ISMET HAJRULLAHU: QEVERIA TA PADISË SERBINË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË

Prishtinë, 12. 07. 2015 – Mjerimi më i madh për ne është që edhe pas kaq viteve, nuk kemi arritur të bëjmë një kallxim në Kombet e Bashkuara, apo në Parlamentin Evropian, ndaj shtetit serb për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve. Ne ende jemi në mëdyshje: të ngrejmë apo jo aktakuzë ndaj Serbisë, megjithëse faktet janë të panumërta…
Po perpiqem të rreshtoj disa nga faktet e dhunës, dëbimeve dhe masakrave qe përbëjnë gjenocid: Në vitin 1878, gjatë pushtimit të Sanxhakut të Nishit nga ushtritë serbe u vranë më se 35.000 shqiptarë, ndërsa u dëbuan 300.000 të tjerë. Vetëm gjatë “Masakrës së Vjeshtës” të vitit 1912, sipas një raporti të fshehtë të përfaqësisë austriake në Shkup, del se nga ushtria serbe janë vrarë 47.000 shqiptarë. Po në periudhën 1912-1914 u dëbuan nga trevat e veta në mënyrën më çnjerëzore rreth 302.907 shqiptarë. Në vitet 1951-1966, nga regjimi i Jugosllavisë titiste, u dëbuan nga Kosova edhe 450.821 shqiptarë. Brenda këtyre perudhave po të bëjmë një kalkulim të thjeshtë, del se nga Kosova, Serbia i dëboi në mënyrën më barbare më se 1.030.127 shqiptarë, të cilëve nuk ju lejua të kthehen kurrë në vatrat dhe pasuritë e tyre, dhe vrau dhe masakroi më shumë se 1.000.000 shqiptarë.

Ndëra sa i përket gjenocidit të fundit serb në Kosovë, vetëm gjatë luftës së fundshekullit XX, shteti serb vrau mëse 15.000 shqiptarë, më shumë se 90% ishin të pa armatosur: gra, fëmijë e pleq. Po gjatë kësaj kohe janë përdhunuar më se 20.000 femra shqiptare, janë zhdukur më se 3000 shqiptarë. Sipas një raporti të UNHCR-se, publikuar në qershor te vitit 1999, thuhet se 443.300 shqiptarë janë dëbuar me dhunë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, 225.000 mijë në Maqedoni, 64 mijë në Mal të Zi, 20 mijë në Bosnjë, 22 mijë në Sanxhak, më se 15 mijë në Turqi, 6 mijë në Kroaci, 3 mijë në Bullgari, e shumë e shumë të tjerë në vende të Evropës perëndimore, SHBA-së, Australisë e të Kanadasë. Përkufizimi i fjalës gjenocid, që ka të bëj me dhunën e egër, me shfarosjen e plotë, apo të pjesëshme të një popullsie ose të grupeve të vogla kombëtare, nese ky përkufizim është i saktë, atëherë Serbia ka bërë më shumë se gjenocid.
***
SHERADIN BERISHA: PADIA E HASHIM THAҪIT PËR ‘GJENOCID KUNDËR SERBISË’ – ËSHTË NJË GËNJESHTËR E RADHËS!!!
HAPE:
 https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=3629

Total
0
Shares
3 comments
  1. Thank you, I’ve just been searching for information about this subject for ages and yours is the greatest I have came
    upon so far. But, what in regards to the conclusion? Are you certain about the
    source?

  2. Thanks for any other informative blog. Where else may just I am getting that kind of info written in such a perfect
    means? I have a project that I’m simply now working on, and I have been on the look out for such info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura