dhe ngjyra të ndryshme, e përhapur në të gjitha kontinentet. Pos funksionit biologjik dhe përditshmërisë në kulturën e çdo populli, Lulja që nga ekzistenca e organizuar njerëzore në tokë ka pasur (dhe ende ka) shumë kuptime të rëndësishme dhe mjaft domethënse. Kudo që shkoni në ndonjë ceremoni ose organizim shoqëror, është gati e pamundur të mos hasni lule. Lulja është trajta e shquar e emrit Lule. Për shkak të përdorimit të shpeshtë në gjuhën e folur shqipe, emrit Lule sipas nevojës dhe kontekstit, më së shumti në këngë, i shtohet një “i” (Lulie) dhe një “j” (Lulije) në vetën e dytë, kurse në të tretën si Lulia ose Lulija që rrjedh nga Lulja. Në fakt, të gjitha këto trajta janë thuajse të njëjta në shqiptim, por që përdoren sipas ritmit të këngës, si për shembull:
Oj Lulija jonë me limona, o
Dul Lulija te bunari
Në ritmet e këngëve tjera, përdoret Lulja:
Lulja ime n’kopshtin e huaj (për shkak te ritmit, nuk mund të thuhet Lulija ime)
Oj Lulja e blinit o, kujna ja le nanë o?
Ti moj Lulja e Malësisë
Emri Lule është përdorur tek ilirët dhe shqiptarët aq shumë sa që është zhvilluar në kult, kryesisht të bukurisë, dashurisë, dhe paqes. Gjatë periudhës së sundimit osman, Lulja duke qenë simbol i shenjtë edhe i kulturave tjera, ka mbizotëruar në emrat personal të femrave tek shqiptarët si Gjylë/a, që rrjedh nga gjuha osmane-perse Gül, që do të thotë Trëndafil. Po që se shikoni regjistrin e emrave tek shqiptarët e përkatësisë islame prej viteve 1950-ta e prapa, ka gjasa që emri më i shpeshtë të jetë Gjyla. Prej atyre vitetve, për nja gjysmë shekulli, pra deri më 2000, emrat dominant të femrave në mesin e shqiptarëve të Kosovës ishin ata në bazë të luleve: Lule, Luljeta, Vjollca, Mimoza, Burbuqe, Flora, duke përfshirë edhe trashëgiminë e Gjyles të cilës i janë shtuar disa pjesë si, Gjylshah (Trëndafili i Mbretit), Gjylbehare (Trëndafili i Pranverës), Gjyljeta (Trëndafili i Jetës), Gjylfidan (Rasati i Trëndafilit), etj. Të gjitha këto kanë të bëjnë me lulen në përgjithësi, pavarësisht ndikimit të kulturave tjera. Shtrohet pyetja, pse ekziston një masovizim kaq i madh i kultit të lules tek shqiptarët? Nga ka rrjedhur?
Tek shqiptarët, sot ekziston një dallim ndërmjet lules dhe gjyles. Lulja mund të jetë e tërë bima që përbëhet nga rrënjët, trungu, degët (barishtore dhe drurore), gjethet, nganjëherë edhe therrat si të lulja e kaçës, dhe lulja e çelur ose tufa e lules. Këtë lulen e çelur shqiptarët e Kosovës e njohin si gjyla. Kur e pyeta një kamarier se nga çka prodhohet ky çaj hibiskus që ma solle, m’u përgjigj: “Ku me dit; pej gjylave t’kaçës m’doket.” Lulet si bimë çelin gjyla. Gjylat janë me petale të shumta (gjashtë e më shumë), për dallim nga Luljeta që sështë me pesë. Në terminologjinë ndërkombëtare, këto që shihen në fotografi janë të njohura si Lulja e Jetës:
Fotografia 1: Lulja/Lulia e gravuar nga brenda rrethit të hollë
i cili pak vërehet, me diametër 17 cm.
Fotografia 2: Lulja/Lulia e gravuar nga jashtë brenda rrethit, me diametër 17 cm.
Të dy gurët në mes kanë një shkallë në formë trekendëshi kënd gjerë, përafërsisht 135˚. Trekendëshat kënd gjerë në mes kanë një lloj gushaku të ngushtë i cili e ndan trekëndëshin kënd gjerë në dy trekendësha kënd drejtë me njërin kënd 90˚ dhe dy tjerat me nga 45˚. Bashkimi i dy trekendëshave kënd gjerë formon një katror në formë të pjerrtë, një kryq në mes si simbol i paganizmit, dhe katër drejt këndsha si në fotografinë që vijon:
Fotografia 3: Bashkimi i dy luleve anë për anë jep
katrorin e pjerrtë dhe kryqin në mes.
Simboli i lules me gjashtë petale është mjaft i vjetër dhe i gjetur te kultura e shumë popujve. Para se të hyjmë në shqyrtimin e dodosdoshëm sipërfaqësor për kuptimin standard të saj, le të shikojmë këtë:
Fotografia 4: Dielli i Alpeve (Sole delle Alpi), emblema e nacionalistëve Padanian të Italisë veriore.
Burimi: http://en.wikipedia.org/wiki/Flower_of_Life#mediaviewer/File:Sun_of_the_Alps_vs_Flower_of_Life_rosette_shape.svg
Sigurisht, emblema nga fotografia 4 nuk e ka formën dhe domethënien e diellit. Ajo është adaptuar si simbol vetëm prej vitit 1990. Është interesante të vërehet se forma gjeometrike e Luliave është identike me ato që duken në fotografinë 3. Përjashtim të vogël bënë vetëm rrethi i jashtëm i cili për qëllime zbukuruese është më i gjërë në fotografinë 4. Nuk ka dyshim se Lulja si figurë gjeometrike, siç e theksuam edh më herët, është e pranishme tek shumë kultura dhe popuj, por ajo që bënë përshtypje të madhe është se ku janë bazuar padanianët në këto simbole të njëjta njëra pas tjetrës së bashku ashtu siç i kam gjetur në artefakte të cilat i kam në posedim personal.
Kuptimi i Lulies si simbol është aq i jashtëzakonshëm sa që çdo gjë në gjithësi dhe organizimi i jetës në tokë sqarohet përmes saj. Të gjitha planetet dhe veprimtaria e gjallë në tokë maten dhe shpjegohen me gjeometri, kryesisht me anë të një simboli të vetëm – Lulies. Çdo gjë në tokë thuhet se ka ardhur nga ky simbol i vetëm, madje edhe gjërat jo materiale siç janë emocionet, mendimet, muzika, … çdo gjë. Për këtë arsye thuhet se në tërë botën e ka emrin Lulja e Jetës. Ta shohim njëherë serinë e tyre si formë gjeometrike.
Fotografia 5: Simboli dhe kodi i gjithësisë dhe
çdo organizimi në tokë – Lulja e Jetës.
Informatat rreth gjithësisë dhe organizimit të jetës në tokë janë përcjellë nga lashtësia në librat fetarë si Bibla. Aty te libri i Zanafillës tregohet se Perëndia krijoj botën për gjashtë ditë. Tek librat tjerë si Kurani – gjendet informata se emri mashkull/burrë përmendet gjithsej 23 herë, e po aq edhe femër/grua. 23+23=46, që do të thotë se 46 kromozome i ka njeriu, 23 nga babai e 23 nga nëna. Edhe procesi i krijimit të njeriut shpjegohet me këtë simbol, i quajtur si Veza e Jetës. Me të shpjegohen edhe qelizat, ADN-ja, sistemi periodik i elementeve kimike, atomet, dhe teknologjia moderne. Këtu më poshtë e keni një dokumentar që tregon vetëm një nga 13 sistemet e informatave se çka në të vërtetë paraqet ky simbol i çdo gjëje, dhe paralajmëron se ju deri më tani mund të keni pasur vetëm një zerro njohuri. Në dokumentar që paraqitet në anglisht thuhet se botën dhe jetën në të e krijuan jashtëtokësorët me anë të Lules së Jetës, e jo Perëndia, Allahu, ose Jehovai.
Dokumetari po ashtu paralajmëron se Bibla është ndryshuar vazhdimisht, ndoshta për t’i shërbyer interesave të kombeve të caktuara në tokë, sikurse edhe Kurani. Për shembull, përshkrimi që i jep Bibla Jezu Krishtit, ka të bëjë me astrologji, e jo më person. Te Kurani arabët dhe popujt tjerë i janë qasur besimit dhe praktikimit të shumë gjërave të kota siç është namazi dhe agjërimi, ndërkaq nuk kanë hulumtuar aspektet shkencore. Informatat nga jashtëtokësorët nuk janë të përmledhura ose huazuara vetëm në librat fetarë, por edhe në kulturat dhe praktikat e popujve tjerë, më së shumti ndoshta te egjiptasit e vjetër. Egjipti i vjetër ishte fuqia më e madhe dhe shteti më i zhvilluar i kohës. Me futjen në përdorim të dogmave rreth Jezu Krishtit, Allahut, namazit dhe agjërimit, Egjipti nga superfuqia u kthye në skllav të atyre që i sundonte – hebrenjve. Bibla dhe Kurani kanë shumë pak informata origjinale ose ekskluzive; të gjitha janë huazime ose trashëgimi e kulturave të lashta si egjiptase, babilonase, indiane, pellazge, grekëve të lashtë, dhe natyisht, ilirëve. Huazimet më të mëdha nga ilirët, me siguri i kanë bërë për kultin e gjarpërit. Kështu që, për një studiues normal, më mirë është të lexohen dhe hulumtohen më tutje ato pjesë të Biblës dhe Kuranit ku flitet për gjarprin, se sa të bëhet namaz e të agjërohet. Duket se përpos gjarprit, gati çdo gjë do të dalë e huazuar në librat e shenjtë. Edhe procesi i krijimit. Me rëndësi është t’i referohemi dhe interpretojmë ato gjëra që i kemi gjetur në trojet ilire, dhe traditat që janë përcjellë, sigurisht pa vetëdije, tek shqiptarët.
Lulja me gjashtë petale si figurë gjeometrike mund ta ketë kuptimin e Lules së Jetës, por realisht, Lulja me pesë petale, po ashtu figurë gjeometrike, nga realiteti është Lule e Jetës (Luljetës), pra jo çfarëdo lule me shumë petale por ajo që prodhon fruta. Nëse i vëreni lulet e shumicës së pemëve dhe perimeve (molla, dardha, kumbulla, ftoni, qershia, pjeshka, gjerenika, kungulli, domatja, shalqini, fasulja, dredhëza, etj.) të gjitha e kanë lulen me pesë petale. Atëherë nuk ka pasur çokollata, torte, bakllava, por ushimi kryesor kanë qenë pemët dhe perimet (drithërat vijnë më vonë). Kjo lulja me pesë petale haset shumë rrallë në kulturat e popujve tjerë. Edhe nëse i bëni një kërkim Lules së Jetës, gjithmonë do t’u dalin ato me gjashtë petale. Pyetja tani është: Cila është Luljeta, kjo me pesë, apo me gjashtë petale?
Fotografia 5: Autori duke treguar gravurën e Luljetës,
e vjetër 2 500 vjet para erës së re.
Nga adresa e dokumentarit të mësipërm (nëse e keni shikuar) e vërejtët se për lulen me gjashtë petale pretendohet se është edhe çelësi i muzikës. Nëse gjeometria e shenjtë e pranon se Lulja e Jetës si simbol i gjithësisë dhe jetës në tokë sqaron edhe muzikën, atëherë edhe unë po pajtohem. Me këtë rast, nuk e kam ndërmend t’i referohem Majkëll Xheksonit, Madonës, Britni Spirsit siç bëjnë shumë të krishterë për Jezusin, Muhamedin, shprehjet arabe dhe hebreje, historinë e tyre se çka kanë bërë atje dhe cilat veprat i kanë lënë së pari për popujt e tyre, por ato që i kemi gjetur në Kosovë dhe çka zihet rreth tyre, ende pa vetëdijen e shqiptarëve. Pyetje për shqiptarët e Kosovës: Çka mendoni, cila është kënga më së shumti e kënduar në Kosovë gjatë të gjitha kohërave, dhe kujt i kushtohet ajo? Mos u mundoni shumë. Po u tregoj unë dhe ju padyshim se do të pajtoheni. Është Lulja/Lulia/Lulija. Aq shumë këndohet prej kohësh sa që me siguri u është bërë e bezdishme: “Çka është kjo këngë dul lulija te bunari, dul lulija në kapixhik, oj lulija jonë me limona, oj lulije pëllumb i bardhë, e pashë lulijen te dardha, oj lulja e blinit, lulja e koshares,me një fjalë, gati çdo e dyta ose treta këngë Lulija!” Ky lloj masovizimi dhe bezdisje me këngën e Lulies është shumë interesant tek shqiptarët, sepse, as ata që e këndojnë, e as ata që u dëgjojnë, nuk e dijnë dhe nuk u ka shkuar mendja të bëjnë ndonjë hulumtim se çka është ky kulti i Lulies që shihet si simbol i bukurisë, dashurisë, moralit, dinjitetit, mirësjelljes, dhe krenarisë nëse të bie hise në shtëpi (ta marrësh për nuse). Në asnjë kulturë tjetër nuk i këndohet më shumë bukurisë femërore anonime se sa tek shqiptarët për Lulijen. Për dallim nga këngët e popujve tjerë që marrin shembuj emrat e kohëpaskoshëm, si për shembull Xhejlan, Emine, Rejhan, Mavi tek turqit, ose Suzana tek amerikanët (Susana I’m crazy livind you – Suzana, u tranova për ty!), disa prej të cilave janë kopjuar tek shqiptarët si “Mihane, u tranova për ty” (Naser Gjinovci), këngët për Lulien më së shumti nuk kanë ndonjë autor ekskluziv. Për këngën “La Isla Bonita” dihet se është e Madonës, ashtu siç dihet se “Smooth Criminal” është i Majkëll Xheksonit, “Xhejlan” e Ibrahim Tatlisesit, dhe “I did it again” e Britni Spirsit, por nuk e dimë për “Dul Lulija te bunari” sepse e ka kënduar dhe këndon çdo kush, dhe askush nuk pretendon autorësi, që do të thotë se ka dalë nga populli. Ja një këngë për të, me autor…., vajzat nga Kosova!
Ka edhe shumë këngë tjera të fmashme për Lulien që nuk kanë autorë, pra që janë popullore, dhe që i këndojnë shumica e këngëtarëve. Ndoshta më e njohura është Oj Lulia jonë me limona, mandej Oj Lulja e blinit o, e lule-lule ndalu pak ee (këndohet nga arbëreshët), Lulia në derë oj nanë, ani moj Lulie…, e tjera. Një version më të hershëm Oj Lulia jonë me limona nga Nexhmije Pagarusha mund ta dëgjoni nga kjo adresë:
Mirëpo, Nexhmije Pagarusha nuk është e para që e ka kënduar këtë këngë, dhe mund ta pyesni se nga e kanë origjinën këngët e shumta për Lulien, duke përfshirë edhe atë që e ka kënduar para disa decenieve. Para 100 viteve nuk kemi pasur mjete xhirimi dhe inçizimi, por me siguri këngët për Lulien janë shumë të përhapura çdokund te shqiptarët. Si zakonisht, ato këngë kanë qenë popullore dhe nuk kanë pasur ndonjë të drejtë autori pasi i këndonte shumica, sikur edhe sot që këndohet kjo:
(Këngëtari: “Vajzat e Shkupit dhe Kosovës!”)
Kulti i Lulies më tutje është transformuar edhe për qëllime të xhelozisë kombëtare. Në qendër të vemendjes gjendet shprehja Oj Lulia jonë me limona. Këtu mund të shikoni se si një shqiptar përpiqet ta mësoj një zezak të këndoj shqip:
Në bazë të kultit për Lul(i)en, janë thurur e këndohen shumë këngë në mesin e shqiptarëve, tani duke pasur edhe autorët, siç janë: 1) Elonida – Lulja ime n’kopshtin e huaj; 2) Ramadan Krasniqi – Pejë o lule e Dukagjinit; 3) Nikollë Nikëprelaj – Ti moj lulja e Malësisë; 4) Ilir Shaqiri – Lulja e Koshares; 5) Florina Gjoka – Lulja e Mirditës; 6) Sunaj Raimi – Lulja e Kujtimit; 7) Sala Maloku – Kur dola te dera, e pash Lulijen veshur me të verdha; 8) Të tjera, sa të doni, gjëni. Nëse lulja me gjashtë petale është Lulja e Jetës në tokë, ajo me pesë petale është kryesisht Lulja e Jetës për shumicën e bimëve, sidomos frutat, nga të cilat vareshin njerëzit. Studimet antropologjike thonë njerëzit e parë ushqeheshin me fryte. Shumica e atyre fryteve dalin nga lulja. Varshmëria e madhe e njerëzve nga ato fryte ka qenë jetë, prandaj kësaj me pesë petale më shumë i përgjigjet emërtimi Luljetë. Ka interpretime të ndryshme se kjo paraqet një ditë më pak se ajo me gjashtë petale, ose ditën e pestë në krijimin e botës, porse kjo mund të kontestohen me faktin se kjo është edhe simbol real tek bota bimore, e jo vetëm figurë gjeometrike, dhe dallon nga trëndafilat ose gjylat që kanë petale të shumëfishta.
Simboli i yllit është nga Luljeta, e jo nga yjet në qiell
Një pyetje shumë e thjeshtë: Nga rrjedh simboli i yllit me pesë rremba, dhe çka simbolizon ai? Edhe ky është figurë gjeometrike. A mundet dikush të na ofroj një provë se yjet në qiell i kanë pesë rremba? Kur flasim për yllin, automatikisht mendojmë se për yjet në qiell që duken më të vogël se planetet tjera siç janë dielli dhe hëna që kanë formë të rrumbullakët dhe bëjnë dritë. Edhe yjet bëjnë dritë, por nuk e kanë formën të yjeve që përdoren sot si figura gjeometrike. E ka vërtetuar kush ndonjëherë se ata yje në qiell janë pesëcepësh? Realisht, ylli pesëcepësh që përdoret sot shumë, e ka prejadhjen si figurë nga Luljeta, ose ajo lulja me pesë petale. Shikoni më vëmendje lulet e kungujve ose të trangujve se si i kanë pesë cepat e përpiktë si ylli. Tek specat si perime lulja e tillë mund të ketë nga 5 deri në 9 petale, por tek të tjera më së shumti i ka vetëm pesë. Meqenëse baza prej pesë petalësh ka qenë më e përhapura, dhe natyrisht më së shumti që u ka rënë njerëzve të merren me të, atëherë është vizatuar edhe forma e saj sikur në fotografinë 5, ose duke ia bërë këndet më të prera në formë trekenëshi. Cili yll në qiell e ka formën e yllit pesëcepësh? Deri më sot, asnjë nuk është vërtetuar, pavarësisht se yjet që i vizatojmë dhe përdorim mendohet se paraqesin diçka në qiell, çka në të vërtetë nuk paraqesin. Vetëm në brendësi të detit ka gjallesa të quajtura “ylli i detit” të cilat vërtetë i kanë pesë cepa, por vendet ku është zbuluar Luljeta nuk ka të bëjë me detin, banane, portokaj, por me molla, dardha, kumbulla, dhe frute tjera që dalin nga lulja me pesë petale, që rriten aty ky është gjendur si artefakt.
Përfundimi
Lulja/Lulia/Lulija është çfarëdo lloj lulje. Sikur në shumë kultura, edhe tek shqiptarët në formë simbolike identifikohet me figurën gjeometrike me gjashtë petale, por nuk është njohur si Lulja e Jetës edhe pse gjeometria e shenjtë e quan të tillë, sqaron gjithësinë dhe mënyrën e jetës në tokë. Luljeta mund të jetë lulja me pesë petale, e cila pos si figurë gjeometrike, është edhe lule në realitet nga e cila dalin shumica e fryteve të pemëve dhe perimeve (disa të tjera, si për shembull arra, rrushi, zhvillohen pa këtë lulen me pesë petale). Frytet edhe sot janë një lloj jete, pavarësisht se ato përpunohen në mënyrë industriale dhe përfshihen në ushqime tjera, ose transformohen, pë shembull, nga molla në lëngje ose koncentrat për prodhimin e lëngjeve. Ylli që e njohim sot, nuk ka të bëjë fare me ndonjë formë të yjeve në qiell, por origjinën si simbol e ka nga Luljeta.
Tragjedia më e madhe për shqiptarët ka qenë, është, dhe do të mbetet ikja e tyre me çdo kusht nga vetvetja, përqafimi i verbër i kulturave tjera, dhe anashkalimi i studimit të gjërave me të cilat ata merren duke mos e ditur rëndësinë. U bënë përshtypje se çka bërë Mojsiu me gjarpër, e kanë harruar se ajo që tregohet në Bibël dhe Kuran mund të jetë një pikë e vogël e njohurisë për gjarprin që e kishin ilirët. Sistemin periodik të elementeve kimike sot duhet ta mësojmë nga rusi Mendeljev, teknologjinë nga Japonia, Amerika, Gjermania, për çlirim dhe mbrojtje as që kemi nevojë të mendojnë sepse na ka çliruar dhe po na mbron Amerika! Edhe për realitetin tragji-komik politik tek shqiptarët nuk kemi nevojë të shqetësohemi fare, sepse krejt punët na i rregullon Amerika! A nuk u vie aspak turp, sidomos juve popullatë e nderuar, të kërkoni ndërhyrjen ndërkombëtare për të na “vënë në binarë!” “Aiii bre djalë, njerëzit po shkojnë n’hanë, e ti hala po na tregon përralla për Lulien, një këngë që m’u ka ba bajat, e vesht po m’dhamin pej saj!” Normal që t’dhamin! Me simbolet që t’i i ke përbuzur dhe nuk i ke studiuar, të huajt shkojnë në hanë e në mars. E tash lutjuni atij qenit Christopher Dell të iu sjellë përsëri emra në zarfa se kush duhet të jetë presidente dhe kryetare e kuvendit në bazë të vlerësimit që u bënë ai prapanicave të femrave! Mos investoni gjë në shkencën dhe gjeometrinë e shenjtë tuajen! Mburruni me lëvdatat për Amerikën dhe vendimet e saj për bythët! Mburruni edhe për ngërçet politike, ekonomike, morale, shkencore, sepse Amerika i zgjedhë të gjitha me një bythë! Disa le të mburren me Marinë e Virgjër që lindi Jezu Krishtin e pastaj u martua me të fejuarit e vet (Josefin) për t’i lindur edhe 8 fëmijë tjerë (kësaj radhe kinse pa “Frymën e Shenjtë”!), e të tjerët me Fatimen dhe Ajshen siç i kemi dëgjuar të thonë “radij Allahu an-hu”, “Allahu xhelneshanu-hu”, e plot hu-hu-hu tjera të panevojshme me të cilat na kanë vërbuar përballë realitetit të Lulies dhe Luljetës.
Muzeu britanik i ka afër 8 milionë objekte (koleksione), dhe ai vizitohet nga mbi 6 milionë vizitorë (sipas gjendjes më 2013). Në bazë të këtij kapaciteti disponues, mund të them se britanikët kanë bërë fare pak zbulime në krahasim me koleksionet që i disponojnë. Nuk e di sa kushton bileta e vizitës në muzeun britanik. Në Stamboll ekziston një muze (ka edhe shumë tjera) me emrin Topkapi (aty ku ishte Porta e Lartë). Bileta kushtonte 30 lira turke ose 11 euro. Brenda një ose dy orëve mund ta vizitosh të tërin. Sa ishte hapur, mesatarisht për një sekond hynte një vizitor (në dy vendkalime). Radha ishte shumë e madhe me qindra vizitorë njëri pas tjetrit nga vendet më të ndryshme. Llogarisni 11 euro për çdo sekond! 39 600 euro për një orë! Krrrrk! Ku po do biznes më të mirë? Në qeveri, ministri, komuna të Kosovës me plaçkit vetventen, a po? Sepse, ky është mentaliteti që do të përcillet edhe për një gjeneratë tek shqiptarët e Kosovës – me nxanë (okupu) një vend pune me para të popullit, ose me ikë jashtë. Asgjë tjetër, pos biznesit të lidhur me krimin institucional, nuk lejohet këtu, sepse populli nuk e lejon. Shkaku: shqiptarët janë bërë përbuzësit më të tmerrshëm të shkencës dhe njohurive. Kolegjet private dhe universitetet publike nuk janë shkencë por biznes, në pjesën më të madhe të lidhura me krimin.
Ju si popull ankoheni pse Turqia ose Rusia nuk investon në gjuhën shqipe! Po shqiptarët çka investuan në shkencën dhe kulturën e tyre? Shumë më e ndershme dhe më e moralshme është Turqia, Rusia, dhe Serbia ndaj kulturës dhe shkencës shqiptare se sa shqiptarët e Kosovës. Sa herë zbuloj diçka të rëndësishme, policia te dera! Pse nuk u vjen juve? Provoni edhe ju të zbuloni diçka të shenjtë, atëherë e vëreni! Populli si i marrë është dashuruar shumë në injorancë dhe në të keqen. Në fakt, lulë është krimi politik çka është injoranca në popull. Deri sot kam testuar infinit njerëz në mesin e shqiptarëve të të gjitha shtresave. Ju nuk keni testuar sa kam testuar unë, sepse disa prej jush, thuani edhe tani (pavarësisht se po e lexoni këtë shkrim): “Po çka po merresh me ta/të. E me këto gjëra për Lulien, çka po mundohesh të na shesësh! Këto janë punë katunarësh e njerëzve të malit!” Kështu, mentaliteti i shqiptarëve për të mos u marrë me “çdo kënd” i ka detyruar të njëjtit t’u kërkojnë të huajve të ndërhyjnë në punët e tyre të brendshme, sepse, shqiptarët NUK e njohin vetveten dhe popullin e vet. Këta nuk merren me gjithkë, pra nuk merren fare me popullin. U kërkojnë të huajve si qenit Christopher Dell prapë t’ua “zgjidh ngërçin politik” me bythët e femrave! N’dreq t’mallkum dhe n’rr… t’samës shkofshin secili shqiptarë që e ka këtë mentalitet, se po të mos kishte të tillë, Kosovën do ta zhvillonte çfarëdo lloj populli tjetër. Ndoshta Kosovës i duhet një popull tjetër me koncesion, sepse ky që është, nja 80% është shumë i dëmshëm! Kulti i tyre është paragjyikimi, i cili më së shumti shprehet në media. Sa herë zbuloj diçka, mediat e tilla i marrin këto informata dhe insistojnë t’ua adresojnë gjetjet dhe hulumtimet e mia të ashtuquajturve “eskpertë.” Për këta njerëz, rëndësi ka vetëm kush je e si quhesh, e jo vepra. Këta e paskan harruar se njeriun është produkt i informatave dhe njohurive, ndërsa shumica e shqiptarëve rezultat i propagandës dhe dezinformimit. Këta mendojnë se pse dikush quhet akademikë, arkeologë, historianë, profesor doktorra, janë edhe të thirrur për ekspertizën në bazë të të cilave emërtohen me tituj, duke harrua se janë bërlloga, produkt i rrenave, dhe krimit. Krejt shkaku i tyre shqiptarët si kolektiv dhe komb janë në këtë situatë të palakmueshme. Ndërsa ju media, turruni prapë sikur më herët t’ia adresoni këto zbulime “ekspertëve.”
* * *
– Zbulimi i radhës: “Çifutë dhe Nazistë” me origjinë të përbashkët! Bëhet fjalë për një artefakt të gjetur rrëzë Kershit të Vogël, i cili përmban kryqin “nazist”, Yllin e “Davidit”, një simbol që nuk e kuptoj, dhe dy rrathë në formë të gjarprit katullaqë. Guri është i zi, sipas të gjitha gjasave, me origjinë nga zigurati te Kroni i Popit, d.m.th. nja 2-300 metra nga vendi ku është gjetur pas gërmimit. Edhe për këtë duhet të keni durim, sepse nuk e kam ndërmend ta bëjë publik edhe një kohë.
– Kontakti me autorin: [email protected] –