TAFIL DURAKU: TALLJE ME BUÇUK!

Burojë, 29. 01. 2016: Komunistët shqiptaro-titistë të LKJ-LKK-LDK-së&Co e tyre “patriotike” e “kombëtare”, nuk pushuan së “shituri” “patriotizëm” dhe “atdhetarizëm” shqiptarëve. Komunistët shqiptaro-titistë u tallën me ta (me shqiptarët), me ndjenjat e tyre kombëtare dhe me pjesën më të shëndoshë të popullit, me intelegjensën e vërtetë shqiptare, që, edhe pse nën pushtim të egër shoveno-fashist jugosllavo-komunist-çetnik e shqiptaro-titist, mbajtën gjallë idealet e shenjta kombëtare të shqiptarëve si komb. Tallja e tyre me buçuk vazhdoi pa e zvogëluar fare dhe për asnjë çast intensitetin dhe finokërinë e tyre “patriotike” e “kombetare”, më të madhen në historinë e Kombit shqiptar, talljen e tyre të madhe shekullore me shqiptarët e Shqipërisë shqiptare, dhe, sot, nuk bënë dhe nuk po bëjnë gjë tjetër vetëm se po tallen po me buçuk, edhe më tej, me veteranët e vërtetë dhe me bartësit e vërtetë të luftës politike, diplomatike dhe të armatosur për liri e bashkim kombëtar, siç po ndodhë edhe këto shtatëmbëdhjetë vjetë të pasluftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së.
Tallja vazhdoi që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej, e, veçanërisht, u intensifikua edhe më perfide pas asaj lufte antishqiptare, sidomos, tallje e tillë po vazhdon edhe pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së. Kjo kohë u mjaftoi të tallen me buçuk kundër Drenicës, kundër UÇK-së dhe kundër vlerave të saj kombëtare!… Kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve.
Pas daljes publike të UÇK-së, në varrimin e mësuesit Halit Geci, më 28 Nëntor 1997, në Llaushën e kryebajraktarit Zeqir Kurti (i njohur në këngët popullore, si “Prej Prokuple e deri n’Nish” etj. edhe si Zeqir Llausha dhe Zeqir Rezalla), filluan të mbaheshin manifestime në mbështetje të UÇK-së, sidomos, në Prishtinë, ku brohoritej “Drenicë, jemi me ty!”, “UÇK-UÇK!”, etj., për t’u tallur më pastaj me buçuk në ato manifestime “përkrahëse”, nëpër të cilat njerëz të LDK-së&Co provokonin dhe brohorisnin emrin e “Presidentit hist(e)orik” të “Republikës së Kosovës” dhe togfjalëshin “Rroftë Ibrahim Rugova”, “Rroftë FARK-u” etj. (Sic!) Kjo ishte tallja më e madhe që u bëhej shqiptarëve që kishin ngjeshur radhët e UÇK-së me bijtë dhe me bijat e tyre shqiptare. Kjo qe dhe mbeti tallje e madhe, në vijimësi, tallje me buçuk me shqiptarët, me betimin e UÇK-së, me luftën dhe me luftëtarët e saj veteranë!…

Dhe, për të qenë kjo tallje më e madhe, më vetëpërbuzëse dhe më vetëpërqeshëse e më vetëpërtallëse, kjo tallje, përqeshje dhe përtallje me buçuk, në kurriz të UÇK-së, u (ri)organizuan dhe u (ri)mobilizuan të gjitha strukturat e LDK-së shqiptaro-titiste&Co, duke organizuar edhe “zgjedhje të lira e demokratike” në Drenicë, në Zonën e Lirë të Luftës, asokohe kur Drenica heroike kallej flakë, kur forcat paci(t)fiste të Ibrahim Rugovës vazhduan të tallen po me buçuk kundër vlerave të vërteta shqiptare të Drenicës heroike të Adem Jasharit, të Mujë Krasniqit-Kapuçit, të Xhevë Krasniqit-Lladrofcit dhe të Fehmi Lladrofcit, të Abedin Rexhës-Sandokanit, të Bekim Berishës-AB-së, të Adrian Krasniqit, të Ilaz Kodrës, të Rasim Kiçinës, etj. (me një grusht morrash që kishin krijuar atje), kur, duke u ahenguar dhe duke u duartrokitur ofensivave shfarosëse të ushtrisë serbe në “Alenë e Shpëtimtarëve të Kombit”, në Kompleksin “Qafa”, në Prishtinën paci(t)fiste, në Prishtinën këmbëpërpjetë të Dr. Ibrahim Rugovës&Co, në Prishtinën e robërisë së madhe, talleshin me buçuk me luftën dhe e shantazhonin atë vazhdimisht.
Tallja e madhe me buçuk u bë edhe kur LDK-ja e “Shakaxhiut të Pavarësisë”&Co, në “Alenë e shpëtimtarëve të kombit”, në Prishtinë, u duartrokiste ofensivave të ushtrisë serbe kundër UÇK-së në Drenicë e gjetkë, kur baraka e Shoqatës së (Sh)krimtarëve të Kosovës dhe “institucionet e institucionalistët e viteve të ’90-ta” ruheshin nga sigurimi dhe nga snajperistët serbë dhe shtypi i zi i “Shakaxhiut të Pvarësisë” e reklamonte veten, në shtypin e tij ditor dhe periodik, duke shkruar se “njerëzit dhe institucionet e tij (të Ibrahim Rugovës&Co, vër. Ime, T. D.) ishin të rrethuara nga snajperistët serbë”!… Madje, pa e thënë as edhe një fjalë të vetme për masakrat serbe në Drenicë dhe gjithandej Kosovës së pushtuar shqiptare, pa e thënë e publikuar as edhe një fakt të vetëm që do ta ngarkojë Serbinë për krimet që kryente në kurriz të shqiptarëve të pambrojtur nga askush dhe duarthatë!… Po, a ka ku shkon tallje më e madhe se me buçuk, të cilës, fatkeqësisht, iu bashkangjit edhe një pjesë e Tiranës!…
Për ta bërë talljen e madhe me buçuk kundër UÇK-së dhe në kurriz të veteranëve e të vlerave të saj, LDK-ja e “Shakaxhiut të Pavarësisë” mobilizoi edhe shtypin e kohës, ku do t’i plasonte edhe sharjet e shantazhet e veta kundër UÇK-së, e, edhe kur do ta krijonte FARK-un shqiptaro-titist, prandaj, dhe tallja e përtallja e madhe me buçuk e UÇK-së, vijoi me:
– Talljen e madhe me buçuk të mediave
– Talljen e madhe me buçuk të gazetave
– Talljen e madhe me buçuk të gazetarëve
– Talljen e madhe me buçuk të (sh)krimtarëve
– Talljen e madhe me buçuk (k)analistëve
– Talljen e madhe me buçuk të opinionistëve
– Talljen e madhe me buçuk të shtypit të përditshëm
– Talljen e madhe me buçuk të shtypit periodik
– Talljen e madhe me buçuk të “institucioneve” dhe “institucionalistëve tanë” të viteve të ’90-ta!
– Talljen e madhe me buçuk të ngejalinjve e badihavxhinjve të LDK-së&Co
– Talljen e madhe me buçuk të kuluareve e të kuluaristëve të LDK-së&Co
– Talljen e madhe me buçuk të FARK-ut dhe të farkistëve
– Talljen e madhe me buçuk të “arsimtarëve”, “profesorëve”, “doktorëve” të “shkencave”
– Talljen e madhe me buçuk me festimin e 10-vjetorit të vdekjes së tradhtarit të Kombit
– Talljen e madhe me buçuk të koordinuar Prishtinë-Tiranë, në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë
– Tallje e madhe me buçuk edhe në Shkup, edhe në Podgoricë, edhe në Preshvë, edhe në mërgatë…
Kulmi i talljes së madhe me buçuk i shqiptarëve u bë me festimin e 10-vjetorit të vdekjes së “Presidentit historik”, Dr. Ibrahim Rugova, komunistit të thekur jugosllav e shqiptaro-titist, kur në KTV të Prishtinës, në emisionin enkas, nga goja e Adnan Merovcit u dëgjua ta thotë edhe këtë marri të shekullit: “Komunista kemi qenë të gjithë(!)”, etj. etj., sihariqe të trasha që s’i ha më askush prej shqiptarëve. Nuk është e vërtetë deklarata e Adnan Merovcit, sepse, ne (shqiptarët) nuk kemi qenë me komuistët e Titos e të Millosheviçit, me komunistët e Fadil Hoxhës, Ali Shukrisë, Azem Vllas(t)it, Mahmut Bakallit, Ibrahim Rugovës, Sinan Hasanit, etj. Telit të Adnan Merovcit i binë edhe shumë “analistë” të tjerë, të “paanshëm” shqiptaro-titistë, por, që të gjithë duhet ta dinë një të vërtetë të madhe, se komunistë kanë qenë vetëm ata “shqiptarë” dhe renegatë që kanë qenë në zinxhirin e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, në zinxhirin e Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës dhe Metohisë”, me familjet e tyre “patriotike” e “shqiptare”, në të gjitha hallkat e pushtetit pushtues civil, arsimor, shëndetësor, policor e ushtarak serbo-jugosllav, por, jo edhe shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta stërgjyshore.
Pra, është mirë që ta kuptojnë të gjithë “analistët”, “kolumnistët” dhe “shkrimtarët” e “historianët” e tipit të Adnan Merofcit&Co se shqiptarët nuk janë aq të trashë sa të mos i kuptojnë më hiletë dhe sherret “patriotike” e “shqiptare” të komunistëve shqiptaro-titistë të LKJ-LDK-së fadilhoxhiste, ibrahimrugoviste, rexhepqosiste, vetonsurroiste etj. Dhe, sa më parë që kjo të kuptohet nga kasta shqiptaro-titiste se nuk mund të tallen më me buçuk me shqiptarët, aq më mirë për ta e për Atdheun tonë shqiptar.
Kjo tallje me buçuk i ka kaluar të gjithë kufijtë e njerëzores dhe të kombëtares shqiptare, me shtrirjen, dimensionin dhe përmasat e saj, sepse, me të drejtë qëndron përshtypja se pa qenë me prejardhje shqiptaro-titiste, “komuniste”-“demokratike”, nuk mund të jeshë as pozitë dhe as opozitë e këtij populli dhe për këtë fajet i ka Tirana shqiptare.
Prandaj, është koha që të mos tallen më.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura