ISUF I.BYTYQI: SIKUR I HARRUAN SHQIPTARËT MASAKRAT SERBE!

Munih, 18. 12. 2103 – (Para disa ditësh ishte në Munih të Gjermanisë autori Prof. Dr. Nusret Pllana me librin e tij madhështor „TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844 – 1999“, për ta bërë promovimin.) – Nën organizimin e z. Agim Shehut, në Shtëpinë e Kulturës në Hasenbergl të Munihut, u mblodhën një numër simbolik shqiptarësh, para të cilëve u bë promovimi i librit “TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844 – 1999“, i cili përveçse zgjoi kërshëri, ai ngriti edhe emocione tek të pranishmit.
Libri i Nusret Pllanës, jo vetëm se ishte një libër voluminoz, por në brendinë e tij janë jo më pak se 500 fotografi me ngjyra, të cilat nëse i sheh edhe një njeri me zemër prej guri do të emocionohej e do t`ia fillonte vajit. Libri është i shkruar në katër gjuhë: shqip, anglisht, serbisht dhe maqedonisht, i cili e ka me vete edhe një DVD, në të cilën ka shumë dokumenta nga Lufta e fundit që ndodhi në Kosovë. Por, që synim i autorit është, që edhepse ky libër është tanimë i përkthyer në disa gjuhë të botës, ta përkthej edhe në shumë gjuhë tjera si kinezisht, rusisht etj.
Përkrahja e autorit është e paktë, që sipas tij është vetëm nga disa miq dhe nga Diaspora shqiptare. Përndryshe, përkrahje nga institucionet e shtetit të Kosovës s`ka ende. Ende nuk është gjetur forca që ta ndihmojnë, por pse të mos gjenden mjete për ta financuar këtë projekt kaq të madh jo vetëm nga shteti i Kosovës, por edhe nga shteti amë, Shqipëria, e cila poaq është e obligueshme ndaj vlerave kombëtare.

 Prof. Dr. Nusret Pllana mbanë ligjëratë gjatë promovimit te librit.

Porosi dhe kritikë
Porosia, e cila vjen nga thellësia e shpirtit të autorit është që shqiptarët sikur i kanë harruar gjithë ato masakra, të cilat i bëri populli serb mbi ne!
Kur them: „populli serb“, shumëkush mund të habitet se ndoshta unë pa vetëdije e shkruaj „ populli serb“ e, jo „regjimi“ apo „shteti“ serb, ta marrim „Regjimi i Millosheviqit“. Jo. Qëllimisht, në këtë informim, e përmend unë popullin serb dhe masakrat mbi popullin shqiptar, sepse Millosheviqi nuk ishte ai, që nga viti 1844. Qyshse u dobësua „ isëmuari i Bosforit“, populli serb me regjimet e tij të vazhdueshme, e lau me gjak „popullin e vetmuar“ shqiptar, siç thotë Akademik Rexhep Qosja.
Edhe unë pajtohem me autorin, poashtu edhe me intelektualë e politikanë, që të mos i mbajmë në kujtesë gjithë ato masakra dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët, në mënyrë që të hakmerremi, por t`mos i harrojmë si dhembje, sepse kur e harrojmë të kaluarën, historia përseritet. Ndërsa duke e kujtuar të kaluarën, e ndërtojmë të ardhmën.
Kritika i vije nga ky libër: popullit shqiptar, politikanëve tanë e ndërkombëtar, dhe intelektualëve gjithëshqiptarë e të huaj.
Populli ynë, sikur e ka harruar luftën e fundit, e cila ndodhi mu në mes të Europës. Gjakosi, pothuaj gjithë popujt e ish-Jugosllavisë, duke bërë masakra, shpërngulje e gjenocid mbi boshnjakët e shqipatrët. Dhe ne nuk jemi duke i kushtuar fare rëndësi kësaj pune! Merremi me thashetheme dhe nuk lanë pa i njollosur, pothuaj të gjithë ish-komandantët e luftës. Atëherë UNMIK-u e tani EULEX-i, mezi presin t`i arrestojnë bijtë më të mirë të kombit e, shpirtvegjëlit tallen me ta! E EULEX-i, vazhdimisht është duke i arrestuar bijtë më të mirë shqiptarë, ata pa të cilët nuk do ta kemi lirinë e pavarësinë e Kosovës. Ndërsa ata, të cilët e donin Titon dhe regjimin ish-Jugosllav e, kishin lidhje direkte apo indirekte familjare me punëtorët dhe bashkëpunëtorët e atëhershëm të sigurimit të shtetit.
Ata, pra knaqen kur dëgjojnë për arrestimet e tyre, sepse vetë nuk e kishin guximin të merrnin pjesë në luftën e lavdishme të UÇK-së dhe tani, natyrisht, që nuk i gëzojnë as vlerat e luftës. Kësaj, pra i thonë xhelozi (vër. e ime: I.B.). Ndërsa autori i këtij libri, vazhdimisht qëndronte në Malet e Berishës në „ Radio Kosova e Lirë“, me ushtarët e lirisë deri në largimin e ushtarit të fundit fashist serb. Ndërsa tani vazhdon me penë krijimtarinë e tij për t`i vu në shesh gjithë ato masakra serbe, të cilat u bë në mbi shqiptarët.
Politikanët tanë, sikur mendojnë se çdo gjë u kry dhe tani do të mendojmë vetëm për xhepat dhe familjet tona. Ata, pra politikanët, pa dallim pozitë – opozitë, janë duke menduar se „ashtu e kështu këtë popull të mjerë do ta vidhte shteti serb, poashtu edhe do ta vriste e dëbonte sikur të ishte në Kosovë dhe, ne atë, pra popullin tonë vetëm po e vjedhim dhe plaçkisim, nuk po e vrasim si regjimi serb!“ Dalin në parlament politikanët tanë, bëjnë ligje të reja çdo ditë e, kush më shumë se ata e shkel ligjin? Kjo, jo vetëm që është ë pamoralshme, por edhe e turpshme. Rrihen me boksa duke share e ofenduar njëri-tjetrin, si rrugaç e, dalin para botës duke thënë se „ne bëjmë rend e ligj“ (vër. e ime: I. B.).
Politikanët ndërkombëtarë, të vetëdijshëm se e ndihmuan Ushtrinë e Lavdishme Çlirimtare për ta çliruar vendin nga terrori fashist serb dhe tani janë shumë të kënaqur. Madje, vrapojnë pas ish-komandantëve të UÇK-së duke i arrestuar, vetëm e vetëm që ta barazojnë kriminelin (serbët) me viktimën (shqiptarët). Ata sillen me serbët sikur ata, pra serbët kishin qenë të diskriminuar, të rrahur, vratë e masakruar nga shqiptarët e, që duhej të ishte dërmuar Serbia derisa ta kishte pranuar gabimin, sëpaku në luftën e fundit të cilin e bëri me gjithë ato masakrta që arriti deri në shkallë gjenocidi t`i realizojë. Shteti serb bashkë me popullin duhet ta pranojnë publikisht gabimin dhe t`u kërkojnë faljë shqiptarëve dhë Bashkësisë Ndërkombëtare. Por kjo nuk ndodhi akoma. Madje Bashkësia Europiane vrapon me shpejtësi për ta futur në gji, shtetin serb , i cili u ndërtua në themelet e po të njejtit shtet vrastar, shteti i cili u ndërtua nga të njejtat personalitete, të mos them nga të njejtit kriminelë, sepse ata ishin kriminelët, të cilët morën pjesë në luftën e fundit në Kosovë, ata janë të cilët e udhëheqin politikën në Serbi sot, po ata janë që bëjmë bisedime me udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe në të njejtën kohë po ata janë, të cilët tendojnë ta krijojnë një shtet miniserb brenda shtetiti të kosovës dhe intenzivisht prpagandojnë dhe pengojnë hyrjen e Kosovës brenda institucioneve europiane e ndërkombëtare. Megjithatë, BE, ia kreh bishtin shtetit serb me kujdes të madh!
Prandaj ky libër jo vëtëm që është një dëshmi por ky është edhe një padi drejtuar shqiptarëve e ndërkombëtarëve, padi te cilën askush ende nuk e ka bërë në mënyrë të mirëfilltë, padi me shkrim kundër shtetit racist serb.
„Ky pra është libri Bibël dhe Kur`an, të cilin duhet ta ketë secila familje shqiptare, në mënyrë që t`mos e harrojmë të kaluarën tonë të dhimbshme dhe ta ndërtojmë të ardhmën tonë të dinjitetshme“, thotë autori i nderuar Prof. Dr. Nusret Pllana.
Por t`mos i harrojmë edhe Kosovën Lindore, Iliridën, Çamërinë dhe Malësinë e madhe, por edhe arbëreshët e gjithë Diasporën, sepse gjithë këto janë pasojë e krimeve të „fqinjëve“ tanë gjakatarë! Të gjitha këto janë plagë të Kosovës martire e të Shqipërisë „shtetërore“, ap „londineze“, siç e quajnë disa. Ajo pjesë e harruar nga politikanët gjithëshqiptarë duhet shikuar e trajtuar më me kujdes dhe të mos bëjmë sehir, në momemtet kur shqiptarët qëndrojnë në mëshirën e zotit. Të punohet më intenzivisht për ta rikrijuar Shqipërinë Natyrale, shqipërinë e shqiptarëve, aty, pra ku jetojnë si shumicë, së paku.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura