ISMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SËRBE NË TREVËN E LYPJANIT(II)

 Lypjan, 13. 04. 2013 – Prilli i masakrës e terrorit serb ka përfshirë edhe fshatin Kroishtë, aty pati 11 të vrarë, kurse Ribari i Madh 7. Duhet cekur se 28 maj 1999, pasi erdhën nga bjeshkët e Zllakuqanit, Ajet Kozhani arsimtar, Beqir Duriqi sekretar i shkollës fillore “Kadri Beba” të Ribarit të Madh dhe Rrahim Hoti ish-punëtor në Kroaci, për të vëzhguar se ç’po ngjet në Ribar të Madh. Ata hyjnë edhe në shtëpitë e tyre për ti lëshuar bagëtinë që kishin mbetur të mbyllura pas largimit, në të kthyer për në vendstrehim në malet e Zllakuqanit, hasën në policinë dhe ushtrinë serbe, Perica i Magurës ata i dërgoi në policinë e Magurës dhe pas një bisede informative, me një automjet ushtarak-kampanjolë, i ktheu prapë në fshat. Kah ora 10-të e 28 majit, në malin mbi fshat i zbritën dhe pas masakrimeve e torturës çnjerëzore i ekzekutuan me nga një plumb në kokë. Ndërsa në Blinajë,ish-Vërshec u vranë e u masakruan 8 persona, në Zllakuqan më 26 maj 1999 te vendi “Rrezja e Delisë” në rezistencë me forcat serbe u vra Fahri Zani një ish-adhurues e furnizues i logjistikës në UÇK bashkëpunëtor i Ymer Alushanit-Voglushit dhe komandant Visarit nga Ferizaj, Fahriun e vranë ish-kolegët e punës Rada i Despodit dhe Zllatku nga Kroishta, me ata ishin edhe policët Ceka dhe Toshiqi. Familja e Fahriut vëllai Hyzriu dhe i ati Ilazi, gjatë golgotës ishte strehimore e dhjetra familjeve të ndjekura nga dhuna serbe. Aty gjendën jo vetëm siguri, por edhe ngrohtësi e mirëpritje bukë e kripë e zemër. Edhe Varigoci fshat i thellë malor, mikpritës dhe vend veprimi i UÇK-së, në të cilin ushtria serbe, pos shkatërrimeve materiale, vrau edhe një qytetarë. Në këto fshatra malore, Zllakuqan e Varigoc ndjekje pati vetëm kah fundi i majit 1999. aty për disa kohë kishte shumë të strehuar nga fshatrat e rrafshit. Venë të cekët se në Blinajë, që në ofanzivën e parë u dëbua gjithë popullata, u dogj katundi Blinajë, ish-Vërshec në tërësi dhe pati disa të vrarë e të plagosur. Edhe fshatrat e Drenicës së Epërme, kanë pasur të vrarë, djegie të 127 shtëpive dhe vrasje njerëzish gjatë ofanzivës në verën e 1998, që kur banorët e Blinajës e Leletiqit deri në përfundim të sulmeve të NATO-së nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, meqë gjatë gjithë kësaj kohe aty dhe në Magurë ishin vendosur forca të mëdha ushtarake-policore. Andaj Blinaja, si edhe Leletiqi që nga ofanziva e parë ishin të djegura tërësish. Po në këtë vazhdimësi të plojës sllave ishin djegur pjesërisht edhe Magura, Qylaga, Poturovci dhe fshatrat Mirenë, Resinoc, Baicë dhe Shalën, ku serbët më 4 prill 1999, dogjën tërësisht edhe objektin e shkollës fillore “Idriz Ajeti”.

Në hapësirën e Drenicës, forcat serbe qëllimisht kishin kufizuar veprimet ushtarake për shkak të rezistencës së UÇK-së, madje edhe kur kryenin veprime i bënin me tërheqje të shpejt, siç ishte rasti në Kleçkë e Male të Berishës, ku. Forcat e UÇK-së, urtësia strategjike dhe trimëria e komandant Çelikut me shokë, përkundër aktivizimit edhe të aviacionit me çka synonin të eliminohet “Lajmëtari i Lirisë”, gjegjësisht Radio “Kosova e Lirë”. Këtë nuk ia mundësoi rezistenca heroike e UÇK-së që Shesheli, të realizojë dëshirën ëndërrore të “ pijë kafe” në Berishë, siç u krekos me kërcënim atyre ditëve. Gjatë prillit, flaka serbe përfshiu edhe fshatrat e rrafshit përreth Lypjanit; Konjuh, Rufci i Ri, Topliqan, Hallaq i Madh e Grackë e Vjetër, ku vranë dhe e dogjën plakun 68 vjeçar Xhevat Rexhepi, Grackë e Re, Gllogovc. Pjesërisht ishin djegur shtëpitë dhe ishte dëbuar popullata shqiptare në Llugaxhi, Gumnasellë e Torinë. Ndërkaq, Dobjra e Madhe, Gllanica, Dobraja e Vogël e Lluga ishte fshatra të vetme, me popullsi të pa shpërngulur fare, fshatra në të cilat ishin grumbulluar popullata e ndjekur nga, Torina, Rufci, Poturoci, Qylaga e të fshatrave të tjera. Në këtë krah të pa dëbuar kishin ngelur edhe shqiptarët e Vrellës së Magurës, fshat në të cilin kishte edhe familje serbe, dhe të Medvecit, të cilët kishte edhe popullatë ashkalinjë, ata ishin bllokuar nga forcat ushtarake serbe dhe nuk u ishte lejuar të largohen. Gjatë gjithë fushatës së bombardimeve, ushtria e policia serbe këta banorë shqiptarë i kishte përdorur “mish për top”, duke i eksponuar goditjeve nga sulmet e NATO-së. Madje në shtëpi të tyre ishin vendosur ushtarët dhe policët serb, duke i detyruar ata që mos të lëshojnë shtëpitë gjatë gjithë bombardimeve. Në krahun e lindor popullatën shqiptare e Janjevës me rrethinë, vet qyteza e Janjevës ka vetëm një të vrarë fshati Teqe kishte lëshuar shtëpitë, Brusi i dëbuar dhe me dy të vrarë, Shashkovc, Shushicë me 7 të vrarë e Hanrovc me 4 të vrarë, këtë hapësirë malore policia serbe nën kërcënim i urdhëruan të lëshojnë vendbanimet, Banorët e Teqës e një pjesë edhe të Janjevës shkuan në Bukovicë, ndërsa pjesa tjetër e janjevasëve, lagja Verofvci, pasi ia mësyn Kishës Katolike, prifti i udhëzoi të vendosen nëpër shtëpitë e afërta rreth kishës katolike, ata kaluan aty gjithë natën e 28 marsit 1999. Në orët e mëngjesit, meqë ishin nën “përkujdesen” e policisë serbe dhe gjuajtjes së MIG-ve serbe, kaluan nëpër shtëpi të tyre. Prifti me gjasë ishte marr vesh që këtë të rrezikuar të qëndrojnë në Janjevë. Kurse mbi 100 familje të tjera shkuan në fshatin Bukuvicë. Meqë nuk kishte ndonjë kërcënim serioz. janjevasit u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, të cilët deri në përfundimin e luftës qëndruan aty. Në vazhdim në Janjevë nuk pati kërkesa për dëbimin e shqiptarëve, kroatëve e romëve janjevas. Ndërsa fshatrat për rreth Janjevës, Brusi, Hanrovci, Bukovica e Vokoqinca, përkundër pozitës së thellë malore dhe varfërisë, policia serbe ata i dëboi nga shtëpitë e tyre, ata në fillim ishin strehuar në Akllap, Vërbicë dhe në gryka të bjeshkëve të Zhegocit, kurse pas sulmit serb në Akllap më 15 prill, ata u larguan në drejtime të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj. Në Hanrovc forcat serbe përveç shtëpive, dogjën edhe objektin shkollor, madje në këtë hapësirë pati edhe 7 të vrarë. Nëse fshatrat e mesit të rrafshit të Lypjanit Banulla, Gumnasella, Llugaxhia, Kojska, Rubovci, Topliqani, Qallapeku, ngelën pjesërisht të banuara. Pjesa tjetër, Bujani, Hallaqi i Madh, Kroishta, Ribari i Madh dhe Ribari i Vogël, një pjesë e popullatës nga Poturovci, Qylaga, Torina, Bregu i zi e të tjera më vonë për çështje sigurie u bartën përkohësisht në bjeshkët e Blinajës dhe fshatrave Varigoc e Zllakuqan si edhe në Dobrajën e Madhe dhe Llugë, Një pjesë nga këta banorë, më vonë të ndjekur nga forcat serbe u dëbuan në grykat e maleve në Drenicë të Epërme. Pjesa e Drenicës së Epërme Mirena, Resinoci, Shala, Krojmiri e Baica e Kolshin, ishin zona të luftës që nga prilli 1998 edhe në ofanzivat e 1999. Pas sulmeve të NATO-së, nën mbrojtjen dhe përkujdesen e UÇK-së, këta banorë u tërhoqën në grykat e maleve të Drenicës. Këtu nuk ishin vetëm banorët e këtyre lokaliteteve, por aty kishte edhe të strehuar nga rrafshi i Lypjanit, nga trevat e Drenicës së mesme, Malisheva, Shtimja, Suhareka e nga jo. Por nga kjo hapësirë, dëbimi jashtë Kosovës ishte fare i ultë. Kështu e trazuar, e shkapërderdhur, e dëbuar dhe vazhdimisht të kërcënuar nga dhuna barbare serbe, popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë 78 ditëve të sulmeve të NATO-së, përjetoi kohën e tmerrit, të terrorit, të vuajtjes dhe kërcënimit nga errësira mesjetare sërbe. Terror e dhunë barbare nuk përjetoi vetëm popullata shqiptare, por masakër e terror përjetuan edhe kafshët dhe shpezët shtëpiake në pronësi të shqiptarëve. Raste konkrete, forcat serbe në Sllovijë pasi vranë lopën e Mehmedali Gashit e fusin në dhomë e fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, ia mbyllin derën e në trupin e lopës së vrarë e minojnë me eksplodim të fuqishëm, me paramendim që kur të tentohet të nxirret kjo ngordhinë nga pjesëtarët e kësaj familjeje të pësojnë pasoja edhe më të rënda. Rasti tjetër kur forcat e dhunës serbe vrasin qenin në Blinajë, ish-Vërshec, dhe atë e vendosin në shtrat në dhomë të fjetjes dhe mbulohet me batanije. Si edhe rasti i “kënaqësisë” sadiste mesjetare, kur pulës i prehen dy këmbët dhe lëshohet e gjallë me këmbë të prera, ose po në Blinajë, gjedhit për së gjalli I pritet kofsha e mbrapse dhe lëshohet në atë gjendje të vetëkënaqen pashpirtsia serbe, njësoj siç e patën ndezur për së gjalli Muharrem Çardakun/55/ në gusht të 1998.
Pasojat e terrorit nga kjo dhunë antinjerëzore, shikuar nga ana e dëmtimeve në njerëz dhe dëmeve materiale, janë të mëdha. Nga popullata shqiptare e trevës së Lypjanit me pasojat nga ofanziva e parë 1998, dhe ofanziva e dytë 1999, kanë rënë 167 persona civilë e 18 luftëtarë të lirisë. Ndërsa janë plagosur 71 persona civilë 23 luftëtarë të UÇK-së, nga të gjithë të rënit 19 janë shpallur dëshmorë të kombit. Ndërsa nga 69 fshatrat të kësaj treve komunale, në 63 prej tyre jetojnë shqiptarët, 46 fshatra janë përfshirë nga sulmet e forcave serbe, të cilat kanë pësuar djegie e shkatërrime. Vetëm në ofanzivën e dytë 1999, tërësisht u dogjën 1279 objekte shtëpi banimi e pjesërisht 456 të tjera. Në të gjitha fshatrat shqiptare të kësaj treve u plaçkitën dhe u demoluan 1822 shtëpi shqiptare dhe të gjitha 43 objektet shkollore, nga të cilat 4 prej tyre edhe janë djegur si edhe një shtëpi-shkollë, pronë e Hilmi Krasniqit, në Lypjan. Nga plaçkitjet, vjedhjet e demolimet, përveç shtëpive shqiptare, pronave dhe lokaleve afariste, pësuan edhe gjitha ndërmarrjet shoqërore, fabrikat dhe njësitë ekonomike të kooperativës bujqësore. Plaçkitje demolime dhe djegie kanë pësuar edhe veglat dhe orenditë familjare, bibliotekat shkollore e private dhe shumë vlera të tjera shpirtërore e kombëtare. Janë djegur hapësira të mëdha të tokave bujqësore dhe janë vjedhur shumë krerë të bagëtive të imëta dhe të trasha., si edhe krerë shpezësh shtëpiake. Vlera e përgjithshme e dëmtimeve materiale e shpirtërore kap shumën e përafërt prej 78.000.000 Euro.
Pas kthimit të madh nga golgota shqiptare, mundin, gjakun dhe jetën e shtruar për liri të popullit, veçmas u dalluan luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkushtim të lirisë, përfundoi kalvari i një holokausti në fundshekullin 20-të.
Përfundoi antishqiptarizma dhe antinjerëzorja në Evropë. Në ne, e me ne, ndodhi një mrekulli monumentale, kthimi i shqiptarëve në trojet etnike, ku “balta është më e ëmbël se mjalta”. Kjo ishte ngjarja më e madhe, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, ku me këtë kthim pas dëbimit, thyem traditën e të kaluarës sonë negative. Praktikisht, 12 Qershori i 1999, shënoi fundin e një shëmtie. Gjatë 78 ditëve të katrahurës, për shqiptarët e Kosovës, ishin ditë e net të Bartolomeut. Por për gjithë këto 78 ditë, bota mendoi, foli e veproi shqip. Të parën herë në historinë tonë të rëndë, pas dëbimit e ndjekjes me dhunë nga okupuesit, kthehemi përsëri dhe kthehemi shpejt, madje kthehemi të gjithë në tokën e nënqiellin tonë, në tokën e djegur, me oxhaqe të mbetura, që simbolizojnë qëndresën e vazhdimësisë në jetë. Në shtëpitë tona prapë gumëzhinë jeta e gëzon loja e fëmijëve. Jemi këtu dembabadem, ku mbijetesa e madhe hap rrugë të gjëra për ndërtimin e ri e të lirë të institucioneve demokratike, nga ku aspirata jonë kombëtare na thërret, urtësia e mendjes së popullit e vlerave të reja demokratike ndërkombëtare. Populli, mësuesi ynë i madh, na mëson të jemi të përgjegjshëm ndaj përgjegjësisë që kemi karshi popullit dhe kohës, të ndërtojmë me kulturë e disiplinë politike mendimin e filozofisë së re të veprimit politikë në realitetin e ri për ardhmërinë e popullit në Kosovën tonë të pavarur. Vetëm kështu, do të ruajmë amanetin, sepse, mirë thotë populli, amanetet nuk harrohen, ato nuk shkelen, e shkelja e amaneteve është mallkim i rëndë që populli dhe historia ndëshkojnë pafalshëm. Me këtë obligim të përgjegjshëm, do të mbushim zemrat e thyera të këtij populli të martirizuar për liri e bashkim kombëtar.
Lista e qytetarëve civilë, të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, gjatë kohës së luftës (1998/99) në territorin e komunës së Lypjanit. The list of murdered or massacred people Albanians during (1998/99) in the municipality of Lypjan from military and police serb forces.
Nr. ren.Emri, emri i babës dhe Mbiemri Viti i Lindjes Data e Vrasjes Profes. Vendi i vrasjes Vendbanimi –
Nr. of Reg. Name, father name And surname Data of Birth The killing Date Profeti. Place of Killed
(murdered) Residence
Afërdita Shaqir Qereçi 1975 31.07.1998 Papunë Krojmir Krojmir
Haxhi Avdush Korpuzi 1948 31.07.1998 Ppune Shalë Shalë
Vehbi Muhamet Shamolli 1918 28.08.1998 Plak Grykë e Shalës Shalë
Uran Liman Amërllahu 1989 01.06.1999 Nxënës Grykë e Shalës Shalë
Tefik Habib Vuniqi 1981 17.07.1998 Nxënës Vërshevc Vërshevc
Rashit Murat Cani 1963 25.08.1998 Papunë Baincë Baincë
Mehmet Dalip Bajraktari 1927 11.06.1999 Plak Gry. e Baincës Baincë
Fadil Rexhep Sinani 26.3.1965 31.08.1998 Papunë Risinovc Risinovc
Ganimet Rexhep Sinani 2.7.1970 31.08.1998 Papunë Risinovc Risinovc
Fatime Sinani 25.7. 1937 31.8.1998 Amvise Risinovc Risinovc
Xhemail Liman Sinani 10.3.1930 04..04.1999 Papunë Risinovc Risinovc
Zymer Neziri 20.5.1941 22.04.1999 Papunë Blinajë Risinovc
Zade Zeneli 1988 13.08.1998 Nxënëse Mirenë Mirenë
Elmije Zeneli 1990 13.08.1998 Nxënëse Mirenë Mirenë
Enver Imer Fazliu 1961 18.04.1999 Papunë Blinajë Mirenë
Rrahim Bytyçi 1949 18.04.1999 Minator Blinajë Mirenë
Azem Kadri Azemi 1936 13.05.1999 Papunë Blinajë Mirenë
Murtez Zejnullahu 1951 15.05.1999 Bujk Blinajë Mirenë
Rabishe Mulaku 1976 26.07.1998 Amvise Gr. e Shalës. Komoranë
Besim Osmani 2.4.1977 31.08.1998 Papunë Risinovc Fushticë
Hajrie Osmani 1.5.1947 31.08.1998 Amvise Risinovc Fushticë
Nuhi Kozhani 1943 26.05.1999 Papunë Ribari i M. Ribari i Madh
Vahide Kozhani 1921 26.05.1999 Plakë Ribari i M. Ribari i Madh
Hamdi Hoti 1924 26.05.1999 Plak Ribari i M. Ribari i Madh
Fahri Zani 1959 26.05.1999 Punetor Ribari i M. Zllakuqan
Ajet Xhemail Kozhani 1959 28.05.1999 Arsimtar Ribar I Madh Ribari i Madh
Beqir Islam Duriqi 1953 28.05.1999 Nepunës Ribar I Madh Ribari i Madh
Rrahim Mustafe Hoti 1958 28.05.1999 Punetor Ribar I madh Ribari i Madh
Lavdim Rexhep Kodra 1984 18.04.1999 Nxenes Varigovc Kraishtë
Tahire Lacaj 1949 18.04.1999 Amvise Kraishtë Kraishtë
Bekim Musli Morina 1979 06.06.1999 Nxenes Kraishtë Kraishtë
Afrim Ismet Latifi 1966 25.06.1999 I papune Varigoc Caralevë
Arsim Ismet Latifi 1974 25.06.1999 Papune Varigovc Carlevë
Gëzim Behram Bajrami 1978 26.04.1999 I papune Petrovë Kraishtë
Lulzim Behram Bajrami 1982 26.04.1999 Nxënës Varigovc Kraishtë
Naser Banush Kodra 1979 26.04.1999 Nxënës Varigovc Kraishtë
Ali Sherif Kadriu 1983 27.06.1999 Nxenes Kraishtë Kraishtë
Qazim Asllan Vishesella 1942 18.04.1999 I papune Ribar i V. Ribar i Vogël
Selim Asllan Vishesella 1947 18.04.1999 Nepunes Ribar i V. Ribar i Vogël
Fatime Isuf Vishesella 1953 18.04.1999 Amvise Ribar i V. Ribar i Vogël
Miradije Selim Vishesella 1985 18.04.1999 Nxenese Ribar i V. Ribar i Vogël
Rexhep Asllan Vishesella 1950 18.04.1999 Inxhinjer Ribar i V. Ribar i Vogël
Kreshnik Rexhep Vishesella 1982 18.04.1999 Nxenes Ribar i V. Ribar i Vogël
Ismet Rexhep Vishesella 1985 18.04.1999 Nxenes Ribar i V. Ribar i Vogël
Mehmet Mehmet Vuniqi 1941 18.04.1999 Papunë Ribar i V. Vërshevc
Mirsade Izet Vuniqi 1983 18.04.1999 Nxënëse Ribar i V. Vërshevc
Izet Ajet Vuniqi 1945 18.04.1999 Papunë Ribar i V. Vërshevc
Irfan IzetVuniqi 1982 18.04.1999 Nxënës Ribar i V. Vërshevc
Kemajl Mehmet Vuniqi 1969 18.04.1999 Papunë Ribar i V. Vërshevc
Ganimete Mehmet Vuniqi 1977 18.04.1999 Nxënëse Ribar i V. Vërshevc
Hajdar Ibrahim Vishesella 1929 18.04.1999 Plak Ribar i V. Ribar i Vogël
Mihane Baca Vishesella 1922 18.04.1999 Amvise Ribar i V. Ribar i Vogël
Dafina Bajram Vishesella 1992 18.04.1999 Fëmijë Ribar i V. Ribar i Vogël
Ismalj Adem Gërxhaliu 1941 18.04.1999 Shofer Ribar i V. Ribar i Vogël
Salih Hysen Gërxhaliu 1935 18.04.1999 Papunë Ribar i V. Ribar i Vogël
Jashar Rifat Jashanica 1942 18.04.1999 Papunë Ribar i V. Ribar i Vogël
Hasan Shaban Ismaili 1938 18.04.1999 Papunë Ribar i V. Ribar i Vogël
Riza Osman Jashanica 1902 18.04.1999 Plak Ribar i V. Ribar i Vogël
Jalldyze Halil Ismaili 1948 18.04.1999 Amvise Ribar i V. Ribar i Vogël
Muhamet Sylejman Kelmendi 1962 18.04.1999 I sëmuar Ribar i V. Ribar i Vogël
Hashim Shaban Gërxhaliu 1948 18.04.1999 Nëpunës Ribar i V. Ribar i Vogël
Hasime Adem Gërxhaliu 1951 18.04.1999 Amvise Ribar i V. Ribar i Vogël
Murat Nebih Gashi 1934 15.04.1999 Pensionist Sllovijë Sllovijë
Enver Murat Gashi 1958 15.04.1999 Nëpunës Sllovijë Sllovijë
Omer Murat Gashi 1964 15.04.1999 I papunë Sllovijë Sllovijë
Arben Enver Gashi 1982 15.04.1999 Nxënës Sllovijë Sllovijë
Bekim Jakup Haziri 1980 15.04.1999 Nxënës Sllovijë Prishtinë
Hedie Krasniqi 1947 15.04.1999 Amvise Sllovijë Sllovijë
Fatushe Sherif Dubova 1980 15.04.1999 Amvise Sllovijë Sllovijë
Jakup Elmaz Kryeziu 1955 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Ramadan Halil Kryeziu 1968 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Mehdi Xhemail Pacolli 1937 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Elmi Xhevat Berisha 1964 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Mehmet Hazir Sopjani 1926 15.04.1999 Plak Sllovijë Sllovijë
Sherife Sopjani 1912 15.04.1999 Plakë Sllovijë Sllovijë
Qamile Shahin Sopjani 1935 15.04.1999 Amvise Sllovijë Sllovijë
Bajram Qazim Gashi 1965 15.04.1999 Tregtar Sllovijë Sllovijë
Agim Rrahim Berisha 1969 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Florim Rizah Ibrahimi 1974 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Faik Hysen Krasniqi 1964 15.04.1999 Minator Sllovijë Sllovijë
Ajvaz Qazim Gashi 1937 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Gafurr Qazim Hyseni 1948 15.04.1999 Minator Sllovijë Sllovijë
Rifat Zenel Gashi 1953 15.04.1999 Minator Sllovijë Sllovijë
Milaim Musli Gashi 1977 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Adem Rrahman Bytyqi 1940 15.04.1999 Punëtor Sllovijë Sllovijë
Shaip Balik Gërbeshi 1961 16.04.1999 Minator Lugu i Demës Sllovijë
Faik Balik Gërbeshi 1965 16.04.1999 Minator Lugu i Demës Sllovijë
Balik Feriz Gërbeshi 1925 16.04.1999 Plak Lugu i Demës Sllovijë
Bejtush Salih Gërbeshi 1965 16.04.1999 Profesor Lugu i Demës Sllovijë
Halime Shaban Gërbeshi 1915 16.04.1999 Amvise Lugu i Demës Sllovijë
Jonuz Hamdi Pacolli 1941 16.04.1999 Bujk Lugu i Demës Sllovijë
Fatmir Shefki Bytyçi 1963 16.04.1999 Punëtor Lugu i Demës Sllovijë
Hasan Shefki Bytyçi 1979 16.04.1999 Punëtor Lugu i Demës Sllovijë
Isak Zejnë Bytyçi 1957 16.04.1999 Punëtor Lugu i Demës Sllovijë
Avni Misin Sopa 1979 16.04.1999 Papunë Lugu i Demës Sllovijë
Ramadan Azem Sopa 1973 16.04.1999 Papunë Lugu i Demës Sllovijë
Zeqir Hamdi Hetemi 1979 16.04.1999 Student Lugu i Demës Sllovijë
Naser Rexhep Ismajli 1981 16.04.1999 Nxënës Lugu i Demës Sllovijë
Haki Hasan Ismajli 1979 16.04.1999 Papunë Lugu i Demës Sllovijë
Raif Maliq Shala 1948 16.04.1999 Minator Lugu i Demës Sushicë
Heset Ilaz Lekiçi 1970 16.04.1999 Punëtor Lugu i Demës Gadime e U.
Havushe Pacolli 1945 16.04.1999 Amvise Lugu i Demës Sllovijë
Minush Demir Gashi 1928 19.04.1999 Pensionist Hallaq i V. Hallaq i V.
Ejup Demir Gashi 1940 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Demir Minush Gashi 1958 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Avdullah Daut Gashi 1970 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Rexhep Azem Buzuku 1924 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Nuhi Rexhep Buzuku 1953 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Zeqir Zahir Buzuku 1953 19.04.1999 Punëtor Hallaq i V. Hallaq i V.
Nadire Zeqir Buzuku 1980 19.04.1999 Studente Hallaq i V Hallaq i V.
Selim Rrahim Selimi 1958 19.04.1999 Punëtor Hallaq i V. Shalë
Muharrem Hazir Asllani 1957 19.04.1999 Afarist Hallaq i V. Hallaq i V.
Nazim Hazir Asllani 1969 19.04.1999 Afarist Hallaq i V. Hallaq i V.
Milazim Zymer Zekiqi 1962 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Avdi Zymer Zekiqi 1964 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Sami Zymer Zekiqi 1977 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Ragip Osman Jashari 1961 19.04.1999 Student Hallaq i V Hallaq i V.
Fehmi Hasim Aliu 1973 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Hallaq i V.
Isa Sefë Govori 1959 19.04.1999 Punëtor Hallaq i V. Hallaq i V.
Enver Mulaku 1962 19.04.1999 Hallaq i V. Vushtrri
Ekrem Faik Bajrami 1976 19.04.1999 Punëtor Hallaq i V. Zborc
Nexhmedin Nazmi Fazliu 1966 19.04.1999 Papunë Hallaq i V. Poturovc
Xhevat Nazif Rexhepi 1931 15.04.1999 Plak Jeta e Re Jeta e Re
Artan Rexhep Sylejmani 1982 28.03.1999 Nxënës Babush i M. Babush I M.
Shyqeri Berisha 1928 31.03.1999 Plak Babush i M. Babush I M.
Shefki Fetah Salihu 1950 03.06.1999 Minator Sllovijë Sllovijë
Shaban Hamit Berisha 1938 13.06.1999 Tregtar Smallushë Sllovijë
Mehaz Shaban Berisha 1974 13.06.1999 Papunë Smallushë Sllovijë
Ibrahim Ramiz Beqiri 1975 13.06.1999 Smallushë Verbicë e Gj.
Xhevdet Xhemajl Bytyqi 1958 16..04.1999 Punëtor Dobrajë e M. Qylagë
Nebih Ismajl Bytyqi 1959 03.04.1999 Elekticist Qylagë Qylagë
Arta Rrahman Llugiqi 1993 24.04.1999 Nxënës Dobrajë e M. Dobrajë e M.
Musë Bungu 1956 06.1999 Papunë Blinajë Kroimir
Enver Mirena 1964 13.8.1998 Ismëmuar Mirenë Mirenë
Ibrahim Sylejman Gashi 1931 15.04.1999 Papunë Okllap Okllap
Murat Kelmendi 1329 16.04.1999 Plak Plitkoviç Plitoviç
Zylfie Faik Gashi 1979 16.04.1999 Vajzë Tërbovc Tërbovc
Adil Oruqi 1919 16.04.1999 Plak Vrellë Bresalcë
Arife Oruqi 1924 16.04.1999 Plakë Vrellë Bresalcë
Shefqet Nazmi Zejnullahu 16. 06.1999 Gadime e E. Gadime e E.
Miradije Lubovci 1924 26.05.1999 Plakë Bregi i Zi Shtime
Xhafer Zeqir Bytyqi 1920 03.04.1999 Plak Shashkovc Janjevë
Salih Fetahu 1965 19.04.1999 I papunë Rufc i Ri Rufc i Ri
Pajazit Bajram Gashi 1963 15.04.1999 Papunë Bukovicë Bukovicë
Fadil Rexhep Shala 1955 15.04.1999 Punëtor Bukovicë Sushicë
Shefqet Adil Zejnullahu 1945 12.05.1999 Papunë Blinajë Mirenë
Salije Emin Kojqiqi 1937 18.04.1999 Amvise Glavicë Gllavicë
Sahadete Dragaqina-Bajrami 1970 18.04.1999 Amvise Bujan Leletiq
Behram Bajram Bajrami 04.1999 Papunë Rancë Kraishtë
Idriz Mahmut Mahmuti 1948 29.05.1999 Papunë Godanc Bregu i zi
Veli Isak Bylykbashi 1945 15.09.1998 Punëtor Baincë Baincë
Ilir Sadik Ramadani 1973 03.04.1999 Papunë Medvec Magurë
Mehmet Gajtani 1965 04.1999 Minator Hanrovc Hanrovc
Latife Haqif Kryeziu 1951 18.04.1999 Amvise Sllovijë Smallushë
Muharrem Çadraku 1943 25.08. 1998 I sëmuar Blinajë Blinajë
Fazli Gashi 01.2.1946 15. o4. 1999 Honrofc Prishtinë
Mihrije Bytyçi_Sinani 22.5.1969-7.4.1999 Amvise Resinoc Resinoc
Naim Gashi 1981 15.4.1999 Hanroc Mramor
Muhamet Gajtani 1958 15.4.1999 Minator Honro Honroc
Musli Selmanaj 1962 16.4.1999 Hajvali Honroc
Brahim Adil Zejnullahu 1947 12.05.1999 Papunë Mirenë Mirenë
Arif Zeneli 15.10.1947 1.5.1999 Papunë Mirenë Mirenë
Shefqet Adil Zejnullahu 12.o5.1999 Papunë Mirenë Mirenë
Adelina Ismail Kozhani 1991 28.3.1999 Nxënëse Ribar. M Ribar i M.
Nuhi Rexhep Kozhani 1946 24.5.1999 Minator Ribar M. Ribar M.
Hysen Terpeza 1925 14.5.1999 Pensioner Ribar i M. Ribar i M.
Nazmije Kozhani 1933 12.4.1999 Amvise Ribar M. Ribar i M.

Shënim: Nga 167 të vrarit gjatë dy ofanzivave në verën e 1998 dhe pranverën e 1999, nga të cilët 32 ishin femra e 135 ishin meshkuj. Banorë të trevës komunale të Lypjanit ishin 153 person, ndërsa 14 të tjerë ishin banorë jashtë trevës komunale të Lypjanit, por që momentin kritik ishin gjetur të strehuar në vendbanimet e rrezikuara të komunës së Lypjanit. Ndër të vrarit që në momentin kritik u gjetën në hapësirat komunale të Lypjanit janë: Dy caralevas, 4 prishtinas, 1 nga Vushtrria, 1 nga Mramori, 2 nga Shushica e Prishtinës, 1 nga Zborci i Shtimes dhe 1 nga Vërbica e Zhegocit. Profesionin diku edhe emrin e prindit, nuk kemi mund ta shënojmë për 8/tetë/ personat qe janë vrarë në trevën e Lypjanit, por janë banorë të trevave komunale të tjera.
Ndërsa nga ky regjistër i të vrarëve civilë pas përfundimit të luftës dëshmorë janë shpallur. Bajram Qazim Gashi në numrin rendor 77. Gafurr Qazim Hyseni në numrin rendor 82, Shefki Fetah Salihu me numer rendor 126. Bejtush Salih Gërbeshi nën numrin rendor 89 të këtij regjistri të lartshënuar të të vrarëve civilë. Tre të fundit, Gafurri, Qazimi, Bejtushi nga Sllovia, janë marr nga familje derisa ishin në ikje nga rreziku i forcat ushtarake e policore serbe në fshatin Sllovijë më 15 prill 1999, dhe janë ekzekutuar në të njëjtën ditë me armë zjarri në këtë fshat. Ndërsa Shefkiu poashtu nga Sllovija, është marr nga serbet dhe është rrah me dru ne lokalet e shkollës se vjetër te fshatit, pas lirimit nga rrahja ka vdekur ne rruge nga pasojat e rrahjes. Pas luftës janë shpallur dëshmorë për veprimet e angazhimet e tyre ushtarake në shërbimet logjistike gjatë lutës së UÇK-së 1998 e 1999.
Klasifikimi i të vrarëve sipas profesionit
Nxënës……………….. 21
Student……………… 3
Arsimtar…………… 2
Papunë…………….. 48
Pensionist………… 3
Pleq…………………. 16
Amvise…………….. 18
Minator…………… 11
Të sëmuar………. 4
Bujqë……………… 2
Vajza……………… 1
Nëpunës…………. 2
Punëtorë………….. 23
Inxhinjer………. 1
Të padefinuar 6
Elektricist…….. 1
Shofer………….. 1
Afarist…………. 2
Tregtar……………….. 1
Profesor……………… 1
———–
Gjithsej 167 të vrarë
Gjashtë/6/ të padefinuar për profesionin, janë persona nga komunat tjera, që ato ditë ishin të strehuar nga dhuna serbe në vendbanimet e komunës së Lipjanit.

(FUND)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura