JUSUF GËRVALLA DHE „LIRIA“ E KADRI ZEKËS

JUSUF GËRVALLA DHE „LIRIA“ E KADRI ZEKËS

Nga Xhafer Durmishi, Pashtriku 13.02.2023

„Me anën e këtij libri kam dashur të sqaroj edhe në një aspekt tjetër, përmes revistës “LIRIA, relacionin në mes Lëvizjes së Jusuf Gërvallës dhe Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, OMLK, gjatë vitit 1981. Më konkretisht kontributin e Jusuf Gërvallës dhe ndihmën e tij për revistën LIRIA. Përmes parashtrimit të plotë të kësaj çështje mendoj se do të jetë edhe më lehtë të bëhen analiza të ndryshme qoftë kualitative apo kuantitative.“ Kështu shkruan Xhafer Durmishi në hyrjen e librit „JUSUF GËRVALLA DHE LIRIA“.

Dhe vazhdon:

„Numrat 3 (maj 1981) dhe 4-5 (gusht 1981) teknikisht janë përgatitur në shtëpinë e Jusuf Gërvallës në Untergruppenbach. Aspektin teknik e kam shtjelluar në një punim me titull “Stilografat e Jusuf Gërvallës”. Organizimi i dërgimit të këtyre tre numrave (3 dhe 4-5) në Kosovë është bërë nga Jusuf Gërvalla, i cili për këtë detyrë e ka ngarkuar Haxhi Berishën, nga Prapaqani.

Përveç këtyre tre numrave, në Shtutgart nga Jusufi është shkruar dhe shpërndarë trakti “TË MBLIDHEMI RRETH FLAMURIT FITIMTAR TË POPULLIT TONË TË BASHKUAR” i cili është shpërndarë në mënyrë masovike, në gusht 1981 për t’i bërë jehonë botimit të xhiro-llogarisë „Ndihma për Kosovën“, e botuar në faqen e fundit të numrit 4-5 të Lirisë. Përveç këtij trakti, në shtëpinë e Jusufit, në shtator 1981, është radhitur dokumenti: TEZA RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS.

Vëllimi i tekstit të numrave 3 e 4-5 të revistës LIRIA si dhe ai i Tezave dhe traktit “TË MBLIDHEMI RRETH FLAMURIT FITIMTAR TË POPULLIT TONË TË BASHKUAR”, të gjitha këto të përgatitura në Untergruppenbach, është rreth 61 000 fjalë. Vëllimi i tekstit të numrave 1, 2 dhe 6 të revistës Liria, të gjitha këto të përgatitura teknikisht në Zvicër, është rreth 41 670 fjalë. Në bazë të kësaj rrjedh se 60% e veprimtarisë me shkrim të Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, gjatë vitit 1981, pos asaj që është ndihmuar me punime origjinale, është përgatitur teknikisht në shtëpinë e Jusuf Gërvallës, është shtypur në Shtutgart, nga shtëpia e tij është dërguar për në Kosovë, dhe sa i përket shpërndarjes në Perëndim, së pari janë shpërnda dhe shfaqur në rrethin e Shtutgartit. Duke qenë i informuar dhe i involvuar në hollësi për këto punë nga vetë Jusufi, mund të kuptohet edhe më lehtë interesimi dhe angazhimi im në këtë çështje, respekti im për këtë veprimtari ashtu si është edhe për çdo shkronjë e fjalë që e ka shkruar apo daktilografuar Jusuf Gërvalla, respekti për çdo punë që e ka bërë, me shokët e tij në Shtutgart.

Me këtë rast dua të falenderoj Faridin Tafallarin, i cili si gjithmonë më ka ofruar ndihmë të pakursyer. Në këtë rasti ai m’i ka siguruar të gjithë numrat e revistës LIRIA. Numrat e revistës Liria qe disa vite, përmes angazhimit të Lëvizjes Vetëvendosje, gjenden të digjitalizuar (përmes skanimit) në internet, por në disa pjesë më kanë munguar disa fjalë, ndërsa në kopjet e siguruara nga Faridin Tafallari nuk më ka munguar asgjë“ – nënvizon Xhafer Durmishi në hyrje të këtij libri. /Editori i pashtrikut/

Kadri Zeka me katër numrat e revistës „LIRIA“

Në vazhdim mund të lexoni librin të botuar në portalin pashtriku.org.

JUSUF GËRVALLA DHE LIRIA

Nga Xhafer Durmishi

https://pashtriku.org/wp-content/uploads/2013/07/Jusuf-gervalla-dhe-liria.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura