FJALËT E HESHTJES QË TË PERSEKUTOJNË!

Një mesazh për njerëzimin

FJALËT E HESHTJES QË TË PERSEKUTOJNË!

Nga Sheradin Berisha, FB 27.11.2022 – Pashtriku 11. 01. 2023

Martin Niemöller (1892 – 1984) ishte një pastor dhe teolog Luterian i shquar në Gjermani. Në vitet 30 të shekullit XX, z. Niemöller duke parë terrorin racist të regjimit nazist, u armiqsua me Adolf Hitlerin dhe për pasojë i kaloi shtatë vitet e fundit të sundimit nazist në kampet e përqendrimit.

Pastori Niemöller mbahet mend më së shumti për fjalët e tij të pasluftës, që kanë të bëjnë me heshtjen e shoqërisë, gjatë luftës kundër persekutimit, burgosjeve dhe vrasjeve të miliona njerëzve të pafajshëm nga regjimi nazist i Hitlerit!

Në vitet e 50 të shekullit XX filluan të qarkullojnë në formë poetike fjalët e tij:

1. Së pari ata (nazistët) erdhën për socialistët, dhe unë nuk fola. Sepse nuk isha socialist.

2. Pastaj ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk fola. Sepse nuk kam qenë sindikalist.

3. Pastaj ata erdhën për hebrenjtë dhe unë nuk fola. Sepse nuk isha hebre.

4. Pastaj ata erdhën për mua – dhe nuk mbeti njeri që të fliste për mua”.

(Martin Niemöller, 1892 – 1984)

Këto fjalë të Pastorit Niemöller kanë domethënie përmbajtësore edhe për gjendjen aktuale nëpër të cilën po kalon njerëzimi me PLANdeminë COVID19!

Nëse nuk flasim sot dhe nuk e ndihmojmë njëri tjetrin për të keqen që po ndodhë me diktaturën sanitare globale, nesër nuk do të mbetet njeri që të flas për Ty!

***

Fjalët e Martin Niemöller në gjuhën angleze:

1. First they came for the Socialists, and I did not speak out –

Because I was not a Socialist.

2. Then they came for the Trade Unionists, and I did not speak out –

Because I was not a Trade Unionist.

3. Then they came for the Jews, and I did not speak out –

Because I was not a Jew.

4. Then they came for me –

and there was no one left to speak for me.

(Martin Niemöller, 1892 – 1984)

—————–

Në foto, Martin Niemöller (1892-1984) dhe postulati i fjalëve të tij.

***

Nga arkivi, 27 Nëntor 2021

FJALËT E HESHTJES QË TË PERSEKUTOJNË!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10219884673323642&id=1125324528

_________________

JO VAKSINIMIT TË NXËNËSVE ME DETYRIM…

Nga Sheradin Berisha. FB, 26. 11. 2022 – Pashtriku 11. 01. 2023

https://pashtriku.org/jo-vaksinimit-te-nxenesve-me-detyrim/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura