ISMAIL GASHI: KRTISTOFORIDHI – LËVRUES I GJUHËS SHQIPE

Lypjan. 10. 01. 2015 – (Në vend të përvjetorit) – Sado që ende është e diskutueshme datëlindja e këtij personalitetit të madh, ose edhe viti i lindjes së Konstantin Nelko Kristoforidhi, mund të konstatohet bindshëm se ai u lind mu në kohën, kur Rilindja jonë kombëtare, kishte vendosur themelet, mbi të cilat më vonë kishte rritën e saj të vrullshëm nga çdo lëmi kombëtare, krijuese e arsimore. Ndërsa vet Kristoforidhi do zhvillojë këtë vrull të lëvizjes dhe për një kohë, ai do ta shpije edhe më lartë këtë lëvizje kombëtare shqiptare. Ky pionier i Lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare, do të dallohet përmes punës së tij për të mirën e gjuhës dhe leksikologjisë shqiptare. Kristoforidhi me këtë veprimtari intelektuale e shpirtërore kombëtare, mbetet fytyra më simpatike e kësaj periode historike.
Kristoforidhi mësimet e para i mori në qytetin e tij të lindjes Elbasan, ndërsa ato të mesmet i vazhdoi në gjimnazin grek Zosimea të Janinës në Greqi. Kurse, studimet i vazhdoi në Angli. Kristoforidhi sa ishte nxënës në Janinë, ra në kontakt me gjuhëtarin gjerman Hahn, që ishte konzul në Janinë, të cilit Kristoforidhi gjatë i shërbeu për mësues të gjuhës shqipe, për të cilën Hahn kishte interesim serioz. Ky personalitet i ardhshëm Hahnin, do ta shoqërojë gjatë dhe do ta ndihmojë shumë për punën e tij për shqipen, ai Hahnin e shoqëroi dhe e përcolli nëpër shumë vise shqiptare, për të grumbulluar nga dorë e parë fjalët e shqipes. Ky bashkëpunim i Kristoforidhit me Hahnin, nuk i shkoi huq, por i shërbeu dhe mbushi atë me motivime, që më vonë duke u angazhuar edhe vet në mbledhjen e leksikut të shqipes, Ai vet përpilojë fjalorin e tij Shqip-Greqisht. Edhe Kristoforidhi hulumtoi dhe pati rastin mu nga kjo punë e frytet e vjelura atë kohë, për së afërmi, nga goja e popullit ta dëgjojë gjuhën dhe begatinë e shqipes dhe për te ajo të bëhet shumë më e afërt dhe më e njohur, e fort më e dashur. Dhe për shqipen të jep një varg botimesh fetare, një gramatikë të shqipes dhe një abetare. Ndër të parat vepra ky autor dha Fjalorin Greqisht-Shqip prej 12 mijë fjalësh dhe një novelë e cila u shkrua në dy kryedialektet e shqipes e cila me të drejtë merret vepër ftilluese e prozës në letërsinë shqipe për të vegjlit e të rriturit. Kristoforidhi u angazhua për alfabetin e gjuhës shqipe, dhe kishte mbështetjen në alfabetin evropian latin, ku ishte edhe gjuha shqipe dhe vet shqiptarët. Kristoforidhi ishte kategorik kundër alfabetin grek e turk për gjuhën shqipe. Kjo kishte jo vetëm mbështetje atdhetare, por edhe arsyshmëri e mbështetje të shëndosh shkencore e gjuhësore, siç e arsyeton më vonë shkrimtari ynë Andon Zako Çajupi, i cili ndër të tjera pat thënë: “Këto alfabete, shpeshherë janë shkruar me gjakun tonë”.

Kostandin Nelko Kristoforidhi (1826 – 1895)

 Kristoforidhi për qëllime atdhetare bëri përkthimin e biblës kishtare. Me këtë ai kishte qëllim të ndajë kishën ortodokse shqiptare nga autoqefali ortodokse greke, të cilën më vonë Noli më 1908 e realizoi vazhdën e filluar kaq herët nga Kristoforidhi. Përkthimet fetare dhanë kontribut të veçantë për gjuhën dhe historikun e gjuhës së shkruar shqipe. Ky lëvrues i shqipes përktheu këto vepra kishtare: “Pësallmet e Davidit”, “Dhiatën e Re”, e cila dallohet për ngritje në shkallë më të lartë në aspektin gjuhësorë karshi nga përkthimet e para gjysmë shekulli të Meksit. Pasi njohu veprat e Budit e Bogdanit të madh, Kristoforidhi përktheu edhe “Katër Ungjillat dhe punët e apostujve”, “Katër Katekizmat dhe “Pësallteriu”. Kjo e fundit si edhe “Gjahu i Malësorëve” 1880, nga pikëpamja cilësore e gjuhës pak dallohen nga niveli gjuhësor i veprave të Samiut e Naimit. Kristoforidhi u angazhua shumë në dallimet e veçoritë karakteristike dialektore të folmeve të shqipes. Këtë e ndihmoi dhe e forcoi hulumtimi që ai kishte vërejtur në të folmet e shqipes, gjatë shëtitje për vjeljen e lëndës gjuhësore të tij me Hahnin dhe afërsia e përafërt e të ndjerit shpirtërisht e me gjithë, qenien e tij e provokimet e gjuhës shqipe, kur ai tubonte fjalët shqipe për fjalorin e tij të famshëm. Kristoforidhi ishte njohës i dy kryedialekteve të shqipes. Toskë e Gegë, njihte edhe largësitë që kishin këto dy të folme karakteristike të shqipes. Ai në një rast qe shprehur, se “Ndryshimi midis kryedialekteve të shqipes Toskë e Gegë, ka qenë ekzagjeruar. Ato ndryshojnë, po jo më shumë, se anglishtja e skotishtja e folur”. Vet autori kishte aftësi gjuhësore t’i përdor mirë dy kryedialektet e shqipes. Këtë e shohim më së miri në Fjalorin e tij, e më konkretisht në Novelën “Gjahu i Malësoreve”. Nga kjo fitojmë bindjen se njësimi i gjuhës shqipe ishte temë aktuale e brengosje edhe e Kristoforidhit, si edhe për gjithë rilindësit tanë. Kristoforidhi mendonte, se vetëm më lëvrimin e gjuhës amtare dhe përsosshmërinë e sajë e njësimin e përdorimit në mbarë kulturë kombëtare, ka mundësi që populli të dal nga kjo errësirë shumë shekullore dhe shqiptarët ë barazohen me popujt të tjerë evropian dhe t’i bashkohet botës e civilizimit botëror. Për këtë qëllim Kristoforidhi hartoi një abetare të gjuhë shqipe, e cila në krahasim me atë që ishte, kjo doli më e pasur. Në abetaren Kristoforidhi futi tekste e proza për fëmijë. Për çka mund të themi se ky është edhe fillestari i prozës për të vegjlit, Ndërsa Gramatika e botuar dhjetë vjet më vonë 1882, që është kontribut i madh gjuhësor e filologjik, është e nivelit më të lartë nga Gramatikat e gjerë atëhershme, hartuar nga autorët e huaj. Kjo gramatikë është shkruar në dialektin e jugut në toskërishte dhe ka rëndësi të madhe për studimet gjuhësore. Është për ta veçuar, se në këtë gramatikë gjejmë edhe vërejtjet e vet autorit për çështjet gjuhësore. Pos Fjalorit, që është vepër e rëndësishme e leksikografisë sonë, Kristoforidhi ka lënë edhe një varg dorëshkrimesh gjuhësore lidhur me purizmin apo pastrimin e shqipes nga fjalët e huaja dhe për gjenezën apo etimologjinë e shumë fjalëve të saj. Nxjerrja e tyre në dritë, do të ishte edhe një kontribut i mirë për gjuhësinë tonë dhe plotësimin e personalitetit krijues të autorit. Sepse Kristoforidhi bashkë me Kamardën, padyshim janë ndër autorët e filologët e parë që u munduan dhe ia arritën të thonë diç më seriozisht, mbështetur në faktet shkencore e me këtë kontribuon shumë, praktikisht ata vendosën themelet të forta në kalanë e gjuhësisë shqiptare.
Sido që të jetë, kryevepra e Kristoforidhit dhe kontributi i tij më i madh dhe me rëndësi për ne sot, mbetët Fjalori i tij Shqip-Greqisht, të cilin e bëri gadi për botim që më 1882. Por, si dukej, Kristoforidhi ose nuk gjeti mundësi ta botonte, ose deshi ta plotësonte e ta përpunonte edhe në vazhdim, ta përkryente ehe më tepër, ta spastronte nga fjalët r huaja dhe t’i zëvendësonte ato me neologjizmat e natyrës shqipe, ose arsyeja e tretë, e mjaftë bindëse për t’i besuar, që Kristoforidhit nuk ju botua fjalori për së gjalli, është se shoqëria e Bukureshtit më shumë e pa të arsyeshme t’i botonte për atë kohë veprat e Animit, për të cilën kohë kishte më tepër nevojë dhe kërkesa për veprat e Animit, se sa kishte nevojë për fjalorët, siç ishte ky i Kristoforidhit, i cili si vepër leksikografike nuk ishte aq shumë i domosdoshëm, për momente kohe jo edhe aq shumë i nevojshëm. Botimi i këtij fjalori në vitet e mëvonshme nuk do ta dëmtonte aq shumë gjuhën shqipe ashtu edhe siç natyrshëm ndodhi më botimin e tij. Sidoqoftë fjalori i Kristoforidhit u botua pas vdekjes së autorit më 1904 nga i nipi i Kristoforidhit në Athinë.
Fjalori i Kristoforidhit është kontribut i punës së tij hulumtuese për afro 20 vjeçare. Ai punoi duke grumbulluar fondin e thesarit leksikor. Gjatë kohë tuboi fjalë nga goja e popullit, duke bredhur nëpër vise e vendbanime të ndryshme, duke kontaktuar e dëgjuar gjuhën e gjallë të popullit shqiptarë nga nivelet, moshat dhe gjinitë e të folmet e ndryshme. Madje rreth punës së Kristoforidhit janë krijua legjenda, se çfarë metode përdori e çfarë entuziasti kureshtar ishte në këtë veprimtari hulumtuese. Kristoforidhi lexoi e punoi shume edhe në veprat e shkrimtarëve para tij. Për qëllime të hulumtimeve gjuhësore studioj Judin e Bogdanin veprat e të cilëve i pastroi nga barbarizmat. Kurse mbështetje për ketë kishte Fjalorin dhe veprën e Hahnit Albanichen Studiem 1845. Nga i cili fitoi bazën e njohurive shkencore. Përndryshe Fjalori i Kristoforidhit është në nivelin më të lartë e më i pasur në aspektin gjuhësor. Fjalori i Kristoforidhit është “i gjithë gjuhës së shqiptarëve, anë e kant mbë kant”.Pranë çdo fjale të shkruar në këtë fjalor, Kristoforidhi shënoi edhe vendin ku e voli atë fjalë, ose nga cila vepër e nxori dhe autorin e veprës, autori shënoi edhe variantet e shumë fjalëve. Nga kjo kuptohet, se ky fjalor është dëshmi e parë, se për të parën herë, gjejmë një fjalor të kompletuar e fjalor pasqyrëplote të gjuhës sonë të nivelit gjithëkombëtar. Që pos fjalëve, autori bëri edhe një punë të madhe gjuhësore, që ju gjeti gjenezën-etimologjinë e më se 70 fjalëve të shqipes. Në këtë vepër Kristoforidhi dha shkroi edhe një numër frazash me të cilat pasuroi frazeologjinë shqiptare edhe më këtë në gjuhësi shqiptare shënoi një hap përpara në pasurimin e fondit leksikor me neologjizma nga brumi i shqipes, duke ju ikur kalkeve e parafrazimeve të përshtatjes. Kështu Kristoforidhi, bashkë me Samiun, Vreton, Veçilharxhin e Naimin e famshëm, del puristi më i natyrshëm e lëruesi më i zellshëm i cili më përkushtim pasuroi gjuhën shqipe në kohën e Rilindje Kombëtare Shqiptare. Me një varg fjalësh të reja të Kristoforidhit të cilat edhe sot qëndrojnë në gjuhën letrare shqipe. Puna e ti është po aq e rëndësishme në qërimin e fjalëve të huaja në veprat e autorëve ë i punoi. Ashpër luftoi në drejtimin e pasurimit e pastrimit të gjuhës shqipe, sidomos kundër barbarizmave të greqishtes, turqishtes e latinishtes. Fjalori i Kristoforidhit i botuar më 1904 edhe sot është vepër e konsiderueshme e gjuhës sonë. Atë më vonë e përpunoi Aleksandër Xhuvani dhe të transkriptuar në alfabetin e sotëm, e botoi Instituti i Gjuhësisë në Tiranë më 1962.

Kristoforidhi botoi në dy kryedialektet e shqipes novelën e parë të prozës shqipe “Gjahu i Malësorëve” më 1884, e cila përveç rëndësisë letrare ka edhe rëndësinë e madhe gjuhësore. Në poentë të kësaj novele është bashkimi kombëtar përmes veprimit ushtarak-revolucionar kundër sundimit osman, në këtë vepër autori dëshmoi aftësitë e veta krijuese në shfrytëzimin e mjeteve artistike në krijimtarinë letrare. Lëvruesi gjuhës shqipe ishte patriot i flakët, që pos rëndësisë që ka për gjuhën të cilën e punoi pa u lodhur, kontribut të madh ka dhënë edhe në hapjen e shkollave për arsimin e fëmijëve, por në ato shkolla në pjesën e fundit të jetës puno edhe vet në Elbasan. Bashkëpunoi me Nikolla Naçon në Bukuresht për botimin e veprave e teksteve shkollore shqipe, Kristoforidhi bëri shumë përpjekje për hapjen e shkollave shqipe edhe në vendbanime të tjera të Shqipërisë, ndërsa ato ekzistente i furnizoi me tekste mësimore në gjuhën shqipe, që do t’i hartonte me shumë vullnet. Kristoforidhi pat hartuar “Jetëshkronjën e Gutenbergut”.
Vdiq nga një sëmundje e rëndë vetëm 8 vjet pas hapjes së mësonjtorës së parë të shkollës shqipe të Korçës, më 7 mars 1895 në Elbasan. Vdiq atëherë kur pat harxhuar tërë pasurinë e trashëguar, e cila nuk ishte e vogël për punën gjuhësore dhe çështjen kombëtare shqiptare. Vitet e fundit pat mbetur i varfër, por shumë i nderuar dhe i dashur nga populli, që dëshmonte se kështu do ta shpërblente për gjithë kontributin e veprimtarisë së tij atdhetare. Vepra e tij sot çmohet e nderohet për kontribut nga lëruesi të zellshëm e njohësi të shkëlqyer të gjuhës shqipe, siç është Kristoforidhi, që me të drejtë bashkohasitë e tij, e pastaj edhe ne sot, e quajmë me arsye “Babai i gjuhës shqipe” Për gjitha këto Kristoforidhi ka merita të jashtëzakonshme për kombin, kurse ne ndaj jetës dhe veprës së tij, kemi konsideratë dhe obligim.

Asnjë plan për shtëpinë muze të Kristoforidhit – News, Lajme – Vizion Plus

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura